- Si mund të ndërtohet një organizatë e re që të jetë realisht demokratike, pluraliste dhe transparente, duke shmangur çdo ndikim ideologjik, politik, krahinor apo klanor?
1.Statut i qartë,pa lidhje me parti,fe,klane. 2.Votim i drejtpërdrejtë për kryesinë. 3.Financim transparent. 4.Asnje pērjashtim për ideologji
- Cili duhet të jetë roli i një Lidhjeje moderne të krijuesve: thjesht një shoqatë simbolike, apo një institucion aktiv që negocion standarde profesionale, kontrata dinjitoze, politika botimi dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit?
Roli i nje Lidhjeje moderne të krijuesve ēshtë i njē institucioni aktiv qē negocion standarde profesionale si; tē drejtat e autorit,kontratat, pētfitimet sociale,jo vetēm nje shoqatë simbolike
Pyetja 3 Në një kohë kur ekonomia kreative është sektor strategjik në shumë vende, pse në Shqipëri mungon një strukturë e unifikuar që të artikulojë kërkesat e shkrimtarëve dhe artistëve përballë shtetit dhe tregut kulturor?
Mungesa e një strukture te unifikuar ne Shqiperi vjen per shkak te mungeses se nje tradite te qendrueshme,të sindikalizmit kulturor dhe varesise se artisteve nga politika apo fondet e drejtperdrejta shteterore, gje qe e dobeson vullnetin per veprim kolektiv te pavarur.
Pyetja 4. A nuk është koha që krijuesit shqiptarë të kenë një zë të përbashkët institucional për të ndikuar në politikat kulturore kombëtare dhe për të promovuar në mënyrë më të organizuar letërsinë dhe artet shqiptare brenda dhe jashtë vendit?
Po,nje ze i perbashket institucional si Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve eshte i domosdoshem per te ndikuar ne politikat kulturore dhe per te promovuar artin shqiptar ne menyre te organizuar brenda dhe jashte vendit.
-Pyetja 5. A nuk është koha që krijuesit shqiptarë të kenë një zë të përbashkët institucional për të ndikuar në politikat kulturore kombëtare dhe për të promovuar në mënyrë më të organizuar letërsinë dhe artet shqiptare brenda dhe jashtë vendit?
Po,jam plotesishr dakord.Ky eshte hapi i pare i domosdoshen per te riorganizuar dhe riaktivizuar Ludhjen si nje shoqate funksionale ne sherbim te krijuesve shqiptarë
Pyetjet i bëri dr. Mujë Buçpapaj,
Gazeta letrare dhe kulturore Nacional, Tiranë
Shënim: Të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen në këtë debat janë të mirëpritur, pa asnjë dallim, të dërgojnë përgjigjet e tyre sa më të përqendruara dhe profesionale ne adresen: bucpapaj@yahoo.com, nacionalalbania@yahoo.com , në WhatsApp, dhe fb. Përgjigjet do të publikohen në gazetën letrare dhe artistike Nacional (në variantin e printuar), në Nacional Online, si dhe në platformat mediatike të rrjetit Nacional: në faqet e Radios Nacional, TV Nacional Online, në podcastin Albanosfera, që transmetohet në bashkëpunim me platformën televizive TIBO, në emisionin “Qëndrim” të Albanian TV Community në SHBA, si dhe në të gjitha rrjetet sociale ku transmetojnë mediat Nacional, me një audiencë të gjerë mujore me rreth 10 milion ndjekës.

