Gazeta Nacional Albania

Gazeta Nacional – Editorial nga Mujë Bucpapaj

Gazeta “Nacional” hyri në vitin e njembedhjetë të botimit të saj. Disa mijëra lexues të spektrit të kulturës, letërsisë dhe arteve kanë ndarë me ne ecurinë dhe rritjen e kësaj media të pavarur, të themeluar me 31 janar të vitit 2009, por edhe të veshtirësive dhe sukseseve të pranishme.

Askush nuk mund ta thotë se si do të jetë e ardhmja, por ajo që kemi në dorë ne dhe stafi ynë, sic janë përkushtimi, interesi i fortë nacional dhe idealizmi kombëtar, na shtyjnë të besojmë tek kjo e ardhme, duke vijuar të shpenzojmë përseri shumë kohë dhe energji për të mbajtur të hapur këtë media origjinale në historinë e pluralizmit të medias në vend.

Në fund të fundit gazeta “Nacional”, si pjesë e “Nacional Media Group”, është një deshmi 10-vjecare e përkujdesjes së mijëra lexuesve që e kanë bërë këtë media pronë të tyre dhe të intresave të tyre intelektuale, krijuese dhe kombëtare, pavarësisht bindjeve politike, fetare apo të prejardhjes. “Nacional” është një media e hapur, europiane.

Letërsia dhe artet në hapsirat shqiptare ballkanike, ku është e fokusuar dhe shpërndahet e printuar prej shtatë vjetësh edhe gazeta “Nacional”, rezulton të jenë zhvilluar këto vitet e fundit, përmes dilemash dhe procesesh që shpesh kanë vënë në pyetje të ardhmen e tyre.

Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk kanë politika prioritare ndaj kulturës, ndërsa në Maqedoni dhe Mal të Zi, kultura shqiptare thuajse është e përjashtuar nga suportet financiare të qeverive përkatëse. Në Mal të Zi ndjenjat e forta nacional-kulturore të shqiptarëve etnikë atje, nuk përputhen me predispoziat e qeverisë së Podgorisës, dhe obligimeve të saj ndërkombëtare për të inkurajuar pluralizmin kulturor, përmes financimit të institucioneve kulturore shumëetnike dhe rigjallerimit kulturor. Është vështirë të mendohet që kultura shqiptare atje të jetë prioritet, kur edhe të drejtat kombëtare dhe ato të autonomisë dhe vetëqeverisjes vendore nuk respektohen. Përkundrazi ato shkelen brutalisht me këmbë, sic ndodh me qytetin e Tuzit, që vetëm pse është me shumicë absolute shqiptare, i mohohet e drejta që i jep edhe kushtetuta e vendit, për të qënë një komunë, por qellimisht i lihet në varësi dhe kontroll Podgoricës.

Të gjithë e dimë se Kosova ka shumë më tepër emergjenca se sa ato kulturore, por në programet e qeverive te Prishtinës nuk kemi parë akoma që kultura të trajtohet si një zë me ndikim në buxhetin qeveritar. Një popull që del nga një pushtim i gjatë dhe primitiv, rimëkëbjen kulturore duhet ta kishte një prioritet.

Në një kohë që në Shqipëri dhe në Kosovë, sipërmarrja pa rregulla, përfitmi abuziv dhe korruptimi përmes pushtetit, ka tharë edhe vetë skeletin e besimit dhe të jetës, jemi duke parë gjithnjë dhe më shumë njerëz të pashpirt dhe të pa asnjë ideal kombëtar të ngjiten në krye dhe të vendosin për të ardhmen e femijëve tanë, pra edhe për kulturën kombëtare.

Nëse në hapsirat shqiptare do të shuhet, apo tërhiqet edhe idealisti i fundit patriot dhe kontribuesi i fundit kulturor, ky komb, do t’i ngjajë një sipërmarrje shpirëthatë që mund të falimentojë nga kriza e parë që mund të ndeshet në të ardhmen, në mos nga lufta e parë e vertëtë.

Cfarë do të mbetet pas 50, 100, apo 1000 vjetësh ? Përgjigjia është kokëfortë si një shembull që vjen nga e kaluara jonë, por edhe e popujve të tjerë europianë. Kultura është ajo që do të formësojë edhe në të ardhmen individualitetin tonë kombëtar në konkurencen e popujve dhe kombeve të tjerë, në një shoqëri agresive globale, apo sic thuhet ndryshe e hapur.

Nuk e di se sa mund të vijohet kështu, por koha e një rimëkëmbje, apo e një rilindje kulturore, kombëtare është jetike. Për ndryshe shumë pak gjëra kanë mbetur per t’i mbajtur femijët tanë të lidhur shpirtërisht me këto hapsira, biles mund të ndodh dhe është duke ndodhur e kundërta, politikat e varfra kulturore qeveritare, kanë krijuar humnerën më të madhe shpirtërore mes shqiptarëve dhe Atdheut të tyre. Është fatale për të ardhmen e kombit shqiptar, kur vetëm gjatë vitit të fundit janë larguar prej hapsirave tona etnike mbi 300 mijë vetë, duke kërkuar azil ekonomik në Europë.

Nuk jemi duke krijuar profin kulturor të një atdheu shpirtëror në mes të kësaj bote golale, por po japim kontributin tonë edhe duke dekurajuar anët më negative të një para-kapitalizmi ekstrem qeveritar, që po i con shkrimtarët, artistët, profesorët dhe boten itelektuale, akademike në tërësi, në gijotinë, pasi janë të pambrojtje. Ky është një model i frikshëm dhe pa të ardhme për askënd.

Tek e fundit, gazeta “Nacional” e ka gjithnjë dhe më të veshtirë për të inkurajuar një të ri shqiptar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Ulqin apo Preshëve që t’i drejtohet shëmbullit të Marin Barletit, Pjetër Bogdanit, Naim frashërit, Ibrahim Rugovës apo Ismali Kadaresë, kur qeveritë e tyre lokale apo qendrore nuk i sigurojnë atij asnjë të ardhme për të jetuar më punën e tij krijuese. Në hapsirat tona, krijimtaria, apo pasuria intelektuale, si një e akt i patjetërsueshem i të drejtës së autorit, nuk mbrohet. Askush nuk mund të sigurojë ekzistencen e tij dhe të familjes me produktin e tij intelektual. Kjo është deshmi e një rrethane shkatrruese ku ka rënë arti dhe letërsia shqiptare. Nuk do pyetje, në rast se nuk riciklohet risia dhe krijimtaria dhe bashkë me të edhe ajo që quhet si industri krijuese, arti vdes, kontributi kulturor mes brezave ndërpritet. Është shumë tronditëse deklarata e një shkrimtari dhe profesori të shquar në Prishtinë, bërë në gazetën “Nacional” se “Kosova është katandisur në një shtet pa letërsi.” Nëse ka neveri për kulturen, letërsinë, artet kombëtare, për gjuhen, historinë, muzetë, galeritë dhe cdo trashëgimi tjeter, kombëtare, në dy shtetet shqiptare, dihet se cfarë mund të pritet në Mal të Zi, Serbi apo në Maqedoni, ku shqiptarët janë të shtypur dhe të diskriminuar. Qeveria e Maqedonisë përfundoi me triumfalizëm projektin“Shkupi 2014”, i cili në mënyrë të njëashme evokoi ethet pansllaviste nëpërmjet shtatoreve të krajlëve famëkeqë serbë, deri tek figura të tjera të urryera për shqiptarët, duke poshteruar rreth 50 % të populllsisë etnike shqiptare atje. Shqiptarët megjithëse janë taksapagues të rregullt në shtetin sllavo-maqedon, janë thellesisht të diferencuar si në projektet ekonomike, ashtu edhe ato kulturore.

E vetmja jehonë që iu bë në mënyrë indirekte kontributit qytetrues të shqiptarëve, ishte promovimi i Aleksandit të Madh në Shkup, i njohur botërisht për gjakun shqiptar që ka patur në deje. Por kjo nuk u bë për të nderuar shqiptarët, por për të përvetësuar historinë dhe krijuar probleme të reja për popujt e Ballkanit.

Teknologjitë e reja të komunikimit, si interneti, rrjetet sociale etj, i kanë shkrirë të gjitha muret e komunikimit ndërkulturor, por këto epersi, posacërisht ndër hapsirat shqiptare pak janë përdorur për një rimëkembje kulturore, për një orientim kulturor europian dhe përforcim të standardeve të larta kulturore që kanë shqiptarët në krahasim me rivalet e tyre fqinj, e me gjërë. Për fat të keq në këtë fushë rezulton të kenë qënë shumë me të suksesshem, levizje dhe qëndra antikulturore dhe antishqiptare. Është e pafalshme që qindra shqiptarë të rekrutohen nga qendra ekstremiste, për një luftë që nuk u përket shqiptarëve dhe që i kundërvën ata ndaj perendimit.

Kur shqptarët ia filluan luftës për t’u formuar si komb, ishte kultura ajo që i dha shtytje të gjitha betejave të tjera për liri dhe për bashkim kombëtar, si një rilindje shpirtërore, substanciale, por jo si rilindja e pretenduar nga kjo qeveri, e cila është thellësisht anti-rilindje. Thelbi kulturor i rilindasve tanë që frymëzuan pavarësinë e Shqipërisë ishte se jemi një komb europian dhe se vendi ynë është në Europë.

Ndoshta është e nevojshme ta therrasim dhe njëherë në ndihmë këtë filzofi të qëndrueshme dhe në fakt këtë gjë është duke bërë me modesti dhe përkushtim edhe edhe gazeta “Nacional” prej shatë vjetësh të themelimit të saj. Tani jemi në vitin e tetë. Shembulli i etërve themeues të shtypit tonë dhe kultures, na frymëzon që edhe ne si media të kryejmë obligimet tona, detyrat tona kombëtare, pavarësisht nga cmimi.