“Poetët shqiptarë të Kosovës të botuar në Tiranë dhe ndikimi i tyre për modernizmin e poezisë së brezit të viteve 1970 në Shqipëri”
Me ftesë të Fakultetit Histori Filologji të Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, studiuesi i njohur i letërsisë dr. Mujë Buçpapaj, mbajti një ligjëratë me studentë të vitit të tretë dhe të katërt të këtij Fakulteti me titull “Poetët shqiptarë të Kosovës të botuar në Tiranë dhe ndikimi i tyre për modernizmin e poezisë së brezit të viteve 1970 në Shqipëri” si dhe zhvilloi në bashkëbisedim me studentët shqiptarë dhe të huaj të këtij Fakulteti si dhe profesore të njohur të katedrës së letërsisë.
Përveç studentëve të pranishëm në këtë ligjeratë ishin edhe dekani i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Gjakovës prof. asoc. dr. Labinot Berisha, ish-dekani i këtij Fakulteti prof. dr. Kamber Kamberi dhe profesorë të tjerë të katedrës së letërsisë të këtij Fakulteti të njohur në nivel kombëtar dhe nderkombëtar. Ishin po kështu të pranishëm edhe dekani i Fakultetit të Mjeksisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi, si dhe profesorë e studentë nga i gjithë Universiteti.
Fillimsht një nga studentet e degës së letërsisë shqipe lexoi CV e dr. Mujë Buçpapajt, një biografi e pasur me botime letrare, shkencore dhe akademike dhe si dhe me rezonancë të sukseshme nderkombëtare, duke qënë një nga poetët me suksesin më të madh nderkombëtar.
Në vijim ish-dekani i këtij Fakulteti prof. dr. Kamber Kamberi, emër i mirënjohur i studimeve shqiptare dhe drejtues për shumë vite i Faklutetit Filologjik të Gjakovës, trajtoi rolin e dr. Mujë Buçpapajt si studiues i spakatur i letërsisë shqipe por edhe si poetë përfaqësues i shkollës poetike të Tropojës e pasur me emra të shquar si Anton Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Mehmet Elezi, Skënder Sherfi, Jaho Margjeka etj., por edhe me piktorë të njohur, artistë, koreograf dhe këngëtarë të mirënjohur.
2. DR. BUÇPAPAJ TRAJTOI NË LIGJERATËN E TIJ NJË NGA FENOMENET MË INTERESANTE, POR EDHE MË PAK TË STUDIUARA TË LETËRSISË SHQIPE
Pas këtij prezantimi nga mikpritësit, Dr. Buçpapaj trajtoi në ligjeratën e tij një nga fenomenet më interesante, por edhe më pak të studiuara të letërsisë shqipe: ndikimin që pati poezia shqipe e shkruar në Kosovë në vitet 1970 në modernizimin poezisë në Shqipëri, veçanërisht tek brezi i ri i poetëve të viteve 1970 dhe në vazhdim. Ligjerata u ndoq me një interes të jashtëzakonshëm.
Studiuesi dhe poeti me famë nderkombëtare dr. Mujë Buçpapaj tha mes të tjerave se “Poezia e poetëve kosovarë të botuar për herë të parë në Shqipëri duke filluar nga viti 1970, solli një përvojë të re poetike në stil, strukturë, organizmim dhe tematikë, një poezi më të çliruar krahasuar nga skemat e ngurta të realizmit socialist të Tiranës, e imponuar nga lart poetëve shqiptarë. Poezia shqipe në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njezetë njohu një zhvillim mbresëlënës.
Gjatë viteve 1970, Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist, të vetëizoluar nga çdo kontakt me letërsinë dhe artet perëndimore dhe letërsia dhe artet i nënshtrohehsin metodës së realizmit socialist stalinist, ku krijimtaria letrare duhej t’i shërbente ideologjisë komuniste. Ndërkohë, në Kosovë, megjithëse ende nën sundimin jugosllav dhe pa liri kombëtare, poetët kishin më shumë hapësirë për të komunikuar me letërsinë botërore dhe për të eksperimentuar me forma e përmbajtje moderne, ndërkohë që në Tiranë nuk botoheshin nobelisitët modernë, nuk depertonte letërsia e quajtur dekadente.
Ndër emrat më të rëndësishëm që u botuan në Tiranë, vetëm pas vitit 1970 dhe ndikuan tek poetët e Tiranës mund të përmendim poetët: Azem Shkreli, Ali Podrimja, Rrahman Dedja, Din Mehmeti, Sabri Hamiti, Esad Mekuli etj.
Ndikimi i poetëve shqiptarë të Kosovës është një nga faktorët kyç që solli risi në poezinë e Shqipërisë në vitet 1970 dhe në vijim.
Ky ndikim përfaqëson një proces të hershëm integrimi kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë poezi të re u vërejtën qartë:Hermetizmi, Simbolizmi, si mjet për të shprehur të pathënat, shpesh si reagim ndaj shtypjes politike.Subjektiviteti, si kundërvënie ndaj kolektivizmit ideologjik.
Poezia “hermetike” e Tiranës mori frymëzim nga Kosova:Më e lirë, moderne, europiane, e cila shpesh quhej “dekadente” nga kritika komuniste..
Krijimtaria e këtij brezi në Tiranë, i cili shkroi një poezi “ndryshe”, të konsideruar si “hermetike”, apo “dekadente” nga kritika e kohës, mendojmë se i dedikohet edhe inspirimit nga poezia e poetëve shqiptarë të Kosovës. Kjo poezi sido që e botuar, përmes filtrave të imët dhe nën okelon “Poetë nga Kosova”, një prezentim i çuditshëm ky “që bëhej me pretendimin se nuk është letërsi e realizmit socialist, pra për t’u dalluar nga letërsia zyrtare në Shqipëri, ngjante si një poezi e tjetërlloji, për veç të tjerave edhe për shkak se ajo ishte më e çliruar nga kufizimet dhe hipokrizia e imponuar e realizmit socialist dogmatik të Tiranës, falë komunikimit më të lirë me poezinë evropiane dhe atë botërore, çfarë pati ndikimet e veta në krijimtarinë e këtij brezi poetësh në Tiranë
Ligjerata e një niveli të lartë akademik hidhte dritë dhe provonte, nëpërmjet një analize krahasuese, formaliste dhe strukturaliste këtë ndikim tek përfaqësuesit kryesorë të këtij brezi në Tiranë, si: Xhevahir Spahiu, Frederik Reshpja, Moikom Zeqo, Anton Papleka, Fasli Haliti, Skëndër Buçpapaj, Hamit Aliaj, Sadik Bejko, Natasha Lako, Rudolf Marku, Sulejman Mato, Agim Shehu, Bajazit Cahani etj., të cilët në mënyrë individuale dhe bashkarisht u përpoqën të thyenin, nga brenda, rregullat e ngurta të realizmit socialist, duke iu kundërvënë heshturazi pompozitetit, retorikës dhe tribunalitetit revolucionar që kishte në përgjithësi, brezi pararendës.
3. FAKULTETI FILOLOGJIK I UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS I NDANË NJË “MIRËNJOHJE” DR. MUJË BUÇPAPAJT
Fakulteti Filologjik i Universitetit të Gjakovës dhe klubi letrar “Gjurmët e jetës” me drejtese Arjeta Nikçi i ndanë një “Mirënjohje” dr. Mujë Buçpapajt me motivacion: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në fushën e letërsisë, dijes dhe të kulturës kombëtare’”.
Mirënjohja ju dorëzua zotit Buçpapaj nga dekani i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Gjakovës prof. asoc. dr. Labinot Berisha, ish-dekani i këtij Fakulteti prof. dr. Kamber Kamberi.
4.DR. BUÇPAPAJ VLERËSON SHUMË FTESËN DHE MUNDËSINË QË MË DHA FAKULTETI FILOLOGJIK I UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS
Dr. Buçpapaj tha në fund se “E çmoj dhe e vlerësoj shumë ftesën dhe mundësinë që më dha Fakulteti Filologjik i Universitetit të Gjakovës për të mbajtur një ligjeratë me studentë të këtij Fakulteti.
Për mua si studiues i letërsisë shqipe ishte një moment nderimi, reflektimi dhe njohjeje, kjo ligjeratë, por edhe bashkëbisedimi i hapur më studentët dhe pedagogët e këtij universiteti, të cilët i vlerësoj shumë për nivelin e dijeve dhe të njohjes së letërsisë tonë.
Falenderoj me këtë rast dekanin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Gjakovës prof. asoc. dr. Labinot Berisha, ish-dekanin e këtij Fakulteti prof. dr. Kamber Kamberi dhe profesorët e nderuar të katedrës së letërsisë të këtij Fakulteti të njohur në nivel kombëtar dhe nderkombëtar.
Falenderoj po kështu dekanin e Fakultetit të Mjeksisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi, si dhe profesorë e studentë nga i gjithë Universiteti që ishin të pranishëm në këtë ligjeratë.”
Falenderoj me gjithë zemër studentët shqiptarë dhe të huaj që ndoqën me aq interes ligjeratën time!
________________________________________
Mendoj se ligjerata ime, nxit dialogun akademik ndërshqiptar dhe forcon lidhjet intelektuale mes universiteteve shqiptare në trojet tona, duke ndihmuar në krijimin e një platforme të përbashkët për studimin dhe promovimin e letërsisë shqipe si një tërësi e pandarë.
Theksi që vendosa mbi letërsinë shqipe si një njësi e vetme kombëtare, përtej kufijve politikë dhe gjeografikë, është thelbësor për formësimin e një vetëdije të re te brezat e rinj. Kjo qasje e integruar ndihmon studentët të shohin letërsinë shqiptare në gjithë spektrin e saj historik, gjeografik dhe estetik – nga Veriu në Jug, nga Shqipëria në Kosovë, ne Mal te Zi, në Greqi, tek Arbereshet në Itali, në Maqedoni e Diasporë.
Duke folur për letërsinë bashkëkohore shqipe, si një studiues i formuar, por njëkohësisht i lidhur me pasion me letërsinë shqipe dhe në një këndveshtrim original, besoj kam kontribuar tek studentët të kuptojnë zhvillimet aktuale në krijimtarinë letrare, format e reja shprehëse, temat bashkëkohore dhe mënyrat se si autorët shqiptarë ndërtojnë identitetin kombëtar dhe qytetar përmes fjalës artistike.
Mendoj se kjo ligjëratë ka shërbyer në mënyrë modeste si një hapësirë reflektimi mbi sfidat e letërsisë shqiptare, marrëdhënien me traditën dhe risitë që sjell koha moderne, duke nxitur mendimin kritik dhe debatin letrar në një ambient universitar që është gjithnjë në zhvillim.
Në përfundim, mendoj se takimi në Universitetin e Gjakovës ishte një akt i rëndësishëm kulturor dhe kombëtar: një dorë që shtrihet mbi kufijtë e vendosur padrejtësisht, për të treguar se letërsia shqipe është një trup i gjallë dhe unik, që rrah me një zemër të vetme si një njësi unike nacionale.
Jaho Margjeka