marre nga zeri i amerikes
Britania e Madhe dhe bota po përcjellin të hënën në amshim Mbretëreshën Elizabeth e II-të në një funeral shtetëror që do të mbledhë presidentë dhe mbretër, princa dhe kryeministra dhe deri në një milion njerëz në rrugët e Londrës, për t’i thënë lamtumirën e fundit një monarkeje, 70 vjet të mbretërimit të së cilës përcaktuan një epokë.
Një ditë e mbushur me ngjarje rreth funeralit në Londër dhe Windsor filloi herët kur dyert e sallës 900-vjeçare të Westminsterit u mbyllën pasi qindra mijëra veta ishin mbledhur para arkivolit të saj që nga 14 shtatori. Shumë prej tyre kishin kaluar netë të ftohta jashtë për të bërë nderimet e tyre rreth arkivolit të mbështjellë me flamuri të mbretëreshës në një vërshim emocionues të pikëllimit dhe respektit kombëtar.
Members of the public gather on the Royal Mile at Cannongate Kirk to watch the hearse carrying the coffin of Britain’s Queen Elizabeth, draped with the Royal Standard of Scotland, as it completes its journey from Balmoral to the Palace of Holyroodhouse in
LEXONI EDHE KËTË
Mijëra njerëz mblidhen për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II
Mbyllja e sallës shënoi fundin e më shumë se katër ditëve të qëndrimit të arkivolit në “Westminister Hall” dhe fillimin e funeralit të parë shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar që nga ai i vitit 1965 për zotin Winston Churchill, i pari nga 15 kryeministrat që shërbyen gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeth. Dy ditë para vdekjes së saj më 8 shtator në vendpushimin e saj veror në Balmoral, mbretëresha emëroi kryeministren e saj të fundit, Liz Truss.
E hëna është shpallur një ditë pushimi për nder të Mbretëreshës Elizabeth, e cila vdiq më 8 shtator në moshën 96 vjeçare. Funerali i saj do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 200 vende dhe territore në mbarë botën dhe do të shfaqet para turmave në parqe dhe hapësira publike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Oficerët e policisë nga i gjithë vendi do të jenë në detyrë si pjesë e operacionit më të madh policor njëditor në historinë e Londrës.
“As we all prepare to say our last farewell, I wanted simply to take this opportunity to say thank you to all those countless people who have been such a support and comfort to my Family and myself in this time of grief.”- His Majesty The King
— The Royal Family (@RoyalFamily) September 18, 2022
Në mbrëmjen para funeralit, Mbreti Charles i III-të publikoi një mesazh falënderimi për qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, duke thënë se ai dhe gruaja e tij Camilla, janë “prekur tej mase” nga numri i madh i atyre që dolën për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës.
LEXONI EDHE KËTË
Presidenti Biden homazhe para trupit të Mbretëreshës Elizabeth
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ishte në mesin e udhëheqësve që shprehën respektin e tyre para arkivolit të mbretëreshës të dielën, ndërsa mijëra policë, qindra trupa britanike dhe një ushtri zyrtarësh bënë përgatitjet e fundit për funeralin – një shfaqje spektakolare e zisë kombëtare që do të jetë gjithashtu vendi i mbledhjes më të madhe të udhëheqësve botërorë prej vitesh.