Gazeta Nacional Albania

Gazeta Nacional dhe Instituti i Studimeve Filologjike “Nacional” i akordojnë Albert V. Nikollës Çmimin: “Gjuhëtari i vitit 2023”

Bordi Editorial Ndërkombëtar i Gazetës kulturore Nacional dhe Instituti i Studimeve Filologjike “Nacional”

I akordojnë Albert V. Nikollës, gjuhëtar, filozof dhe shkrimtar, Çmimin: “Gjuhëtari i vitit 2023”, me motivacion:
“Për kërkime shkencore multidisplinare mbi gjuhën shqipe, kryesisht rreth rolit aksial të saj mes gjuhëve indo-evropiane dhe euro-aziatike.”

Bibliografia e autorit:

Albert V. Nikolla është një autor shqiptaro-belg , lindur më 16 nëntor 1968 në Mat.
Nga qarqet akademike franceze dhe belge është vlerësuar si shkrimtar, gjuhëtar, kritik letrar dhe filozof. Ka kryer studimet filologjike në Tiranë 1994, dhe studime akademike pranë institutit Rogier Guilbert, Anderleht (2007-2010), në fushën Strukturalizmit dhe Komunikimit Modern, dhe pranë IFOSUP Wavre Belgjike(2010-2013).
Libri i tij “Etimologjia dhe semantika strukturale”, botim I Shtëpisë botuese “Nacional” Tiranë 2022, pati një ndikim nderkombetar në fushen e studimeve albanologjike, duke e radhitur nder alabanologet me te shquar qe jane gjalle.
Ka publikuar më 1995, volumin e parë me tregime, titulluar “Dashnori i fundit”, Botim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artisteve Tiranë 1985. Më pas ka botuar “Ngjyrat e çmendurisë”, tregime, shtëpia botuese Toena , Tirana 1997;“Lojë tulipanësh”, -Tregime, shtëpia botuese “Dita”, Tiranë1998; “Thellësia”, – Roman, Botimet enciklopedike Tiranë1999; “Weekend i mallkuar në Bruksel”- Roman -Ideart 2004; “Baudelaire, Rimbaud, Migjeni dhe gjeneza e poezisë moderne shqipe”, Ese filozofike, Shtëpia botuese Globus -R Tiranë 2007; “Golgota e Kuqe”, -Roman, Shtëpia botuese ILAR, Tiranë 2009; “Kanun”, Roman, ILAR- Tiranë-2009; “Vallëzim nën yje”, – Roman, ILAR, – Tiranë-201; “Vrasës dhe Gjenij”, Roman, ILAR -Tiranë 2011; “Humbësi i vetvetes”, Roman, ILARTiranë 2012; “Shtegtimi i pelikanëve”: Studime letrare, Hipoteza gjuhësore – Mitologji ILAR- Tiranë 2012 ;“Love eksplozion” , Poezi, ILAR-Tiranë 2013; “Brigjet e Shpirtit”, Roman, ILAR-Tiranë 2014; “Në emër të dashurisë , Poezi, ILAR-Tirana 2015”

Publikime në gjuhën Frënge dhe Angleze :

“Cronique d’Asassinats Mafieux”, Roman –L’esprit d’Aigle éditions – Bruksel 2010;“Les rives de l’âme” (brigjet e shpirtit) , Roman, Edilivre edicion , Paris-2014; “Le Celte préhiqtorique : Guègue, La langue -Mère du monde”: –
Etimologji préhi-storike volum 1 dhe 2- L’esprit D’aigele éditions, Bruxelles 2020; “Un VISAGE D’ENFER” (Fytyra e ferrit) – Roman , Amazon Editions- Paris 2020 “La colonie Nibelungen”-Roman Amazon Editions- Paris 2020; “LA PENINSULE DU DIABLE” (Gadishulli i djallit) The dictatorship trilogy , Amazon , Paris 2021; “SAD STAR IN
LOVE” : poezi (English Edition) Amazon, London 2021, etj.
Ka botuar mbi 500 artikuj me kritika letrare; mini-ese dhe studime gjuhësore në gazetat dhe revistat kulturore e letrare si Nacional, AKS, Drita, Republika, Rilindja, Merh Licht, Spekter etj.