Gazeta Nacional Albania

   BUTTERFLY. POEZI NGA   XHEMI NOKSHIQI  MUZA

 

 

 

Çarçafi i mumjes

 

Kapur fort

në një trekëndësh të çuditshëm

kandilat u ndriconin

fytyrat e shenjtëruara nga pritja:

dashuroheshin marrëzisht me erën

dhe plakeshin para se të fillonin dashuritë…

 

 

Në errësirë do t’u shfaqeshin

linjat e tyre dhe sekretet

një nga një

qielli do t’u vinte

si dashnor i ri…

 

Prej mishit janë

e lerni t’u hyjë “drita fallko”

të lodhur, të vyshkur rrëzoheshin

ne segmentet shkarpa

buzët leshonin bojë manushaqe

ngjyra të kuqërremta në letrat

e grisura  si flatra…

 

Trupin kanë mbuluar

me çarçafin e mumjes

shtruar në shtratin e vjetër

të bardhë  e  antik

pulsi u godet me hapin e jetës

duke sfiduar koha e humbur

që u ikën shpejt

pa shijen e puthjes…

 

 

Era e ashpër u la njollë të bardhë

në mjekrën  e dashnorit të ri

e moshë me rrudhat e ballit

gulshime vitesh e fjalë shprehur

me mutacionin e heshtjes

e të  mallit…

 

Dashuria kishte ikur

ende pa ardhur…

 

 

 

 

 

 

Do kthehem një ditë… 

 

Ecja kalldrëmeve të dendura mur

sikur zogjtë në fluturim

rrugëve  të panjohura me gurë

e humbur, pa shpresë e pa kthim.

 

Me lëkurën time të mërdhirë

në dimrin e ashpër të acartë

frikesha e dridhesha në errësirë

në fir të hënës, në moshë të artë…

 

Përjashta frynte hyrrikani

xhamat e dritareve brenda dridhen

fytyra të zverdhura si patëllxhani

si lëmshi i zi zemrës  mbështillen.

 

Çfarë është ky fat që më përndjek?

Rrugë e pa rrugë, endur vetmi,

askund dot veten nuk e gjej,

larg çerdhes time, pa dashuri…

 

Do kthehem një ditë, do vij patjetër,

ku ka kuptim dhe një fije bari,

ku më mjafton një laps e një letër

dhe një hënëz e premtuar malli…

 

 

 

BUTTERFLY 

 

Me fustan te zbukuruar prej lulesh si zanat,  

perendeshe e qiellit  ti zbrite

si flutur e bukur u buzesheqje pentagrameve

me nota te kalteruara

e hidhje valsin e dashurise qe nga zemra jote 

kurre  nuk u shua, 

me zjarrin  e ndezur qe te pervelonte

 u hidhje  dhe u ndizje flake 

atyre qe me  etje  e shpirt 

ty te dashuronin.

 

 

Me dritat e nates te vezullonte dashuria     

e  te shkelqente pa mend

puthjet e notave alegro luanin vetem 

 emrin tend

buzet te çelnin  lumturine, e ti e  çoje 

te  engjujt ne qiej

symfonine e dashurise filloje, e mbi pedale 

te pianos ti zuri vend.

 

 

Mbreterit ne frymen tende

 zemrat i ushqenin

bjondin me syte e zi ‘butterfly’ fluturon

fytyra  dhe shikimi tend  drite shkelqen

me faqet e kuqe si prushi ti rrezaton

 

 

Muzika e Bethovenit te gjalleronte

e duke luajtur bukur  me fustanin si shtojzavalle

Ne mbremjet pallateve mbreterore

meshkujt prisnin  ne line  me ty vallzonin 

shpirti u godiste me flaken qe ti ndizje

 e me ritmem te simfonise  krahet e tu vezullonin

 

 

Gjithe elegance i stolisje sheshet e mbremjeve madhore 

njerezit rreth teje deheshin me bukurine tende perrallore

me shampajne e pije freskuese  njomnin buzen e shkrumuar

per dashuri deshirat i hedhnin qirinjve

neper parvaze te dritareve ndezur

kush do te fitonte ty.

 

 

Butterfly lozonjare drejt qiellit  u ngrite

e  lart fluturoje 

u çuditen  te gjithe e kokat u mbeten pas teje,

siç  ngelen sfondet e muzikes,

ne fundin e nje  finalje dritherore

ofshamat tua u elektrizuan me ajrin 

e qiellin e ti  dashuroje  me henen  

 dashurine   ” Love in moon”.

 

 

 

 

 

UDHETARI I SHPRESES SË THYER

 

 

 

Ngjyrat e vitrinave i perthyhen pluhrit

perplasen  para syve dhe fytyres time

truri heshte si dhoma  e  murgut

buzet e  mia  te zhuritura kerkojnw

 

me  copa akujsh  te ftohte  t’i njomë.

 

 

Ne koken e rraskapitur, te dhembur

me rendojne copa e ngjyra fjalesh

qe i mbaj mbi kurriz nen heshtjen e trembur

nga xhamat shikoja njerez  te dehur

ne lokale te mbushur  pijetaresh

qe mblidhnin me vete  premtime

si  copeza te vogla  therimesh

brenda nglenin si kocka e kujtime.

 

 

Dhe une nje udhetar i shpreses

se thyer  isha, si nje shtegetare

e karvanit me drejtim  te humbur

e djegur,  e  zhuritur si bari pa vese

 

e  syte me shpojne  e nuk shikojne

nga shterrja e lotit  si ujevare

me zemer te thyer e te pamundur

dukem si nje femije i vuajtur, me te dobeten kujtese.

 

 

Qyteti ndriste me ngjyra te zbukuruara

si nje ankdote  me  rreze e diell

aty  zienin  takimet e njerezve

te neteve te gjata, diteve  per t’u rrefyer

 

ne adresat e tyre te shkruara

neper copa  letrash e gazeta te zhubrosura

e te grisura

ne valixhe e xhaketash, perzier.

 

 

Te panjohurit neper vitrina

per shtegetimin, mua me pyetnin

ndihesha e plagosur, si zogjte

varfanjake ne toke,kur gjuetaret i godisnin

 

me plumb t’i vrisnin.

 

 

Nga jashte  autostradat moderne

ishin lare me shiun e nates e shendrininme vezullime

Une si endacake rendja ne  rruget e panjohura  te orbites time konservoja ngjyra fjalesh dhe hidherime

 

te shpirtit tim si nje klithme femije.

 

 

 

 

Njerezit tentonin te kapnin feneret e makinave,

e une me ta  nxitoja neteve te vaposura  ne gusht.

Me turmat e nxituara  si prush mbushur plot halle vrapoja

si reja therr diellit   renkoja lutesha  e i qaja qiellit

 

valixhen time ngjyre   hiri ngarkuar atje,  dua  ta hedh

me  mall e copa te pista  letrash

brenda saj derdh

nga  duart te mia ‘dhurata’ mbeshtjell.

 

 

 

 

 

BYLBYLI  QANTE…

 

 

 

Gjethet lulezonin dy a tre po ashtu

Hëna notonte si peshku i detit me vale

nje vajze e vdekur eshte mbytur aty diku

vogelushja vraponte te kapte cicerimat e pishes  ne maje.

 

Bylbyli qante me lote  plagen e tij

Gjethet, dy-tre, binin neper dhe,

nje ze i zbehte i nje violine degjohej

rrugetari e fsheh mallin e tij te vjeter.

 

Feshfeshet e degeve ndihen si zogjte neper  peme

Gjethet e thajne gjelberimin, e dhimbja

 thelle   perhapet e dhemb

bretkosat  e fildishta trungun e pemes flenë.

 

Muret e forta thyhen e thermezojne

hena pas reve rreshqiti me nate

 bylbyli qau prap me lote, shpertheu ne vaj

qielli  me re lundrone liqeni me mjeker të bardhë

                                                 herë qesh e herë qanë.

 

 

Enigma?!… 

Nuk e di, pse doje të më njihje

Nuk e di, si më dole në shteg

Ëndrra në labirinthe më çoi

Ëndrra zjarr u bë, zjarr që djeg.

 

Asgjë nuk ndodhi mes nesh

Asgjë s’ka për të ndodhur kurrë

S’ka pse të ndeshemi kot më kot

S’ka pse ta ulim të paqes flamur…

 

Në trille kohe u fshehe si struci

Me kokën në rërën e vetmimit…

Ç’doje nga unë që pas më ndoqe

Në kohën lirike të tundimit?!

Nëqoftëse, diçka të mundon

Nëqoftëse nga unë, asgjë nuk do

Thuaj, largohem vetë, mos u lodh

Thuaj, je i lire, mos u shqetëso.

Dëshirat e mia, s’i gjeta tek ty

Dëshirat e tua, nuk arrita t’i kuptoj

Dëshirat e mia, s’munda t’i shpreh

Dëshirat e tua, nuk ishin njelloj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Helena e bukur 

 

Bukuri e saj dehuTrojën

Paradin e ngriti në qiej ëndërrimi

Menalu piu kupën e tradhëtisë

Nën një hënë të murrëtyer zhgënjimi.

 

U dogj Troja, flakë e rrënim

Nën flokët e saj si ujëvarë

Njerëzit e përmendin për bukurinë

Dhe jo se Trojen kalli në zjarr…

 

Se Troja do të rronte në shekuj të shekujve

Të ishte për shpirtin e Helenës si kristali

Trojën e dogji marrëzia e të pabesëve

Vërsulur mbi bukurinë e saj me ura zjarri…

 

 

Pika loti 

 

 

 

Ca pika shiu ranë mbi mua,

akujt të ftohtë si ulërimë,

nën hi ca gaca nuk u shuan,

si rekujeme për vetminë.

 

Pika loti fluturojnë mbi dete,

sikur një flutur në fluturim,

tek deti i kripur iu dha jetë,

të gjitha udhëve në shpirtin tim…

 

Qerpiku  i gjatë  ra  në krua

dhe pëshpërirti  një sekret,

ti ishe skllav në hir’ me mua,

kurse në ëndrra ishe mbret.

 

Drejt yllit tim unë lundërtare,

në fusha e dete pa mbarim,

një sy e mbaj unë lart në male

dhe syrin tjetër në psherëtimë…

 

 

 

Me detin kur dashuroje… 

 

Kur unë qaja, binte shi

zemra ime e shkretë e zemëruar

Ti pranë detit bëje dashuri

Qielli kokën e kishte mbuluar…

 

 

Sirenat e detit të bënin shoqëri

sapo dielli kishte perënduar

edhe nata të kishte zili

yjet e qiellit të zbritën në duar.

 

Hëna e bukur të shihte në sy

trupin tënd të zhveshur, të zbuluar

ajo të ndriiçonte vetëm ty

qielli me të ishte zemëruar…

 

Ti me engjëjt në qiell lotin e ndaje

bashkë me zogjtë ti këndoje

mbillje e çilje petale

me afshin e nxehtë kur dashuroje…