Gazeta Nacional Albania

Dr. Mujë Buçpapaj: ËSHTË PIKËLLUESE PËR MUA TË SHKRUAJ PER PROF. VANGJUSH SIMAKUN, NË KËTË PËRVJETOR TË NDARJES SE TIJ NGA JETA

Është pikëlluese për mua të shkruaj në këtë përvjetor të pestë të ndarjes nga jeta të Vangjushit, mikut tim të famshëm të fakultetit që udhëtoi drejt parajsës duke lënë ndër ne kujtimin e një një njeriu fisnik, që sfidoi të gjitha pëngesat në jetë, përfshirë edhe vdekjen me qetësi, fisnikëri dhe guxim.

Me Vangjushin u njohim qysh në Fakultetin e Letërsisë, me një grup djemsh dhe vajzash të reja që përpiqeshim të gjenim tek kjo letërsi misterin e botës, mistikën dhe trandjen që u kishte shkaktuar shkrimtarëve të botës frika e jetës, shpesh mbijetesa dhe fundi thuajse tragjik i tyre.

Vangushi ishte një njeri që mund të bisedoje për letërsinë, kulturën, ndërthhurjen ironike të jetës reale dhe asaj të shpikur nga shkrimtarët si një shpetim nga ankthi i tyre nga vdekja, ose të paktën humbja dhe poshtrimi që u kishte ndodhur, qoftë edhe si një lëshim ideologjik në rastin e shkrimtarëve të realizmit socialist.

Ishim katër vjet në dhomen 42 të ndertesës së konviktit në Qytetin “Studenti” në Tiranë, bashkë me Fadilin, Benin dhe Bardhin dhe në dhomën ngjitur Çeçon, Arjanin, Artanin, Ladin, V.Pjetrin, Rrapon  etj, të gjithë djem të mirë dhe të vertytshëm, që sillnim prejardhje dhe kultura të ndyshme e që i reflektonim edhe në mënyrat e ndryshme të sjelljes, reagimit ndaj padrejtësive që bëheshin kudo, aq sa unë dhe Çeloja, një shkok tjetër i kursit, konsideroheshim si zëra kundër .

Vangjushi mes nesh dukej si një akademik, me kostum , kollare dhe një çantë të kushtueshme plot me libra që ja shtonin edhe me shumë seriozitetin, aq sa vajzat e merrnin shpesh për pedagog dhe i drejtoheshin me respekt biles me druajtje. Vangjushi ishte mësuar më këtë komunikim dhe nuk i bënte përshtypje. Biles kur atij i vinin paratë nga shtepia , bashkë me pakot e ushqimeve, pinim ndonjë birrë tek trekëndshi në qender të Tiranës dhe qeshnim më të madhe me keto ndodhi.

Nga rrethi i miqve të kursit dhe të dhomës me Vangjushin më mirë se me të gjithë debatonim për shkrimtarët, për dyshimet që kishim për leksionet e pedagogave, për slloganet e kohës, për përkthimin, humorin, vajzat e bukura të Fakultetit, jetët e tyre dashurore dhe jehonat që vinin deri në dhomat e konviktit, sidomos netëve të zymta të dimrit plot shi të Tiranës, kur nuk mund të shkoja as në bibliotekë.

Vangjushi njihte disa gjuhë të huaja, përkthente dhe shkruante, ai i lexonte më zë poetët e tij të preferuar, biles edhe poezitë e mia apo Cklin e Kreshnikëve edhe pse është i shkruar në gegnisht. Ai mund të kishte vazhduar me sukses edhe artet. Meqënëse unë, Fadili dhe Bardhi ishim nga Veriu e quanim si një vëlla të vogël, si një malsor dhe për këtë e ndihmonte edhe shtalartësia dhe fisnikëria e tij e përhershme.

Vangjushi kishte shumë ironi, shumë homor burimor aq sa nuk linte pa thumbuar këdo që e merziste apo e tepronte me ndihmat që i kërkonte atij për leksionet e rregullta që mbante ma mirë nga të gjithë ne.Vangushi ishte një student e rregullt dhe shumë i mirë në mësime.

Bashkë me Vangjon dhe Çeçon u kishim vënë nga një nofkë shumë prej studentëve hileqarë si një kod saterik, kur debatonim për aventuart e tyre. Biles me Vangjon dhe Çeçon patëm shkruar nga një poemë saterike për aventurat e dashurisë të dy shokëve të Fakultetit, të cilat Vangjushi i mori me vete në Korçë.Janë berthamat e dy komedive të shkelqyera.

Vangjushi ishte një intelektual trim. Kur në vitin 1997 bandat revanshiste me bënë atentat dhe mora disa plumba kallashnikovi, ai shpërfilli situatën e rrezikshmedhe jashtë kontrolli ku gjendej vendi dhe erdhi dhe me takoi tek spitali ushtarak në Tiranë.”Kreshnikët nuk pyesin për plumba”, më tha me humor sapo hyri tek dhoma, duke e lidhur emrin tim me atë të heroit të epikës tonë legjendare siç benin kur ishim studentë.

Me Vangjon, jemi takuar sa herë që vinte në Tiranë, deri pak ditë para se të ndahej nga jeta pasi bënte dializën në kryeqytet. Ndërsa kujtuam si gjithmonë kohën studentore, më tha se i kishte poemat në shtepi dhe se mund t’i botonte. Vangjushi ishte një shpirt i lirë një demokrat patriot qe vinte nga nje familje intelektuale, patriote. Ai e mbeshteti pluralizmin dhe demokracinë. Vangjushi dha kontribute të rendësishme për arsimin e mesëm në vend duke filluar nga Puka ku dha mesim disa vite dhe posaçërisht në Korçë.

Ai bashkpunoi për disa vite me gazetën “Nacional” me shumë shkrime ekselente problemore si dhe plot të tjerë për kulturën në Korcë.

Ai iku i ri, i qetë dhe i plotësuar me një familje të shkelqyer që e deshi dhe e mbeshteti gjithënjë në agazhimet e tij deri në frymen e fundit.

Ai gjeti strehim në banesën e përjetshme të zotit me ndriçmin që Ai u bën shpirtërave fisnik siVangjush Simaku.

Vangush, kujtimi yt do të jetë përherë ndër ne!