Gazeta Nacional Albania

ERNEST HEMINGUEJ (1889-1961), ÇMIMI NOBEL NË LETERSI NË VITIN 1954. Perktheu nga anglishtja ENDRIT SHTYLLA BIOGRAFIA

Perktheu nga anglishtja
ENDRIT SHTYLLA

Ernest Heminguej u lind më 21 korrik të vitit 1889 në Oak Park të Ilinoisit,një qytet në periferi të Chicagos,.Ai qe djali i parë dhe fëmija i dytë i Clarence Edmonds ‘Doc Ed’ Heminguej, i cili qe një doktor fshati si dhe djali i Grace Hall Heminguej. Babai e priste lindjen e Ernestit dhe vuri përpara derës së shtëpisë një bri me të cilën i tregonte komshive se gruaja e tij kishte lindur një djalë. Familja Heminguej jetoi në një shtëpi Viktoriane me gjashtë dhoma e ndërtuar nga nëna e gjyshit të nënës, i cili quhej Ernest Miller Hall,qe një emigrant anglez si dhe një veteran i luftës civile, ai jetoi atje bashkë me familjen e tij, Heminguej ishte adashi i tij.Nëna e Ernestit aspironte për një karrierë si këngëtare operistike, ajo fitonte para duke dhënë leksione muzike dhe mësime vokale. Ajo qe një grua autoritare, nuk besonte shumë, pasqyra strikte e një protestanteje shembullore në Oak Park, Heminguej për të ka thënë se ajo qe ‘një lëndinë e gjerë me një mendje të ngushtë’.Ndërkohë kur nëna e tij shpresonte që i biri të futej në rrugën e muzikës, Ernesti mori nga i ati sic qenë hobet për peshkim, kampingjet nëpër pyll si dhe gjahu gjatë lumenjve në Miciganin verior. Familja e tij u bë pronare e një vile për verim në të cilën ato e shfrytëzonin për pushime, ajo quhej Uindemere në liqenin Uallen afër Petoskey Michigan. Heminguej bëri shkollën në Oak Park si dhe në gjimnazin River Forest nga viti 1913 deri në qershor të vitit 1917, vit ky ku ai u dipllomua. Ai u shqua si një nxënës i mirë dhe si një atlet shumë i mirë. Ai merrej me sport sic qe futbolli amerikan, si dhe u shqua për talentin e tij në klasën e gjuhës angleze. Shkrimet e tija të para qenë për ‘Trapeze ‘ dhe ‘Tabula’respektivisht e para qe gazeta e shkollës dhe e dyta libri, në vitet kur ai qe akoma i mitur , më vonë atë e shohim si një editorialist në moshën e adoleshencës. Disa herë ai shkruante nën emrin e Ring Lardner Jr, sI heroi i tij në letërsi Ring Lardner. Pasi mbaroi gjimnazin ai nuk vazhdoi universitetin. Ai e filloi karrierën e tij si gazetar në zyrat e një gazete në Kansas City në moshën shtatëmbëdhjetë vjecare. Pasi Shtetet e Bashkuara u futën në luftën e parë botërore ai u fut si vullnetar në ndihmën e shpejt në kryqin e kuq si infermier në ushtrinë italiane. Duke shërbyer në frontin e parë të luftës, ai u plagos kur qe duke i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurve më 8 korrik të vitit 1918,e cila i dha fund karrierës së tij si shofer ambulance. Heminguej mori ndihmën e shpejt nga kryqi amerikan në spitalin e Milanos. Ai në këtë kohë e kalonte ditën duke pirë shumë si dhe duke lexuar gazetat. Këtu ai u njoh me Agnes von Kurovsky, një ndër infermieret e spitalit që qe nga Uashington D.C. Ai ran ë dashuri me tëp or dashuria e tyre nuk zgjati shumë deri kur ai u kthye në Amerikë. Kur ajo po e shoqëronte atë në Amerikë ajo bie në dashuri me një oficer Italian dhe kjo do t’I jepte më vonë frymëzimin për të shkruar kryeveprën e tij ‘Lamtumirë armë’ Ai do të dekorohej nga qeveria italiane. Pasi u kthye në Amerikë, në Oak Park në vitin 1920, ai zuri një apartament në Bathurst street në Homeud Cearvale afër me Toronton, ai do të punonte si reporter për gazetën kanadeze Toronto Stardhe atë amerikane Co-operative Commonuellth një gazetë mujore në vitet 1920-1921 ku ai edhe jetoi afër Chicagos. Më 3 shtator të vitit 1921 ai do të martohej me Hadley Richardson, ku pas muajit të mjaltit ata do të zenin një apartament në Clarck Street. Ai do të rikthehej në evropë në Paris ekzaktësisht për të shfaqur më nga afër luftën greko-turke tashmë si reporter në terren për gazetën Toronto Star. Gjatë shekullit të njëzetë Heminguej u bë anëtar i një grupi të quajtur Grupi emigrantëve amerikanë në Paris,të cilët më vonë do të quheshin me emrin “brezi humbur’, të cilën ai e përshkruan mjaft mirë në punën e parë të rëndësishme të tijën të quajtur ; ‘Dielli lind sërish’ në vitin 1926,si dhe ‘Gostia e lëvizshme’ më pas në vitin 1929 do të publikojë dhe veprën tjetër të suksesshme të tijën që titullohet ;’Lamtumirë armë”, tek kjo vepër Heminguej shpalos dhe zhgënjimin e tij për luftën në tërësinë e saj duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e tij si infermier në ndihmën e shpejtë në kohën e luftës. Ai do të rikthehej në atdhe, në Toronto ku pas suksesit si reporter në vitin 1923 filloi të shkruante me pseudonimin Peter Jackson. Gjatë kësaj kohe Heminguej u bë me djalë të cilit ia vuri emrin John Hadley Nicanor Heminguej, i cili më vonë do të quhej me emrin Jack Heminguej. Ai jetoi në Bimini në Bahamas nga viti 1935 deri në vitin 1937, ai qëndroi në hotelin Compleat Angler, ai punoi për një libër të titulluar “Të kesh dhe të mos kesh’ dhe shkroi disa artikuj. Shumicën e kohës ai e kalonte duke peshkuar me anijen e tij Pilar. Bakgraundi si reporter gjatë luftës civile në Spanjë në vitin 1936 duke punuar për gazetën Aliance e shfaq në romanin e tij të titulluar ‘Për cilin bien këmbanat’ në vitin 1940, pas kësaj vepre ai nuk do të shkruante sepse do të fillonte lufta e IIbotërore dhe vetëm në vitin 1950 ai do të shkruante romanin tjetër që I bie të jetë pas romanit “Për cilin bien këmbanat”, dhe ky roman quhej ‘Përgjatë lumit dhe në brendësi të pyllit’. Më 8 dhjetor të vitit 1941 ai do të merrte pjesë në luftën e dytë botërore, në të cilën qe ngarkuar që të sulmonte nëndetëset gjermane në brigjet afër Kubës. Pasi FBI mori në dorëzim Karaibet Heminguej u rikthye në punën e tij si correspondent në Evropë për gazetën Collier. Gjatë kësaj periudhe ai qe në kontakt me shumë agjent të KGB, por nuk i tha asnjë infotmacion me rëndësi. Pas lufte ai iu kthye punës si shkrimtar duke shkruar romanin “Kopshti i Edenit’, por që nuk u publikua në atë periudhë. Më pas do të planifikonte të publikonte një triologji të përbërë nga ‘Deti kur qesh i ri’, ‘Deti kur mungoja”, dhe ‘Deti në Bejing’, (i fundit prej tyre u publikua në vitin 1952), më pas përbri këtyre veprave mund të përmendim dhe romanin e tij të shkurtër, por shumë mbres lënës sic është ‘Plaku dhe deti”, ku përshkruan jetën e një peshkatari që del vetëm në det për të peshkuar dhe luftën që ai bën për të kapur peshkun dhe më pas luftën e tij për të mbrojtur trofeun e tij nga peshkaqenët duke na dhënë mjaft bukur mesazhin që në jetë fitoret dhe humbjet shkojnë bashkë,ai këtë kryevepër e publikoi në vitin 1952. Heminguej me këtë vepër madhore morri disa cmime ku mund të përmendim këtu :cmimin Pulizer në vitin 1953 dhe më pas atë Nobel në vitin 1954.Pas këtyre cmimeve ai do të thonte se pas gjithë këtyre cmimeve unë duhet të jem i gëzuar, por s’jam sepse do të dëshiroja shumë që këtë cmim ta merrte shkrimtari im i preferuar Isak Dinesen, dhe pas këtyre cmimeve popullariteti i tij u rrit shumë. Heminguej kaloi një kohë të mirë në një provincë të vogël në Itali 136 km afër Napolit të quajtur Acciaroli ku edhe shkroi romanin e tij ‘ Islands in the stream”. Në këtë kohë ai ndahet nga gruaja e tij Marta Gelhom me të cilën qenë bashkë në frontin e luftës sepse dhe ajo qe reportere edhe rivale pas katër vjetësh martese dhe do të martohej me korespondenten tjetër të luftës Mary Uellsh Heminguej Heminguej që e pati njohur në vitin 1944. pëlqen të portretizojë ushtarë, toreoadorë, gjahtarë, njerëz primitivë që janë kundër metodave brutale të shoqërisë moderne dhe kun ë këtë konfrontim humb shpresën dhe besimin. Proza e tij e thjeshtë, me një dialog të rrjedhshëm që nuk të lodh, si dhe parapëlqimin e tij për të vërtetat gjysmake vecanërisht të shfaqura në romanet e tij të fundit sic janë “Burra pa gra’publikuar në vitin 1927, si dhe ‘Kolona e pestë’ dhe ‘Dyzet e nëntë historitë e para’ të publikuara në vitin 1938. Heminguej shkonte shpesh për Safari, por ai u plagos seriozisht respektivisht dy herë nga rëzimi i dy avionëve , pas këtyre aksidenteve ai ndrydhi supin e djathtë, dorën, këmbën, për ca kohë humbi shikimin e syrit të majtë,si dhe dëgjimin e veshit të majtë, paralizë në shtyllën kurrizore, shembje vertebrash, djegie të gradës së parë të fytyrës, etj. Gabimisht disa gazeta kishin shkruar se pas kësaj që ndodhi ai paskësh vdekur. Ai u përfshi dhe në një tjetër aksident , por jo me avion porn ë një diegie në pyll ku pësoi dhe djegie të shkallës së dytë në këmbët, gjoks, duar,parakrahë dhe ky aksident bëri që Heminguej të mos qe present në Stokholm për të marrë cmimin nobel. Heminguej tentoi që të vriste veten në pranverë të vitit 1961, që për të cilën ai mori një trajtim mjekësor. Në mëngjesin e 2 korrikut të vitit 1961, disa ditë përpara se ai të mbushte të 62 vjetët, ai u gjet i vetvrarë në shtëpinë e tij në Ketchum të qytetit të Idahos me një pistoletë në dorë dhe një plumb në kokë. Pas kësaj doktorët dolën me mendimin që ai nuk qe fort mirë mendërisht. Atij iu bë një varrim tipik katolik roman. Edhe disa pjestarë të tjerë në familjen e tij patën kryer vetvrasje ku mund të përmendim këtu dhe babain e tij Clarence Heminguej.

Perktheu nga anglishtja
ENDRIT SHTYLLA 02.06.09