-A përbën riorganizimi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve një domosdoshmëri historike për të garantuar lirinë krijuese, të drejtën e autorit dhe dinjitetin profesional të krijuesve shqiptarë?
-Riorganizimi i Lidhjes së Shkrimtarëve krijon mundësinë e ngritjes së një strukture të qëndrushme, që përsoset nga një mandat në tjetrin; ajo sa bashkon krijuesit aq edhe ndikon në shumë politike kulturore, në vecanti ato për librin, që tashmë kanë edhe zhvillim marramendës të teknologjisë.
Natyrisht, një organizatë që grupon shkrimtarët shqiptarë është mëse e domosdoshme. Fillimisht me një komision drejtues për periudhën tranzitore, kur ngrihen degët e saj në të gjitha qytetet dhe qytezat, afërsisht 12 muaj dhe më vonë zgjidhen kryetari, kryesia dhe disa seksione të saj për një mandate 4-vjecar.
-Si mund të ndërtohet një organizatë e re që të jetë realisht demokratike, pluraliste dhe transparente, duke shmangur çdo ndikim ideologjik, politik, krahinor apo klanor?
-Një lidhje demokratike, pluraliste krijon vetveiu shmangjet nga ndikimi idologjik, politik, krahinor e klanor
-Cili duhet të jetë roli i një Lidhjeje moderne të krijuesve: thjesht një shoqatë simbolike, apo një institucion aktiv që negocion standarde profesionale, kontrata dinjitoze, politika botimi dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit?
-Nëse ngrihet si shoqatë simbolike ajo mbetet një garniturë e paefektshme, ndërsa kur krijohet si instuticion aktiv, një oganizatë serioze i ka të gjitha mundësitë për t’u kthyer një promotor i kulturës shqiptare duke inicuar standarde profesionale, kontrata dinjitoze, mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe një gamë tjetër të gjerë sic e kanë edhe organizata të ngjashme në rajon dhe më gjerë.
-Në një kohë kur ekonomia kreative është sektor strategjik në shumë vende, pse në Shqipëri mungon një strukturë e unifikuar që të artikulojë kërkesat e shkrimtarëve dhe artistëve përballë shtetit dhe tregut kulturor?
-Lidhja e Shkrimtarëve është institucioni i vetëm që artikulon kërkesat e krijuesve përballë shtetit dhe tregut kulturor. Ringritja rrjetit të librarive në shkallë vendi, rikthimi i disa të tjeravë që kanë lënë gjurmë në zhvillimin shqiptar, në periudha të ndryshme kohore do të bëheshin një shtysë e mirë për t’u rikthyar te libri, që është elemnti më ndikues në formimin e gjeneratave të reja.
A nuk është koha që krijuesit shqiptarë të kenë një zë të përbashkët institucional për të ndikuar në politikat kulturore kombëtare dhe për të promovuar në mënyrë më të organizuar letërsinë dhe artet shqiptare brenda dhe jashtë vendit?
-Po, është tamam koha për t’u krijuar ky institucion kulturor, në formën e organizate jofitimprurëse, që ka një ndikim të pakonkurueshëm me ministrinë e linjës apo edhe me forma të jera të mbështetjes për letërsinë, që bëhet deri tani mbi themele klanore, madje edhe me përfaqësues që nuk përfaqësojnë asgjë ose me kapacitete të ulta.
-A jeni dakord që të thirret një Kuvend i ri i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, mbi baza statutore, transparente dhe gjithëpërfshirëse, gjatë këtij muaji, me qëllim riorganizimin dhe riaktivizimin e saj si shoqatë funksionale në shërbim të krijuesve shqiptarë?
-Po jam plotësisht dakort që të thirret Kuvendi Kombëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve si një hap i domosdoshëm që i shërben këtij komuniteti. Kuptohet se peshën më të madhe e ka Tirana, jo vetëm si kryeqendër, por edhe sepse përfaqëson numrin më të madh të krijuesve. Ftesa mund t’u shkojë edhe krijuesve në rrethe dhe në disaporë.
Pyetjet i bëri dr. Mujë Buçpapaj,
Gazeta letrare dhe kulturore Nacional, Tiranë
Shënim: Të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen në këtë debat janë të mirëpritur, pa asnjë dallim, të dërgojnë përgjigjet e tyre sa më të përqendruara dhe profesionale ne adresen: bucpapaj@yahoo.com, nacionalalbania@yahoo.com , në ËhatsApp, dhe fb. Përgjigjet do të publikohen në gazetën letrare dhe artistike Nacional (në variantin e printuar), në Nacional Online, si dhe në platformat mediatike të rrjetit Nacional: në faqet e Radios Nacional, TV Nacional Online, në podcastin Albanosfera, që transmetohet në bashkëpunim me platformën televizive TIBO, në emisionin “Qëndrim” të Albanian TV Community në SHBA, si dhe në të gjitha rrjetet sociale ku transmetojnë mediat Nacional, me një audiencë të gjerë mujore me rreth 10 milion ndjekës.

