Gazeta Nacional Albania

Dita e viktimave në Mal të Zi ende e pa përcaktuar. Nga Dr. Nail  Draga

Përkujtimi i datave të shënuara paraqet moment të veçantë nderimi dhe respekti qytetar e institucional në çdo vend të botës, por, kur bëhët fjalë për data në nivel ndërkombëtar  sikurse është 23 gushti   qe paraqet Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, ka peshë të veçantë nderimi e përkujtimi ndaj viktimave të regjimeve totalitare.

Por, ndonëse janë bërë tre dekada nga falemintimi i komunizmit si ideologji e socializmit si rënd shoqëror  në vendet e ish kampit socialist ende ka hezitim në përkujtimin e ditës së krimeve të nazizmit dhe të komunizmit, që dëshmon mungesë respekti ndaj viktimave në vendet e tyre. Një qendrim i tillë abuzues u vërejt ditë më parë sepse me 23 gusht si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi mungoj shënimi i kësaj Dite të Kujtesës  që dëshmon  mohimin e heshtur  të institucionëve qeveritare ndaj viktimave të totalitarizmit

Në sajë të Deklaratës së Parlamentit Europian nga data 23 shtator 2008, Dita e 23 gushtit në Europë është shpallur Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Kemi të bëjmë me  një datë simbolike, sepse me 23 gusht të vitit  1939 është nënshkruar Pakti Ribentrop-Molotov, në lidhje me mossulmimin në mes Gjermanisë e Bashkimit Sovjetik.

 

Një pakt i tillë u pasua nga një traktat për tregtinë, por duhet cekur se palët në mënyrë sekrete nënshkruan shtesa të Paktit  në protokoll, që ishte të ndante Evropën Qendrore sipas interesave, sferave të influencës për palët, nga Finlanda, vendet baltike, Besarabia dhe Polonia lindore të ishin në sferën e ndikimit sovjetik, ndërsa Polonia Perëndimore të ishin nën sferën gjermane, që dëshmohet nga harta.

Se kemi pasur të bëjmë me intrigat politike të këtij pakti në mes dy vendeve të cilat kishin aspiratat pushtuese ndaj vendeve tjera, dëshmon e dhëna se një javë më pas, e pikërisht me 1 shtator 1939, gjermanet sulmuan Poloninë, duke shënuar ditën e parë të hapjës së frontit në Luftën e Dytë Botërore. Po ashtu edhe Bashkimi Sovjetik pushtoi pjesën lindore të Polonisë me 17 shtator 1939, duke dëshmuar në praktikë marëveshjën sekrete në mes dy vendeve, me pasoja të mëdha kombëtare për popullsinë polake por edhe vendet tjera që u pushtuan në emër të ideologjisë komuniste, që u dëshmu me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Por, në rrethana të reja shoqërore pas  falimentimit të ideologjisë komuniste dhe dështimit të sistemit socialist, duke filluar me rënien e Murit të Berlinit(8.11.1989) dhe miratimit të pluralizmit në vendet e ish kampit socialist, filloj rishkrimi i historisë me argumente, duke dëshmuar vuajtjet e përsekutimet e qytetarëve në sistemet totalitare. Dhe është kjo koha e lirisë personale e shoqërore e cila ka eliminuar paragjykimet duke shpalosur të kaluarën e popujve nën pushtetet diktatoriale komuniste me pasoja të mëdha për qytetarët e tyre vendëve, ku as shqiptarët nuk ishin përjashtim, me pasoja të mëdha shoqërore dhe kombëtare.

Dita e viktimave në Mal të Zi ende e pa përcaktuar

Në lidhje me këtë çështje  Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2006  ka miratuar Rezolutat e Këshillit të Europës: nr. 1096, nga viti 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe nr. 1481, nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, por dita e kujtimit të tyre viktimave deri më tash ënde nuk është përcaktuar. Nga një qendrim i tillë pushteti në Mal të Zi nuk ka respektuar rekomandimin e Parlamentit Europian, duke dëshmuar mungesën e vullnetit politik për tu ballafaquar me të kaluarën.

Po ashtu, Parlamenti europian ka miratuar rekomandimin ku theksohet që çdo vend duhet të përcaktojë kohën dhe mënyrën e shënimit të kujtimit ndaj viktimave të regjimeve totalitare, duke ia përshtatur historisë dhe traditës së tyre. Por, me gjithë obligimet e detyrueshme deri më tash në Mal të Zi kemi një heshtje në këtë drejtim, andaj edhe sot nuk ekziton një datë e cila do të shënohej si Dita e kujtesës së viktimave të komunizmit, sikurse kanë vepruar vendet tjera nga ish kampi socialist.

 

Qasje të dyfishta të pushtetit

Me këtë rast  duhet cekur se Kuvendi i Malit të Zi në vitin 1992 ka miratuar Deklaratën së shteti obligohet të rehabilitojë viktimat e Goli Otokut(1948), si dhe të  dëmshpërblejë familjet e tyre, çështje e cila ende nuk është përmbyllur nga qeveria.
Nga një qendrim i tillë del qartë  se kemi standarde të dyfishta, duke eliminuar krimet para vitit 1948, ku trajtojnë vetëm ata të Goli Otokut, athu se krimet e komunizmit kanë fillu nga ajo kohë, e jo  më parë nga instalimi i komunistëve në nëntor të vitit 1944. Një qasje e tillë është diskriminuese sepse do të legalizoheshin krimet e më hershme, ndërsa viktimat do të mbeteshin të pa evidentuara ndërsa ekzekutorët të pa ndeshkuar.

Pra, qasja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë e jo të ketë diferencime, në aspektin kombëtar, sepse represioni ka pasur  përmasa të mëdha varësisht rrethanave shoqërore. Në këtë aspekt deri më tash  nuk janë cekur fare viktimat e shqiptarëve, sikurse është Masakra e Tivarit(1.4.1945), por edhe të shqiptarëve të tjerë nga Ulqini në jug e Rozhaja në veri,  duke mbetur temë e pa hulumtuar për opinion e gjerë në Mal të Zi.

 

Krimeve nuk iu skadon afati kohor

 

Por, në deklaratën e Parlamentit europian  të miratuar në shtator të vitit  2008, në kujtim të viktimave të komunizmit dhe nazizmit thuhet se „në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk skadon kurrë afati për dënimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit“. Andaj, për të trajtuar çështjet e tilla duhet pritur një moment tjetër më të përshtashëm sepse për tash  nuk ekziston vullneti politik i pushtetit, për ballafaqim më të shkuarën e krimeve të komunizmit në Mal të Zi.

Pikërisht duke marrë parasysh së nuk ekziston qasje unike mendoj se duhet  inicuar Ligjin për të rehabilituar qytetarët të cilët kanë përjetuar krime nga koha e komunizmit, nga viti 1944-1990. Madje duhet paraparë dëmshpërblimin ndaj familjeve të viktimizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të eliminohej një padrejtësi ndaj qytetarëve të pafajshëm në kohen e komunizmit.

Shqipëria vendi me i përsekutuar në ish kampin socialist

Si askush tjetër në Europë, shqiptarët nga Shqipëria kanë arsy ta përkujtojnë këtë ditë, sepse  nga pushteti komunist i instaluar janë ekzekutuar më mijëra me dhe pa gjyq, për liri dhe demokraci për të ndërtuar një shoqëri sipas vlerave demokratike europiane. Të dhënat për periudhën kohore në Shqipëri (1944-1991) janë trishtuese që iu ka tejkaluar nazistëve, e ate nga pushtetarët vendas në emër të ideologjisë komuniste. Deri me tash statistika në Shqipëri ka dhënë këto informacione: 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike,

59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit, 6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës. Ndërsa nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, dëshmon se pushteti kriminal si qellim kishte për të zhdukur edhe gjurmët e krimit të tyre.

Mungon memoriali i krimeve të komunizmit

Ndonëse janë bërë  tri dekada nga falemintimi i komunizmit si ideologji e socializmit si rënd shoqëror, ndaj çështjës së krimeve të komunizmit nuk është bërë aq sa ata meritojnë, nderimin e sakrificës për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Inicimi dhe inaugurimi  i një memoriali përkujtimor në Tiranë, Prishtinë e Shkup,  është obligim moral dhe kombëtar në nderim të  sakrificës se tyre që kanë kontribuar  për lirinë dhe  demokracinë.

Përkujtimi i Ditës së Kujtesës është çështje e ndërgjegjës e obligim qytetar e qeveritar  ndaj viktimave të  komunizmit dhe nazizmit, siç ishin  burgosjet, vrasjet, deportimet, internimet, kampet e punës, izolimet etj., me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare, andaj duhet përkujtuar çdo vit, por patjetër të prezantohen  në tekstet shkollore si dëshmi për brezat e sotëm e ato që do të vijnë më pas.

 

(1 shtator  2021)