Gazeta Nacional Albania

Dhurata Kasa : TEORIA E ROLAND BARTHES NE POEZINE E LASGUSH PORADECIT “KËNGA PLEQËRISHTE

Këngë Pleqërishte e Lasgush Poradecit është studiuar deri më tani si një strukture piramidale në funksionimin e saj. Por duke iu qasur rregullit të parë të studiuesit R.Barthes që teksti nuk duhet të shihet si strukturë por si praktikë, kjo poezi gëzton të gjitha hapësirat për këtë. Praktikisht konturet piramidale të saj të konstatuara deri tani shprishen ose cahen nga praktika e të parit , sidomos nëse e studiojmë poezinë sipas konceptit tjetër të Barthes scriptibile. Nëse i referohemi trungut të poezisë mbi të cilin është ndërtuar piramida e deri më tani konceptimi emotiv në krye të poezisë i këngës së dëshiruar konkretizohet menjëherë në vargun e pare nëpërmjet dy leksemave tepër të ngjitura sic janë.
Kasollja Mali
Të dy këto koncepte qëndrojnë statike dhe sipas teorisë së Barthes japin mundësi shkëputjeje nga piramida e cila gati i merr frymën. Konkretisht S/7 e Barthes na orienton se vetë kasollja në majë ka një liri të pamatë konceptimi, psh ajo mund të jetë edhe pikëtakimi i qiellit me token, edhe fundi i hapësirës jo tokësore, edhe një pikë në horizon, ku kjo e fundit shpërfill majën e piramidës. Pra kasollen mund të clirojmë nga ajo majë statike dhe mund të shohim si një simbol dinamik për të cilin aludojmë edhe lëvizjen e fundit në këtë poezi ose si pike kryqëzatash të procesit krijues. Shtrojmë pyetjen: Përse nuk përfundon ngjizja në majë sic cdo gjë hyjnore? Pse një herë i jepet ky funksion kasolles pastaj i hiqet? Prandaj të fiksosh kasollen vec në majë e mbyll idenë, imazhin . Kasollja është një fragment ose fragmenti më i rëndësishëm në këto vargje kjo pasi simbolikisht ka një peshë të madhe e cila është tashmë e njohur. Por kjo peshë nuk e ka fuqinë e qartë derisa ajo fiksohet në majë të piramidës, koncept i ndryshëm me lartësinë e duhur. Po kështu edhe mali ngushtohet shumë në domethënien e tij brenda piramidës nëse e fragmentarizojmë atë ose nëse e marrim si zë të vecantë poezia do kishte edhe konotacione të tjera. Psh vetë mendimi imajës së mallit të jep konceptin shtesë për procesin e krijimit, ideja e të cilit është më e larta, më hyjnorja ,më e arrira prej te cilës shihet burimi- një konceptim shtesë ky dhe jo shterues . Por mali në këtë konstatim nuk është normë por burim, shpërthim, mister, ai e mbart këtë vlerë. Nëse zbërthejmë simbolin e malit, nën imazhin e procesit krijues kemi: .

Miliona vjet i qëndron kushteve atmosferike i ngurtë nga jashtë

Pikëtakim me hyjnoren i shtresuar

i qëndrueshëm mister

Ky këndshikim është lënë jashtë deri më tani nga kritika për faktin e vetëm se mali është pare si pikë statike e vendqëndrimit të kasolles dhe pjesë e sistemit piramidal të mbyllur. Ndaj e fragmentizojmë duke krijuar një dalje nga piramida që siguron një imazh , një zë apo një fragment të ri. Konkretisht ka disa leksema si përshembull: tek shkallëzimi nga………. ja nis me zë të ……… ja heq zvarrë , të cilat në vetvete janë copëzime të ndjesisë në brendësi të cilat kanë një fuqi shpërhapje drejt thellësisë, secila në kumtin e vet, pra të gjitha leksemat e shkallëzimit në dukje janë unike por të pavarura nga njëra-tjetra, po ashtu edhe nga struktura. Ёshtë pikërisht reticenca ajo që e zhbën strukturën piramidale dhe praktikisht jep imazhin satik, të mbyllur të saj duke shkuar drejt dinamikës. Kështu të gjitha leksemat e mësipërme janë shenjues të cilët veprojnë në proces. Aktualisht kemi kaluar në konceptin e dytë të R Barthes sipas të cilit ai bashkohet me studimet e mëparshme ku kjo dinamikë jep një prodhimtari procesi, gjithmonë ne lëvizje . Prandaj shkallëzimi shkëputet nga maja e piramidës së konstatuar nga kritika tradicionale dhe shndërrohet në një proces dinamik i njohjes së vetvetes nëpërmjet këtyre shenjave natyrore por që këtu vishen me dallimin ndërmjet ndjesive, kështu kemi praktikisht:
Zëri i shtruar – qetësia me të cilën duhet të dëgjojmë veten dal-nga-dalë – të dëgjohet cdo frymë e vetes pa shqiptuar asgjë Ja thua me të dhemshur / të qarë– shpirti njerëzor i ndjerë Ja derdh e përvëluar- sakrifica Ja zjen- qëndresa dhe veprimi Ja heq zvarrë – përgjërim, thyerje Pra me këtë rast prodhimtaria është mahnitëse sepse secila nga leksemat është pjesë e këtij procesi por ato kanë një shkëputje praktike me vlerë autonome . Ato thyejnë vargun dhe dalin si fragmente,zëra etj.
Përvëluar Qarë
Zjen
Dhembshuri Zvarrë

Kështu ikim nga koncepti tradicional i domosdoshmërisë së secilës brenda vargut dhe shohim lirinë e tyre fragmentarizuese ose kodifikuese. Po kështu edhe ndajfolja “ pastaj” nuk tregon një lidhje kohore të mëvetësishme por sipas konceptit të Barthes mund ta konsiderojmë si një fragment tjetër i cili përforcohet nga fjala fillon. Pra kemi një njësi të re e cila praktikisht po të studiohet në scriptibile mendon se autori ka një majë të re, një tjetër, nuk ndjehet rehat në thellësinë e unit ku shkon shkallëzimi por kemi një zë tjetër të tij që është shpërthimi për të jetuar vuajtjen e krijimit deri në sublimitetin e rënkimit të zemrës. Pra praktikisht fillesa e ngritjes nuk realizohet , ajo mbetet aty si gjëndje si fragment i ekzistencës sepse vuajtja është kaq dërrmonjëse pavarsisht leksemave “fort”,‘’përpjetë’’ përsëri ajo mbetet një vuajtje. Ndaj skema piramidale këtu jo vetëm që nuk është e qartë por pulsimet fragmentare të unit e zhbëjmë atë. Ndaj kemi dhjetëra koncepte të hapura, të reja, të pa vëna re më pare nga kritika si për shembull:
1)Ndryse nga cdo proces njerëzor arritja e krijimit relizohet përmes thërrmimit të artit tënd deri në riciklim identitar.
2)Ndryshe nga cdo arritje suksesi ne kontekstin poetik, procesi krijues është madhështor nëpërmjet heshtjes, ringritjes, rënkimit apo ngjizjes.
3)Dhe e treta qe është e kundërt me kritikën e deritanishme vërtet procesi i krijimit kalon nga dhimbja por ajo nuk mund të jetë decisive dhe përcaktuese për të. Të gjithë këto konceptime dalin më vete duke shpërfillur edhe motivin bazë filozofik të kësaj poezie, mënyrën e trajtimit të tij në këtë poezi dhe duke na dhënë këndshikime dhe hapsira të reja. Lidhëza “E “që dëshiron të ruajë fuqishëm vazhdimsinë e strukturës së mbyllur sipas teorisë së Barthes nuk bën gjë tjetër vec se afron një këndvështrim të ri, ose një gjëndje të re në procesin e krijimit.Në konceptin filozofik një proces ka disa faza, po ti qëndrojmë kësaj bie ideja e sistemit piramidal në bazë të së cilës është trajtuar kjo poezi . Kështu cdo fazë e procesit ka dicka ndryshe, edhe pas lidhëzës” E” kemi një hapje tjetër të gjëndjes krijuese ku efektet pamore të përroit, i cili nuk ishte aty më parë por del tani si një shtytje e re, ndiqet nga efekti dëgjimor i zërit i cili del si kodifikim më vete, zëri është shpirti që po krijohet, pasojë e muzës poetike (kasolles). Zëri ishte edhe dëshira që mërmërin ekzistencën dhe fuqinë e krijimit dhe jo vetja sic e ka përcaktuar kritika më pare. Këtu bëhet fjalë për zërin e shpirtit të dëshiruar nga vetja. Në këtë rast ndryshojmë 3 leksemat e para me pozicione të tjera brenda strukturës së mbyllur. Konkretisht me këtë hapje, sipas teorisë së R.Barthes, këto tre leksema jo vetëm që thyejnë strukturën por vën ë në dukje një trinom të ri.
Zëri-dëshira
Vetja-uni-krijimi
Që do të thotë se zëri del në plan të pare si zë i vetes nga thellësia e sakrifices për të krijuar ose ngjizur poezinë. Nëse shuhet zëri, mbizotëron vec dhimbja por një dhimbje tjetër,jo ajo e përcaktuar deri tani si”e bukur” por ajo që nuk të lejon të ngrihesh. Pra mjerimi i vetvetes sic e thotë dhe kritika e deritanishme vjen nga shuarja e zërit, e reja që ne theksojmë është e primarei ose e para, ajo del nga piramida si “Zë” ekzistencial, si thelbi i këngës pleqërishte. Ёshtë zëri mahnitës që krijon edhe pluralitetin e kësaj poezie, të cilin sistemi piramidal e mbyll.Leksemat më të pavarura janë pikërisht ato që kanë të bëjnë me zërin si mërmërimë , ja nis, ja thua me të qarë.zë i parpalitur të cilat nuk janë pjesë e prodhimit por e procesit , pra janë prodhimtari p,ra strukturimi i hapur sipas teorisë së Barthes. Për ta përmbylllur këtë hapje të re mund të bëjmë një kundërshtim me kritikën e mëposhtme që zëri me këtë poezi është dëshire e varfëruar e kërkuar për të arritur krijimin dhe jo vuajtjen apo dhimbjen.
Në konceptin “lezibile” kjo poezi është një himn për procesin e krijimit. Në rast se ndalemi më gjëre në këndvështrimin scriptibile ne e riprodhojmë vetë në këtë tekst poetik pavarsisht se R.Barthes thekson se scriptibile për tekstin është më i vështirë. (Ndaj Barthes i beson komentin ). Për ta mbyllur pikërisht këtë zëvëndesim që S/Z i bën kritikës nëpërmjet komentit ravijëzojmë në një hapje të re leksemën dhimbje. Kritika tradicionale shprehet se kemi një dhimbje të brendshme ‘’mjerimi i vetvetes të thevi mes për mes’’, prandaj fjala mjerim del në kuptime ku vuajtja është në shkallën më të lartë. Këtu është një pikë takimi interesante me teorinë e strukturalizmit vetëm për sa i përket fjalës mjerim e cila në kontekstin poetik lasgushian ka një kuptim krejt ndryshe të cilin nësë e praktikojmë duke e fragmentarizuar jep thyerjen përgjëruese të arritjes së unit, pra ka vlerën e fundit të saj si kuptimi parë, pra është pozitive, e vlerë.
Le ti kthehemi leksemës bazë” dhimbje” për të fragmentarizuar atë në mënyrë që ta bëjmë më konotative në lirinë e saj, themi se një koncept i ri në këtë poezi dhe jashtë saj është dhimbja edhe për dëshirat e ekzistencave të tjera të unit si përshembull: dhimbja për një proces trashëgimie, dhimbja për një process vazhdueshmërie të trashëgimisë, dhimbja për dëshirën e arritjes nga të tjerët në kuptimin e suksesit të unit etj. Pra dhimbje me këndvështrimin e Barthes këtu fragmentarizohet më shumë zëra brenda vargjeve por që shkrihet edhe në imazhe jashtë saj, prandaj burimi mbetet kjo poezi e studiuar si scriptibile. Dhembja e Lasgushit mbetet një enigmë e cila sa më shumë të thyejë piramidën aq më shumë i afrohet poetit, fshehtësisë dhe idesë së tij. Vlera e kësaj dhimbje nuk është procesi apo rezultantja arritja e procesit por pikërisht sipas S/Z është përhershmëria e lëvizjes që vë në funksion vetveten.
PLURALITETI I POEZISË”KENGA PLEQËRISHTE”
Një koncept tjetër i R Barthes pikërisht PLuraliteti është shumë i dukshëm tek kjo poezi. Konkretisht i referohemi disa nuancave të reja të pa vëna re ose të pa cituara më parë nga kritika. Gjetjet e reja janë:
Hije-enigmë gjumë
Zë i shtruar- udhëkryq për zgjedhjen – e ndihmon reticenca
Më dal nga dal-maturi
Dhembshur,qarë –pafuqi ose vogëli e unit para një procesi të madh
Pëevluar ,zjen,zvarrë-përballje e unit,e vështirë,e vogël gjigant
Ngritja,nisja-energjit të reja
lehtë,poshtë,fort,përpjetë-sprovat,përplasjet,dilemat e unit
mërmërin,përpëlitin-besimi I heshtur
rënkim,ronitet,,ngjitur-efekti I kundërt me tradicionalen që është qëndresa

E gjithë poezia nuk është vec në shërbim të një koncepti bazë që ka të bëjë me mesazhin kryesor që është arritje e njohjes së vetes si fuqi dhe frymë krijuese por në të shpërfaqen dhjetëra koncepte përtej mesazhit kryesor të cilat nëqoftësë i shohim nën teorinë S/Z dalin si mesazh edhe më vete ose më të rëndësishëm se ai të cilat e bëjnë poezinë më plurale. Kështu le ti besojmë njësive të leximit ose komentit bazuar në” lexies”, në kontekstin “lezibile”, në mënyrë lineare për të identifikuar tekstin hap pas hapi, i bëjmë bashkë e shkruajtshmja, scrptiibile, si vlerë dhe komentimi nëpërmjet” lexies” si forme për të parë pluraritetin në këto vargje. Praktikisht duhet të ndalemi në kuptimet e reja të palidhura më parë me idenë dhe mesazhin kryesor, referuar kjo në tabelën e mësipërme . Reticencat kanë një rol fantastik për teorinë S/Z, ato i japin liri kuptimore të gjitha njësive leksikore pas të cilave vijnë, kjo shërben si ngjyrim plural për të dalë nga unikja, nga shtrati i krijimit si një proces i vetëm dhe për të na dhënë disa procese, disa kuptime jashtë mesazhit bazë, përshembull: njësite-ja thua më……..qarë-ikin nga koncepti i deritanishëm i vuajtjes, tragjizmit gjatë procesit dhe dalin në kuptime të reja si pafuqi :
a) vogëli e unit para një procesi gjigant sic është krijimi
B) ose frikëra për rezultat etj.
Ndaj cdo fjalë në këtë poezi nese e nxjerrim nga struktura e mbyllur sipas S/Z jep konotacione dinamike, pra janë vlera të pavarura nga e tëra por brenda aktit te krijimit të saj nga autori, vec kështu ne i afrohemi vërtetësisë së poetit .Hap pas hapi kështu mund të gjykojme cdo njesi ose” lexies “që kemi nxjerrë në tabelen përkatëse në gjykimin e scribiles.
E fundit në këtë trajtesë mbetet kodifikimi. Duke pasur parasysh elementet simbolike në poezinë lasgushiane dhe po ashtu pavarsinë e leksemave dhe ikjen nga shtrati i kuptimit të tyre themi se poezia e lasgushit kodifikohet lehtë. Konkretisht: kodi i tretë ose simboli është tashmë i vërtetueshëm nga kritika dhe në këto vargje simboli i këngës dhe pleqësisë janë të zbërthyera. Patjetër që magjia e fshehtësise tregon se kodi ksenik ka një shtrat të mirë , përshembull ‘’procesi i krijimit’’ në asnjë rast nuk del si emërtim, por del si dhimbje, arritje, nevojë etj. Kodi hermetik e shikon këtë zgjidhje të enigmës së arritjes drejt thyerjes së vetes. Përsa i përket kodit proreatik vetëm një anë e tij shfaqet në vepër. Asnjëherë Lasgushit nuk i ka interes sjellja apo realizmi I tjetrit, ai sheh vec funksionin veprues brenda unit.Në këtë rast gjithashtu ndodhin me dhjetra ndjesi plurale të cilat dalin duke thyer këtë brendësi sistematikisht sipas S/Z. (Moralisht e jep autori) . Kodi kulturor e social këtu qëndron jashtë pasi simbolika dhe hermetizimi i enigmës nuk e lë ate të shfaqet. Si përfundim themi se toria S/Z e Barthes si një koment scriptibile është më e gjetur për poezinë Lasgushiane.