Gazeta Nacional Albania

Gazeta kulturore “Nacional”, Tiranë, i jep Arif Dushajt “Çmimin e këngëtarit më të mirë për vitin 2023

Bordi Editorial Ndërkombëtar i gazetës “Nacional”, Tiranë, i ka dhënë këngëtarit të njohur Arif Dushaj “Çmimin e këngëtarit më të mirë për vitin 2023” me motivacion:

“Për shprehje të reja artistike në traditën e këngës qytetare shqiptare, me frymëzim në trashëgiminë e madhe kulturore të Malsisë së Gjakovës”

Këngëtari i njohur i muzikës qytetare flet për karrierën e suksesshme muzikore, nga femijëra deri në skenat e mëdha në Shqipëri dhe Europë

ARIF DUSHA: DO JU SURPRIZOJ ME NJË KËNGË TË RE PËR TROPOJËN

-A. Dusha: “Fillimet e mia janë të hershme, qysh nxënës. Sic ndodh me të gjithë femjët e kësaj moshe, skena e parë është klasa ku bën pjesë, pastaj grupi artitik i shkollës dhe kështu me radhë edhe jashtë saj deri tek Ansambi Dardania i Tropojës. Qysh në shkollën 9-vjecare të Tpla të Tropojës unë u inkurajova nga mesuesit dhe bashkënxënësit për të kënduar.Natyrisht që kënga ishte një pasion për mua dhe qysh atëherë nuk jemi ndarë asnjëherë. Sido që kam prekur suksesin në nivel kombëtar duke dalë në skena të mëdha në vend dhe jashtë tij, ajo skenë e vogël e shkollës dhe duartorkitjet e shokëve të mij nuk më janë hequr kurrë nga mendja.”

1.Arif, me këngët e tua keni sjellë një potencial të lartë si këngëtar i muzikës qytetare dhe artist i shquar në intepretimin e lirikës burimore. Por ndërsa keni prekur famën që ëndërron cdo artist, a mund të kujtoni si kanë qënë fillimet e tua si këngëtar, që nga femijëria?

-A. Dusha: Fillimet e mia janë të hershme, qysh nxënës.
Sic ndodh me të gjithë femjët e kësaj moshe, skena e parë është klasa ku bën pjesë, pastaj grupi artitik i shkollës dhe kështu me radhë edhe jashtë saj deri tek Ansambi Dardania i Tropojës. Qysh në shkollën 9-vjecare të Tpla të Tropojës unë u inkurajova nga mesuesit dhe bashkënxënësit për të kënduar.Natyrisht që kënga ishte një pasion për mua dhe qysh atëherë nuk jemi ndarë asnjëherë. Sido që kam prekur suksesin në nivel kombëtar duke dalë në skena të mëdha në vend dhe jashtë tij, ajo skenë e vogël e shkollës dhe duartorkitjet e shokëve të mij nuk më janë hequr kurrë nga mendja.

2. Në familjen tuaj ka pasë një traditë në art dhe muzikë apo ju jeni i parë që i hytë fushës së muzikës dhe këngës?

– A. Dushaj: Mund të them se kam patur një model në familje. Daja im ka kenduar shumë bukur, pavarësisht që nuk është marrë me këtë art si burim jetese apo karrierë artistike. Ai këndonte vetëm në gëzimet familjare apo në festat e komunitetit, por ai ka patur një zë shumë melodioz dhe shumë të pastër. Mua më pelqente shumë kur ai këndonte dhe mund të them se ishte frymëzimi i parë për mua.

3. A mund t’i përshkruani emocionet e daljes për herë të parë në një skenë të madhe? Dhe kur ka ndodhur kjo ngjarje e shënuar për jetën e një këngëtari?

– A.Dushaj: Pas ekseriencave në shkollë, pra në skena të vogla dhe në ato më të mëdha në Fierzë, mbaj mend që kam dhënë një koncert në pallatin e kulturës që qytetin Bajram Curri. Ishte një sallë e madhe më rreth 700 vende e mbushur plot.
Në një garë mes komunave unë isha perzgjedhur në numrat e më të mirë të koncertit përmbyllës si përfaqësues i komunës së Fierzes, megjithëse një adolishent. Unë u paraqita me” Kengen e Destan Begut”.
Sapo kam dal në skenë për të interpertur kengen dhe gjer sa kam mbaruar atë, duratrokitjet e të pranishmeve ishin të panderprera. Kjo situatë me krijoi shumë emocione, sa nuk po më besohej se po këndoja unë .
Si një i ri që isha, per momentin m’u duk vetja si “kengtar i madh”, ha ha ha, pamvarsisht se isha ne hapat e par te artit. Pra për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, kjo ishte ngjitja për here të parë në një skenë të vertetë, në një sallë të madhe dhe para një jurie profesionistësh. Përjetova një emcion dhe një vetëbesim që nuk do ta harroj kurrë.

4.Pas shumë sukseseve individuale u bëtë pjesë e Ansamblit të njohur të Tropojës “Dradania”. Si e përshkuan këtë bashkëpunim, me kompozitorët dhe artistëtë e tjerë të këtij ansambli? A i ruani akoma këtë maredhënje miqësore?

– A.Dushaj: Unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me ajken e artit muzikor të Tropojës. Si me kompozitorin e madh Kolë Susa, gjithashu me kopozitorin shumë të talentuar të lirkës tropjane, Skënder Doshlanin, me poetin e pazevendsushem Hamit Alia, i cila ka shkruar shumicën e këngëve të repertorit të Gëzim Nikës, Fatmria Brecanit, si dhe këngëtarëve të tjerë të njohur të ansmablit Dradania. Me koreorgrafin e talentuar Deli Metalia etj, etj.
Unë u jam mirënjohës këtyre njërezve të famshëm, dhe sigurisht që i ruaj mardhenjet miqësore me të gjithë, i vlerësoj shumë dhe i dua shumë.

5. Jeni këngëtar që intepretoni bukur si këngën qytetare ashtu edhe atë burimore dhe të përpunuar, që këndoni si në skenat e fetsivaleve të mëdha, të koncerteve, por edhe në gëzimet famijare, që keni aq sukses edhe në muzikën live aq të kërkuar në vend por edhe në Diapsorë. Si ja keni dalë të keni këtë sukses?

-Arif Dusha: Cdo këngëtar bazuar tek talenti që ka synon të jetë afër cdo zhanri të këngës. Unë kam punuar shumë dhe me pasion për të intepretuar
si këngën qytetare ashtu edhe atë burimore dhe të përpunuar.
Unë e dua artin shumë ndaj dhe e kam vlersuar veten ne rradh te parë por edhe te gjithë adhuruesit e kenges time, kështu që kam vazhduar pa frikë dhe me besim tek vetja qe do arrij aty ku duhet. Këtu ku jam sot ndihem shumë mirë dhë krenar per arritjet artistike.

6.Regjistri i përshtatshëm, vokali burimor dhe ngjyrimi emocional i timbrit të zërit tuaj , e bëjnë Arif Dushajn një këngëtar original dhe të papërseritshëm në intërptetimin e këngës qyetare shqiptare. Mëndoni se këngëtari lind apo duhet edhe shume punë dhe mund?

-A. Dushaj: Është e vertetë se një kengetar i mirë lind, një talent lind, por duhet shumë punë që të kapësh majat. Kështu mendoj unë. Një talent që nuk punon vdes.

7.“Të lumit na”, është hiti më i ri i kësaj vere i prezantuar nga Ju i shoqëruar nga këngëtarja e njohur Erisa Dragoshi. Kënga ka arritur një numër rekord shikuesish, duke paralajmëruar një sukses të edhe më madh në ditët në vijim. Cfarë ka kjo këngë të vecantë?

– A.Dushaj: E veçanta e këngës “Të lumit na”, është kenge orgjinale, qe cdo njeri qe bën dasëm eshte i lumtur dhe me lumturi ju shkoftë jeta të gjitha çifteve.
Kënga ka nje theks shumë prekes dhe orgjinal. Edhe une sebashku me kolegen jemi munduar qe ta sjellim sa me bukur këtë atmosferë. Më duhet të them se pa mjeshtrinë e kompozitorit te madh Edi Balil kjo kenge s’do ishte kështu kaq e bukur sa c’është. Kshtu qe gjej rastin ta falenderoj shumë atë. Me që po flasim për Edin, dua t’i njoftoj fansat e mij se jam në perfudim të një kënge tjetër po per vendlindjen time Tropojën dhe kam besim qe do jetë nje hit i vertetë si këngë, por gjithsesi le t’ia lëmë kohës!

8. Jeni aq shumë i preferuar në koncerte, apo gëzime famijare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Europë dhe kudo ku ka shqiptarë në Dipasorë. Cilin mund të veconi për pritjen më të vecantë që ju ka bërë?

-A.Dushaj: Kudo jam pritur mirë por mun të them se pritjen më të vecantë ma kanë rezervuar në Plavë dhe Guci. Cdo 2 gusht ata organizojnë nje festë të bukur me koncerte të mëdha në natyrë të hapur.Unë kam marrë pjesë në këto veprimtari herë pas here, pasi është nga krahinat më patriotike shqiptare. Edhe unë në repertorin tim kam një këngë për nje deshmor të kësaj zone, të shptepisë së Çeles, për heroin Isuf Kamberi, me muzikë te kompozuar nga i madhi Edmond Zhulali dhe tekst nga poeti i mirënjohur Hamit Alia.
Kur e kendova per herë të parë kete kenge aty, emocionet ishin shumë te medha, kishte shumë duartrokitje, shumë thirrje, por kishte edhe lot nga te afermet e deshmorit. Kjo skenë ishte shumë prekse për mua aq sa nuk më hiqet nga mendja.

-9. Në harkun kohor të një viti ju keni nxjerrë 4-5 hite të suksesshme si: “Keshtu kërcejnë dhe Tropjanët”, “C’ka kie” , “Në krah Shqipes nga Tropoja”, “Kronologjia e heroit “ , duke u bërë tashmë një nga këngëtarët më të preferuar në tregun muzikor kombëtar. Kjo ka ardhë nga një përvojë e madhe e grumbuluar prej vitesh apo edhe si një kërkesë që ka tregu ndaj profilit tuaj si këngëtar i përferuar?
-A.Dushaj: Në të vërtëtë unë nuk bëj këngë per treg, apo thjeshtë për t’i shitur, unë bëj këngë për t’u degjuar nga adhurusit e mij, nga fansat e shumtë.
Kam pas shumë kerkesa dhe vazhdoj te kem nga fansat e mi qe t’u sjell lloj-lloj kengesh te reja, kështu që unë sa të kem zë, do këndoj me kenaqësi për fansat e mi.

10. Cfarë janë disa nga projektet tua më të afrtërta muzikore ?

-A. Dusha: Kam një këngë të cilën shumë shpejt do ta publikoj, por unë dhe stafi im po preferojmë ta lëmë surprizë.

11. Cfarë dëshironi të shtoni tjetër?

-A. Dusha: Dua të falenderoj gazetën prestigjioze elitare “Nacional” e cila ndjek me vemëndje dhe prej shumë vitesh, arritjet e mia muzikore, por edhe të të gjithë artistëve shqiptarë.
E falenderoj Bordin e kesaj gazete per Cmimin e dhene per kontributin tim per muziken shqiptare. E falenderoj gazeten edhe per kete interviste.
Shpërndarja e saj në print në të gjithë rajonin, por edhe nëpërmjet portalit të saj, me jep mundësi të komunikoj me mijëra dashamirë të muzikës, të këngës në të gjtiha hapsirat shqiptare dhe në Diasporë dhe kjo është një mundësi e mirë për mua. E lexoj vazhdimisht gazetën Nacional për t’u njohur me krijimtarinë më të re të autorëve shqiptarë dhe te huaj, prandaj ju falenderoj për punën e shkelqyer profesionale, por dhe patriotike që bëni.

Intervistoi: M. Bucpapaj