Gazeta Nacional Albania

Flet pwr gazetën Nacional gjuhëtari, filozofi dhe shkrimtari Albert Vlash Nikolla: KOHA PËR NJË ALBANOLOGJI TË RE – STOP ETIMOLOGJISE FALSE TË SHQIPES

Flet pwr gazetën Nacional gjuhëtari, filozofi dhe shkrimtari Albert Vlash Nikolla

KOHA PËR NJË ALBANOLOGJI TË RE – STOP ETIMOLOGJISE FALSE TË SHQIPES

“Në Itali refuzohet hapja e një Universiteti në Gjuhën Sarde, duke u mbështetur në një ligj të vitit 1937, nxjerrë nga parlamenti Fashist i Musolinit, megjithëse Sardët janë autoktonë në ishullin e tyre dhe në rajonin e Barbaxhias, flasin një version të Shqipes Arkaike që quhet Arvereshu”.

Realizoi:Dr. Mujo Buçpapaj

-Mujë Buçpapaj: Mirdita Zoti Nikolla, si nisi për Ju ky vit i ri 2023, sa i takon aspekteve kulturore dhe kërkimore?

-Ishte një fillim i mbare! Edicioni Universitar Evropian sapo më ka njoftuar se do të ripublikojë librin e tim “Le Celte Préhistorique: Guègue, la langue–Mère du Monde” (Gegnishtja gjuha nënë e botës) në versionin frëngjisht.

-M.B: E çfarë do të thotë ky lloj publikimi?

-Ka të bëje me shpërndarjen e librit tim , një mundësi konkrete të studimit të Shqipes në gjithë sistemin Universitar Evropian e Botëror. Një lajm i mire për gjuhen Shqipe dhe për të gjithë ata që duan të dinë mbi origjinën e shqipes dhe pozicionin e saj si gjuha më e vjetër ende gjalle, siç e përcakton në disa skema gjuhësore profesori i universitetit të Kembrixhit James Clackson. Po pres që një përkthyes profesional i anglishtes ta përkthejë në anglisht pasi ky libër është tepër i rëndësishëm për etnogjenezën e gjuhës njerëzore, ku pranohet tashmë zyrtarisht nga gjuhëtarë të ndërkombëtar se etnia iliro-shqiptare ka dhënë kontribut themeltar.

-Le të kalojmë në temë, a mund të na jepni një panoramë të pozicionit të Shqipes sot, në studimet e gjuhëtarëve të ndryshëm shqiptarë, por kryesisht të huaj?

-Para 200 vitesh shqipja zyrtarisht ishte një gjuhë ende e ndaluar me ligj. Kishte genocid të hapur mbi shqipen. Na vranë Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin , na burgosën Hoxha Tasimin, na hodhën në rrugë si lypsar Sami Frashërin. Sot kemi genocid të kamufluar. Por fatmirësisht sot gjendja ka ndryshuar, nga gjuhë e mohuar sot jemi gjuha më e vjetër ende gjallë dhe këtë e thonë gjuhëtarët huajt se shqiptarët kanë akoma frikë ta thonë. Duhet tu falënderohemi për këto arritje punës korrekte shkencore të shumë gjuhëtarëve, duke filluar me Gjermanin Franz Bopp e duke përfunduar tek dy personalitetet aktuale të gjuhësisë botërore, Prof.Doc. Brian D. Joseph, indoevropianisti më i madh ende gjallë i Universitetit te Ohajos , se bashku me profesorin James Clackson te Universitetit të Kembrixhit , të cilët, kanë publikuar përfundimet shkencore pas studime laboratorike mbi shqipen. Dy gjuhëtarët e fundit madje janë shprehur hapur se Metodat gramatiste e komparative të shkollës lindore në të cilat u mbështet Albanologjia, ishin metodologji të pakompletuara dhe shumë herë jo e sakta sa i takon kërkimeve gjuhësore dhe tashmë janë kompletuar dhe perfeksionuar nga metodat e reja të alternuara të e studimeve socio- linguistike, semantike, logjike e laboratorike të gjuhës, të kryera në Sorbonë, Oksford, Kembrixh, Columbia, Kanberra, etj. Aktualisht kemi një shkollë shumë të avancuar dhe shumëfishë më të saktë , siç është Shkolla Strukturale Gjuhësore Franko-Anglo-Amerikane, me Barthes, Jakobson, Kohen, Bickerton, Lévi-Strauss etj.. gjuhëtarë që kane revolucionarizuar kërkimet gjuhësore. Deklarata e fundit e Brian D. Joseph, anëtarit më të ri e të nderuar te Akademisë se Shkencave te Republikës se Shqipërisë ishte se: “Gjuha Shqipe është një gjuhe Kentum”; që do të thotë se me shumë se 200 vite të studimeve komparativiste mbi shqipen, që e cilësonin atë me të padrejtë si “Gjuhë Satem”, duhet riparë, .. por ka dhe nostalgjike që nuk i njohin metodologjitë e fundit të kërkimeve shkencore, që vazhdojnë me metodën e vjetër, dhe çuditërisht njëri nga këta është edhe Ardian Vehbiu… , e cila merr kurajon edhe të stigmatizoje hipotezat alternative, te cilat janë normale në shkencën e lire dhe demokratike.. E bën këtë në rrjetet kibernetike në gazetën fantazmë të ashtëquajtur “Peizazhe Fjale” duke marrë në mbrojtje gjuhëtarët e dështuar. Madje ai ka pasur guximin të më sulmojë edhe mua, personalisht… nuk e kuptoj pse ai nuk ma respekton Shqiptaricitetin tim, kur unë ja respektoj arumanitetin e tij. Por ” Të paaftët kanë aftësi të shajnë të aftët”. Kështuqë nuk dua të shkoj më tej me histori të paaftësh që kanë dështuar si gjuhëtarë ende pa nisur.

-MB: Pak kohe më parë keni sinjalizuar se do të filloni një fjalor për gjuhën shqipe, dhe për rrënjët e saj arkaike? Mos po i bëni konkurrencë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, e cila dhe ajo ka nisur një Fjalor Gjithëpërfshirës të Shqipes.

-Po punoj fjalorin struktural të shqipes, fjalor që mbështet mbi zanoret, sepse siç thotë i ndjeri Dereck Bickerton, gjuhëtari me i madh i studimeve mbi origjinën e gjuhës njerëzore, gjuha esklamative-emocionale ka qenë fillesa e gjuhës, dhe në ketë rast dua të shoh pozicionin e Shqipes në sistemin matricor të krijimit të gjuhës së parë njerëzore deri në ditë e sotme. Por këtë punë shkencore nuk e bëj për të konkuruar Akademinë e Shkencave, por sepse nuk ka ndonjë gjuhëtar brenda Akademisë i specializuar për Etimologjinë Prehistorike dhe moralisht më takon ta bëj si punë shkencore. Por sigurisht unë nuk kam asnjë lloj mbështetje – madje as edhe morale, të Akademisë se Shkencave, – sepse siç flitet nën zë me humor dhe të qeshur sarkastike: “Malokët janë të përjashtuar gjenetikisht nga Akademitë e Shqipërisë”. Sa i takon fjalorit të Akademisë se Shkencave, uroj që ai të përgatitet sa më shpejt. Por nuk besoj shumë se ai do të jetë në lartësinë e duhur, sepse metoda e ndjekur në hartimin e tij, është paksa e çuditshme dhe nuk ndryshon nga metodat e mëparshme të përgatitjes së fjalorëve të shqipes.

-MB: Ju mendoni se ndiqet një metodologji e gabuar në hartimin e këtij fjalori?

-Duhet ta kemi të qartë situatën. E ripërsëris: Ardhja e Brian D.Joseph në Shqipëri dhe deklarata e tij para Akademikeve Shqiptare, se gjuha Shqipe i takon “grupit të gjuhëve kentum”, ka tronditur gati gjithë sistemin mbi 200 vjeçar të Albanologjisë, ku pretendohej me të padrejte se gjuha shqipe i takonte “grupit të gjuhëve satem”. Dhe studimi i një gjuhe Kentum me metodat e ndjekura për gjuhët “Satem”, sigurisht nxjerr probleme të mëdha. Nuk bëhet fjalë këtu për impresione personale te disa profesorëve dosido të universiteteve të shkollës lindore, por për deklaratën e njërit nga indoevropianistët më të mëdhenj të gjuhësisë botërore, i cili studimet e tij i bazon mbi kërkime laboratorike shkencore dhe bazuar në të dhënat e fundit të rrjeteve të universiteteve amerikano-anglo-saksone dhe franceze. Shkurt sistemi i metodologjik i kërkimit gjuhësor shqiptar ka rënë përfundimisht, dhe çdo tentative për ta arnuar atë nuk bën gjë tjetër veçse zgjat agoninë. Pikësëpari Akademia e Shkencave te Shqipërisë duhet te dalë me një deklaratë zyrtare nëse i pranon si zyrtare konkluzionet gjuhësore të gjuhëtarit Amerikan . Pas, konkluzioneve të Joseph, ka reaguar vetëm një gjuhëtar, akademiku Aristotel Spiro , i cili në një interviste tek Emisioni “Arnautistan” i Muç Nanos, është shprehur qartë se nuk duhet të krijohen Idole Gjuhësore, dhe të gjithë gjuhëtarët e mëparshëm për shkak të rrethanave kanë gabimet e tyre sa i takon metodave të ndjekura në studimin e Gjuhës Shqipe. Një perceptim shumë i saktë që më ka pëlqyer. Kjo do të thotë se për të hartuar një fjalor të përgjithshëm të Shqipes, nevojitet metodologjia strukturale, ndërkohë që në Akademinë e Shkencave nuk ka asnjë gjuhëtar të shkollës strukturale në gjirin e saj. Si mund të bëhet një fjalor pa patur një specialit të Prehistorisë së Gjuhës Shqipe, një tjetër të Semantikës, të fushës së kërkimeve laboratorike, një tjetër Socio-Linguistikes, apo një specialist të Historisë së Gjuhëve, përkrah specialisteve të disiplinave gjuhësore tradicionale si ato të Fonetikës, Fonologjisë, Morfologjisë, Sintaksës, Stilistikës, Pragmatikes, Metagjuhës etj. Një fjalor shkencor kërkon filtra shkencore dhe nuk kam dijeni nëse vërtet Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe e Kosovës kanë strukturuar një grup gjuhëtaresh të aftë për misionin.

-MB: A mund të na jepni shembuj sesi Shqipja është deformuar nga metodologjitë e gabuara të studimeve gjuhësore, për shkak të aplikimit të rregullave studimore që përdoren për gjuhët e klasifikuara si Satem .

-Janë gjoja huazimet nga sllavishtja, dhe si shembull mund të japin fjalën */buj/ */bujk/, */bujqësi/, të cilat gjuhëtari i njohur si Sllavisti më i madh i të gjitha kohërave Mayer thotë se shqipja ka huazuar nga Serbishtja. Nëse mbështetemi në të dhënat shkollës lindore, dhe dokumentet e shkruar të gjuhës mesjetare serbe, Mayer “ka të drejtë”. Po nëse kalojmë në shkollën strukturaliste perëndimore, qe ka si bazë strukturën semantike dhe matricore të fjalës, ku si përfaqësues merret Roland Barthes, del se fjala */bujk/ vjen nga bashkimi i dy fjalëve të shqipes arkaike */buk/ + /uj/, nga del fjala */buj/ dhe */bujk/, dhe po ashtu fjala */bujrëm/. Por ka akoma dhe më keq se kaq. Janë gjoja të ashtuquajturat huazime nga Turqishtja, që duan ti heqin shqipes shumë fjalë! E pranoj se kemi një grup të vogël fjalësh që i kemi huazuar nga kjo gjuhë, por s’mund të lejomë që fjalë të burimit etimologjik shqip, ti jepen padrejtësisht një gjuhe tjetër.
Do ta shpreh mendimin tim paksa me ironi, se ironia është shpata e filozofëve. Po na thokan se fjala */kandar/ na qenka turke….ndërsa togfjalëshi */ka ndar/, ( bën ndarjen-cakton masën) nga ku vjen fjala */kandar/ na qenka e shqipes, se në turqisht nuk ekziston folja */ka/ dhe */nda/ …. Rrofshin gjuhëtaret e sistemit të huazimit… “na kanë nxjerr në dritë Shqipen tonë”. Duke qenë se Turqit nuk donit ta lëshonin këtë fjalë, sepse jua ka shkruar Sami Bej Frashëri në */defter/, jua falëm edhe ne me bujari shqiptare. ( Madje edhe fjalën */defter/, u a falëm turqve, megjithëse folja */dëftoj/ është e shqipes dhe haset tek Iliada e Homerit) Pastaj edhe menduam se për fatin e tyre të keq ata s’mund ta rikrijonin një fjalë tjetër me gjuhën e tyre se Turqishtja është një gjuhë aglunative që nuk fabrikon fjalë. Problemi është se ata erdhën dhe na thanë edhe me gojën e gjuhëtarëve tanë , se shqipja e ka marrë nga Turqishtja! Kjo quhet gjuhësia e modelit “satem” që na i nxjerr fjalët shqipe “hasëll” turke. Për fat të mirë na kish qenë njëherë Naim Frashëri që na e krijoi fjalën */peshore/, nga fraza */pe shoh/ (po e shoh) e Gegnishtes, se ai e donte fort Shqipërinë , të gjithën pa dallim, pa ndarje pa copa : (S’kishte te Naimi fraza të tilla: Këtë copë të Shqipërisë do ta dua, këtë copën tjetër s’do ta dua) … Po ashtu fjala */Penxhere/ është puro turke- na shpallin “Satemistët”, pavarësisht se edhe kjo vjen nga fraza e shqipes Gege” */Pe n’gjer/(shikim i gjerësi) … meqenëse turqit s’kishin ku ta merrnin, ( se siç e thamë me sipër Turqishtja s’prodhon dot- Samiu jua fali : Gjynah Turqit- imagjinoj ti këtë thënë vetes Samiu – nga Mongolia kanë ardhur, ku ta shpiknin fjalën ata, kur kastërgjyshërit e tyre jetonin në tenda rrethore pa dritare. Jua dha Samiu dhe ata e shpërblyen: Vdiq si varfanjak rrugëve të Stambollit . Po edhe për ketë rast rroftë Naimi që krijoi një fjalë të re në shqip, edhe më të bukur */dritare/ që nga fraza */drita re / ( Ju drejtua dritës: Drite moj, a je e re? ). Se ky Naimi ishte Shenjt – fliste me Dritën se ja dinte gjuhën edhe Dritës. Se fjala Naim, do te thotë */i fortë/ në Persisht, po ne Shqipen Gege do te thotë */Na im/ – (ne jemi – jemi gjallë e nuk vdesim, se jemi te fortë)…. andaj u them Dumbabistëve, lëreni të qetë Shqipen nëse doni te shpëtoni shpirtin, se Zoti do ju gjykojë me Ferr! Se Shqipja është Gjuha e Zotit e nuk vdes…. se po vdiq Shqipja gjuha e fillesës , Bota do shuhet me apokalips. Por edhe vetë Ferri ka të ngjarë të mos i tremben armiqtë e fshehtë të gjuhës sonë të dashur, sepse kohët e fundit kam lexuar shumë marrëzira të publikuara gjithandej mbi origjine turke të shumë fjalëve të tjera të Shqipes. Këto lloj fjalësh jo rrallë i hasim edhe në Shkrimet Achene (Proto ilire C) dhe Frigjiano- Lidiane -(Proto-Ilire D- Azia e Vogël, nga rrjedh Greqishtja e Re Koinea). Po japim disa shembuj: Fjala */bajrak/, */bajraktar/ dhe */oxhak/
Për të provuar që fjala */bajraktar/ vjen nga turqishtja, sipas normave etimologjike duhet kërkuar nëse ekziston fjala */bajrak/ edhe në Gjuhën Tartare (Kozake) … pasi Turqishtja është një gjuhë me origjinë zbritur nga grupi i gjuhëve Tartaro-Mongole. Konstatimi ynë i parë, sapo hapim fjalorët është se fjala */bajrak/ nuk ekziston në gjuhën Tartare, për dy arsye… E para Tartaret ishin popullata shëtitëse , (nuk kishin shtëpia, apo Bajraqe (Fshatra e Qytete) por çadra rrethore lëkure të punuara sipas traditës Kurgane , dhe e dyta nuk organizoheshin Bajraqe (Vende te caktuara me qëndrim të përhershëm,) dhe e treta vete fjala */bajrak/ sipas ligjeve etimiologjike (Folja- aksioni krijon emërtimin e objektit) vjen nga folja */baj/ (bëj) e Gegnishtes. Në gjuhën Tartare dhe Kozake koncepti */bajrak/ përcaktohet me fjalën */banner/ (баннер) dhe Mongolishte */tug/ (туг) …. Madje edhe fjala */stan/ që gjendet në gjuhen Turke vjen nga */stan/ (ndenjje-vendqëndrim) e Keltishtes se vjetër…. Kështu që shumë njerëz bëjnë mire të mos merren me origjinën e fjalëve, kur nuk kanë kulturën dhe formimin e duhur për të studiuar historinë e prejardhjes së fjalëve. Edhe fjala */öxhak/, vjen nga shqipja Gege…. Folja /ö/ që është një version prehistorik i foljes */ösht /-/âsht/ (është) ka konceptin semantik të ekzistencës së një krijese të lartë me origjine hyjnore, dhe fjala që shqiptohet */xhak/ në disa të folme dhe */gjak/ në të folme të tjera të Shqipes Gege (Gjak i lartë-origjinë e lartë – P.sh */oxhak i madh aj burr/ . Fjala */xhak- gjak/ (tzak) është puro e shqipes- e ka përcaktuar Franz Bopp e se luan as topi. Duhet të dalë një ligj deontologjik që tu ndalojë injorantëve dhe nipave të ushtareve turq, që të merren me etimologjinë e Gjuhës Shqipe…Të mos dish, nuk quhet injorance, (se askush nuk i di të gjitha), kur ke zgjuarsinë të heshtësh… Injorancë është ta shfaqesh mosdijen tënde në publik.

-MB: Kohët e fundit, pas publikimit të një video të aktorin Hollivudian Danny de Vito, ka pasur edhe një deklaratë të Gjuhëtarit italo-arbëresh Mateo Mandala.

-Deri me sot nuk ka dalë asnjë akademik që të më sulmojë apo të më komentojë, përfshirë dhe të famshmin Claude Hegège të universitetit të Sorbonës, të cilit ja kam hedhur poshtë teorinë gjuhësore të Poligjenezës me librin tim në frëngjisht, i cili ishte fryt i një pune 30 vjeçare , dhe leximit pa ndërprerje të mbi 500 librave me studime gjuhësore. Ndaj mund të them pa frikë se për mua Mateo Mandala është një gjuhëtar “as mish as peshk”. Le që njëherë nuk di ta flasë Gegërishten, as edhe një fjalë, po i këshilloj të mos na hiqet si ekspert. Le të marre mundimin e të shkojë deri në Barbaxhio, për të shënuar fjalët e gjuhës Sarde, se ajo është detyra e tij. Dha një interviste te shkurtër, ku pak a shumë tha: Shqipja Gege nuk ka ekzistuar, por është formë e vjetër e shqipes që ngatërrohet me zhargonet arbëreshe. Pra arbëreshet e paskan ruajtur Shqipen e vjetër që qenka e njëjtë me Gegnishten, po nuk qenka Gegnisht. Sipas logjikës se Mandales, “Gjeli i detit nuk është Gjel deti po është i ngjashmi i Gjelit te Detit”. Edhe gazetarja Beti Njuma, nuk është Beti Njuma , po kopja e Beti Njumës. Po tani ka dalë Toskërishtja (që sipas Mandales paska lindur pas largimit të arbëresheve nga Moreja, Shkodra e Lezha dhe na e paska ndarë në dy pjesë shqipen. Folja */gheg/ ose versioni e sotëm i gegnishtes */gjegj/ që ka dhenë në shqipen moderne*/përgjigjem/ por edhe formën e gjermanishtes */Gegem/, si ka mbërritur tek arbëreshët, nëse s’ka ardhur nga Gegnishtja … Nejse, nuk është faji i tij, se ka lexuar dokrrat e ustallarëve të huazimit, po unë e pyes: Gegënishtja a ka qenë gjuha e gjithë popullsisë së ballkanit qendror dhe të veriut? Se ku do ti fshehë Mandala Fiset Gete, Dako-Myze , Gote dhe Ostro-Gote, që flisnin dialekte të shqipen gege primitive… Po emrin Tosk të Toskanes, dhe Tosk e Toskëri të Shqipërisë se jugut, përfshi edhe Toskarianet në Kinën veriperëndimore ku janë gjetur Mumie Kelte ( Kulture dhe gjuhe e njohur botërisht si Indo-Evropiane Kentum) ky e çon ky Mandala, se edhe shkrimet e tyre që deshifrohen me Gegnishten….. Këto kanë shpallur gjithë kohën se Gjuha Shqipe është */satem/, dhe gjithë kohës na kanë gënjyer, dhe tani vjen një amerikan (Ndër gjuhëtarët me të mëdhenj të gjitha kohërave) Brian D.Joseph dhe jua rrëzon poshtë gjithë historitë e rreme mbi Gjuhën Shqipe duke thënë bukur e pastër ” Shqipja është Gjuhe Perëndimore Kentum”… Këta nuk denjojnë as të kërkojnë falje, po vazhdojnë të gënjejnë . Nëse aktori de Danny de Vito në një televizion amerikan thotë se gjyshja e tij fliste Gheg, duhet pyetur direkt Danny për deklaratën tij dhe jo Mateo Mandala, se Mateo nuk ka qenë burri i gjyshes se Danny-t që ta ketë dëgjuar kur fliste.

-MB: Në librin tuaj mbi Etimologjinë të botuar në Frëngjisht keni përmendur edhe gjuhën sarde Arvereshu dhe keni hedhur i pari bazat e përfshirjes së saj si një dialekt i gjuhës shqipe?

-Keqardhje e madhe për atë gjuhë që rezulton të jetë mbi 4 mijë vjeçare, e që është studiuar shumë pak ose aspak. Kam komunikuar me Sarvatore Melon, i cili më dërgoi fjalorin e Gjuhës Sarde, dhe me pas edhe me historianin Sard, Leonardo Melis që ka shkruajtur mbi 10 libra për origjinën pellazge të Sardenjës. Ky i fundit më tha se kishte tentuar disa herë të themelonte një Universitet në Gjuhën Sarde, po qeveria italiane nuk e lejonte, mbështetur mbi një ligj të vitit 1937 te kohës se Beneto Musolinit. Imagjinoni, ndaj dialekteve të gjuhës shqipe edhe në shekullin e XIX, ushtrohet një genocid i paparë, dhe profesori Mateo Mandala i Universitet të Palermos në Itali nuk e denoncon këtë gjenocid të hapur dhe të ndyrë ndaj gjuhës së popullit Sard, po merret me Danny de Vito-n. Është e paimagjinueshme sesi në Italinë e shekullit të XXI, anëtare e Komunitetit Evropian, ky minoritetet mbrohen me ligj, refuzohet hapja e një Universiteti në Gjuhën Sarde, as më tepër duke u mbështetur në një ligj të vitit 1937, nxjerrë nga parlamenti Fashist i Musolinit, megjithëse Sardët janë autoktonë në ishullin e tyre dhe në rajonin e Barbaxhias, flasin një version të Shqipes Arkaike që quhet Arvereshu.

-MB: Le të kalojmë në një teme tjetër, Kohët e fundit ka pasur sulme nga segmente të caktuara politike dhe fetare kundër Kryetarit të Akademisë së Kosovës Mehmet Kraja. Cili është mendimi juaj?

-Unë nuk dua të përzihem në grindje të këtij lloji, por kam pikëpamjet e mia shpirtërore dhe patriotike. Dua të vë dukje, pa fyer askënd se Mehmet Kraja është Kryetari i Dijetarëve te Kosovës, ndërsa ia që e ka sulmuar Kryetari i një Bashkësie Fetare, me bujq, punëtorë, besimtarë pleq e plaka, me shkollë e pa shkollë, që gjithsesi i respektoj. Ligjet e një shteti laik e ndalojnë automatikisht përfshirjen e grupeve fetare në sulme ndaj institucioneve shtetërore për motive fetare. Akademia e shkencave te Kosovës, ka të drejtë legjitime të bëje deklarata mbi historinë e pushtimeve romake, sllave, turke dhe faktorëve që çuan në ndryshimin e strukturës fetare të popullit Dardan të Kosovës, që ka dhënë personalitet Evropiane të që kanë ndikuar në civilizimin Botëror si Perandorin Konstantin, Shën Jorenimin (përkthyesin e biblës nga Hebraishtja ne latinisht) Shën Niketë Dardanin (krijuesin e himnit te Kishës Katolike Tedeum, Shën Justinianin Prima që krijo Prima-Justinën ose Prishtinën, kryeqytetin aktual të Kosovës, pavarësisht nëse kjo i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt. Tek e fundit Historia është ajo që ka ndodhur, dhe jo ajo që ne si popull shqiptar kemi dëshiruar. Kryeministri i Kosovës, institucionalisht është i detyruar të marrë në mbrojte Akademinë e Shkencave . Kush sulmon Akademinë e Shkencave te Kosovës, sulmon identitetin dhe qenien e kombit Shqiptar, kushdo qoftë ku, filo-sllav, filo-italian, filo-grek, filo-turk apo filo-arab. Ne jemi vetëm Shqiptarë, dhe këtij identiteti nuk mund ti shtojmë vula fetare. Fetë nuk janë kombe, por bashkime grupesh njerëzore me përkatësi shpirtërore ndaj një filozofie teologjike. Gati të gjithë popujt e botës janë multifetarë. Kur feja përzihet me politikën kemi fenomenin e iranizimit , T’iranizimit të popujve.