Gazeta Nacional Albania

Dr. Stavri Trako: Sekretet metonimike te veprat e Kadaresë

Fort të nderuar pjesëmarrës! Është një detyrim qytetas, për gjithë ne, të nderojmë shkrimtarët e vërtetë kombëtar që punojnë për të memorizuar materien artistike të lashtë të kombit tonë ne krijimet e tyre artistike. Është rast i lumtur për mua që pranuat të përurojmë bashkë me ju, si dashamirës të shkrimtarit tonë bashkohor Ismail Kadare, në 86 vjetorin e lindjes së tij, librin tim studimor”Metonema qytetase kadarejane te romanet “Gjenerali I ushtrisë së vdekur” dhe “Darka e gabuar”.
Tashmë pranohet nga të gjithë studiuesit se imagjinata artistike në veprat e Kadaresë është unike, se është përftesë nga kumti i imazheve paranormale të lashta qytetase.
Kadareja duke ngjyer penën në këtë kumt rrëfen mision absurd të një gjenerali dhe një prifti për zhvarrosjen e një ushtrie të vdekur që asesi nuk është një rrimarrje e temës së fatit të njeriut për të plotësuar të pa thënën nga mjeshtrit e brezit të humbur Emingueit dhe të Remarkurt.
Misioni i zhvarimit të një ushtrie të vdekur nga një gjeneral dhe një prift ishte i pa dëgjuar ndonjëherë më parë në sofrën homerike e këndej, për vetë faktin që rrëfimi i Kadaresë do të kishte shumë verbëri, shurdhim dhe absurditet.Ushtria e vdekur ishte e vuvtë,në një metamorfozë e mistershme shpirtërash që nuk bëzanin më, eshtrat etë cilëve që dergjshin të shtrira atje poshtë në” Mbretërinë e Hadit”, jashtë kohës— të ngrira, të kalcifikuara, të mbuluara nën dhê.
Misteri i ringjallje , i ngritjes nga varri, lexuesve vendasve u kujtonte baladën e Kostandinit për t’i mbajtur besën nënës, ishte një imazh që rrëfehej me këngë, në dasma nga brezi në brez . Politika e qeverisë u kishte kushtëzuar vendasve të jetonin në rrethim. Kadareja është i pari qytetas shqiptar që u propozoi bashkëkombasve” perinë e bukur-Europën”, duke u mposhtur ndjenjën e frikës me ardhjen e dy bajlozëve të rinj ,këtë radhë jo nga deti por ajri me avion, duke ua ndriçuar mendjen me dialogun e dy misionarëve , një gjenerali dhe një prifti që kishin ardhur për të zhvarrosur ushtrinë e tyre të vdekur që në vend të kleringut me armë, ata paguani me para në dorë .
Kadareja paralajmëron një armik më të madh për vendasit të pa-vese, që po shijonin fuqinë e parasë. E shumë prej vendasve vrapuan që të fitonin lehtë ca para për të blerë nje radio,por që askujt nuk i ra ndërmend në atë kohë që, ata tinzisht, me atë radioi mundën t’i shpëtonin izolimit pa rënë në sy, për të mësuar ç’ndodhte jashtë vendit të tyre, për të mësuar për botën, për të cilën dinin aq sa u kishin rrëfyer gjyshërit që kishin rrahur kurbetin.
Kadareja nga ana tjetët nuk e le pa e treguar realitetin “borgjez” të kohës në vendin e madh të gjeneralit duke u rrëfyer mrekullitë e jetës një mbasdite gushti në bregdetin e shtetit të madh . Sa e ndryshme rivarosja e ushtrisë së vdekur me modelin e vendasve ,që të vrarët I mbronin nga harresa në këngë me elegji. Elegjia e vajtimtë është një dhimbje shpirti, e zvagur, e ngadaltë që e mbështjellë me iso nga të gjitha anët si një gunë të butë e të ngrohtë që Kadareja na e rrëfen si kolonën zanore që shoqëronte misionarët e zhvarrimit.
Kuptohet sa hollë e tjerr mendimin metaforik Kadareja, nga që sintagmat janë të gjithëhershme dhe proverbiale që I kqnë shërbyer për t’i shpëtuar dhunës së regjimit të kohës, në një kohë kur domethënia e tyre u kishte shërbeyer të gjithë brezave të lexuesve, shqiptarë, dhe kjo gjë ka ndodhur sepse veprat u lexuan dhe u studiuan me hëndje e pa detyrim.
Artin e Kadaresë nuk mund ta arrish ta kuptosh, as me analiza të përcipta metaforike , as me arsyetim të thjeshtë por me konfigurimin të imazheve në imagjinatë. Kadareja kujdeset që rrëfimi të jetë e përpiktë me sintaksin të shprehjes së mendimit të shqipes, por duke përftuar qartë një model autorial e kulturës të gjuhës letrare mbarëkombëtare që e vlerëson si një pasuri të vyer gjuhësore, andaj nuk nuk druhet të përdor varjantet e superstraktit ndërdialektor.
Dasmën në këtë roman Kadareja e përcakton si një organizëm i gjallë, arrin të na përciellë misteret e saj, që nga kënga dhe vallja e parë tek ato të fundit që mbyllin atë qartësisht ndajnë mes vetes gëzimin e jetes për sfiduar vdekjen.
Organizmi i gjallë i dasmës shqiptare në roman ndryn në vetvete misterin e mbijetesës së këtij etnosi,dasma është një festë e lashtë:-me pleq mustaqe mëdhenj fustanella të bardha, me një hutim të bukur të nuses dhe me dhëndrin e paduruar, me qeshje e pëshpërime vajzërore, që premtojnë gëzime të panjohura, me cigaret trimshtirura të djemve të rinj, gra hirëplota, plaka fytyrë-përvojtura e të nemitura si ikonash të zbeta, një komunitet i përplotë i gëzimit të jetës dhe i mbijetesës, që të gjitha këto të lidhura në një harmoni të përkryer e përplotin shpirtin e dasmës, që magjishëm shoqërohet me dollitë, vallet dhe këngët plot hare, ngjyra e gëzim njerëzor .
Enkas Kadareja, kapitjen e gjeneralit nga ai mision absurd zhvarrimi e sjellë të kundërt me organizmin e gjallimit të jetës, dasmën. Dasma është institucion miklidhjeje dhe jo mikpritjeje.
Prania e Nicën në dasëm është një kulmim I misterit artistic që te vepret e Kadaresë përbëjnë tipar të rrëfimit artistik.
Vetëm imazhi i Gorgonës mund të ketë pikatakimi me figurën e plakës Nicë se ato ruajnë, njëra varrin e gurtë dhe tjetra gropën në pragun e portës së jashtme të shtëpisë, ku ishte shtënë trupi i kolonelit.
Te pragu i shtëpisë , Nica hapi gropën, në një skenë, tronditëse ,e duhur vetëm për tragjeditë e lashta të Eslilit apo të Shekspirit i kohëve të mesjetës. Gropa ku dergjej trupi i kolonelit nuk ishte një varr, por Nica sipas kanuneve të lashta të fisit të saj nuk e la trupin e tij të pa mbuluar me baltën e zezë, nuk e la që ta shqyenin sorrat apo bishat e natës së zezë.
Si pjestare e grigjës së krishterë, Kadareja e lejon plakën Nicë që ta pohojë krimin e saj në dasëm , pa e prishur atë, që ajo të arrinte paqen shpirtërore me veten, para se ta linte këtë jetë, e t’ju bashkohej të afërmve të saj në jetën tjetër.
Po aq tronditëse ishte planifikimi i zhdukjes së programuar të elitës intelektuale qytetase te romani “Darka e gabuar, nga Prijësi, bazuar kësaj here në modelin Stalinist, ekspriment ky që u provua në shumë vende të demokracive komuniste. Ashtu siç thotë Kanti, (Kadaresë) i është dashur të angazhohet, për të gjeneruar një kuptim të drejtpërdrejt të materjes artistike , duke treguar fatin e njeriut qytetas në kohën e dy diktaturave.
A mundemi t’i krahasojmë dy gurametot me sozitë e mëparshme intertekstuale të rrëfimit artistik, ku do të veçonim:
Te Iliada e Homerit njejësimin e figurave Akil-Patrokël me të cilët mund të kuptosh thelbin e shkëputjes së shpirtit të njeriut nga antikiteti për të shkelur pragun e epokës së hekurit.
Te Shekspirit ku njëjësohen figurat Makbeth-Banko me të cilët të mundsojnë të kuptsh si shpirti i njeriut ambicioz mund të kapërcejë rendin aristokratik të Mesjetës drejt shoqërisë së kapitalit , por asesi, me kamë të ngulur tinëz, duke vrarë trashigjimtarët e rendit të vjetër.
Te Servantesit që njëjëson Don Kishot-Sanço Panca që të mundësojnë të kuptosh si kalohet paqësisht koha tranzicionin që fryma e shpirti njerëzor të kalojë drejt epokës kapitaliste.
Te Kadareja veçon dy doktorët e qytetit, doktor Gurameton e madh dhe doktor Gurameton e vogël, pinjollë të shquar intelektualë, dëshmitarë të disa regjimeve të vendosura në qytet, por sidomos atij të të Prijësit të mundësojnë të kuptosh shkaqet e regresit që pësoi shoqëria shqiptare pas mbarimit të Luftës së dytë botërore me instalimit të komunizmit si në Shqipëri dhe në vendet e demokracive socialiste në Europën Lindore.
Me intelektin e tyre të formëzuar në perëndim, të dy gurametove,Kadareja të mundëson të njohësh një mënyrë origjinale si qytetit e gjykon kohën e qytetit, si për të treguar rendësinë e të pasurit të modeleve intelektuale të vërtetë, për të qënë të sukseshëm në përpjekjet për mbijetesë të vet qytetasve nën dy regjime: atij të jashtëm të gjermanit Fritch, dhe atij të brendshëm, komunist të Prijësit.
Qyteti shqiptar dallohet nga stili i jetesës, krejt i veçantë, kafenetë e qytetit janë me nam, dhe që konsiderohen si oazet më i preferuara të burrave qytetas, vendi ku përsosej mençuria qytetase. Nga ana tjetër qyteti fshih pas sarajeve të larta: —perlat dhe misterin e qytetit, zonjëzimin e zonjave të tija. Zonjëzimi ishte një traditë unike qytetase jo vetëm Gjirokastrës por dhe e qyteteve të tjera shqiptare ku për çdo shtëpi komandën e bën një zonjë unike.
Ishin dhe janë dy eponime thirrmore karakterizuese, të komunitetit femror të qytetit, zonjë dhe shoqe, përfaqësuese të dy epokave, njëra përfaqësuese e elegances dhe tjetra e ashpërsisë femrore. Njëra, zonja Ganimet dhe tjetra, shoqja Trëndafile, emri i së parës i zgjedhur ndër yjet apo librat e shenjtë, e tjetri nga lulet e bahçes. Ka ndodhur ajo që një dorë tinzare misterioze, ka ndalur kohën e njohjes ndjejore superjore dhe tjetra, kthim prapa, te njohja qarkore egocentrike.
Një sintagmë ndjejore metaforike, e pa hasur më parë në letërsinë botërore, është figura e Veip Qorri është një figurë e konceptuar artistike si i gjallëvdekuri,e sjellë enkas, për t’i dhënë fuqi të mistreshme romanit se si bashkëjetojnë në art si metaforë,i vdekuri me të gjallin, një figure mistike e nxjerë nga poliedri I faqeve të diamantit Kostandin, të mitit të lashtë qytetas.
Po ta qëmtosh me kujdes mjeshtërinë e ndërtimit të sintaksit artistik të këtyre veprave letrare kupton se Kadareja i kushton shumë rëndësi saktësisë së shprehjes së mendimit në shqip, andaj mendoj se si shkrimtar i vërtetë, ai është kundër gjuhës se ngujuar të hartuar mbi bazën e një substrakti të dhunshëm që të detyron të përjashtosh leksikun dialektor, sidomos atë geg siç ndodhi në kohën e regjimit komunist që anatemimin e kanunit Lekë Dukagjinit gjoja për të shmangur pengesat shoqërore të emancipimit të femrës.
Duke dhënë vet shembull Kadareja përdor superstraktin dydialektor të gjuhës shqipe me të cilin synohet qartësia dhe saktësia e ndërtimit të sintagmave metonimike, të cilat lehtas janë të kuptueshme mbarëkombtarisht. duke dhënë mesazhin se, gjuha shqipe vetëm kështu mund të mbijetojë nga rrymat globaliste, që mund ta kthejnë atë në një gjuhë kalke, fat të cilin e kanë pësuar disa gjuhë kombëtare që tashmë edhe janë zhdukur.
Natyrisht Kadareja nëpërmjet metonemave autoriale ka arritur dekodojë mendimin e ndrym brenda pasurisë sintagmore të Kanunit dhe të dialekteve,dhe pa u tutur se mund t’a përflitshin, guxon t’i përdor pakufijë të stisur ,si pasuri të gjuhës letrare edhe pse mund të përgojohej për ndikime diakronike.
Kadareja na mundëson të kuptojmë se gjykimi mbështetur te kodet e Kanunit të Lekë Dukagjinit nuk të linin ta deformoje atë, se ai ka gjithmonë çelësa, për zgjidhjen së të pamundurës. Kadareja ndërton thjeshtë, parabolën e vyrtyti të sofrës së shqiptarit,që gjithëherë ishte besa e të zotit të shtëpisë, ndaj Zotit e ndaj mikut, si një vlerë universal e padiskutueshme. Askush nuk çuditet sot pse nuk funksionoi asnjë marrëveshje konspirative , midis mikpritësit dhe mikut, përveç forcës së padiskutueshme të kodeve të lashta të të dyja kulturave,asaj vendase dhe të nibelungëve, që ishin në gjendje të bënin të pavlera edhe ligjet moderne dhe ato të luftës në veçanti.
Ndalesa e Kadaresë te treqind gjykatësit e ish Perandorisë Osmane që kishin dhënë një ndihmesë të vyer në instalimin e fesë se Osmanëve, vetëm për interesa pasurore,që jo vetëm qenë konvertuar në fene dhe zakonet e asaj perandorie, por pa pikëdyshimi kishin kontribuar në nënshtrimin e popujve të perandorisë, por për më keq, kishin ndalur rrjedhën e natyrshme të kulturës së krishterë të qytetit që të ndiqte rritmet e qytetrimin e kontinentit të vjetër pjesë e të cilit ishin dhe shqiptarët.
Kadareja nuk u ngujua nga ngurtësia e mendësisë se metodës staliniste zyrtare. Ai e lëshon rrëfimin të ec nën trokun e gjuhës metaforike të qytetit pa pasur ndrojtje nga analistët buzëhollë që do të mundoheshin t’i përflisnin jetësimin dhe përfshirjene tyre prej tij në gjuhën letrate, të “thagmave të gjuhës provinciale të qytetit të tij të lindjes “, ku thimka të shigjetimit ironik të bejnë të të gurgullojë gaz e hare nga shpirti së brendshmi, nga gazmendi jetësor i tyre.
Koha astronomike ecte me rritmin mijëra vjeçarëve drejt përjetësisë, koha e qytetit kishte dhe ka vazhdimisht ethe, kishte dhe ka temperaturë të vazhdueshme, që me sa dukej këtë e shkaktonte koha minus e qytetit. Koha astronomike ishte indiferente ndaj kësaj fryme, që synonte shpëlarjen e mendjes së njeriut të ri të qytetit “Koha e re”po ushqente një mendësi të padëgjuar nga qytetasit, ku çdokush kishte të drejtë të merrej me analiza politike, si, fjala vjen : incidenti i kanalit të Korfuzit, aq shumë e ngjajshme me një lojë kumari por, kësaj radhe me marrjen me politikë, që qe një sajesë komuniste tepër e rafinuar, që e detyronte qytetin të kalonte, nga thashethemet e rëndomta në ato politike, që qytetasit t’i përdornin për të vrarë kohën, si të thuash tani avash avash po mësoheshin të bënin politikë, atë të madhen fare. Ata nëpër kafenetë përgojonin me të tilla thashetheme që ishte e mundur që qytetasit të prishnin, mo zo më keq, edhe marrëdhëniet me OKB-në për shkak të këtij llojë incidenti të sapo ndodhur.
Teoria e super- njeriut të Niçes solli robotizimi i njeriut të ri ,që ndodhi me një ritëm frenetik nga që nuk i lihej kohë këtij “njeriu të ri” të mendonte, e për më tepër dukej qartazi se kishte si qëllim final, të dizenjonte super-njerëzit e rinj që të mos kishin fare kohë të mendonin, atyre u duhej vetëm të vraponin,të flinin dhe prapë të vraponin, të vetësakrifikoheshin. Një nga gjasat më të çuditshme që do t’i ndodhte qytetit ishte se ai, qyteti me moshë mesjetare e me vlera unike, pa asnjë lloj dëshire duhej të kthehej në komunist.
Kadareja mendon se impotenca mendore sjellë dhe impotencën fizike te meshkuj, sidomos atyre që zgjedhin apo u japin për profesion ndjekjen e kundërshtarëve politik; hetuesve policor e civil të betuar, dhe të rradhitur në llogoren e parë të organizimit të luftës civile ndaj kundërshtarëve, brenda racës superior të planetit, njeriut me njeriun, për të fituar dominancë, që është kthim mbrapa në stadet e primitivitetit të njeriut, një traum që pësuan pjesëtarë të komuniteti shoqëror qytetas nën regjimin komunist.
Psikologjia vrasëse e luftës së dytë botërore instaloi te “fitimtarët”, instiktin e zhdukjes së kundërshtarit, atij që pas luftës s’do të njihte ish pronarët e mëdhenj ku hynte dhe shtresa e lartë qytetase dhe që do t’i dhunonte dhe persekutonte deri në caqet me ekstreme të çmendurisë. Me antinjeriun e ri, monstra Tule Balloma, u munduan të vrasin shpirtin e njeriut qytetas, ishin pjella monstra, që stalinizmi si filozofi mundi t’i krijonte, që t’i shërbenin verbërisht në të gjitha strukturat e pushtetit komunist. Njeriu monster, një model tipik sadist stalinian, u përgatit, që ta mbyste botën në gjak. Prijësi i tyre, të tjerët i konsideronte turmë, që duhej të gjithë t’i binin në gjunjë:që nga katedralet, sidomos burrat dhe zonjat plot luks, të gjithë qytetasit.
Duke i marrë hua vlerësimin që jep për gjuhën Shqipe gramatikanti i shquar Gjerman dhe albanistit Alois Shmaus besoj që edhe Kadareja përdor një gjuhë ekonomike shqipe, rritmike, në themel të së cilës është albanishtja mbarëkombëtare si një krijesë leksikologjike me rrënjë diakronike, duke rikrijuar si superstrakt metaforo-metoniomik, nga pasuria e fjalësit të të dy dialekteve në bazë të saj, që pa dyshim mund t’u shërbjë si një model për krijuesit e rinj shqiptar.
Mendoj se, çdo gjuhëtar profesionist arrin të kuptojë se, gjuha e dy romaneve “Gjenerali I ushtrisë së vdekur “ dhe “Darka e gabuar” është një pasuri themelbërëse e paçmuar , me një konstruksion të përsosur metaforik, ku fjala dhe sintagmat janë qartësisht shqip, dhe mbi të gjitha janë një model i vyer qe duhet përkthellet dhe në gjuhën e teksteve shkollore, si një pasuri model që e ruan gjuhën shqipe.
Romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Darka e gabuar” të shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare janë produkt i një koifiçienti shumë të lartë inteligjence që, për nga përmasat , vlerat autorial metonimike e metaforike, asesi nuk mund t’i rrokësh me një lexim shkarazi, nga që gjuha e rrëfimit në këto roman është plot sqime, e rreptë e përshkuar nga një ironi e sarkazëm sa gazmuese aq dhe mënonjëse siç është gjuha e rreptë shqipe.
Mirëfilli, Kadareja kumton idenë se vetëm nëpërmjet rrëfimit të motshmërisë shpirtërore qytetase ku ,e vyer, është përkitja e saj kulturore, me atë të metropoleve të mëdha të Europës, është rruga e duhur nga duhet të shkojmë.