Gazeta Nacional Albania

Dr. Mhill GECAJ: CURRAJ I EPER, MREKULLIA E ZBRAZUR QË PO RIPOPULLOHET

Besimtari: Vetëm në Curraj Eperm, Zoti ka folë shqip!

Fshati i vëndosur në njërën pëllëmbë të tokës shqiptare, përmbi Dri, amitetari i dardadanisë, në prehërin e alpeve të mirëpikturuara më me nge, me besimin e besimrarit se bash ketu Zoti foli shqip, duke e pagëzuar me emrin Curraj Eperm.
Mrekullia e dhuruar nga Zoti është fshati i vëndosur përmbi luginën e Nikaj – Merturit, djepi i eposit të kreshnikëve, përmbi krye bjeshkët e namuna(nga gojëkeqi anti-shqiptar), fshati më i madh i Malësisë së Gjakovës edhe nga sipërfaqja edhe nga popullsia në1992-in.
Ky vërtetë është amfiteatri që befason me mrekullitë, me resuerset e çdo atraksion turistik si për dimer e jashtëzakonshe dhe e pashterrëshme në në verë, mjafton vetëm një shikim me florën më të pasur së’paku këtu në Europë, kjo sipas botanistit belg Mergert i cili e vlerëson Pikun(livadhet) si farmaci natyrore me 99 bimë për 1 meter katrorë, e veshur me pyje të bollshme e të shumëllojshme përmbi 1230 lloje drurësh, ku dominojnë ahu e pisha, gështenja, frashri, paja, blini, mlleza etj, dy lumenj me troften pikaloshe, me eksploruesit e fundit me shpellën në vazhdim mbi 6.5 km, me një faunë mjaft të pasur nën mbretërinë e tyre kaprolli, ariu, ujku, dhia e egër e plot të tjerë që i rrotullohen pyllit të virgjër, me plot shpënd me kryesues fazanin.
Fshati i virgjër shqiptar i pagëzuar me emrin Curraj Eper një copë e mirë e tokës dardane në prehrin e alpeve shqiptare, parakalon jo vetëm shqiptaren por Ballkanin e Europën e qytetëruar, pasi vetëm këtu ishte e ngulitur më fort qëndresa, besimi në Zotin, besa, burrëria me tradita, zakone e doke mjaft të veçanta që kapërcejnë jetesën e mbinjerëzores, me mendimtarë e prinjës të pathyeshëm në betejat me secilin pushtues.
Burrat e Curraj Eper ndër breza kanë përjetuar shkollën e jetës së ashpër, vërtetë përpara mbi një shekulli flinin në fier, lëkuren e deles e me kokë në cumer, por asnjëherë me zjarr në mes të votrës, pasi ishte oxhaku ai që tërhiqte tymin e blozën, vetëm këtu më mirë se askund mbretëronte uniteti, në Curraj Eper fliste i madhi e të vegjlit dëgjonin për tu përgatitur për nesër, gjithashtu çdo nënë e pushtetshme në fjalën e mendimet e veta për fëmijët me recetat e bollshme ushqyese kryesisht në festa fetare, ose më mirë mund të thuhet se perandoria e gruas në Curraj Eper ishte ngjitur me atë të burrit pasi martesa e tyre me këta burra të fortë, vital e mendimtarë bën të mundur vëndosjen e respektuar në peshore për të mbetur besnike e burrnesha.
Askund më mirë se në Curraj Eper nuk kishte vlerësim të njeriut për njeriun një përulje e të madhit ndaj të vegjelve, respekt i të vegjelve për të madhin, një harmoni hyjnore familjare, vërtetë njerëz nën bekimin e Zotit të vendosur nën perandorinë e vet e të askujt tjetër, ky pushtet shekullor i pasuar ndër breza gjithnjë me shikim nga Perendia.
Etja e Currajve Eper për liri e bashkim është barometri unikal i identitetit kombëtar në të gjitha etapat e cila duhet përqafuar fort e pa përtesë nga brezat.
Pa ju futur thellë historisë së fshatit uragan të lirisë e bashkimit nën mesazhin e tufës së thuprava të Gjergj Kastriotit, gjithnjë fitimtar duke ruajtur sovanitetin, së pari duke përdorur mendjen e holle, e pëse jo edhe plumin ballit ndaj pushtuesit, por se dua të veçoj si rast unikal; kur burrat e Currajve i zunë rob një kimpani ushtarësh serbo-malazese, respektuan kodet e luftës duke i dorëzuar të gjallë në granicen e Malit të Zi, një akt mjaft njerëzor i cili është vlesuar dhe dekumentuar edhe nga vetë gjenerali malazes.
Në fakt të parët tanë, baballarët, gjyshërit, stërgjyshërit, etj të vëndosur në një terren të mrekulleshem, por edhe ashper klimateriko – atmosferik pasi thuajse aty kishte vetëm dy stinë gjashtë muaj dimer e gjashtë verë, e bënte qellimin të kufizuar në vetëm dy mundesi; e para mbrojtja e trojeve të veta, e kudo të ishte nevoja; e dyta, jetesa detyrimi themelor duke siguruar bukën e ushqimin brenda fshatit.
Të parët tanë bënë supermrekulli, duke ndërtuar (super vila) kullat e gurit të bardha me çati alpine, siguran jetesën pa shumë vuajtje, pa u kputur fizikisht, duke vepruar me logjikën e të ndenjurit afer punës, përdite ngapak por sistematik.
Ata bën gjithçka të mrekullueshme e gjithnjë pranë njeri-tjetrit në gëzime e hidhërime.
Por pas vitit 1992 fashati i mrekullive, filloj të zbrazej, ishin plot arsye, terreni i fortë, mungesa e infrastrukturës, pasi ketu furnizimi bëhej vetëm me mushka, emigracioni i rinisë etj, e detyruan secilin të largohej drejt zonave urbane duke ndërtuar shtëpitë me paratë e bijëve nga emigracini, e ndryshuar edhe rrjedhat e jetës në metropol, duke kulmuar me fshatin e zbrazur si mision i pamundur jetesë normale.
Nërsa ne si brez në respekt e mirënjohje për vitalitetin, forcën, qëndersën e vlersimi për mendimtarët tanë ndër shekuj, morem hapin e shikimit e vrapimit nga vëndlindja, me qellim që kjo mrekulli e zbrazur të ripopullohej nga vëtë banorët e Curraj Eper.
Kater vite më parë, unë së bashku me disa burra të Curraj Eper në një drekë pune me kryetarin e Bashkisë Tropojë z.Besnik Dushaj, deputetin Isuf Çelaj, administatorin e Lekbibaj z.Gjovalin Gjeloshaj, – vëndosëm në misionin e mundur; Të çonim rrugën e makinës në Curraj Eper!
Nuk ishte e lehtë ky besatim, pasi e para bashkia e kishte trastën të varfër, ndërsa nga Curraj Eper pa biznesmen apo grup biznesmenesh, por se ndezëm motorrat e solidaritetit me njerezit tanë.
Shumë shpejt e në kohë rekord siguriguam financat, u përgjigjen secila familje me nga 1.000 dollarë, pastaj rruga mori garancinë e plotë nga 3-4 donatorë të cilët dhanë sigurinë se tashmë pas këtij solidariteti te vëllezerve tanë kjo rrugë do të bëhet me garant zotin Skender Perpepaj si donatori kryesorë duke u bërë çelësi i sigurisë.
Rruga, u kry, jo pak por 12 km, kjo veper 4-vite me parë në 2018-ën, kjo është rruga e Curraj Eper, rruga e vrapimit më të fortë shqiptar, gjithçka e nisur nga aty dhe e kondicionuar po nga vetë ne.
Por tashmë erdhi kryevepra e pëjetësisë së besimit në Zot, ky ishte amaneti i etërve tanë, shtëpia e Zotit, Kisha duhej patjeter!
Për disa kohë kisha një shkëputje nga fshati pas daljes së rrugës së makines, por një besnik i Kishës më ftoi për një bisedë.
Ai shumë shpejt u fut në rrjedhat e shqtesimit, duke më thënë:- Doktor kisha po na rrezohet, si duhet t’ja bëjmë, baballarët tanë gjakun do jepnin, e do ta mbanin në këmbë atë Kishë te Currajve Eperm, është amanet, është historia jonë!
Nuk heshta por ju përgjigja se do ta rikonstuktojmë e do ta bëjmë shumë më të forte,- fola sikur ti kisha unë paratë në xhepin tim.
Pasi i ndamë të gëzuar e të qeshur, unë të nesrmen, me nje mik timin mora rrugën për Curraj, për ta parë vetë Kishen, por në fakt nuk u ndieva mirë, pasi vërtetë kishte filluar muri në dy balle të saj të rrëshqiste, kam thënë pa u larguar vetëm një lutje pagane; “Ndihmo Zot e ora e Currajve”!.
Pas pak ditësh vëndosa të udhëtoja për Londer me shpersën e besimi në Zot se Kisha do bëhej, do takoja disa burra të Currajve të cilëve do t’ju tregoja shqetesimin e përbashkët, amanetin me vetëm një kërkesë:
“Vëllezer kisha po bie, është amaneti i përjetësisë, na shpetoni!
Këta burra me ndjeshmerinë e tyre morën vendimin unanim me besim në Zot, se kjo Kishë do jetë e pëjetëshme.
Ashtu u bë,”Bac u kry edhe kryevepra hyjënore – Shtëpia e Zotit”!
Me datën 6 gusht në inagurimin e bekimit të kësaj Kishe nga Monsinjor Siman Kulli ishte dita më e shënuar në shpirtin tim dhe të gjithë atyre burrave e grave prezent në këtë festë të ditës së bekuar për Currajt e Eper.
Edhe këtu pati një donator lider, si zakonisht Skender Perpepaj, por mirenjohje për secilin donator!
Risia për Kishën e Shna Ndoit ishte dhurata e dy këmbanave (kumonave) nga Ambasadori Flamur Gashi, intelektuali nga Kosova dardane i cili jeton e punon në Tiranë, dhuratë kjo së bashku me nipin e tij Milazim Ademi, ndërsa dhurata e kryqave të vjeter erdhi nga biznesmeni e atdhetari Skender Thaçi me origjinë nga Fleti i Pukës.
U gëzuan shumë të gjithë miqtë tanë; Nikaj-Mërturasit e konsideruan me të drejtë pasuri të tyren, Dukagjinasit e vlerësuan si thesar të besimit në Zot, kurse Malësia e Gjakovës shumë krenare, madje duke e konsideruar ketë Kishë nderë qëndresë krenarie e identitetit tonë.
Vetëm para një urimi ndodheshim të gjithë: E gezofshi Kishën, e gëzofshim Kishën, i madhi Zot ju ruajt!
Tashmë fshati i zbrazur drejt ripopullimit!
Tashmë shumë shpejt do ringremë edhe Kullën e Thepit si pjesë e historisë tonë shekullore.