Site icon Gazeta Nacional Albania

Elda Keci: PREMA -UDHËRRËFYESI DREJT EFICIENCËS SË BURIMEVE PËR BIZNESET NË SHQIPËRI

Prema Project, një metodologji menaxhimi efikas e fitimprurës për ndërmarrjet

 

PREMA -UDHËRRËFYESI DREJT EFICIENCËS SË BURIMEVE PËR BIZNESET NË SHQIPËRI

 

Nuk është  dëgjuar shumë të flitet për këtë realitet që është në Shqipëri dhe është pikërisht një projekt që ofron formim e konsulencë për të ndihmuar bizneset që të përmirësojnë efikasitetin e  burimeve të tyre, të reduktojnë kostot e prodhimit, por edhe të nxitin praktika për t’u bërë më të ndërgjegjshëm e për të mbrojtur ambjentin me politika GREEN.

Në këtë frymë për të qenë në linjë dhe me politikat e Bashkimit Europian jep një kontribut të madh PREMA PROJECT, një metodologji menaxhimi efikas e fitimprurës për ndërmarrjet.

Më 23 – 26 shtator 2025 Tirana priti ngjarjen PREMA Week – Results & Reflections, e cila pati të pranishëm përfaqësues nga Qeveria shqiptare, Ambasadat, Dhoma e Biznesit, institucionet financiare si dhe kompani nga i gjithë vendi.

Në një kohë kur bizneset shqiptare përballen me sfida të mëdha, si: rritje të kostove të lëndëve të para, presion për të qenë konkurrues në tregjet evropiane dhe domosdoshmëri për të reduktuar ndikimin mjedisor, metodologjia PREMA (Profitable Resource Efficient Management) ka sjellë prova konkrete se qëndrueshmëria është rruga më e mirë drejt zhvillimit ekonomik.

PREMA është një qasje praktike dhe e provuar ndërkombëtarisht që kombinon menaxhimin e burimeve me procesin e ndryshimit organizativ, duke ofruar përfitime të matshme ekonomike, mjedisore, organizative dhe sociale.

Në Shqipëri, falë Balance Center dhe programit ProSEED 2.0 të GIZ, kjo qasje ka gjetur terren të gjerë zbatimi dhe ka sjellë rezultate të dukshme.

Dhe më konkretisht  rezultatet në bizneset shqiptare

gjatë periudhës tetor 2023 – shtator 2025,  ku 83 kompani shqiptare nga agropërpunimi (djathë, vaj ulliri, verë, bukë), hoteleri e turizëm, tekstile, shërbime dhe prodhim, kanë zbatuar mbi 300 masa optimizimi. Rezultatet janë mbresëlënëse:

 

Përfitimet nuk kufizohen vetëm tek kursimet financiare:

Nëse të gjitha 103,650 bizneset shqiptare do të aplikonin PREMA, nënvizon në intervistën e saj, drejtuesja e Qendrës BALANCË e grupin e ekspertëve të CEFFE dhe PREMA, znj.Jetona Myteveli, ndikimi në nivel kombëtar do të ishte i jashtëzakonshëm:

 

 

DISA  KOMPANI BIZNESESH QË KANË PËRQAFUAR  METODOLOGJINË E  PREMA

 

Mund të përmendim disa nga ato kompani biznesesh që kanë përqafuar  metodologjinë e  PREMA-s, të cilët janë histori konkrete:

Le Bon – Efikasitet urban në zemër të Tiranës

Grupi Le Bon, me mbi 135 punonjës dhe xhiro rreth 4.9 milionë € në vit, ka zbatuar një sërë masash inovatore: riciklim çokollate, rikthim të bukës së pashitur në produkte të reja, optimizim të dozimit të çajit dhe përdorim të vajit me spërkatje. Vetëm këto masa sollën kursime prej 60,000–70,000 € në vit, ndërsa reduktuan mbi 30–35 ton CO₂. Përfitimi nuk është vetëm ekonomik – klientët marrin produkte më të shëndetshme e të qëndrueshme, ndërsa Le Bon ka fituar reputacion si një zinxhir i gjelbër urban

 

Djathë Veleçiku – Traditë e Malësisë së Madhe me energji diellore

Në Malësinë e Madhe, fabrika Veleçiku me 8 punonjës arrin xhiro vjetore prej 374,000 €. Me mbështetjen e PREMA, kompania instaloi panelet diellore dhe ktheu 234,000 litra hirrë në gjizë, duke kursyer mbi 10,600 € në vit dhe shmangur 110 ton CO₂. Kjo është një histori e pastër ekonomie qarkulluese – nga reduktimi i mbetjeve, tek krijimi i një produkti të ri dhe përmirësimi i sigurisë ushqimore

 

Hotel Kodra – Turizëm i gjelbër në Gjirokastër

Me xhiro vjetore prej 150,000 € dhe 35 punonjës, Hotel Kodra është shembull i mirë i masave të thjeshta, por efektive. Eliminimi i qeseve plastike në lavanteri dhe blerja e një pajisjeje për gatimin e makaronave e perimeve sollën kursime prej 4,920 € në vit dhe shmangën rreth 1.5 ton CO₂. Përveç kursimeve, masat përmirësuan përvojën e klientëve dhe forcuan identitetin e hotelit si një aktor i eko-turizmit në Gjirokastër

 

ALV-TEX – Tekstile moderne nga Vlora

Kompania ALV-TEX, me 30 punonjës dhe xhiro 240,000 €, investoi në një linjë prerjeje të automatizuar dhe strategji digjitale shitjesh. Rezultati: 9,400 € kursime në vit, ulje të mbetjeve të tekstileve me 2,470 kg dhe shmangie të 3 ton CO₂. Ky kombinim i teknologjisë dhe digjitalizimit ka modernizuar një traditë të vjetër tekstilesh, duke e kthyer Vlorën në një qendër të qëndrueshme prodhimi.

 

Birra e Gjyshit – Pasion artizanal me efikasitet

Në Pogradec, Birra e Gjyshit u krijua për të ofruar një produkt artizanal cilësor. Me PREMA, kompania instaloi një shkëmbyes nxehtësie dhe optimizoi procesin e fermentimit. Rezultati: kursim prej 12,000 litrash ujë, 20% më pak gaz dhe 10% ulje e energjisë elektrike. Përveç reduktimeve, prodhimi është më cilësor dhe më i shpejtë, duke ndihmuar rritjen e markës.

 

 

 

NGOTA – Djathë dhe energji e pastër

Në Dibër, fabrika NGOTA prodhon rreth 28,500 kg bulmet/vit dhe me PREMA instaloi panelet diellore. Rezultatet janë mbresëlënëse: 20,000 € kursime/vit, shmangie e 6 ton CO₂, dhe një periudhë kthimi të investimit prej vetëm dy vjetësh. Për kompaninë, kjo do të thotë jo vetëm pavarësi energjetike, por edhe cilësi më e lartë e produkteve.

“PREMA” nuk është një nismë e izoluar. Ajo është pjesë e një rrjeti global (PREMAnet) që ka sjellë ndryshime në mbi 40 vende. Shembuj nga Tajlanda tregojnë se mbetjet bujqësore apo industriale – si druri, bananet ose materialet tekstile – mund të transformohen në produkte të reja të tregtueshme, duke gjeneruar të ardhura, ulur ndotjen dhe fuqizuar komunitetet.

 

BALANCE DHE PROSEED – PARTNERITET PËR NDRYSHIM

Balance Center ka luajtur rolin kyç në realizimin e PREMA-s në Shqipëri. Si qendër e specializuar në trajnime dhe këshillim për sipërmarrje, Balance ka mobilizuar një ekip prej 12 ekspertësh të certifikuar “PREMA” për të udhëhequr procesin e transformimit në kompani të ndryshme. Përveç trajnimit, Balance ka ofruar konsulencë në terren, vizita ndjekëse dhe takime rrjetëzimi që kanë lehtësuar shkëmbimin e përvojave mes bizneseve

Nga ana tjetër, ProSEED 2.0, program i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe gjermane, ka si objektiv forcimin e konkurencës së 250 MSME-ve në Shqipëri përmes tranzicionit të gjelbër dhe digjital. PREMA është një nga shtyllat kryesore të këtij programi, duke ndihmuar kompanitë jo vetëm të ulin kostot, por edhe të përmirësojnë ndikimin e tyre mjedisor dhe social.

KY TAKIM PËRFSHIU:

Ky aktivitet shërbeu si platformë për të reflektuar mbi rezultatet, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të hartuar hapat e rradhës drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Metodologjia “PREMA” ka dëshmuar se bizneset shqiptare, pavarësisht madhësisë apo sektorit, kanë potencial të madh për të përfituar nga efikasiteti i burimeve dhe praktikat e qëndrueshme. Rezultatet e deritanishme flasin qartë: kursime të konsiderueshme ekonomike, reduktim të ndikimit mjedisor dhe përmirësim të kushteve të punës.

Me mbështetjen e Balance Center, ProSEED 2.0, dhomave të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, hapi i radhës është shkallëzimi në nivel kombëtar. Kjo do të mundësojë që çdo kompani shqiptare të bëhet pjesë e një transformimi më të gjerë,  drejt një ekonomie më konkurruese, të gjelbër dhe të integruar në tregjet evropiane.+++++++++++++

 

 

 

 

PREMA” NUK ËSHTË NJË NISMË E IZOLUAR

Ajo është pjesë e një rrjeti global (PREMAnet) që ka sjellë ndryshime në mbi 40 vende. Shembuj nga Tajlanda tregojnë se mbetjet bujqësore apo industriale – si druri, bananet ose materialet tekstile – mund të transformohen në produkte të reja të tregtueshme, duke gjeneruar të ardhura, ulur ndotjen dhe fuqizuar komunitetet.

Balance dhe ProSEED – Partneritet për Ndryshim

Balance Center ka luajtur rolin kyç në realizimin e PREMA-s në Shqipëri. Si qendër e specializuar në trajnime dhe këshillim për sipërmarrje, Balance ka mobilizuar një ekip prej 12 ekspertësh të certifikuar “PREMA” për të udhëhequr procesin e transformimit në kompani të ndryshme. Përveç trajnimit, Balance ka ofruar konsulencë në terren, vizita ndjekëse dhe takime rrjetëzimi që kanë lehtësuar shkëmbimin e përvojave mes bizneseve

Nga ana tjetër, ProSEED 2.0, program i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe gjermane, ka si objektiv forcimin e konkurencës së 250 MSME-ve në Shqipëri përmes tranzicionit të gjelbër dhe digjital. PREMA është një nga shtyllat kryesore të këtij programi, duke ndihmuar kompanitë jo vetëm të ulin kostot, por edhe të përmirësojnë ndikimin e tyre mjedisor dhe social.

Ky takim përfshiu:

Ky aktivitet shërbeu si platformë për të reflektuar mbi rezultatet, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të hartuar hapat e rradhës drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Metodologjia “PREMA” ka dëshmuar se bizneset shqiptare, pavarësisht madhësisë apo sektorit, kanë potencial të madh për të përfituar nga efikasiteti i burimeve dhe praktikat e qëndrueshme. Rezultatet e deritanishme flasin qartë: kursime të konsiderueshme ekonomike, reduktim të ndikimit mjedisor dhe përmirësim të kushteve të punës.

Me mbështetjen e Balance Center, ProSEED 2.0, dhomave të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, hapi i radhës është shkallëzimi në nivel kombëtar. Kjo do të mundësojë që çdo kompani shqiptare të bëhet pjesë e një transformimi më të gjerë,  drejt një ekonomie më konkurruese, të gjelbër dhe të integruar në tregjet evropiane.

 

Exit mobile version