Gazeta Nacional Albania

Dr. Pier Carlo Lava: Libri “Lost empire – Perandoria e humbur” e autores Angela Kosta, pikturë portretesh të përvuajtjeve dhe shpagimit

Në qytetin Towun Norh Haven, në shtetin CONNECTICUT në SHBA, u botua
libri me poezi LOST EMPIRE – IMPERO PERDUTO e autores Angela Kosta me parathënie nga Dr. Pier Carlo Lava. Ju parashtrojmë një pjesë të vogël të vështrimit të tij:

Angela Kosta, poete me origjinë shqiptare, afirmohet si një zë i fuqishëm dhe domethënës në letërsinë bashkëkohore me përmbledhjen e saj të poezive në librin: LOST EMPIRE – PERANDORIA E HUMBUR.
Në këtë vepër, Angela Kosta na udhëheq përmes përvojave të saj personale dhe kujtesës kolektive të një populli të shënuar nga një e kaluar komplekse, duke ofruar vargje intensive dhe thellësisht reflektuese të cilat prekin tema të humbjeve, dashurisë dhe rimëkëmbjes. Përmbledhja përballon me forcë hijet e një perandorie të humbur, jo vetëm në kuptimin historik, por edhe duke iu referuar përqëndrueshmërisë kostante së eksperiencës dhe marrëdhënieve njerëzore.

TEMAT DHE STILI

Libri PERANDORIA E HUMBUR dallohet për gjerësinë e temave të trajtuara. Angela Kosta eksploron traumat e një të kaluare të dhimbshme, të lidhur me kontekstin politik dhe historik të Shqipërisë gjatë regjimit, por i ndërthur këto elemente me reflektime më universale mbi dhimbjen dhe shpresën.
Çdo poezi është një element kyç i një mozaiku madhështor që tregon për guximin, rezistencën dhe dëshirën për liri.

Stili poetik i Angela Kostës është i drejtpërdrejtë, plot metafora të fuqishme të cilat ngjallin imazhe evokuese. Vargjet e saj paraqesin piktura vuajtjesh dhe shpagimi, duke reflektuar mbi kompleksitetin e jetës dhe fuqinë e emocioneve njerëzore.

IMPAKTI I VEPRËS

Nëpërmjet librit LOST EMPIRE, Angela Kosta jo vetëm që na ofron një vështrim në të kaluarën e një brezi të tërë, por arrin të përcjellë edhe një mesazh të rëndësishëm shprese dhe force të brendshme. Zëri i saj plot timbë, bëhet jehona dhe bartësi i rimëkëmbjes, duke arritur t’u japë formë përvuajtjeve dhe gëzimeve që bashkojnë njerëzimin.

Përmbledhja e poezive në këtë libër është një udhëtim i vërtetë poetik nëpër ambientet e shpirtit njerëzor, duke na kujtuar se, pavarësisht gjithçkaje, ekziston gjithësesi dhe gjithmonë mundësia e rindërtimit, edhe pas rënies së një perandorie.

Angela Kosta është shkrimtare dhe poete me origjinë shqiptare e cila e ka përjetuar personalisht regjimin komunist në Shqipëri. Përvojat e saj jetësore dhe sfidat që ajo ka hasur, pasqyrohen thellësisht në krijimet e saj letrare. Poezia e saj dallohet për thellësinë emocionale dhe aftësinë e saj për të trajtuar me mjeshtëri tema komplekse të tilla si: dhimbja, kujtimi historik dhe rikërkimi i shpresës.

LOST EMPIRE është një nga veprat e saj më domethënëse, e vlerësuar për impaktin dhe zërin e saj unik që me mjaft zotësi u jep vargjeve të saj…

Libri në versionin anglisht mund të blihet në Amazon.com:

https://amzn.eu/d/e4BnMxH

Nga Dr. Pier Carlo Lava – Editor i Alessandria Today, media e cila ndiqet dhe lexohet në të gjithë botën.

Përktheu: Angela Kosta Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
Download all attachments as a zip file