Gazeta Nacional Albania

Dr. ARDIAN ELEZI : PLATFORMA E KANDIDIMIT PËR KRYETAR TË DHOMËS KOMBËTARE TË PËRMBARIMIT GJYQËSOR PRIVAT

E drejta nuk mundet të kuptohet vetëm e kronizuar në një kuadër të ngurtësuar rregullash të shkruar, por në vetvete ajo paraqitet si një instrument i gjallë dinamik dhe manifestohet në formën e saj relevante atëherë kur përfundon dhe procesi i ekzekutimit, që vendos në thelb njohjen, rivendosjen apo përmbushjen e saj. Kjo përqasje është e mirëshprehur dhe në citimin e mëposhtëm ilustrues: “Origjina dhe legjitimiteti i së drejtës qëndron në faktin se shoqëria aprovon përdorimin e forcës në rastet e përshtatshme. Dhe prova më e pastër e ekzistencës të së drejtës nuk janë librat në biblioteka, studentët e shumtë në leksione, avokatët duke argumentuar në gjykata apo gjyqtarët duke marrë vendime. Janë përmbaruesit që në kuadër të procedurave të tyre permbarimore nxjerrin njerëz nga shtëpitë ose duke sekuestruar sendet e tyre, policët duke çuar njerëz në burg apo nëpunësit e bankave duke bllokuar llogaritë e personave të caktuar. Për pasojë e drejta është jo vetëm një tërësi rregullash që duhen respektuar, por dhe që imponohen në mënyrë të detyrueshme për t’u respektuar e zbatuar në marrëdhëniet midis njerëzve. ”
Kështu që nuk mund të konsiderojmë të përfunduar një proces gjyqësor vetëm me dhënien e një vendimi të formës së prerë të ekzekutueshëm, sepse pikësynimi i mbrojtur nga aktet të brendshme dhe ndërkombëtare si KEDNJ-iut është pikërisht rivendosja e së drejtës së shkelur ose të mohuar padrejtësisht nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të një personi juridik ose fizik.
Ekzistenca e një sistemi përmbarimor gjyqësor shtetëror nxorri në pah problematika të theksuara në këndvështrimin e efikasitetit dhe profesionalizmin dhe pasohej nga kosto të larta financiare të shtetit shqiptar, në kuadër të padive të ngritura në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut.
Për sa më sipër theksoj se jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut kanë mbajtur qëndrimin se faza e ekzekutimit të vendimit, që është faza e realizimit të së drejtës të kërkuesit efektivisht, është pjesë përbëre e konceptit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm. Realizimi i gjykimit brenda një afati të arsyeshëm përcakton në një masë të ndjeshme efektivitetin e gjykimit. Ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të gjykatës konsiderohet si faza përfundimtare e realizimit të një të drejte të fituar gjyqësisht. Vetëm pas realizimit të kësaj faze mund të konsiderohet se individi e ka vendosur plotësisht në vend të drejtën e tij të fituar .

Gjykata vë theksin se neni 6 aplikohet jo vetëm në fazën e gjykimit të çështjes, por edhe në fazën e ekzekutimit të vendimit. Sipas saj, të gjitha shtetet detyrohen të organizojnë sistemin juridik në mënyrë të tillë që gjykatat të mundësojnë shqyrtimin e të gjitha çështjeve brenda një afati të arsyeshëm, sepse sistemi i drejtësisë nuk mund të zhvillohet me vonesa që çojnë në dobësimin e rolit të gjykatave dhe të besimit në to. Gjykata ka sqaruar se në një çështje që përfshin përcaktimin e një të drejte civile, kohëzgjatja e procedurave, normalisht, llogaritet nga momenti i fillimit të procedurës gjyqësore, deri në momentin kur jepet vendimi dhe ekzekutohet ai , apo se faza ekzekutive duhet të llogaritet, pra të konsiderohet si fazë e mëtejshme e të njëjtit proces.

Misioni, Vizioni, Vlerat
1. Misioni
Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit Gjyqsor Privat, si figurë përfaqsuese duhet të garantojë profesionalizëm, pavarësi, paanshmëri, ndershmëri, integritet dhe korrektësi në ushtrimin me efiçencë të funksioneve të dhëna nga ligji dhe aktet e brendshme rregulluese. Garantimi i funksionalitetit të veprimtarisë përmbarimore, mbrojtja e statusit dhe figurës së përmbaruesit gjyqësor privat dhe nxitja e të gjithë palëve të përfshira në ekzekutim për të qënë bashkëpunues janë disa nga prioritetet e Dhomës. Gjithashtu në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut duhet të ndërmerren veprime konkrete që lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me rritjen së besimit të publikut duke synuar përmirësimin e perceptimit nëpërmjet transparencës së veprimtarisë së ushtruar dhe nxitur marrëdhëniet institucionale dhe ndërinstitucionale me subjektet e tjerë, pjesë të procesit apo më gjërë, me institucione dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare për të krijuar praktika të suksesshme në këndvështrimin e ushtrimit të kësaj veprimtarie ekzekutive. Pikërisht për këtë kërkohet garantimi i këtij procesi.

2. Vizioni
Kryetari i Dhomës si institucioni i posaçëm synon krijimin, organizimin dhe funksionimit të shërbimit përmbarimor gjyqsor privat si një organ që garanton të drejtat e njeriut, i hapur me publikun në ndihmë të praktikave më të mira ekzekutuese që funksionojnë në bazë të standardeve më të larta të ndershmërisë, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës. Ky vizion është në të njëjtën linjë me vizionin mbi sektorin e drejtësisë të deklaruar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
3.Vlerat
Nëse dëshirojmë që të ketë një shërbim përmbarimor efikas dhe të suksesshëm duhet të mishërojmë respektimin e etikës së çdo funksionari si kriteri bazë dhe i pazëvendësueshëm që një demokraci mund të funksionojë. Asnjë instrument ligjor nuk do të sillte efektet e pretenduara nëse aktorët e ushtrimit të veprimtarise publike nuk udhëhiqen në vendimmarje nga parime të shenjta si pavarësi, paanësi, integritet dhe profesionalizëm.
Parimet etike janë vlerat etike të përkthyera në rregullat e sjelljes. Evolucioni i vlerave thelbësore janë të mishëruara edhe në Kushtetutën e Shqipërisë ku përveç parimeve simbioze pavarësi dhe paanësi janë njohur edhe parime të tjera si transparenca. Një gamë mjetesh dhe masash janë të nevojshme që vlerat të marrin rëndësinë e duhur. Marrja e masave të qarta për parandalimin, zbulimin, ndërtimin e një kuadri të shëndoshë dhe sanksionimin në një sistem bashkëkohor, mbetet një sfidë e vazhdueshme në ndërtimin e rezistencës ndaj korrupsionit dhe kulturës së integritetit. Mjetet dhe masat thelbësore të integritetit përfshijnë në veçanti kodet e sjelljes, rregullat për konfliktin e interesit, trajnimet për integritetin dhe mundësitë e këshillimit dhe konsultimit, transparencës.

I. Situata aktuale e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat në Shqipëri problematikat dhe sfidat që paraqiten për zgjidhje

Krizat globale të ndikuar nga pandemia si dhe politikat socialo–ekonomike të brendshme vendosën në vështirësi, duke paralizuar shërbime të ndryshmme private apo publike. Kjo sigurisht pati impaktin e saj në veprimtarinë e ushtruar nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat në Shqipëri, ku puna për disa vite u bllokua në nivele të qënësishme saqë shumica prej nesh ka investuar pa gjeneruar të ardhura për të mbajtur asetet njerëzore dhe infrastrukturore të tyre.

Kësaj krize rajonale dhe globale i shtohet dhe problematika e sistemit të drejtësisë, i cili prej më shume se 5 vitesh është në vetevete në proces vetingu, që nxorri në pah dhe theksoi vonesat në proceset gjyqësore apo dhe të lëshimit të urdhrave të ekzektutimit. Ndërkaq situatë problematikë ka prodhuar dhe vetë legjislacioni procedurial ku nuk ka saktësuar afatet ligjore maksimale për nxjerrjen e vendimeve për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit, pa harruar të përmendim dhe një sërë vendimesh të cilat pa ezauruar procedurën e tyre, gjykata është mjaftuar me kthim aktesh pa njoftuar të metat.

Ndodhur në kushtet ku shumica e popullsisë ishte e izoluar në pamundësi për të punuar shteti nëpërmjet autoritetit përgjegjës Bankës së Shqipërisë vendosi pezullime të vjeljes së detyrimeve kreditore dhe rrjedhimisht puna ndaloi për të gjithë shërbimin përmbarimor.

Nuk mund të mos përmend edhe situatën informale që ndikon tek veprimtaritë e gjithësecilit sikundër janë “debt-collection” që kryhet pa u normuar mënyra e ushtrimit të këtij aktiviteti dhe për më tepër e palicensuar duke marrë pjesë të punës së shërbimit përmbarimor. Mungesa e ligjit dhe kuadrit ligjor rregullues maksimizon fitimet e tyre dhe lejon abuzivizmin nga subjekte pa asnjë kontroll. Parimi se “kur nuk ndalohet është e lejuar” nuk i përket këtij rasti, por është i paaplikueshëm sikundër të gjithë e dinë në të drejtën kontraktore dhe askund tjetër, aq më tepër në veprimtari të cilat duhet të jenë të licensuara për të ushtruar një funksion publik. Ndërkohe që këto veprime të paligjshme vijonë dhe kërcënojnë në mënyrë të pandershmë konkurëncen në tregun finaciar e sidomos punën tonë me objekt të veçantë si aktivitet dytësor, ku mungesa e akteve nënligjore, mbase e lëne me vetidije, ka inkurajuar këtë informalitet dhe konkurrence të padrejtë.

Tablosë së mësipërme të situatës aktuale të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat i shtohen dhe ndryshimet e njëpasnjëshme në ligj apo akte nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari, të cilat u kryen në kuadër të paketës së Reformës në Drejtësi (të cilën ofrojmë dhe bëjmë pjesë nëpërmjet shërbimit që ofrojmë) u realizuan duke marrë pak ose aspak mendimin e grupeve të interesit.
Lista e problematikave dhe sfidave është e gjatë dhe kurrsesi është dhe nuk mund të jetë shteruese në këtë trajtesë, por ndoshta jo shumë e nevojshme për të qënë ezuarues sepse secili prej nesh i ka të qarta dhe i ka mbajtur mbi shpinë për këto vite. Mirëpo kjo analizë na vlen për të sjellë ndërmend ku jemi dhe cili është projeksioni për të ardhmen. Nëpërmjet kësaj platforme shpresoj të nxit kryerjen e reformave të brendshme dhe të gjejmë zgjidhje për t’u përmirësuar i gjithë sistemi dhe jo individë të posaçëm.

II. Ushtrimi i kompetencave nga ana e Kryetarit të Dhomës Kombëtare të Përmbarimit Gjyqësor Privat në zbatim të qasjes së re për veprimtarinë e përmbaruesit

II.1 Përmirësimi i punës , prioritet dhe arsyet e përzgjedhjes.
Qasja dhe strategjia ime në kuadër të ushtrimit të kompetencave si Kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit Gjyqësor Privat ka si për qëllim bazë ushtrimin e rregullt të veprimtarisë nga trupa e përmbaruesve në mënyrë etike dhe në përputhje me ligjin. Kjo nënkupton nga tjetër mbrotjen e figurës dhe statusit të përmbaruesve duke vënë mjetet e nevojshme dhe strategjitë e komunimit publik dhe evidentimit të rolit dhe figurës së tij për të përmirësuar dhe zhvilluar këtë shërbim, si dhe të imazhit tij që ështe cenuar. Pavarësisht së ligji ka lejuar si kompetencë mbikqyrjeje të ushtruar nga Dhoma kundrejt përmbaruesve, vlerësoj se interpretimi më i drejtë që mund t’i bëhet këtij parashikimi ligjor është vetëm në aspektin e rregullave etike dhe kurrsesi të mbivendosim autoritetet përkatëse si Ministria e Drejtësisë (e cila ka delegur këtë shërbim publik të lincesuar subjekteve sipas kritereve të kërkuara), por dhe gjykatës.

Gjithashtu në vendimmarrje të rëndësishme do të udhehiqem, orientohem e asistohem nga “Këshilli i të Urtëve” në përbërjen e të cilëve do të jenë ish-drejtuesit e Dhomës, ish-kryetar të saj, ish-kryetar të Këshillit Drejtues, personalitete të njohura të fushës së të drejtës, si një organ këshillues pranë drejtuesit për të përfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e tyre. Me qëllim të ruajtjes se kohezionit te antarësise se Dhomes e trupës sonë permbarimore, në mënyrë që të përfaqësohet edhe pjesa jo fituese e garës si dhe të reflektohet ne vendimarrjes dhe orientime të mëtjeshme elementët e platoformes alternative, sfiduesi i kryetarit të dalë nga gara dhe zgjedhje e tij do të jetë ex office antar i Këshillit Drejtues.

Raportet e Kryetarit me organet e tjera të zgjedhura të Dhomës qoftë Këshillit, vendimmarrje kolektive që merren, Sekretarit të Përgjithshëm si interpret e garantues i zbatimit të ligjit dhe statutit, i aspekteve teknike dhe organizative të Dhomës, do të jenë transparente duke vënë në pah dhe evdindentuar rolin e funksionin e gjithësecilit si dhe për të shmangur perceptimin e integritetit dhe keqpërdorimit të tyre në një dorë të vetme, me qëllime të caktuara abuzive dhe shpërdoruese deri edhe goditjen e instrumentalizuar ndaj kolegëve përmbarues, çdo vendimmarrje dhe mbledhjet e Këshillit do rregjistrohet audio për të qenë të aksesueshëm nga anëtarët e Dhomës. Vendimmarrja e këtyre organeve kurresesi nuk është atribut i kryetarit apo CV-së e copy right të tij, por i organeve të zgjedhura të Dhomës dhe arkives historike të insititucionit..Ky objektiv, krahas vëmendjes sime, kërkon kohën e duhur për t’u realizuar në gjetjen dhe vënien në dispozicion të burimeve financiare krahas atyre logjistike. Pavarësisht pengesave rregjistrimi audio i procesverbaleve të mbledhjeve, ka efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës dhe besimit të ndërsjelltë mes kolegëve dhe lejon mundësinë e paraqitjes së refletimeve apo sugjerimeve të tjera, si dhe në parandalimin e goditjeve të qëllimta dhe dashakeqëse ndaj kolegëve.

Do të shmang dhe preceptimin për vendimmarrje të qëllimta apo etiketimeve jo etike të cilat nuk gjejnë vend as në karakterin tim personal. Përmes saj do të ndërpritet edhe parandalohen edhe ankesat e stisuara apo të adresuara në mënyrë abuzive nga palët, ku verifikimi prima face i tyre do te jetë shenja e parë e parandalimit të saj, sikundër fryma e përgjigjes si dhe ose “qëndrimeve” do të jetë që përpos tyre mardhëniet mes paleve janë të një natyre juridike civile ku palët çdo kundërshtim dhe pretendim duhet ta adresojnë në gjykatë, që jep verdiktin përmes vendimeve te formës së prerë të saj. Do krijohet database dhe bëhet transparentë për gjithë antarët e Dhomës praktika e ndjekur ku propozime si dhe ose vendimmarrje për masa disiplinore dhe deri ne propozim për heqje license janë rrezuar nga gjykata. Kjo ndërkohë do të rrit edhe shkallën e ndërgjeqësimit për çdo kënd që synon të abuzojë me detyrën dhe besim e dhënë përkundër përgjegjësisë që do adresohet për dëmet dhe stresin e shkaktuar kolegëve përmbarues. Dhoma është streha e ombrella e mbrojtjes së përmbaruesve dhe veprimtarisë së ligjshme të saj dhe kurrsesi të përceptohet si një institucion që ngjall frikë e panik.
Dimensioni i përgjegjsise sociale të Dhomës për antarët e saj do të demostrohet duke ofruar mbështetje përmes mbulimit të një pjese të paketave të ofruara dhe mbuluara nga institucionet e Sigurimit të tyre, si chek up ec.

Gjthashtu në këtë këndvështrim propozoj dhe krijimin e një strukture të pavarur të audit kontrollit të brendshëm për të qënë pjesë e parashikimeve staturore, që bazuar në standartet e kontroll auditit si dhe raportimit financiar do të ndihmojë dhe përmirësojë respektimin e ligjshmërisë dhe të normave të tjera statutore, si dhe lejon korrektimin e situatave të paligjshme që mund të konstatohen. Ajo do të jetë pjesë e rendësishme e një drejtim strategjik te Dhomës, në ndihmë të vendimmarrjes së saj, qoftë ne aspektet e kontrollit ekonomiko- financiar të përdorimit dhe destinimit të fondeve të saj, përdorimit eficient të tyre, por edhe të përputhshmërisë ligjore të kesaj veprimtari duke reflektuar në kohe reale sugjerimet dhe propozimet e saj në bazë të gjetjeve të kontrollit të saj.

II.2 Në aspektin e tarifave të aplikueshme

Ekzistenca e dy udhëzimeve për tarifat, mungesa e qartësimit të tyre për sa lidhet me definimin e koncepteve dhe të mos lënies shteg për ambiguitet në interpretime të palëve, udhëzimi përmbarimor duhet të shoqërohet me relacion shpjegues për aplikimin e tyre për çdo veprim përmbarimor si shembull ilustrues, sidomos per tarifimin e shërbimeve dhe veprimeve të caktuara, të lirim-dorëzimit, invetarizimit, magazinimit, etj. Nxjerrja e akteve nënligjore për tarifimin dhe rregullimin e aktiviteteve dytësore të shërbimit tonë përmbarimor do të ndikojë në parandalimin e fenomeneve abuzive dhe në rregullimin e tregut financiar të pambikqyrur dhe pa kontrolluar ku operojnë subjekte të palicensuara duke ndikuar në perceptimin e gabuar të publikut ndaj nesh si dhe duke dëmtuar imazhin e figurës së përmbaruesit.

Objektivat Strategjik
Shtylla I: Përfaqësimin ligjor profesional në proceset gjyqësor që janë ende në gjykim në Gjykatën e Lartë

Sikundër të gjithë janë në dijeni në lidhje me tarifat gjyqsore të caktuara me udhëzime të ndryshme janë kundërshtuar gjyqësisht dhe janë ende në gjykim. Në këtë kuadër të meret parasysh dhënia e përparësisë së këtyre gjykimeve, nëpërmjet përfaqësimit dinjitoz ligjor duke maksimizuar përpjekjet për një vendimmarje të favorshme duke vlerësuar se e drejta jonë është e bazuar në ligj.

Shtylla II: Rritjen e bashkëpunimit me institucione dhe palët e interesit për përmirsiminin e kuadrit ligjor

Në konceptin tim është e nevojshme që Kryetari i Dhomës, me kompetencat që i jep ligji, të sigurojë një bashkërendim të mirë të punëve me të gjithë aktorët që marrin pjesë apo kanë interes të drejtpërdrejtë në procesin e ekzekutimit të titujve në procedimin civil. Për këtë është e nevojshme organizimi i takimeve të përbashkëta me drejtuesit e këtyre institucioneve ku të përcaktohen shtyllat konkrete për mbarëvajtjen e punës. Daljet publike si dhe në tavolinat e rrumbullakëta, panelet mediatike të formateve të ndryshme ku diskutohen çështjet e problematikat përmbarimore dhe me interes për publikun do të jetë pjesë e strategjisë sonë të komunikimit, rritjes së transparencës, edukimit rreth kulturës së ekzekutimit të detyrueshëm, si dhe ndërgjegjësimit për rolin dhe rendësin e këtij shërbimi publik.

Ndër problematikat e tjera të hasura citoj në lidhje me:

 ASHK-në mosaksesimin në Sistemin SIAP dhe gjenerimin e informacionit në kohë reale që lidhen me të dhënat që kërkohen dhe duhet të ofrohen. Siguria e informacionit dhe të dhënave të kërkuara për proceduren e ekzekutimit duhet të jetë e pacënuar.
 Zyrat e Gjendjes Civile për rastet e kërkimit të dokumentacionit të domosdoshëm për çeljen e dëshmive të trashëgimisë (në rastet kur debitori ka ndruar jetë) ku refuzohet dhënia e tyre përmbaruesve sepse sipas tyre bie ndesh me të drejtat e palëve kryesisht me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
 Zgjidhje e problemit të bllokimit të mjeteve, sekuestrimit të tyre pranë DRSHTR-së.
 Bashkëpunimi me policinë, për lirim-dorëzim, invetarizim, për prishje objektesh me praninë dhe mbështetjen e Policisë Ndërtimore, të futet në vijat e ligjshmërise dhe forcimit te tij.
Sensibilizim i kësaj situate kërkon angazhimin e aktorëve të tjerë ligjbërës, akademikë, publik, njohës së fushës, duke qenë se efekti është i drejtpërdrejtë dhe i madh, qoftë në tatim taksa, bashki etj.
Krijimi i rrugëve të komunikimit më të shpejta do të ndihmonte në përmbushjen e rregullt të veprimtarisë dhe për rrjedhoje dhe rritjen e efektivitetit të saj.

Shtylla III: Përgatitja e iniciativës ligjore për rregullimin në aspektin tarifor dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për sa i përket veprimtarive

A. Në aspektin menaxherial të burimeve njerëzore dhe infrastrukturore
Shtylla I: Ngritja, përmirësimi dhe trajnimi i strukturës të administratës mbështetëse dhe përmbaruesve, ndihmës përmbaruesve

Në mënyrë që funksionimi i përmbarimit të jetë i plotë është e domosdoshme përgatitja e një stafi profesional. Përzgjedhja me profesionalizëm, trajnimi i tyre janë të rëndësishme për një mbarëvajtje të punëve sa më të mirë. Trajnimet do të jënë të vazhdueshme sipas programeve tematike të ilustruara me case study, vendime e praktika gjyqësore të ndryshme deri ato të unifikuara.
Krijimi i një biblioteke dixhitale ku të përfshihen në zëra të veçanta literatura me burimet ligjore dhe doktrinale, vendime gjyqësore me vlerë njehsuese apo unifikuese, praktika më të mira të vendeve të tjera mund t’i japë frymëmarrje mendimit shkencor dhe lehtësim praktikuesve të ligjit në aplikim dhe referim të tyre.
Mbajtja e tryezave të përbashkëta, konferencat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në bashkëpunim me botën akademike do të ndihmojë në edukimin, ndërgjegjësimin të mendimit shkencor dhe rrit profesionalizmin e gjithsecilit që aspiron më shumë në këtë profesion.
Gjithashtu në përzgjedhjen e Drejtuesit të Shkollës së Përmbaruesve duhet të mbahen parasysh kritere si të qënurit një administrator i zellshëm dhe profesional, njohës i mirë i procedurave të ekzekutimit, me eksperience akademike, që do të mundësojë përmbushjen e realizimit të programeve të formimit, konsolidimit dhe rritjes se formimit profesional të përmbaruesve apo stafeve të tyre ndihmëse.

III. E drejta e informimit, aksesi i publikut dhe rritja e besueshmërisë dhe reputacionit të përmbarimit në përgjithësi

E drejta e informimit është e drejtë kushtetuese dhe e drejtë e cila përcaktohet në ligjin procedural civil, në këtë këndvështrim kërkesat për informim nuk duhet të cenojnë të drejtat e palëve të përfshira në ekzekutim. Mediatizimi i çështjeve duhet të ketë balancë midis interesit publik për t’u informuar mbi problematika të caktuara, por nuk duhet të shërbejnë si mjet shantazhi dhe presioni. Misioni i tyre është i rëndësishme në rritjen e perceptimit për punën e përmbarimit në tërësi, por në thelb të mos lejohet të cenohët integriteti persoanl dhe profesional i përmbaruesve pa të drejtë duke i realizuar gjyqe publike. Çdo indicie për shkelje të ligjit nxitet të formalizohet pranë institucione përgjegjese. Për këtë arsye duhet që Dhoma të reagojë në raste kur vlerëson se ka cenim të figurës së përmbaruesit.

Shtylla I: Krijimin e një rrjeti të brendshëm për dixhitalizimin e akteve procedurale

Ngritja e një rrjeti më të sofistikuar të dixhitalizimit të akteve procedurale do të mbronte dhe ruante në kohë në mënyrë të plotë fashikujt përmbarimorë dhe do të shkurtonte kohën në gjetjen e informacionit të plotë apo aksesin e tyre nga personat e autorizuar.
Teknologjia dhe evolucioni i saj duhet të shërbejë si mjet infrastrukturor për të rritur aksesin dhe në të njëjtën kohë shkurton kohën dhe shpenzimet.

IV. Garantimi i të drejtat të njeriut dhe në tërësi të procesit të rregullt ligjor

Po kështu kujdes i veçante duhet t’i kushtet respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në çdo vendim dhe procedurë kryesisht me shtresa në nevojë, të mitur, viktima të dhunës apo ato të lidhura më të drejtën familjare të mbahet në konsideratë interesi më i lartë i të miturit për zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror. Për sa më sipër, në kuadër të një procedurë ekzekutimi me subjekt këto palë duhet të meren masa për të ta kryer atë brenda një procesi të rregullt ligjor.

Një drejtim i mirë kërkon vizion, përvojë dhe aftësi të cilat duhet të jenë të adaptuar dhe me një plan masash shumëplanësh.

Pra që të arrihet ky objektiv kërkon:

1. Dhënia e prioritet e kryerjes së rregullt të veprimtarisë së ekzekutimin, në kushte të rregullave të mirëpërcaktuara duke harmonizuar dhe balancuar të drejtat dhe detyrimet e palëve debitore dhe kreditore ëe respekt të tyre dhe interes të procesit të ekzekutimit.
2. Marrja e mendimit të anëtarëve të Dhomës mbi problematikat e hasura dhe bashkërendimi i diskutimeve të hapura për të gjetur zgjidhje të unifikuara.
3. Ndërmmarrja e nismave për rregullimin e vakumeve të ligjit me nxjerrjen e akteve nënligjore nga institucionet përgjegjëse.
4. Ekzistenca e dy udhëzimeve për tarifat, mungesa e qartësimit të tyre për sa lidhet me definimin e koncepteve dhe të mos lënies shteg për ambiguitet në interpretime të palëve, sidomos kreditore referuar kuptimit të tarifës fikse si një e tërë nga fillimi i procedurës së ekzekutimit deri në fund të saj, le të dosmodoshëm nxjerjen e akteve ligjore/nënligjore apo udhëzime për aplikimin e tyre, sidomos për tarifimin e panegociuar të shërbimeve dhe veprimeve te caktuar si: të lirim-dorëzimit, inventarizimit, magazinimit, shpenzimeve të ekzekutimit që lidhen me aktivitetin, kuptimin ligjor e nënligjor në përmbajtje dhe formë të tyre etj. Për magazimin dhe ruajtjen e sendeve të luajtshme në ndihmë të përmbaruesve do të negociohet për gjetjen e tyre si dhe organizimin duke sugjeruar sipas rajoneve në tre nivele, veri, qender dhe jug.
5. Rritja e efektivitetit të përdorimit të fondit të Dhomës duke respektuar parimin e kursimit dhe të përdorimit eficent dhe mos cënuar funksionalitetin normal të Dhomës në ofrimin e shërbimëve të saj.
6. Ngritjen e strukturës së auditit të kontrollit të brendshëm të veprimtarisë se Dhomës, si pjesë e rëndësishme për një drejtim strategjik, që përmes gjetjeve apo sugjerimeve te saj do të ndihmojë në përmirësimin e drejtimin e saj në respektimin e ligshmërisë dhe të normave te tjera statutore si dhe ne korrektimin e situatave të paligjshme që mund te konstatohen. Kjo strukturë ndërkohë do të kontrollojë edhe auditojë edhe procesin e planifikimit, hartimit, zbatimit dhe raportimit të buxhetit të dhomës, zërave të saj, të ardhurave dhe shpenzimeve, tepricave debitore kreditore të rubrikave të pasqyrave financiare. Do të ndihmojë në rritjen e efektivitetit të përdorimit të ardhurave buxhetore sipas parimit të kursim–eficiences dhe përmbushjes së objektivave të synuara, si dhe do të orientojë për planifikimet buxhetore, nivelin e moderuar të tarifes së kuotës së antarisë në këto kohë krize, si dhe të ardhurat dytësore që vijnë nga aktiviteti i Shkollës së Përmbaruesve. Këto të fundit ndikojnë dhe në nje rikuperim të ardhurash buxhetore si dhe në momentin aktual të krizës e përjetimeve të përmbaruesive për një rikonsiderim të nivelit të tarifës se kuotës së anëtarisisë në tendencë ulje të saj.
7. Bashkëpunimi i ngushtë si dhe kërkimi për aksesim i të dhënave si :tatim taksa, ASHK, DPRSHTR, reflektim në komunikimet ndaj autoriteteve Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë si dhe ne gjetjen e një gjuhe bashkëpunimi ligjor dhe mirëkuptues në përcjelljen e informacionit në kohë, ndihmon ne rritje e efikasitetit dhe shmangien e burokracisë. Krijimi i rrugëve të komunikimit më të shpejta do të ndihmonte në uljen e kohës dhe shpenzimeve të ekzekutimit
8. Përcaktimi i një politikë në nivel kombëtar për një qasje të njëjtë të aplikimit të ligjit dhe akteve nënligjore duke mos krijuar difuzion mes palëve nëpërmjet nxjerjes dhe miratimit të praktikave më të mira të aplikueshme rast pas rasti.
9. Qasje garantuese ndaj figurës së përmbaruesit duke kundërshtuar dhe publikisht rastet kur media tejkalon pushtetin dhe zëvendëson funksionarin pa të drejtë. Ngritjen e nje seksioni nje profili Përmbarues të Medias ne mbrojtje të imazhit të punës së përmbaruseve dhe në përgjigje të akuzave të padrejta dhe abuzive ndaj tij.
10. Trajnime të vazhdueshme të përmbaruesve dhe administratës mbështetëse për rritjen profesionale dhe krijimin e një kulture të konsoliduar të ekzekutimit të detyrueshem vendase dhe asaj ndërkombëtare në pëputhje me këto me praktikat vendase të krijuara si dhe standarteve të Kodit Global të ekzekutimit detureshëm, si ekspertë të licensuar të fushës. Ndërshkëmbimi i eksperiencave më të mira me vendet e rajonit dhe me gjerë në kuadër edhe të UIJH-Organizates Botërore e përmbarimit gjyqësor, do t’i shërbejë këtij qëllimi si dhe rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë e drejtim.
11. Miratimi i memorandumeve të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, Dhomën Kombëtare të Noterise, ASHK, DRSHTR, Barrët Siguruese, Pushtetin Lokal/Zyrat e Gjendjes Civile, DP PPP, Komisionerit te Dhenave Personale, Rezervat e Shtetit, insititucionet e tjera bashkëpunese, përditësimi i atyre ekzistuese kur janë, etj me qëllim përmbushjen e rregullt të veprimtarisë ligjore si dhe mbrojtjen e integitetit fizik dhe moral të përmbaruesit.
12. Rritja e besueshmërisë dhe reputacionit të Përmbaruesit nëpërmjet evidentimit të punës së kryer dhe dhënien së informacionit publikut pa cenuar të dhënat personale të mbrojtura.
13. Bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financës në plotësimin apo kryerjen e ndryshimeve në legjislacion për të mundësuar kryerjen e veprimtarisë brenda ligjit dhe në zbatim të ligjit.
14. Gjetjen e instrumentave për dixhitalizimin e akteve proceduriale (si mënyrë për të evidentuar hapat e ndjekur) apo regjistrimin e mbledhjeve audio rrit transparencën në respektimin e ligjit, e parë kjo dhe në korrelacion me detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale.
15. Nxitja e bashkepunimit institucional me minstritë e linjës për nxjerrjen e aktit normativ nënligjor për rregullimin dhe caktimit e tarifave të shërbimit për aktivitetet dytësore sipas ligjit. Përmes saj synohet ti jepet fund informalitetit, korrupsionit si dhe konkurrencës se padrejtë në treg të operatorëve abuzues dhe te palicensuar si debt collection apo zyra juridike etj.
16. Nxitja e nje debati te gjëre publik dhe institucional për ndryshimet dhe përmiresimet ligjore për ekzekutimin e gjithë gamës së titujve ekzekutiv përmes shërbimit përmbarimor, si struktura të specializuara dhe eficiente.

Për sa më sipër konkludoj se një drejtim i mirë kërkon vizion, përvojë dhe aftësi të cilat duhet të jenë të adaptuar dhe me një plan masash shumëplanësh. Kështu që puna ime prej me se 10 vite si përmbarues i susksesshëm, eksperienca në role drejtuese në administratë, formimi im arsimor shumëplanësh ku theksoj dhe mbajtjen e gradës “Doktor” më japin përparësi në lidhje me drejtimin e Dhomës. Megjithëse unë sot kërkoj votën tuaj si një prej jush për të mbetur zëri juaj në të ardhmen dhe besnik i vlerave tona të përbashkëta që aspirojmë, mbi të gjitha si njerez të thjeshtë që bëjme punë të vështira dhe të mira për publikun dhe shoqërinë.

Kandidati për Kryetar të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privat

Dr. ARDIAN ELEZI

P.S.: Kandidati Dr. Ardian Elezi, ka mbaruar ekonomik, juridik, gjuhe letersi, disa mastera në vivel profesional dhe shkencor, përfshirë dhe medalje ari, zotëron disa gjuhë të huaja, pjesëmarrës në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, i angazhuar dhe në botën akademike. Ka eksperiencë pune në administratën publike si kryeadminstrator i Agjensisë së Pasurive të Ssekuestruara dhe Konfiskuara, drejtues rajonal i i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Eshtë i martuar me tre fëmijë.