Të marten shkrimtarja Berseida Tahiri promovoi në Qendren Kulturore “Nacional” në Tiranë, librin me tregime dhe esse: “A mund ta braktisësh ndjenjën”?
Në veprimtari, duke respektuar rregullat antikovid, morën pjesë shkrimtarë, poetë, kritikë të letërsisë dhe artit si dhe lexues të shkrimtares, të cilët diskutuan rreth vlerave të librit, por edhe bashkëbiseduan me autoren e cila kishte mbërritur posacërisht për veprimtarinë nga Italia, ku banon prej vitesh me familjen e saj.
Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë Dr. Mujë Bucpapaj, vlerësoi librin me tregime dhe ese të Berseida Tahiri, si një arritje për autoren, por edhe për prozën bashkëkohore.
Sic tha Bucpapaj, autorja i ka dhënë prozës së shkurtër një libër që premton shumë për të ardhmen duke i bërë një vend në prozën e autorëve femra
Redaktorja e librit, shkrimtarja dhe kritikja e njohur Enerieta Sina tha mes të tjerash solli momente nga redaktimi i librit dhe komunikimi me prozatoren .
Sina tha se “M’u krijua mundësia të jem redaktore e librit të parë të Berseida Tahiri titulluar “A mund ta braktisësh ndjenjën?”.Në takim me të dhe duke biseduar, shikoja një grua që mbante një dëshirë të madhe për t’u bërë pjesë e njerëzve të letrave, e shkrimtarëve të cilët të frymëzuar shprehin talentin e tyre. U befasova nga ato çfarë lexoja. Një ndjenjë e fuqishme dashurie, një qëndrim real ndaj saj, një shpërthim emocional për të qënë pjesë e kësaj ndjenje që mban në “këmbë” njerëzimin, një art që të bën për vete dhe të ndihesh i e plotësuar në atë çfarë ndofta ke kërkuar në moshën e rinisë por dhe më pas.” Në vijim Sina tha se “Dashuria për jetën është tema kryesore e këtij vëllimi duke e kërkuar këtë në sinqeritet,përkushtim, mbështetje, emocion.Në tregimet dhe esse-t shkruar me aq finesë dhe konçizitet nga autorja, lexon atë që dashuria është poezia e ndjenjave dhe kur ka dashuri ajo ose është sublime, ose nuk ekziston fare.’
Kritiku dhe shkrimtari i mirënjohur Qazim Shehu tha në vijim se “Ajo që evidenton dukshëm vlerat artistike dhe ideore të këtij vëllimi është fakti që secili tregim apo çdo esse, ka fizionimë e saj,kompozicionin që ndërthurr deri në fund idenë dhe përcjell mesazh.Një tregim të duket më interesant se tjetri.Një grua e dashuruar por plot krenari e dinjitet është portretizuar tek tregimi “Rozana”, brishtësi dhe emocion të fortë do të gjeni tek tregimet “Dashuria e pulëbardhës”, “Është yt bir”, “Kërkohemi në ëndërrat tona”, “Më mungon zëri i nënës”,etj.
Sipas kritikut dhe poetit Halil Bucpapaj “ Shkrimtraja Berseida Tahiri, di të futet në thellësi të ndjenjës pa cënuar dinjitet dhe pa treguar të humbur dhe të fituar. Tregimi “Midis dy dashurive”, të tërheq dhe bën të mos e shkëputësh librin nga dora për të mësuar qëndrimin e personazheve ndaj ndjenjës së tyre.
Për poetin dhe kritikun Rexhep polisi “Interesantë janë tregimet “Ajo e diel për Selinën”, apo “Lule të ftohta”. Shkrimtarja ka një rrëfim të rrjedhshëm, di të ndërtojë përsonazhe mbresëlënëse, ka një dialog të goditur dhe përshkrim të shkelqyer”.
Poeti i njohur Isa Ponari u ndal posacërisht tek krijimtaria në ese e autorës. Sic tha ai “Esse-të që ndodhen në faqet e këtij libri të parë “A mund ta braktisësh ndjenjën?”, të bëjnë të meditosh dhe të mbushesh me emocione pozitive, por dhe të kuptosh e reagosh ndaj problemeve apo shqetësimeve të ndryshme emocionale.”
Studiuesi Vladimir Nelaj duke folur rreth këtij vëllimi tha se “autorja shkelqen në trajtimin e temës së dashurisët trajtuar me aq fines. Më duket se autorja është përpjekur të detajoj thënie të shkrimtarëve të hershëm se dashuria është një mjeshtre e përkryer që na mëson të dukemi si nuk kemi qënë…se është dashuria që ka aq forcë sa ndërron edhe zakonet tona duke na dhënë emocionet e pazakonta , ato që na lumturojnë.”
Dhe personazhet e autores janë të mbushur me fantazi tek e cila gjejmë një pjesë të jetës tonë. I uroj autores suksese!
Në vijim shkrimtarja ju përgjigj pyetjeve të gazetraëve të pranishëm, por edhe të kolegëve të saj të cilat kishin të bënin me mënyrën e krijimit, redaktimit të tregimeve, deri sa shohin dritën e botimit, përjetimeve të saj dhe si shprehen ato në tregimet e librit. Ajo njoftoi se kishte ne proces botimi edhe librin e saj te dyte.
Në fund shkrimtarja falenderoi të pranishmit në sallë, redaktoren e librit, diskutantët që folën rreth librit të saj, Qendren e Kultures dhe Arteve Nacional, që kishte organizuar verimtarinë si dhe drejtuesin e saj Dr. Mujë Bucpapaj.
Veprimtaria u transmetua direkt në RTV Nacional, por u ndoq edhe nga Tv Skan etj.
Denis Bucpapaj, gazeta “Nacional”