Në një ceremoni të zhvilluar në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Komiteti Drejtues i çmimit për Poetin Laureat, shpalli 25 kandidaturat për këtë cmim.
Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë.
Ky çmim do t’i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili, përgjatë një mandati dyvjeçar, do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe. Komiteti Drejtues i këtij projekti të rëndësishëm për botën letrare shqiptare, kryesohet nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustafaj dhe në përbërje të tij janë: botuesja Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, zv.Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në UT, profesorja dhe poetja Viola Isufaj, dhe kritiku Agim Baçi.
Poeti i parë Laureat shqiptar do të shpallet më 30 tetor. Në ceremoninë e shpalljes së kandidaturave ishte e pranishme edhe zv/Ministrja e Kulturës, Meri Kumbe.
Kandidatët për “Poeti Laureat”
- Flutura Açka
2. Natasha Lako
3. Arian Leka
4. Ilirian Zhupa
5. Parid Teferiçi
6. Lindita Arapi
7. Entela Tabaku
8. Ervin Hatibi
9. Rudian Zekthi
10. Entela Kasi
11. Visar Zhiti
12. Bardhyl Londo
13. Rudolf Marku
14. Luljeta Lleshanaku
15. Primo Shllaku
16. Krenar Zejno
17. Agron Tufa
18. Ledia Dushi
19. Gëzim Hajdari
20. Preç Zogaj
21. Mimoza Ahmeti
22. Skënder Rusi
23. Skënder Buçpapaj
24. Hamit Aliaj
25. Petrit Ruka