Gazeta Nacional Albania

Dr. Mujë Bucpapaj: Rruga e Shqipërisë drejt NATO-s, si demokratët shqiptarë anëtarësuan vendin në aleancën më të madhe ushtarake të botës

15 vjet më parë, Shqipëria do të bëhej anëtare e NATO-s. Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut, i mbajtur në Strazburg-Kiel, prej 2-4 prill 2009 do të prononte Shqipërinë si vend anëtar më të drejta të plota pas një sponsorizimi të fortë të SHBA-ve, Kongresit Amerikan dhe vetë Presidentit Xh. W Bush, bazuar ne suksesin e reformave te medha dhe te pranuara nderkombëtarisht nga qeveria demokratike e Shqiperise e drejtuar nga prof. dr. Sali Berisha. Por si ka qënë rruga e Shqipërisë drejt NATO-s ?

***
Historia e një vendi të dalë nga një dikaturë e gjatë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të fqinjve, kishte ndikuar jo pak tek demokratët që në ato pak kërkesa që kishin bërë në dhjetor të vitit 1990 të ishte edhe anëtarësimi në NATO. Rënditja e kësaj pikë menjëherë pas pluralizmit politik deshmonte vizionin e demokratëve të rinj për të ardhmen e sigurisë rajonale, por edhe rëndësisë që ata i jepnin
anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizëm. Sido që një kërkesë e kundërshtuar nga e majta tradicionale, e lidhur jo vetëm ideologjikisht me Rusinë dhe lindjen, ajo pati gjetur mirëkuptimin e
menjëhershëm të shumicës së shqiptarëve në vend dhe në rajon. Tashmë ata kishin një ide se ku duhet kërkuar siguria, jo vetëm në planin rajonal, por edhe global, ndërkohë që Aleanca po formulonte
strategjitë e reja të saj.
Në nëntor 1991 Samiti i NATO-s në Romë themeloi atë që u quajt “bashkëpunimi me partnerët e rinj nga Europa qëndrore dhe lindore” duke e vlerësuar atë si “pjesë integrale e strategjisë së NATO-s.”
Këto vende u ftuan të merrnin pjesë në forumet e duhura të NATO-s, ndërkohë që u tha se do t’u afrohej “përvoja dhe ekspertiza e Aleancës në procesin e reformave që do të kryenin këto vende.”
Shqipëria zyrtare gjatë gjithë vitit 1991, gjendej në një fazë të veshtirë të pranimit të pluralizimit dhe të opozitës, të mësimit me erën e hapjes dhe aq më tepër të bashkëpunimit me “armiqtë e
dikurshëm“, sic konsiderohej akoma nga ish-komunistët në fuqi NATO-ja.
Dilemat e Shqipërisë rreth qëndrimeve ndaj NATO-s do të merrnin fund me 22 mars 1992 kur në fuqi vijnë forcat demokratike në drejtimin e Prof. Sali Berishës. Kjo datë shënon fundin e shtetit komunist,
por edhe të rikthimit të besuseshmerisë së vendit si partner luajal në bashkëpunimin nderkombëtar.
Procesit të bashkëpunimit të themeluar në Samitin e Romës, Shqipëria do t’i bashkohej në qershor 1992, vetëm dy muaj pas zgjedhjeve që sollën në pushtet Partinë Demokratike.Në vitet 1992-1996
Shqipëria itensifikoi maredhënjet ushtarake dhe politike me NATO-n. Sido që politika e re e hapjes dhe bashkëpunimit me Alenacën kaloi përmes moskuptimesh dhe kundërshtimesh të forta të opozitës
socialiste, qeveria demokratike e drejtuar nga Aleksandër Meksi ishte e vendosur në forcimin e partneritetit me NATO-n.
Filloi përshtatja e koncepteve që lidheshin me sigrurinë, si paqëruajtja, koncepteve demokratike të relacionve civile-ushtarake, shnderrimin e prodhimit të mbrojtjes për qellime civile, perhapja e
informacionit rreth NATO-s, konsultimet e planifikimit të politikës, stervitjet e përbashkëta etj.
Në janar 1994 në Samitin e NATO-s në Bruksel, Alenaca leshoi një nismë të re të rëndësishme, në trajtën e një ftesës dërguar vendeve europiane për t’iu bashkuar në “një programi të ri dhe të gjërë
bashkëpunimi”, të njohur si “Partneriteti për Paqë.”
Shqipëria është e para nga vendet ish-komuniste që ju bashkua anëtarësimit në këtë partneritet. Presidenti Sali Berisha nënshruan vetë në Bruksel këtë partaneritet të ri i cili do t’i lejonte NATO-s,
përdorimin e kapaciteteve ushtrake të vendit gjatë luftës në Bosnje dhe ish Jugosllavi, ndërsa vendit përfitime të forta kredibiliteti në NATO. Aeroporti ushtarak i Gjadrit vihet në dispozicion të disa
avionëve të quajtur “spihunë” të cilit vjelin informacion nga lufta në Bosnje. Ky veprim do të tërbonte krerët socialistë në opozitë të cilët arrijnë deri sa ta etiketojnë si “tradhëti kombëtare” këtë
bashshkëpunim, cili vetëm katër vjet më vonë në rastin e luftës së Kosovës do të rezultontë të kishte qënë jo vetëm i drejtë por edhe i vlerësuar nga të gjitha palët politike në vend.
Maredhënjet me NATO-n, ecnin përpara.Në fillim si projekte, por pastaj do të merrnin trajtën e aleancave dhe bashkëpunimeve, sido që për Shqipërinë gjërat nuk do të ecinin sipas parashikimeve.
Rrebelimi komunist i marsit 1997 rrezon një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke i hapur rrugë kaosit total në vend. Goditija e strukturave të mbrojtjes dhe të sigurisë do të kishte një cmim
edhe për avancimin e statusit të vendit në strukturat eurotalantike.
Ndërsa Shqipëria ishte bërë gati të nënshkruante marrëveshjen e asocimit me Bashkimin Europian tani zhvillimet po ecnin kundër interesave të Shqipëirsë, biles edhe të shqiptarëve në rajon, duke patur
parasysh zhvillimet tragjike dhe spastrimin etnik që Serbia do të kryente gjatë viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë.
E konsideruar se një nga vendet e suskseshme të Eurpoës ish-komuniste bashkë me Poloninë, Republikën Ceke dhe Hungarinë, krejt papritur Shqipërisë do t’i zgjatej edhe më tej rruga për në NATO dhe
bashkë me të edhe një ankth mbijetese.

2.

Vizioni i hapjes së NATO-s, i themeluar më 1991 në Samitin e Aleancës në Romë, i formuluar si “bashkëpunimi me partnerët e rinj nga Europa Qëndrore dhe Lindore” dhe strategjia e bashkëpunimit e
inicuar në trajtën e ftesës për vendet ish komuniste në Samitin e NATO-s në Bruksel, në në janar 1994 e njohur si “Partneriteti për Paqë”, do të gjenin konkterzim në Samitin e NATO i cili u mbajt në
Madrid, korrik 1997. Një samit që mori vendimin për transformimin e jashtëm dhe të brendshëm të NATO-s. Samiti vendosi “fillimin e bisedimeve të pranimit në Aleancë me Rep Ceke, Hungrainë, dhe
Poloninë”, ndërsa themeloi një politikë me “dyer të hapura” për pranimet e ardhshme edhe nga Ballkani. Shqipëria kishte prezentuar një deshirë të fortë për t’u bërë anëtare e NATO-s , e cila me
vendimin e Madridit po deshmonte se ”ishte e aftë të merrte përispër sfida të reja.” Sido që harta e luftës së ftohtë ishte lënë prapa, deshirës së fshehtë të Rusisë për t’iu rikthyer kontinentit do t’i
ngriheshin disa diga. Ish-vendet komuniste të cilat e kishin ende të freskët në kujtesën e tyre tiraninë sovjetike, i ishin drejtuar me shpresë një alenace si NATO, e sprovuar në mbrojtjen dhe përhapjen e
lirisë. Kjo Aleancë u kishte dhënë shpresë miliona popujve të ish-perandorisë sovjetike nga kaukazet deri në Adriatik, si dhe të gjithë atyre popujve që kërkonin të shkëpusin nga vargonjtë e izolimit, frikës
dhe shtypjes.
Nga kjo sketerrë komuniste kishin dalë edhe shqiptarët të cilët ishin pranuar me veshtirësi si identitet kombëtar, sido që parktikonin rregullat me strikte të komunizmit si dhe shtypjen më brutale ndaj
kundërshtarëve ideologjikë gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të njezetë.
Ndaj shqiptarëve menjeherë pas Luftës së Dytë ishin dizenjuar të tjera projekete për coptime dhe ricoptime, hartuar në tavolinat e Titos dhe Stalinit. Në fillim të viteve ’90, NATO dhe SHBA-të do të kishin
të tjera plane dhe vizion për të ardhmen dhe rolin e e tyre në arkitekturen e re europiane të pas të luftës së ftohtë.
Keto mesazhe do t’i kuptonin mirë shqiptarët të cilët i ishin drjetuar të parët NATO-s, me një kërkesë për anëtarësim. Pergjigja nuk do të vononte të vinte.
Për herë të parë që nga themelimi i saj, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të luftonte për krah një kombi, gjatë një bejete të egër kundër ushtrisë serbë në Kosovë. Aleanca e shqiptarëve me NATO-n kishte
fituar një kuptim të ri. Lufta e Kosovës kishte themeluar miqësinë e tyre të përjetshme.
Më 23-25 prill 1999 në 50 vjetroin e NATO-s mbahet Samiti 15-të në historinë 50 vjecare të Aleancës. Takimi mbahet në kulmin e fushatës ajrore të NATO-s mbi Serbinë, për të vendosur paqën dhe lirinë
në Kosovë. Në samit, Rep Ceke, Hungaria dhe Polonia bëhen anëtare me të drejta plota në NATO. Samiti diskutoi për një koncet strategjik për sfidat e sigurisë si dhe mundësitë e NATO-s, në shekullin e
21-të. Në Uashington u theksua se “dera mbetej e hapur” dhe Shqipëria përseri shpresonte, më shumë për shkak të bashkëpunimit që po tregonte me Aleancën, se sa të kushteve që mund të plotësonte
në atë periudhë trazirash të bredshme dhe pasigurie totale.
Më më 11 nëntor 2002 gjatë një takimi në kryeqytetin Bullgar, Sofje Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të NATO-s rekomandon që shtatë vende kandidate si Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia,
Estonia, Letonia dhe Lituania, ftohen për t’iu bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e NATO-s, që do të mbahej në Pragë.”
Zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me shtatë anëtarë të rinj nga Europa ish-komuniste, ishte një akt i kryer. Këto vende do të kryenin formalitetin e fundit të hënen më 29 mars 2004 në Shtëpinë e
Bardhë në Uashington, gjatë një ceremonie të drejtuar nga Presidenti i SHBA-ve, George Ë. Bush.
Presidenti Bush tha se sfida e parë për NATO-n, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ishte Ballkani, ndërsa sfida e dytë tha ai, erdhi menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. “Evropa dhe
Amerika, theksoi presidenti amerikan, janë të afta ta përhapin lirinë dhe t’u japin shpresë atyre që kërkojnë të shkëpusin vargonjtë e izolimit, frikës dhe shtypjes. Ky është misioni që historia i ka caktuar
NATO-s, kësaj aleance të madhe prej 26 anëtarësh.”

Në ceremoni ishin ftuar edhe tre vendet ballkanike, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, të cilat kishin nënshkruar me 1 maj 2002 një konatratë treshe bashkëpunimi me SHBA-të gjatë një vizite në Tiranë të
sekretarit amerikan të shtetit Kollin Pauell, të njohur si “Adriatik 3”. Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e tyre. “Dyert e aleancës do të jenë të hapura derisa gjithë Evropa
të jetë e bashkuar në liri dhe paqe.”

3.

Kur 29 mars 2004 Aleanca e NATO-s, u zgjerua me 7 anëtarë të rinj, nga Evropa Lindore dhe Veriore, duke u shtrirë deri pranë kufijve të Rusisë, shumica e Shqiptarëve të cilët kishin paguar një çmim të
tmerrshëm për lirinë, thanë se nuk kishin marrë atë që prisnin. Në fakt deshirës së tyre për të parë vetën anëtarë të Aleancës, duke qënë edhe kombi me pro NATO në Europë, nuk i kishin koresponduar
reformat e kërkuara nga Uashingtoni dhe Brukseli për sa i përket standartit të zgjedhjeve, stabilitetit politik dhe ceshtjeve të tjera që lidheshin me sigurinë, krimin e organziuar, trafiqet dhe korrupsionin.
Ndërsa Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania kishin dorëzuar dokumentet zyrtare të anëtarësimit në arkivat e NATO-s në Uashingtoin, ku ato ruhen prej vitit 1949, kur dhe
është themeluar Aleanca, Shqipërisë do t’i duhej të priste zgjedhjet e 3 korrikut 2005 për t’iu rikthyer me zell reformave të pritshme.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik roli i NATO-s kishte marrë një kuptim të ri.Duke patur parasysh se 19 flamujve të aleancës në prill 1999 u ishin shtuar edhe ata të Hungarisë, Polonisë dhe
Republikës Ceke, tani aleanca ishte bërë një vend me 26 anëtarë. Një ndryshim i madh kishte ndodhur në hartën e lirisë, por edhe në kuptimin e saj. Tani 40 përqind e vendeve të Aleancës ishin nga ish
vendet që dikur kishin qënë nën ndikimin sovjetik.Armiqtë e dikurshëm do të bëheshin pjesë e një plani paqeje dhe zgjerimi lire në Kosovë, Afganistan dhe Irak. Edhe Shqipëria do të duhej të luante rolin
e saj në kërkimin e sigurisë rajonale dhe globale, duke qënë vendi i parë që kishte braktisur lobin ushtarak të vendeve antinato, të njohur si Traktati i Vrashavës në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar.
Vetëm dy ditë pas ceremonisë historike të Marsit 2004, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një rezolutë ku përshëndeste vendet e reja që u anëtarësuan në aleancën e NATO-s,
ndërkohë « shprehte mbështetje për synimet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t’u pranuar në NATO. »
Ndërsa sponsor per grupin e shtatë vendeve ish-komuniste kishin qënë Gjermania dhe Italia nëpërmjet një rezolute paarqitur Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë një takimi në kryeqytetin Bullgar,
Sofje, më 11 nëntor 2002, sponsor i Shqipërisë në mars 2004 do të ishtë vetë SHBA-ja, e cila cmonte posacërisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në luftën globale kundër tërrorizmit ndërkombëtar.
Rezoluta e Kongresit Amerikan rekomandonte që aleanca e NATO-s, « të rishikojë kërkesën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë kur kryetarët e shteteve të vendeve anëtare të NATO-s, të mblidhen në
Stamboll këtë vit. »
Samiti i Stambollit tregoi se Shqipëria mbetej ende larg afrimit me NATO-s, sido që anëtarësimi në këtë alenacë ishte shndërruar në një objektiv kombëtar. Konsensusi popullor që rezultonte për
debutimin e Shqiëprisë në NATO në fakt nuk i përgjigjeshin masat reformuese të qeverive socialiste. Për këtë shkak Aleanca, si për të distaën herë me radhë, rekomandoi një sërë kushtesh, në të cilat
përfshiheshin “lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, lufta kundër korrupsionit dhe sigurimi i kufijve.” Zgjedhjet e lira dhe të ndershme të parashikuara për t’u mbajtur në verën e vitit 2005 ishte
një kriter politik i cili nuk do të anashkalohej nga NATO.
Me 10 prill 2004, Presidenti Bush nënshkroi një ligj që ritheksonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me anëtarë të rinj. Ligji, përcaktonte Shqipërinë, Kroacinë,
Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Ukrainën si vende që kualifikohen për ndihmë financiare ndërkohë që përpiqen për anëtarësim në NATO. Në Moskë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse kritikoi veprimin
e presidentit Bush, duke thënë se “ai nuk do të kontribuonte në stabilizimin politik të Ukrainës.”

4.

Më 26-29 nëntor 2006 Samiti i Rigës anashkalon përseri Shqipërinë dhe dy vendet tjera anëtare të “Adriatik 3”, duke lënë pas një varg detyrash për t’u plotësuar, nga vendet e përfshira në “Planin e
veprimit për anëtarësim”. Qeveria e koalicionit të djathtë, sido që kishte arritur të rivendoste autoritetin e shtetit ligjor dhe të permirësonte imazhin e vendit dhe qeverisjes së dalë nga një palë zgjedhje të
njohura nga të gjitha palët, për efekt kohe nuk kishte mundur të conte në Rigë një dosje të kompletuar me të gjitha reformat e kërkuara. Pjesa kryesore e këtyre reformave, sic ishin drejtësia dhe sistemi
zgjedhor, do të kërkonin bashkëpunimin e opozitës së majtë, e cila deri atëherë ishte shfaqur si refuzuese.

5.

Shqipëria shkoi në Samitin e NATO-s, në Bukureshtit 2-4 prill 2008, me një suport të fortë amerikan. Rezoluta e kongresit amerikan dhe ligji i posacshëm i Presidentit Bush e bënte atë të ishte
këmbëngulëse në ëndërrën e saj. Përvec të tjerash Shqipëria ishte duke përshkruar atë që Berisha e quante “kilomteër të fundit me një shpejtësi të admirueshme” edhe për sa i përket dy reformave të
fundit. Ligji për organizimin e drejtësisë ishte duke kaluar në parlament, ndërsa ishte në diskutim intensiv ligji tjetër për reformën zgjedhore. Këto dy ligje kishin gjetur konsensusin dhe bashkëpunimn e
opozitës, ndërkohë që parlamenti kishte miratuar në unison një rezolutë të rëndësishme. Ajo shprehte vullnetin e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, për të parë vendin anëtar të Alenacës.
Në këtë mënyrë Shqipëria u paraqit e bashkuar në kërkesën e saj për anëtarësim në NATO, e vendosur për të gjetur dhe kërkuar konsensusin e brendshëm politik për sa i përket reformave të rëndësishme,
të përcaktuara nga të gjitha palët si prioritete kombëtare, sic konsiderohen përparimi dhe begatimi i vendit si dhe anëtarësimi në strukturat euroatlantike.
Qeveria shqiptare gjatë dy vjetëve 2006-2007 kishte realizuar një listë reformash të suksesshme të cilat kishin cuar në rezultate konkrete kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, kontrabandës
dhe evazionit fiskal. Shqipëria konsiderohej nga organizmat ndërkombëtar si një ndër vendet më lirinë ekonomike më të madhe në botë. Shndërrimi i Shqipërisë në një vend tërheqës për invetsimet e
huaja, për sa i përket sigurisë, stabilitetit politik, sistemit liberal të taksave, licencave dhe regjistrimit, po e fuste Shqipërinë me shpejtësi në hartën e vendeve të preferuara nga kompanitë e medha
nderkombëtare.
Nëse kërkesa e Shqipërisë gjeti mirëkuptim në Samtin e NATO-s në Bukuresht ku Shqipërisë ju dha ftesa për anëtarësim, kjo do të ishte një sinjal i mirë për shqiptarët e Kosovës, por edhe për të tjerët në rajon.

Anëtarsimi në NATO do t’i sherbente stabilitetit të Ballkanit perendimor, duke i cuar sinjale të qarta Serbisë për të hequr dorë nga platformat që e cojnë rajonin në luftra të reja dhe destablitet, sipas
skemave të vjetra ruse.
Qeveria e Tiranës e përkushtuar ndaj parimeve të lirisë kishte deklaraur në mënyrë të përseritur se “e ardhmja e shqiptarëve është vetëm në strukturat euroatlantike.”

***

15 vjet më parë, Shqipëria do të bëhej anëtare e NATO-s. Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut, i mbajtur në Strazburg-Kiel, prej 2-4 prill 2009 do të prononte Shqipërinë si vend anëtar më të drejta të plota pas një sponsorizimi të fortë të SHBA-ve, Kongresit Amerikan dhe vetë Presidentit Xh. W. Bush, bazuar ne suksesin e reformave te medha dhe te pranuara nderkombetarisht nga qeveria demokratike e Shqiperise e drejtuar nga prof. dr. Sali Berisha.

.