NOSTALGIA DEL INFINITO E AUTORES ANGELA KOSTA
Së fundmi, u botua në gjuhën spanjolle, libri i ri i autores shqiptare Angela Kosta, “Nostalgia Del Infinito”.
NOSTALGIA DEL INFINITO është një vepër poetike intensive e cila na fton të hyjmë në shpirtin e autores, duke trajtuar tema universale si: dashuria, holokausti, figura e gruas, natyra dhe dashuria për tokën.
Poezitë e përzgjedhura në librin “Nostalgia del Infinito”, shqyrtojnë marrëdhënien midis njeriut dhe mjedisit që e rrethon, si dhe emocionet që lindin nga përvojat personale dhe kolektive.
Përkthyer nga poetesha e njohur venezueliane Mariela Cordero dhe kopertinēn e realizuar nga piktorja e njohur italiane Catia Pugliese, ky libër bart një zë të fuqishëm dhe autentik që kalon nëpër realitete të ndryshme shoqërore dhe të përditshme.
Secila poezi, i fton lexuesit të reflektojnë mbi jetën, dhimbjen, por gjithashtu edhe mbi bukurinë e ekzistencës. Autorja merr përsipër të përcjellë momentet historike të ligjeve të racave, sa të dhimbshme, po aq edhe të tmerrshme, duke nderuar dhe respektuar gjithashtu rezistencën njerëzore dhe duke treguar një respekt të thellë për ngjarjet historike dhe vlerat universale.
Me një shkrim që prek zemrën, NOSTALGIA DEL INFINITO, paraqitet si një lexueshmëri që jo vetëm emocionon, por gjithashtu edhe nxit në një reflektim të thellë mbi gjendjen njerëzore dhe lidhjen tonë me botën që na rrethon.
BIOGRAFIA
Angela Kosta ka lindur në Elbasan dhe jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është akademike, gazetare, përkthyese, eseiste, kritike letrare, botuese dhe promovuese. Deri tani ka botuar 25 libra: romane, poezi dhe përralla në: shqip, italisht, anglisht, frengjisht, arabisht, koreanisht, spanjisht dhe turqisht. Është autore e 5 antologjive të publikuara në: Kosovë, Itali, SHBA dhe Turqi.
Përfitimin e dy librave të saj në Itali, ia dhuroi Shoqatës ONLUS për kërkimin shkencor Sklerozës Amiotrofike Laterare (SLA) dhe Komitetit Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Tumoreve dhe Limfomave tek fëmijët dhe të rriturit. Së shpejti botohet në Bangladesh vëllimi saj poetik i përkthyer në bengalisht nga studiuesi dhe shkrimtari Hasan Nashid i aprovuar nga Ministria e Kulturës në Bangladesh. Gjithashtu shkrimet dhe përkthimet e saj janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme letrare në disa vende kontinentale dhe ndërkontinentale.
Angela Kosta shkruan artikuj dhe intervista për gazetën Calabria Live, Agorà Giovani, revistën Saturno, Revistën Alessandria Today (Itali), revistën ndërkombëtare Orfeu – Prishtinë, gazetën Nacional (Tiranë), Gazeta Destinacioni, Perqasje Italo – Shqiptare, revistën Atunis (Belgjikë).
Angela Kosta bashkëpunon dhe promovon në revistat: “International Literature Language Journal, Creatività Magazine, Artistic Visions (Michigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Raven Cage (Gjermani), The Dayli Global Nation (Dhaka), Güncel Sanat (Turqi), Sindh Courier (Pakistan), Kavya Kishor International (Bangladesh), Glitterati Sparks (Indi), Noi Qui (Itali), etj…
Angela Kosta ka përkthyer nga anglishtja 170 autorë në dygjuhësh: italisht – shqip – italisht; ka promovuar mbi 600 autorë, 85 artistë në revista të ndryshme letrare ndërkombëtare. Ka përkthyer 8 libra me poezi të disa autorëve. Gjithashtu ka përkthyer poezitë e klasikëve dhe nobelistëve të shquar italian si dhe të autorëve të tjerë të shquar.
Ka botuar revistën e saj të printuar të artistëve duke përfshirë: piktorë, skulptorë dhe fotografë 22 MARKERS ON GLOBAL ART në nëntor 2024 dhe NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS në janar 2025.
Angela është bashkëautore në disa antologji në: SHBA, Angli, Indi, Bangladesh, Shqipëri, Rusi, Gjermani, Bulgaria, Kroaci, Indonesia, Kosovë, etj…
Angela Kosta është Zv. Presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Përkthyesve në Korenë e Jugut, Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në disa Organizata jo fitimprurëse në: Kanada, Bangladesh, Poloni, Algjeri, Egjipt, Meksikë, Rumani, Yemen, Moldavi, Rumani, etj…
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve (LSHASH) dhe BSHBSH – Itali, anëtare në Akademinë e Shkencave dhe Artit – The Albanian American Academy of Science and Art (AAA në Amerikë), Konsulente Nderi në Shoqatën Katedra e Gruas mbështetur nga OKB, anëtare në Shoqatën VerbumlandiArtAps e aprovuar nga Senati i Republikës (Itali), anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në: Greqi, Poloni, Hungari, Meksikë, Rumani, Kroaci, Indi dhe Bangladesh.
Në Itali shumë gazeta të rëndësishme dhe revista kanë shkruar artikuj të ndryshëm për Angela Kostën: La Nazione, Il Messaggero, Il Corriere dell’Umbria, Revista Confidenze, Il Quotidiano d’Italia, Umbria 7, News Diretta, Umbria 24, Vivo Umbria, etjer…
Kritikë të njohur ndërkombëtarë kanë vlerësuar shkrimet e saj: Francesca Gallello, shkrimtare, skenariste, gazetare, Drejtoreshë e revistës Saturno, Itali, Mustafa Gökçek gazetar dhe kritik letrar, Turqi, El Majjad gazetar, kritik letrar, Irak, Pier Carlo Lava editor, Rasim Masliç, gazetar, piktor, shkrimtar, Kroaci, Fabrizio Ciocchetti, shkrimtar, gazetar, Itali, Elena Caruso, gazetare, kritike letrare, Federica Mastroforti gazetare, Adriano Bottaccioli, shkrimtar, Paolo Ippoliti, gazetar, Enzo Beretta, gazetar, Simone Strati editor, Nasir Aijaz gazetar, poet, studiues, botues, Pakistan, Dibran Fylli, akademik, regjisor, poet, botues, Ndue Dragusha, poet, botues, Rifat Ismaili shkrimtar, kritik letrar, etj…
Angela Kosta është botuar si Personazhi i muajit në Kopertinat e revistave: International Literature Language Journal (Miçigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Saturno Magazine (Itali), Literary Magazine (Barcelona), Elitè Magazine (Liban), Sara Al Thaqafa (Irak), Legacy Crown (Filipine), Oddyse International Editorial (Bangladesh).
Angela Kosta është përkthyer dhe botuar në 40 gjuhë dhe vende të huaja. Vetëm në vitin 2024 është botuar në 150 gazeta, revista kombëtare dhe ndërkombëtare me: poezi, artikuj, intervista, ese, recensione etj. si dhe ka marrë shumë çmime nga revista dhe gazeta të ndryshme botërore.
Në vitin 2023 Revista OBELISK nën drejtimin e Roland Lushit e shpalli midis disa të tjerëve, si përkthyesen më të mirë me përkthimet e nobelistit Giosuè Alessandro Giuseppe Carducci; më 16 Janar 2025 nga Qendra Ndërkombëtare e Përkthimit dhe Kërkimit Poetik, Revista Shumëgjuhëshe: Journal Rendition Of International Poetry, Nga Bordi Drejtues i Bashkimit Botëror Të Revistave Poetike me votën e Komisionit Ekzekutiv Ndërkombëtar dhe Organizatës (IPTRC) në Kinë, u shpall si Poetja më e mirë Ndërkombëtare për vitin 2024.
Gazeta marokene Akhbar7 gjithashtu e shpalli personazhin e shquar për vitin 2023.
Angela Kosta ka marrë Certificata Doctor Honoris nga Universitete të ndryshme si në: Kolumbi, Moldavi, Yemen, Algjeri, Rumani, Meksikë, Indi dhe së fundmi edhe nga Universiteti i Gjuhë – Letërsisë në Marok nga Dekani Muhammad Blik.