Për një PD më të fortë, më të hapur , më të bashkuar dhe më konservatore.
26 Dhjetor 1990, si dite e krijimit dhe prezantimit publik te PD-se Kukes, e verteta historike
26 dhjetor 1990 është datëdita më historike që prej 45 vitesh në Lumë kur u hodhën themelet e pluralizmit politik në Kukës, të realitetit të ri politik, të antisistemit dictatorial, që kish mbizotëruar prej dekadash si dhe prezantimit publik të krijimit të PD-së Kukës. Isha me shumë fat që të isha si dëshmitar, vështrues e protagonist i rreshtit të parë, aktesh, ngjarjesh dhe episodesh përkrah familjes e fisit tim, xhaxhait tim Isa Elezi , figurës së papërsëritshme të historisë së Lumës, të pamposhturit , desidentit antikomunist, inspiruesit e lidershipit të ndryshimeve politike aty. Është dita e ringritjes sime mes përlotjesh nga përhumbja, e ripërtëritjes shpirtërore dhe zjarrmisë që vjen nga një hi i mbuluar nga pritja e gjatë e përvujtnisë që të përvëlon e që nuk kish forcë që të ndalon e përballon.
Sado larg ikin vitet ngelen të paharruara ato momente përjetimesh emocionale, raportesh njerëzore, sociale è politike, ku prekëm historinë pa e dashur atë si qëllim, po si detyrë e si fat njëherazi.
Falenderoj dhe përgëzoj të gjithë ata që u bashkuan dhe solidarizuan me zë e nën heshtje atë ditë e më pas në vijimësi gradualisht më të organizuar e konsoliduar. Mbaj mend në memorien time të freskët shumëkend e shumëçka , familje të Kukësit, fisin tim paraprijës të Elezëve, të rinj , djem burra të tjere intelektualë që sa hezitues e mes tyre që kapërcyen origjinën e vetvetes e dritëhyjet e historive familjare e të prindërve të tyre orientuar nga e majta që e mbështetën dhe u bashkuan. Xhaxhain tim Isa Elezi unë e kisha simbol dhe ndriçues, qortues dhe orientues.
Mbaj mend gjithashtu që u ofruan e bashkuan dhe dy të rinj djelmosha të vërtetë në të pamë mes tyre .. .V dhe.. M . Kujtoj t’i them më pas xhaxhait që të parin e kanë kthyer nga ish Jugosllavia dhe në nxitje të plotfuqishmit të policisë K.Gj e çoi në radio Kukësi në atë kohë organ-institucion i propogandës komuniste dhe i kontrolluar nga organet e partisë e pushtetit dhe sigurimit të shtetit nga ku bën deklaratë për gjendjen jashtë dhe apelon që të ruajnë atdheun dhe partinë. Më thotë duke më qortuar se babën e vet e ka pas shok dhe ma kujton si amanet për një ditë që nëse bohesh të na ndihmosh, si dhe: Lale e di që ke le skllav e asht dita për t’u çliru, nuk ka gajle kush na vjen , të na bashkohen…
Familjar të tjetrit në arealin e vet dialektor nga vinin ulurinin me te madhe në Kukës që evlati i tyne ishte bashku me të deklasuemin Isa Elezi. ..
Xhaxhai im në rininë e vet ka qenë shumë me emër dhe i spikatur ku shumë familje të Kukësit kanë dashur dhe i venë fëmijëve të tyre emrin e tij që t’i ngjasonin si simbol e njeriut me vlera.
Kam respekt për gjithë kontribuesit e proceseve demokratike në Kukës dhe mirënjohje për to.
Pa përjashtim për të gjithë brezin e ri të Kukësit , djemtë burra , vajzat dhe gratë që mbështetën këto ndryshime. I mëshiroj falsifikatorët që në kundërshtim dhe me një promemorje historike të asaj kohe kanë tentuar dhe rreken të deformojnë historinë e vërtetë të ngjarjeve dhe episodeve të dhjetorit 1990 në Kukës , që refuzonin, mbyllnin derën si dhe të tjerë me mosqenien e tyre fizike në Kukës në atë moment historik e politik, që kanë dashur ta projektojnë veten në keqardhje të tyre në këto ndryshime duke mërmëritur si dhe duke u përtyp si nëpër vete e në ” bagjla”.
Retushimi dhe revizionimi i historisë së lëvizjes se Dhjetorit dhe pluralizmit u pa si përpjekje edhe përpara 1 viti ku e konstatova në ambientet e PD- së qendër si një sinjal e semiotikë e pastër për të goditur nismëtarët, themeluesit e protoganistët e atyre ngjarjeve si dhe një paraprijë për të goditur simbolet, figurat e lidershipin historik të PD-së, gjë që si prognozë ndodhi më pas, ku nuk u dha mundësia për të garuar pinjoll familjesh antikomuniste e desidente të rregjimit, nismëtarë e themelues të partisë, të cilët dergjeshin neper burgje e kampe përqëndrimi, internimi luteshin për një zot në qiell dhe për Amerikën, si zot në tokë, si symbol te shpresës dhe demokracisë, duke perjashtuar nga konkurimi e zbarsur tabakane e sacmece e cullak te tij, apo u emëruan anëtar kryesie si dhe pa qenë të pranishëm anëtar të Këshillit Kombëtar, të përzgjedhur selektiv dhe deri brenda nji katuni nga 2-3 antar prej tyre.
Mbajtja gjallë, konsolidimi dhe rithemelimi mbi baza konservatore e PD-së dhe bashkimi i gjithë forcave të spektrit të djathtë, respektimi i fraksioneve dhe mendimeve ndryshe, është detyrë e mision i interesit shoqëror, dhe mbarë kombëtar, ku simbolet, nismëtarët themelues, dhjetoristët, ish të përndjekurit dhe burgosurit politik , vlerat, figurat dhe ngjarjet historike lidhur me to dhe godinat janë shenjat identitare të saj. Grupi i Rrithemelimit të PD-se duhet të përfshijë në përbërjen e vet dhe përfaqësues të ish të përndjekurve dhe burgosurve politikë që përbëjnë kockën dhe shtyllën identitare të së djathtës konservatore dhe shumicën e elektoratit të saj. Ato me rezistencën e mbijetesën e tyre janë inspirues të ndryshimeve, nismëtar themelues të PD-së, protagonistë e kontribues në proceset demokratike, fëmijët e pasardhësit e tyre janë të mirëarsimuar dhe konkurues duke kërkuar që të jenë të pranishëm dhe përfaqësues në këtë proces rithemelimi dhe riorganizimi.
Për hir të vërtetës prezantimi i programit elektoral për ish të përndjekurit u bë i sforcuar dhe si me pahir, ku dhe kauza e tyre ishte më e paartikuluar përgjatë kësaj fushate elektorale të prillit 2021, si për të treguar se përtej retorikës politike keqpërdorimi elektoral i saj dhe i tyre vazhdon.
Vendimarrje e anëtarsisë së gjerë përmes vullnetit të shprehur dhe votbesimit një anëtar një votë është “titull ekzekutiv” i pakundërshtueshëm dhe i paapelueshëm dhe në kuptimin sa politik, moral dhe po aq dhe ligjor, dhe si i tillë i detyrueshëm për t’u zbatuar menjëherë. Demokratët si share holders/grassroots të vërtetë të partisë përmes vendimarrjes së marrë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre ekskluzive të përmbushjes së këtij titulli, ku posedimi i godinës i njoftuar edhe përmes lajmërimit vullnetar dhe afishimit publik është një nga tre elementët të rëndësishëm ligjor, moral, politik e statutor të pronësisë së tyre mbi godinën e tyre. Ato duhet ta posedojnë këtë vlerë identitare të tyre për ta gëzuar dhe disponuar të qetë në përmbushjen e misionit të tyre opozitar dhe gjithë bashkuar në përballjen me sfidat ndaj pushtetit.
Në qytetin tim në Kukës sheshi ku u bë proklamimi e shpallja e krijimit të PD- së më 26 dhjetor 1990 si datë historike dhe identiteti politik duhet te memorizohet si sheshi Demokracia dhe intinerari i rrugës të shënohet me emrin e inspiruesit dhe themeluesit të saj.
I përjetshëm kujtimi.
Raif Elezi desidenti antikomunist, i pamposhturi i burgut te Burrelit . I denuar per kryengritje kunder rregjimit e ngelur ne tentative, apeloi per ngritjen e njerezve ne kembe dhe per rrezimin e sistemit komunist ne vend.
v