Gazeta Nacional Albania

Dr. Mujë Bucpapaj: FJALORI I 8 DHJETORIT 1990 SI TERMINILOGJI E RE E LIRISE

Tetë dhjetori 1990 bëri një rregullim të historisë. Nëse tirani kishte menduar se kishte fashitur çdo shpresë për trazirë, 8 dhjetori dha shembullin e kryengritjes. Një natë ndau historinë. Rebeluesit ndaj sistemit, një grusht djemsh dhe vajzash studentë konviktorë, kapercyen rregullin. Dolën nga godinat e errëta të Qytetit “Studenti” për t’iu drejtuar kryeqytetit më një shpërfillje ndaj sistemit të hekurit dhe dhunës.
Ata ngjitën në majë të natës dritën e guximit. Përpara kishin sistemin e dikaturës së proletariatit, sampistët, anëtarët e byrosë, pleq të rrjedhur dhe mizorë, strukturat e krimit të fshehtë, skuadrilet e pushkatimit pa gjygj, ushtrinë dhe urrejtjen ndaj lirisë.
Tetë dhjetori prodhoi lirinë, forcën e ecjes dhe sëndertimit të fjalorit të ri politik.

Tashmë fjala komitet qëndror ishte një përqeshje, ndërsa kalec vetëm një nofktë. Një byrosit ishte një matuf, ndërsa një polic një mjeran i pashpresë. Një pjesë e shoqerisë kishte dalë nga rreshti dhe gjendej në rrugë në kërkim të Europës. Shoqëria e kazermës po shpërbëhej. Slloganet “E duam Shqipërië si gjithë Europa” dhe “Liri –Demokraci” e tronditën nga themelet komitetin qendoror te Partisë Komuniste dhe Sigurimin e shtetit. Liri, Demokraci, Barazi, NATO, Perendim dhe Mosbindje, është fjalori i ri i tetë dhjetorit.
Ajo natë me gjithë sponatanitetin e saj, zuri të papërgatitur sistemin e dikaturës së proletariatit. Në mesnatën e 8 dhjetorit 1990, kur skuadra të dhunshme të regjimit ngritën dorë kundër Azem Hajdarit dhe bashkëstudentëve të tij, Partia e Punës së Shqipërisë me gjithë strukturat e saj, e vendosi vetën në anën e kundërt të historisë.
Ky nuk është një detaj i vogël. Është krejt historia e PS-së, ndaj pluralizmit. Më saktë mospranimi i tij, kundërshtimi nervoz që zë fill me 8 dhjetor 1990.
Përleshja kishte filluar për jetë a vdekje, mes dy sistemeve, në mes dy formacioneve, edhe pse më të pabarabartat në botë. Njëkohësisht më të ndryshme. Studentët kishin vetëm ëndërrat e lirisë dhe zemrat e forta, ndërsa PPSH-ja kishte mekanizmat e dhunës që do të ndërsente mbi studentët.Që nga ky moment bashkstudentet e Azem Hajdarit nuk ishin më konviktorë të thjeshtë që e kishin ngrysyr atë natë pa darkë dhe në errësirë, por luftëtarë të lirisë, ndësa ata që ishin në anën tjetër, Muri i kalbur i Berlinit, zgjatimi i telave me gjemba që kishin mbajtur të izlouar vendin për gati 50 vjet.

Atëherë kur gati na kishin lënë shpresat për një ndryshim, studentet ndezën zjarrin ku gjërat do të shiheshin më mirë.
Presidenti Komunist Ramzia Alia, një vit pas rënjes së Murit të Berlinit dhe prerjes së kokës së Çausheskut, dukej qartë se po mashtronte. Ai nuk kishte qëllim të iniconte reforma që preknin thelbin e sistemit, por vetëm të reformonte atë, ta bënte më të manovrueshëm në kushtet e reja botërore. Siç thuhej atëherë “një farë Kube në breg të Adriatikut.” Por studentët nuk mendonin kështu. Thirrjet e Alisë se “Shqipëria nuk është as lindje as perendim”, apo “një rast i vencantë,” ishin qesharake. Fjalimet e tij të fshehta në Byronë Politike se “edhe bar do të hamë edhe gjak do të derdhim” ishin kobndjellëse. Përpjekjet e tij për të ruajtur edhe Enver Hoxhën edhe sitemin socialist ishin antihistorike.Ato nuk mund të çonin në pluralizëm dhe bash për këtë shkak studentët kishin ngritur krye, duke formuluar terminologjinë e lirisë gjatë një procesi të vështirë të matjes së forcave.Me studentët kishte shumë faktorë. Me regjimin thuajse asnjë. Për studentët ato ditë dhjetori fjala revolucion ishte si fjala “dashuri”, apo “ta rrezojmë regjimin komunist”, ishte e ngjashme me një si “a do latë darke”, fjala “Poshtë Nexhmije Hoxha”, ishte pak a shumë si “ zonjushe a deshiron të bëjmë një vallëzim bashkë”, një rregull rutinë i mbremjeve strike të organziatës së rinisë komuniste në fakultete. Fjala “Poshtë regjimi komunist” ishte tamam si, “kjo supë e mencës shtatë nuk hahet, pse nuk kërkojmë diçka tjetër më të mire nga qendra.”
Ky ishte fjalori i ri që lindi papritmas me 8 dhjetor, por që mund të kishte lindur edhe me 14 janar 1990 në Shkodër kur u rrëzua busti i Stalinit, me 2 korrik 1990 kur u thyen ambasadat në Tiranë, apo në fund të tetorit 1990 kur vendin e braktisi Ismail Kadareja, në shënjë proteste ndaj regjimit. Por mllefit shoqëror i duhej pak kohë për t’u përgatitur për 8 dhjetorin, siç i duhet një guzhinjeri të mirë për të përgatitur një gosti. Ky ishte banketi që studentët i kishin rezervuar regjimit, e thartë, biles e hidhur për byroistët, për bllokmenët, për dinastinë komuniste, por e nevojshme që vendi të dilte nga izolimi, censura, përjashtimi kombëtar dhe vetëshkatrrimi.
Faktori SHBA, rënja e Murit të Berlinit, deshtimi i regjimeve socialiste përgjatë Europës Lindore, rrënimi ekonomik, papunësia, varfëria ekstreme, kriza e bukës dhe zija e ushqimit, ishin kundër sistemit. Shqipëria reale ishte kundër regjimit, Presidenti Amerikan Bush dhe “Zëri i Amerikës”, ishin kundër regjimit.
Ora e gjykimit kishte ardhur dhe Azem Hajdari ishte një gjykatës i rreptë, por i drejtë. Gjykimi i tij vazhdon edhe sot ndaj Partisë Socialste që u gjend atëherë në anën e kundërt të historisë. Ai bëri thirrje të ecnin përpara, të shëmbnin sistemin gjakatar i cili po mbante Shqipërinë larg proçesve europiane. “Dominoja e fundit”, siç e quante nga Zeri i Amerikes gazetari Elez Biberaj Shqipërinë e asaj kohe, po binte. Pas katër ditë protetstash do të lindte edhe Partia Demokratike. Fjalori i tetë dhjetorit do të bëhej terminologji e lirisë dhe e Shqipërisë europiane, do të bëhej pjesë njerëzore e Partisë Demokratike. Prandaj fjala antimitig e formuluar nga socialistët për përkujtimin e tij, fiks 32 vjet më vonë, është një kërkim i gabuar.
Tetë dhjetori ishte vetëm një miting-protestë ndaj regjimit komunist dhe ai i përkiste studentëve, të cilët katër ditë më vonë themeluan Partinë Demokratike. Zhargoni i dhjetorit, tashmë ka ndryshuar gjithçka. Përveç terminologjisë së mirësjelljes që u përdor për herë të parë pas gati 50 vjetësh, si “zonjë “ dhe “zotrinj”, pas 8 dhjetorit 1990, slloganet “Miting”, “Shkojmë në miting”, apo “Si shkoi mitingu ” u shndërrua në një fjalor të ri të njerëzve të PD-së, të krejt qytetarëve shqiptarë. Ndërsa antonimi “antimiting” është një terminolgji e Partisë se Punes, është një kundërvënje.

Pra fjala miting për herë të parë u përdor nga demokratët në dhjetor 1990, kursë fjala antimiting u përdor për herë të parë nga burokracia puniste në janar 1991, duke u bërë në vazhdim një praktikë e saj kundër PD-së. Qysh prej 11 janarit 1991 kur PS do të organizonte antimitugun e parë në Tropojë (për shkak se dy udhëheqësit kryesore të PD-së, Sali Berisha dhe Azem Hajdari ishin nga Tropoja), deri me sot, dhjetor 2022, termi antimiting ka mbetur në fjalorin e vjetër të PS-së.

Kujtimi i 8 dhjetor 2020, është një rikthimim tek 8 dhjetori 1990, tek fjalori dhe terminologjia e lirisë që prodhoi ajo datë fatlume e historisë tonë të re. Kjo ditë i therret të rinjtë shqiptarë për të reflektuar thellë jo vetëm për fjalorin e lirisë dhe terminilogjinë përkatëse, por edhe për dështimin e demokracisë për kthimin e saj në një fjalë mashtruese që nuk ka asnjë ngjyrim nga kuptimi themelor që unë dhe bezi im i patëm dhënë në dhjetor 1990.