Gazeta Nacional Albania

Flet për “Nacional” Imzot Arjan Dodaj, i kryeipeshkёv i kryedioqezёs Tiranë-Durrës

BINOMI FE DHE ATDHE ËSHTË SHUMË I GJALLË NË EKZISTENCËN TIME

“E ndjej veten të thirrur para së gjithash për të mbjellur shpresën tek të rinjtë shqiptarë”

 

-Si e pritët zgjedhjen tuaj në këtë detyrë kaq të rëndësishme dhe relativisht në një moshë kaq të re siç thoni edhe vetë në disa prononcime?

-Pikërisht është një event që duke qenë një përgjegjësi kaq të madhe dhe në një farë mënyre e thirrur për të pasur edhe një shërbim për një kauzë që i përket kishës në një komb të vuajtur sic është kombi ynë, është në një anë një surprizë e madhe e nga ana tjetër një akt besimi i madh në dorën e Zotit që të jep atë përgjegjësi duke pasur besim në ty e duke të nxitur për të qenë me të vërtetë në udhën e atyre që na kanë paraprirë duke qenë dëshmitarët e fesë sonë, e ndër shekuj kanë ditur të ruajnë pikërisht këtë fe duke ditur të lidhin bukur binomin fe e atdhe.

E kështu që edhe për mua ky binom është shumë i gjallë në ekzistencën time, në jetën time edhe falë dimensionit te jetës sime edhe përpara si emigrant për më shumë se 25 vjet ky dimensioni i Atdheut është një dimension i gjallë, që na ka bashkuar me shumë emigrantë të tjerë në kurbet, e na ka bërë që të ndihemi akoma dhe më shumë përkatës ndaj një kauze e ndaj një vendi siç është vendi ynë.

-Duke qenë drejtues i ri, secili duhet të vendosë disa prioritete, e të cilat mund të themi që i keni vlerësuar Ju e në përgjithësi kisha.

-Unë jam arqipeshvi i Tiranë  Durrësit dhe është shumë themelor për mua aktualiteti dhe aktualiteti ballafaqohet me ato resurse që jep vendi ynë ato shpresa dhe në të njëjtën kohë ato vështirësi. Atëherë e ndjej veten të thirrur para së gjithash për të mbjellur shpresën tek të rinjtë sepse të rinjtë mund të gjejnë me të vërtetë gjithmonë e më shumë në vendin e tyre arsyen pse këtu mund të investojnë më bukur, më mirë, e më me shumë efekt ekzistencën e tyre, dhuntitë që kanë marrë, profesionin që kanë mësuar. Në të njëjtën kohë dhe ata që janë jashtë mund të rikthehen të japin kontributin e tyre intelektual kulturorë, shpirtëror, moral që kanë marrë në botën perëndimore kudo ku kanë emigruar. Pra një nga gjërat kryesore për mua është më të vërtetë për të mbjellë shpresën tek brezat e rinj.

Gjëja tjetër kryesore është shumë themelore për të ruajtur këto vlera që janë kaq të gjalla tek ne. Nganjëherë ne ndoshta shqetësohemi, mërzitemi se shohim disa fenomene që nuk i përkasin kulturës sonë, të cilat cënojnë familjen, jetën, dinjitetin e personit. Atëherë duhet të shohim vërtet që sidoqoftë familja në Shqipëri është shumë e fortë, dashuria për të moshuarit tanë, për fëmijët tanë, për nënat tona, baballarët tanë  është akoma shumë e gjallë. Atëherë ne duhet që ta rivlersojmë këtë që kemi e ta rimëkëmbim, e ta bëjmë gjithmonë e më shumë si një thesar që duhet t’i përcjellim brezave të rinj, sepse pa familje pa gjirin formues të ngrohtë të një lidhje me prindërit, gjyshërit tanë që na kanë përcjellë përvojën e vuajtjes, përvojën e dëshmisë së tyrë edhe përballe vuajtjeve dhe sakrificës që kanë hasur, ne nuk do kemi të ardhme e kështu për t’i përcjellur brezave të rinj pikërisht këtë të ardhme.

Diçka tjetër shumë themelore është për të sensibilizuar edhe një fenomen që po prek ndjeshëm Shqipërinë që është dimri i madh demografik. Shqipëria ka nevojë me të vërtetë që t’i japi më shumë vlerë jetës, familjeve të reja të kenë më shumë mbështetje nga institucionet përkatëse që familjet e reja të gjejnë një mbështetje pa u shkurajuar për të marr një shtëpi të re me çmimet që fatkeqësisht po rriten në mënyrë marramendëse, me një formë krahasimi çmim rrogë që nuk plotësojnë atëherë ato kushte për të pasur një jetë pak më të denjë, pak më të lumtur, pak më të paqtë pra duhet të japim edhe arsye pse të rinjtë tanë dhe familjet tona të investojnë më shumë këtu.

-Një nga elementët që dallon kombin tonë është edhe harmonia fetare ku shquhet sidomos komuniteti katolik dhe kisha katolike. Si e vlerësoni këtë veçori  kombëtare.

-Ju falenderoj shumë pasi kjo është një nga pyetjet që është shumë themelore që të marrë gjithmonë vend në dialogjet tona. Kjo sepse ne jemi pjesë e asaj trashëgimie që marrim nga etërit tanë si katolikët nga pikërisht meshtarët që na kanë paraprirë e si ashtu edhe myslimanët, sepse gjithmonë ndër shekuj kemi parë këtë solidaritet të madh njëri me tjetrin.

Papa Francesku duke u kthyer nga Shqipëria atë mbrëmje në avion në intervistën e tij dhene më 21 shatator 2014 thotë :” Në Shqipëri nuk ekziston toleranca fetare ata janë vëllezër” pra tolerancë do të thotë ta durosh tjetrin por vëllezër do të thotë ta duash, ta mbështesësh, ta kesh tjetrin pjesë të jetës tënde.

Këtë e shohim në familiet tona, e shohim dhe në këtë periudhë. Vetë unë sa herë kam dhënë leje martesash le të themi ‘të përziera’ ku burri është mysliman dhe gruaja katolike ose e kundërta. Pra ky është një bekim për vendin tonë dhe unë mendoj se është një mesazh profetik për botën e sotme që po përjeton shumë drama konfliktuale dhe shumë shpesh fatkeqësisht fetare.

-Gazeta Nacional shpërndahet në letër në Shqipëri, në Kosovë, e rajon dhe ka një numër lexuesish gjithandej për shkak të portalit online. Cili do të ishte mesazhi juaj për të gjithë shqiptarët në këtë kohe lufte?

-Unë para së gjithash ju përgëzoj! Ndoshta luftërat, ndoshta ndasitë, e ndoshta shpesherë ca konflikte ndodhin, sepse bagazhi kulturor ulet gjithmonë e më shumë. Pra ju jeni, unë mendoj, një gazetë elitare e didikuar ndaj letersise, arteve dhe ceshtjes kombetare.

Nganjeherë mediat i bëjnë më shumë jehonë skupit, skandalit, vrasjeve ose kriminalitetit në faqet e para të gazetave ose në edicionet e lajmeve, çka për mendimin tim nuk shkon.  ju bëni kulturë dhe jeni te dedikuar ndaj trashegimisë shpirtërore, kulturore dhe arritjeve akademike!

Ju jeni promotorë të kulturës dhe jeni investitorët e së ardhmes sepse pa kulturë nuk kemi të ardhme. Një popull që nuk ka kulturë është një popull që po konsumon gradualisht një vetvrasje dhe në të vërtetë Shqiperia ka mbijetuar falë atyre djepeve të kulturës që e karakterizojnë edhe vendin tonë, falë atyre personave që edhe katolikë edhe myslimanë ose të identifikuar thjeshtë në formimin e tyre intelektual, kanë ditur t’i përcjellin brezave të rinj një trashëgimi të thellë kulturore të rrënjosur, në kulturën tonë shqiptare që është Evropiane, kulturë perëndimore.

 

-Cili është mesazhi juaj për të gjithë shqiptarët e rinj dhe për ata që kanë humbur shpresën që një ditë do t’ia dalin?

 

-Mesazhi është më të vërtëtë, në jetën e krishterë është i mishëruar, pra është një fjalë që zë vend në zemrën, në jetën e secilit prej nesh. Kjo fjalë është prezenca e Zotit që na shoqëron për të parë përtej vellos së zezë nganjëherë të falimentimeve njerëzore të pashmangshme, për të parë përtej krizave për të parë përtej luftës. Te shohim në momentin aktual të një populli të bukur dinjitoz sic është ai i Ukrainës, sot shohim që shumë shtete te komunitetit europian po presin miliona e miliona refugjatë për arsye të kësaj lufte. Pra drama e një mungese të një kulture, të një uniteti të në paqe sjell asgjesimin e rracës njerëzore, atëherë unë ne aspektin që ju me pyetet e shoh si shume themelore. Ne të rikthehemi ne vendin tone për të rikthyer ato vlera që këtu kemi marrë por që  mendoj edhe në perendim ose diku gjetkë ku kemi qënë në bazë të përvojës së jetës në bazë të eksperiencës, në bazë edhe te sfidave por edhe të vuajtjeve me të vertetë janë posuruar janë pjekur më shumë, janë bërë më të vyeshme që  ti shërbejnë vendit. Unë e shoh edhe ne kontekstin aktual në Tiranë në shumë situata të biznesit të administrimeve publike të qeverisjes, sa e sa janë shqiptarët që pas një formimi një përvoje jashtë vendit janë kthyer për të dhënë kontributin e tyre. Por sa e sa akoma më të mirë kemi jashte që pret vendi ynë. E  atëherë më të vërtetë së bashku ta rimëkëmbim Shqipërinë.

-Çfarë dëshironi tjetër?

-I uroj suksese gazetës kombëtare “Nacional”! Kjo gazetë me të vërtetë të na bën të ndihemi një, pra të pandarë. Të ndihemi një në ruajtjen e kulturës, letërsisë dhe trashëgimisë tonë kulturore dhe shpirtërore që është thelbi i kombit tonë nga lashtësia e madhe e Ilirisë deri në ditëtë tona, e kështu do të jetë përherë.

Ju faleminderit!