Gazeta Nacional Albania

Dr. Mujë Buçpapaj: Të shyhet shpalja e poetit laureat, të ndiqen dhe zbatohen praktikat amerikane dhe britanike mbi të cilat është bazuar edhe ligji shqiptar i poetit laureat

Nga Dr. Mujë Buçpapaj

Duke mos pasur asnjë interes përsonal, ju sygjeroj të ndiqen ato praktika themelore mbi të cilat është përshtatur edhe shpallja Poetit Laureat Shqiptar, që konsistojnë të jenë të bazuara në praktikën disashekullore Britanike dhe atë Amerikane, të cilat janë bashkëngjitur kësaj letre.

Zonja ministre Margariti,

Po ju drejtohemi me këtë letër, me kërkesën për të shtyrë procesin e shpalljes së “Poetit Laureat 2” të Shqipërisë, pasi kjo juri e përçarë, e pakualifikuar dhe pa një orientim të fortë estetik, nuk mund ta zgjedhë poetin numër një shqiptar, ashtu siç do të duhej me konsensusin më të gjërë për meritat e konfirmuara nga vepra e tij krijuese dhe jetësore dhe premisat për të kryer një funksion të përcaktuar shoqëror, social dhe promovues pas shpalljes.
Duke mos pasur asnjë interes përsonal, ju sygjeroj të ndiqen ato praktika themelore mbi të cilat është përshtatur edhe shpallja Poetit Laureat Shqiptar, që konsistojnë të jenë të bazuara në praktikën disashekullore Britanike dhe atë Amerikane, të cilat janë bashkëngjitur kësaj letre.
Është turp të marrësh një praktikë të konsoliduar perëndimore dhe ta degjenerosh në këtë trajtë siç ka bërë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit një intitucion në varësi të Ministrisë së Kulturës.
Ta zëmë në Britainë e Madhe, Poetin Laureat e propozon kryeministri dhe e shpall Madhëria e tij.
Në SHBA Kongresi Amerikan prej vitit 1986 ka bërë një ligj të veçantë për Poetin lauerat të këtij kombi të madh, duke ja lënë si kopetencë njeriut më të informuar për prurjet poetike, siç është drejtori i Bibliotekës më të madhe në Botë, Bibliotekës së Kongresit Amerikan.
Në Shqiëpri, procesi i shpalljes së Poetit Lauerat, i është lënë në dorë një letrareje të re, e cila është absolutisht nul në çeshtje të tilla, si dhe një grupi miqsh dhe shoqesh të Alda Bardhylit që shkojnë, me nga dhjetë emra miqsh për të bërë garen e klaneve, ndërhyrjeve, nënklanve dhe mediokriteteve të tjera të ngjashme me mesjetën. Anëtari i jurisë poeti i njohur Rudolf Marku e ka denoncuar publikisht këtë bjerrje të procesit deri në mërzi.
Është qesharake apo jo që poetin laureat në Britani të shpallë Mbreti, në SHBA një njëri i autorizuar me ligj nga Kongresi Amerikan, ndërsa në Tiranë i lihet në dorë një grupi shoqesh, që tek e fundit bëjnë atë që dinë dhe duan dhe nuk kanë ndonjë përgjegjësi as pubklike dhe as institucionale.

Zonaj Ministre,
Nuk bëhen votime popullore, jurish me njërëz të paintegritet apo forma të tjera kolektive të paidentifikuara, përgjëgjësinë e merr institucioni i Ministrisë së Kuturës dhe sipas ligjit shqiptar, QKLL që është institucioni juaj i varësisë, pra nuk është punë letrarësh të rinj të thirrur nga province dhe as të fallit me letra të mikeshave të bllokut.
Nëse drejtoresha nuk është kopetente, ndryshojeni rregulloren dhe VKM dhe delegojani Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë që në rastin tonë rastis të jetë një nga njohësit më të mirë të letërsisë dhe poezisë në nivel kombëtar dhe europian, zotit Pirro Misha.
Siç mund ta keshë ndjekur, procesi i përzgjedhjes së Poetit Laureat ka degraduar një një luftë skutash brenda anëtarëve të jurisë shoqëruar me një homoriadë të ftohtë dhe të pafundme të miliona shqiptarëve, e shprehur me bollëk dhe talent të spikatur në rrjetet sociale dhe shtypin letrar shqiptar.
Mund të them me krenari se jemi një popull me humor të mirë, por kur kjo mbetët si armë e vetme për të reaguar ndaj abuzimve, shtrëmbërimeve të tilla burokratike e provinciale, që prekin krenarinë e një kombi të lidhur historikisht me poezinë, është vertetë tragjike dhe mjaft dëshpëruese.
Disa qindara poezi saterike, fejtone, fabula, anekdota janë publikuar në rrjete sociale më shumë për të demaskuar këtë lloji kusherirllëku shpellar dhe klanopodi për të përzgjedhur nga një listë miqsh të rendomtë poetin numër një të Shqipërisë se sa për të qeshur me lot.
Si një nga poetët e këtij vendi i përkthyer në dhjetra gjuhë të huaja, si studiues i letërsisë, si pedagog dhe doktor i shkencave letrare për poezinë shqipe dhe si fitues i shumë çmimeve letrare në Ballkan, Europë deri në SHBA, por edhe si drejtues prej 20 vjetësh i gazetës javore letrare dhe kulturore “Nacional” që shpërnahet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi , ju sygjeroj shtyrjen e këtij procesi dhe daljen me një tjetër formulë përzgjedhjeje të bazuar në praktikën më të mirë nderkombëtare të shpaljes së poetëve laureatë, që garanton seriozitet, ndershmeri dhe integritet.
Kam përkthyer dhe botuar praktikat më të mira të zgjidhjes së poetit laureat kombëtar nga Britania e Madhe deri në SHBA dhe aksund nuk gjëndet një stil i tillë konceptual korruptiv, anakronik e osmalinj, i shpalljes së poetit me lista të shkruara në copa letrash, në muhabete shoqesh të kafeneve dhe qokave të vjetra absurditete të papajtueshme për shekullin XXI, natyrisht të stilit të Tiranës prodhuar prej mendjeve përfituese, që ngjajnë të kenë dalë jo nga QKLL por nga poezitë e Hasan Zyko Kamberit.

Juria dhe formula që ka zgjedhur ajo, nuk na çon tek poeti më përfaqësues, të paktën me konsesnusin më të gjërë për të qënë poeti lauerat shqiptar.
Juria e tanishme përjashto Rudolf Markun, pavarësisht respektit të thellë përsonal për secilin prej tyre(vërejtjet e mia kanë të bëjnë vetëm për punën e tyre publike si anëtare jurie), më duhet të them se nuk e kanë integritetin, dijenitë e nevojshme dhe autoritetin letrar profesional apo akademik për të përzgjedhur poetin lauerat.
Përshtatja e një formule të tillë ku çdo anëtarë jurie të përzgjedhe një listë prej dhjetë emrash dhe pastaj të fillojë tallavaja e seleksionimit, ka rezultuar në lista miqsh, shokësh, mikeshash të kafeve të mëngjesit të anëtarëve të jurisë dhe jo me emra përfaqësues të poesisë shqipe, përjashto tre poetë të asaj liste, Sadik Bejko, Natasha Lako dhe Luljeta Lleshanaku.
Siç e theksova kjo praktikë nuk ndeshet as në përvojën Britanike, ku ka lindur koncepti i poetit laurat prej 5 shekujsh, por as edhe në atë amerikane më të modernizuar dhe detajuar për funksionin socilat të poetit laureat, ku siç duket është mbeshtetur edhe ligji shqiptar.

Nëse të duket se ky është një kujdes i tepruar dhe një vemendje e pajustufikuar e ke gabim.

Më 3 tetor 1985, Kongresi i SHBA miratoi legjislacionin e autorizuar nga Senatori Spark M. Matsun aga nga Haëaii duke ndryshuar titullin e pozicionit nga Poeti Konsulent në Poetin Laureat ne SHBA. Duke I dhënë kështu një fuqi më të madhe laureatit dhe imazhit public të tij.

Po e përseris Poetin Laureat të Britanisë së Madhe e propozon kryeminsitri dhe e miraton Madheria e tij.
Unë i kam të 50 emrat e propozuar nga pesë anëtarët e jurisë dhe jam i habitur me shumicën e përzgjedhjeve vajtuese të tyre.
Kjo është një tallje orkestrale me ndjeshmerinë shpirtërore të shqiptarëve.
Sigurisht që kjo dorë njerëzish do të zgjedhte këtë shpurë miqsh dhe shokësh, pa ndonjë ndikim poetik dhe nuk i paragjykoj, mua me shqetëson nderi i poezisë shqipe dhe reputacioni i saj.
Kaq amatore ka qënë juria sa ka zgjedhë si kandidate për poetin laureat shqiptar një romanciere, një poet që ka shkruar para 35 vjetësh një libër kur ka qënë letrar i ri, një politikan që ka 30 vjet që ka hequr dorë nga poezia, një tjetër që ka tre miq në juri dhe gallata vijon pafund me disa emra tjerë që nuk gjenden as në google jo më të zgjidhen në elitën e poezisë shqipe siç ka bërë juria.
Së dyti nuk mund të përjashtohen poetët e shquar bashkëkohorë shqiptarë nga Kosova dhe Ballkani ku jetojnë shqiptarët dhe natyrisht emigracioni të cilët kanë krijimtari cilësore, janë të pranishëm në shtypin letrar të Tiranës dhe i botojnë librat e tyre në Tiranë duke qënë pjesë vitale e letërsisnë moderne shqipe.
Çfarë është këto juri dhe burokratë që duan të ndajnë kulturen dhe letërsinë shqiptare sipas platfromave shekullore antishqiptare.
Letërsia shqipe është një njësi letrare nacionale dhe nuk mund ta copëzojë askush. Në rast se ju qendroni pas kësaj ideje është ma mirë të jepni dorëheqje pasi është një politikë antikombëtare dhe si rrjedhim totalisht refuzuese.
Kjo gjë ka fyer rëndë poetët shqiptar kudo që jetojnë duke e përjetuar si një poshëtrim të rëndë.
Prandaj ju lutem nderpriteni këtë proces satirik, shtyjeni shaplljen e Laureat të Aldës , ndryshoni VKM dhe zbatoni praktikën ndërkombëtare, ndryshe nuk ta njohim këtë proces as produktin artificial që del prej tij, duke protestuar deri në ndryshimin e ligjit dhe praktikës.
Mund ta marr përsipër vetë drejtoresha e QKLL-së, ju si ministre apo kryeministri, por jo një juri e papërshtashme që kamuflohet pas një forumi të dobët kolektiv dhe një letrareje të re të ardhur nga Prishtina, është hile mesjetare.

Në shqipëri, tradicionalisht poezia ka qënë jo vetëm një zhaner letar, por edhe një institucion kombëtar që ka zevëndesuar në shekuj institucionet tjera që nuk i kemi patur. Poetët shqiptar kanë udhëhequr dhe frymëzuar kombin shqiptar për liri dhe pavarësi dhe në këtë mënyrë, ndryshe nga artet tjera, i ka bërë vend kryesor vetës, në jetën tonë kombëtare, në konstitucionin shpirtëror kombëtar, prej fillimit deri në luftën e fundit të shqiptarëve dhe të UÇK-së në vitet 1998-1999.

Poetët shqiptarë po durojnë papunësinë, injorimin, varfërinë dhe vështirësitë ekstreme për të botuar, për shkak të heqjes dorë nga qeveria nga çdo përkujdesje, por do ta kundërshtojnë vendosmërisht poshtërimin që është duke ju bërë me të ashtuquajturin “Poet laureat 2”.

Me shqetësimin më të madh,

Dr. Mujë Buçpapaj
Studiues i poezisë, poet, pedagog dhe drejtues i gazetës letrare “Nacional”, Tiranë

.