Gazeta Nacional Albania

ËSHTË NDARË NGA JETA SHKRIMTARI  BASHKIM XHAFA, I NJOHUR ME EMRIN E ARTIT BASHKO STANARAKU

 

 

Është ndarë nga jeta shkrimtari  Bashkim Xhafa, i njohur me emrin e artit Bashko Stanaraku. Shkrimtari lushnjar, nuk e fitoi dot betejen me Covid-19, edhe pse u kurua per disa dite në spitalin infektiv te Tiranës, ku edhe ndërroi jetë.

Bashko është i njohur për romanet e tij përfshirë “Dashuria e një Jevge”, “Gjimnazistja dhe mëkati”, “Gruaja e bukur”,  “Ëmë e bijë” etj.

Autori la në dorëshkrim edhe pesë romane të tjera, te cilat nuk arriti t’i botonte per arsye ekonomike.

Bashko Stanaraku, u shuqa në prozën e tij për trajtimin e problemeve sociale, dramës njerëzore dhe sidomos abuzimit me femrat,  duke qënë një ndër shkrimtarët shqiptarë më të suksesshëm në lëvrimin e kësaj tematike, me shumë guxim dhe mjeshtri të lartë.

Ai ishte një njeri me botë të madhe, fisnik dhe optimist për jetën deri në frymën e fundit.

Bashko, bashkëpunoi me gazetën Nacional, duke qënë i pranishëm në faqet e saj me tregime, intervista dhe fragmente romanesh, të cilat tërhoqën vemendjen e lexuesve tanë në Shqipëri dhe rajon.

Letërsia e tij do të vijojë të frymëzojë lexuesit e tij të shumtë si dhe të inkurajojë shkrimtarët e rinj të lëvrojnë me guxim tema të mprehta sociale.

Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Xhafa.

Lamtumirë mik i paharruar Bashko Stanaraku!Të qoftë i lehtë dheu i vendlinjdes tënde !