Gazeta Nacional Albania

DIKTATURA KOMUNISTE  NË KUKËS , NGA XHAFER BISLIMI TEK HAVZI NELA.   Nga Dr. Ardian Elezi

 

Parabola e diktaturës 50 vjecare, komuniste,  e instalimit dhe rënies me gjak, vrasje, varje e pushkatime të saj.

 

 

10 gusht 1944 -10 gusht 1988 Kukes. Kjo është parabola e diktatures komuniste e instalimit dhe renies me gjak, vrasje , varje e pushkatime te saj.

 

 

77 vjet me pare dora gjakatare e komunisteve filosllav vrau  me pabesi dhe pusi patriotin e madh te Lumes, kryetarin e Bashkise atëhershme Xhafer Bislim Elezi (Djalin e Bislim Pashe Kernjanit Elezi, nipin e Sul e vllaznise se madhe te Elezve, nacionalistin trim patriot e antiserb, udheheqësin e Luftes se Zhurit etj.). Ai u pushkatua së bashku me prefektin e kohes , duke plagosur drejtuesin e xhandarmarise pas nje mbledhje dhe organizimi te Dheut te Lumes. Ky Kuvend mbahej nga paria e asaj kohe per te ruajtur kohezionin social, per te shmangur  vllavrasjet si dhe luften civile, si dhe në mbrojte te ceshtjes kombëtare dhe bashkimit kombetar. Kuvendi kishte qellim për të demaskuar edhe perpjekjet sllavo komuniste te lindjes qe shiten Kosoven per hir te pushtetit komunist.Kjo vrasje, qe per hir te vertetes ishte nga me te bujshmet ne Kukes, dhe per habi e cudi e papermendur nga historianet e krahut te djathte  qe nuk kane lene madje detajet nga me te vogla te papermendura pergjate Luftës së Dytë Botërore  ne vendin tone mes komunisteve dhe nacionalisteve. Ky ishte prologu i diktatures dhe luftes civile qe komunistet e bandat dallkauke te tyre, te pa ze  e qe nuk i njihte kush, provokuan e po instalonin me gjak ne very, ne Kukes.

Per 45 vjet keto familje u persekutuan dhe damkosen rende nga renegatet e lindjes.

Edhe  30 vjet pas renjes se diktatures, nuk kemi pare asnje hetim, gjykim , denim,falje e kerkim ndjese nga ana e ekzekutoreve dhe shtyeseve te tyre.

Më 10 gusht 1988 diktatura, edhe pse ne grahmat e fundit te saj deshmoi egersine e nje bishe qe edhe pse duke dhene shpirt behet me mizore, duke varur ne litar martirin e demokracise Havzi Nela, poetin qe i kendoi lirisë që i thurri vargje atdhedashurie vendit qe renkonte nën diktaturë, që shkroi pa cenurë per jetet njerëzore, për votrat familjare te pashprese, per lirine e munguar qe frymezonte, metaforen e jetes ne universalitetin shprehes te vet, per nenen, token, atdheun, demokracine, Evropen, frymen e Helsinkut qe pakush i mendonte e referonte.

Ketë pervjetor nderimet tona shkojnë  per të gjithë keta patriotë desidentë antikomunistë.Ky homazh ndaj këtyre martirëve të lirësë është po aq edhe moment reflektimi politik dhe publik e njerzor per të denuar krimet e komunizmit, krimet e atij rregjimi qe ne thelb te filozofise vet kishte asgjesimin e likujdimin fizik te kundershtareve te vet politik.

Im ate Daut Elezi i cili ka punuar ne fshatrat e Kollovozit, Novosej, sic edhe ka rrefyer, e ka pas shok dhe  mik poetin martir Havzi Nelen. Njëherë nena e tij shume bujare e gjen babain tim te lodhur nga puna dhe te shtrire jashte ne shpat, rruge afer shtepise se Havziut dhe si një nënë bujare  e merr ne shtepi dhe i ofron ushqim e shtroje…

Kur vjen Havziu, kujtonte babai im, e gjen ate te shtrire ne gjume.  Atëherë  nena e vet i thote havziut se e pashe ne rruge të lodhur dhe rakspatur dhe e futa Brenda sic bën cdo shqiptar në këto raste. Havzi Nela kenaqet shume dhe i thote nenes se vet se ky eshte Daut Elezi shoku i vet me i mire agronomi e kryeagronomi i Kukesit. E solla këtë shembull për të treguar se familja e Havzi Nelës ishte një familje shume bujare e mikepritese.

Babai im ruan shume kujtime e perjetime me te dhe e vlerson figuren e Havzi Neles. Ne diten qe jepet lajmi kobzi per “varjen” e tij( pasi u fol se e kane sjell te vdekur qe me mengjes heret ate dite).

Kjo duhet hetuar sikunder edhe personi polici xhahil i kohes i gestapos komuniste Gj qe preu litarin perpalsur  ne makine) u trishtova dhe  u nisa per ta pare dhe ktheva ne rruge afer ktheses per te Agjensia te vend-korbi kryqzor. Nje ndjesi e keqe dhe kobzeze m’u shfaq.Vellai im Luan Elezi ishte me i drejtperdrejte dhe shfaqi urrejtje me ze e te bertitura kunder rregjimit…

Ne vitin 1991 vellai i Havziut vjen te shtepia dhe i bjen deres. Unë  ja hap deren dhe ai  kerkom babain tim.  Meqënëse në kishim një  histori të presekutimit  familjar dhe posacërisht njohjen  babai im kishte me martirin Havzi Nela, ai jep fletore me poezi te poetit qe ja kishte besuar atij.

Babai im i lexon dhe vlerson shume, i ruan, i komenton ato si dhe perkujdeset i pari per te gjetur driten e botimit pas rënjes së regjimit komunist, duke komunikuar edhe me te tjere njerez te letrave.

 

Kjo datë ështe nje moment reflektimi per te gjithe, një cast frymezimi dhe ndergjegjëimi per krimet e komunizmit. Politika nuk duhet ta keqperdor  kauzen e ish te perndjkureve politikë te desidenteve antikomunistë,  por t’i perkrah ata dhe femijet e tyre, si dhe te denoje krimet e komunizmit.

Në mënyrë të vecantë Partia Demokrative, e ka ne mission dhe prograimin e vet elektoral denimin e krimeve te komunizmit, duke i pare e trajtuar me shume te drejte si ceshtje te interesit kombetar. Ajo duhet te perkrah e motivoje ne drejtimin e saj mbartesit e ketyre vlerave, desidentet e femijet e desidenteve politik, ku ne nivelin e sekretarit te pergjithshem te PD-se, nenkryetar te saj, nenkryetar parlamenti, kryetar grupi parlamentar te saj,  antar kryesie te PD-se, duhet te zgjidhen e te kete femije e pinjoll te familjeve antikomuniste e desidente te Shqiperise. Keshilli Kombetar i saj, duhet te adresoje kete pergjegjsi ne perzgjedhjen e votbesimin e tyre, dhe te shmang kapjen e vet me pergjedhje te paracaktuara dhe nominuara, ne konflikte dhe intersi brenda nje familje, vlla e moter, nip e daj, kushuri mes veti, si dhe deri nga e njejti katund 3-4 antar keshilli kombetar me shpijat ngjitur perbri njeri-tjeterit.

Politika duhet te kete vullnetin e saj per miratimin, permiresimin e legjislacionit penal ne respekt dhe te Rezolutave nderkombetare dhe ato kombetare te miratuara per zbatimin e tyre si dhe permiresimin e legjislacionit penal , si dhe ngritjen e nje strukture dhe gjykatave speciale per denimin e krimeve komuniste gjenocidiale. Ky eshte nje mision per gjithe  deri ne evidentimin fundor tyre. Kukësi ka histori brilante te shfaqjes se antikomunizmit me mozaik profilesh e personazhesh te heshtura dhe sot por qe na bejne nder dhe krenar per to.Nderime dhe respekt për ta!