23 Maj 2021
Stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 21” është duke vijuar në vendin tonë. Kjo e diel u cilësua si “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane.
Në Sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin edhe liderët në vend, si dhe ambasadorja Yuri Kim, ushtarake amerikane dhe shqiptare kryen edhe disa ushtrime.Një helikopter “Black Hawk”, me 3 ushtarë të forcave speciale të cilët qëndronin në një litar, ku ishte vendosur edhe flamuri shqiptar dhe ai amerikan, fluturoi mbi sheshin Nënë Tereza. Ndërsa nga korpusi u krye edhe një tjetër ushtrim.