Gazeta Nacional Albania

“Fati i popullit tim është fati im”, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhurojnë  50 000 euro në luftën kundër COVID-19

 

 

Tiranë, 20 mars 2020. Grupi Insig,  Eurosig dhe UBA Bank dhuron 30,000 euro për Qeverinë Shqiptare në shërbim të stafit mjekësor të infektivit në Tiranë e në rrethe. Gjithashtu dhuron edhe 20,000 euro për Bashkinë e Tiranës që t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë e të moshës së tretë

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Aksionerëve dhe Këshillit Mbikqyrës të Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, njoftojmë si më poshtë:

Akordojmë një donacion financiar për situatën e rëndë dhepunënheroiketëmjekëvenëspitalin e infektivitdhe jo vetëm.

Si rrjedhojë e virusit COVID-19, të gjithë po përjetojmë një situate të rëndë socialo-shëndetësore dhe ekonomike. Referuar udhëzimeve nga instancat shtetërore dhe Grupi Eurosig-Insig, tashmë pjesë dhe e UBA Bank, kemi realizuar me përpikmëri udhëzimet dhe rekomandimet e qeverisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe të gjitha organizmave që janë kompetente për situatën.

Përveç mundësimit të punës së stafit nga banesat e tyre, me qëllim vazhdimin e shërbimit, Grupi u ofron klientëve shërbimet online dhe ju përgjigjet në kohë për të gjitha sigurimet që ju kërkohen në këto ditë të vështira.

Ndërkohë garantojmë klientët se do ju gjendemi pranë në çdo kohë për nevojat e tyre.

Referuar traditës së Grupit, por edhe situates së rënduar, për të qenë në krah të heronjve të heshtur, stafit mjekësor, për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe në krah të politikave të qeverisë, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhuron 30,000 euro për Qeverinë Shqiptare në shërbim të stafit mjekësor të infektivit në Tiranë e në rrethe. Gjithashtu dhuron edhe 20,000 euro për Bashkinë e Tiranës që t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë e të moshës së tretë.

Grupi Eurosig-Insig tashmë pjesë e UBA Bank, e cila ka aksioner Bankën Islamike për Zhvillim,bankë e vlerësuar ndërkombëtarisht me nivelin më të lartë AAA, që ka mbeshtetur ndër dekada popullin shqiptar.  Banka e tregoi përsëri në konferencën e donatorëve me shumën, e cila kalonte dhe Bashkimin Europian prej 415 milion euro (e ndarë 365 milionë euro për rindërtimin dhe 50 mililonë euro për rimëkëmbjen e bizneseve).

Gjithashtu, edhe në rastin e pandemisë së Corona Virusit kanë akorduar për vendet e grupit (në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria) një shumë prej 730 milion dollare, e cila përfshin projekte shkencore dhe program me mbështetëse qeveritare, që do t’I jepen sektorit public dhe privat me qëllim minimizimin e shpërndarjes dhe ndikimit negative të COVID-19.

Prandaj dhe grupi është pjesë e donacioneve e kontributeve, sepse “Fati I popullit tim është fati im”, ka thënë humanisti i madh shqiptar  Pjetër Bogdani.

“Shqiptarët I dua se janë një racë e vjetër dhe trima”, ka thënë Theodor Roosevelt.

Prandaj:

Qëndroni të forte Shqiptarë, në këtë luftë pa fushëbetejë dhe arsenal ushtarak përballë, qëndroni në shtëpi të sigurtë, zbatoni me përpikmëri direktivat dhe udhëzimet nga instancat kompetente, sepse ky është kontributi më I vlefshem social dhe ekonomik  juaji për shoqërinë dhe vetë kombin.

Jeta njerëzore dhe siguria e kombit, para çdo gjëje.

 

Faleminderit!