Gjenerali UÇK-së Tahir Sinani, rikthehet përjetësisht në vendlindjen e tij, Tropojë. Reportazh nga Ibrahim Hajdarmataj
Mengjesi i 5 Majit i gjeti veteranet dhe pasardhesit e tyre te varrezat e deshmoreve ne Bajram – Curr. Pas hymnit kombetar per kete feste madheshtore foli zevendes kryetari i veteraneve te Tropojes Gzim Prengzi. Gjithashtu moren pjese Kryetari i veteraneve Tropojes Zeqir Hasanpapa , kryetari i Partis socialiste Tropojes Egzon Bashshkurti, nenkryetaret e Bashkise Tropoje Kujtim Rexha dhe Abedin Kerrnaja si dhe nenprefekti i Qarkut Kukesit Altin Berbati. Ne fund u bene homazhe dhe vendosen buqeta me lule prane varrezave te Deshmoreve.
….. 5 Maji 2024 ne oren 12 u be organizimi per te perkujtuar jeten dhe vepren e Heroit Legjendar Tahir Sinani ne Qytetin Bajram -Curri.
Ceremonin e hapjes e bëri Kryetari i Bashkisë Bajram Currit Rexh Byberi .
Ish Kryeministri I Kosovës tani Deputet Ramush Hajredini foli për bashkpunimin dhe heroizmin e pashoq të Tahir Sinanit .Gjithashtu ai I dërzoi djalit Tahir Sinanit Rozartit një dekorat për Heroizmin e Tahirit .
Deputeti I Parlamentit të Maqedonisë Veriut dhe Kryetar I PDI –së Ali Ahmeti foli për luftrat dhe heroizmin e Tahir Sinanit në Maqedonin e Veriut .
Ish Kryeministri I Shqiprisë tani Deputet Pandeli Majko solli kujtimet për përgaditjen e lart si ushtarak të Tahir Sinanit.
Fjala ish Kryetarit të Kuvendit te Maqedonisë së Veriut tani Kryeministër I Qeverisë Telat Xhaferi u mirëprit me duartrokitje dhe brohritje nga të pranishmit .
Në emër të familjes të Tahir Sinanit përshëndeti vajza e tij Rugova të pranishmit.
Përveç Molësorëve të Malësis të Gjakovës morën pjesë me dhjetra ish Oficera dhe Gjenerata dhe pjestar të UÇK-së nga Kosova ,Metvegja ,Maqedonia e Veriut dhe Diaspora .
Ishin te pranishem edhe deputetët nga Kosova Fatmir Lima,Time Kadria dhe Hajdar Beqa si dhe Përfekti i Qarkut Kukësit Agron Geca .
Gjithashtu ish-Deputeti I Kuvenit të Shqipërisë , tani Kryetar Unionit Artistik të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj mori mirnjohje për këte organizim .
Këngët e vallet vazhduan pa kufi . Koçidenc ishte se në qytetin e Bajram Currit ishte organizuar me 4-5 dhe 6 maj 2024 Sofra Dardane me pjesmarrës nga gjitha trevat Shqiptare dhe Diaspora , e cila I dha një larmi të papar ndonjeher .
Në fund u bë shpalosja e monumentit të heroit Tahir Sinani në Bronx i arritur nga skulptori i mirënjohur Kosova Ylber Krasniqi .
Me dhjetra buqeta dhe kurora me lule u vendosen tek monumenti I Heroit Tahir Sinani.
Heroizmi I Gjeneral Tahir Sinanit do të ngelet gjithmon në zemrat dhe ,mendjen e Shqiptarëve .
IBRAHIM HAJDARMATAJ
ANATR I KOMITETIT KOMBETAR TE ORGANIZATES SE VETERANEVE DHE PASARDEHSVE LANÇ “ NDERI I KOMBIT”
Jeta e Tahirit
Tahir Sinani lindi me 25 Maj 1964 ne fshatin piktoreske Gri e Njesise Administrative Bujan, Bashkise Tropojes dhe ra deshmore me 29 Korrik 2001 ne vendin e quajtur “ Zabel ii Kukulit” afer qytetit te Gostivarit te Maqedonise se Veriut . Tahir arsimin e detyrueshem e kreu ne vend- lindje dhe te mesem drejtim agronomie ne qytetin Bajram Curri. Pas mbarimit te shkolles se mesme perfundoje ne Zall- Herr te Tiranes shkollen ushtarake ne drejtim te mbrojtjes se armeve kimike e Biologjike me rezultate te larta , duke u bere mjeshter i persosur i perdorimit
Te te gjitha llojeve te armeve. Keshtu ne moshen 22 vjecare emerohet instruktor i stervitjes te Divizionit ushtarak ne Bajram -Curr.Gjate luftes ne Kosove Tahiri emerohet oficer ne Kampin e Stervitjes ne Tropoje . Kontigjent te ushtareve qe pergatiteshin per lufte ne Kosove. Ai la gruen Shpresen dhe djalin Rezartin dhevajzat Rezarten dhe Rugoven u nisen per ne Kosove, keshtu ne Korrik 1998 me shoket qe i kishte stervitur ne Divjake te Kosoves dhe me pas ne qafen e Pagarushes, ku u zhvilluan 2 ore luftime , ku asgjesuan me sukses paramilitare serbe, te cilet popullaten per rreth i kishin tereviznare. Me keto raste Tahiri , i cili u dallue me heroizem te papare emerohet instruktor i stervitjes dhe komandante i Njesise Speciale “ Arberia” . Me vone dallohet Tahiri ne lufte per hapjen e koridorit te Koshares. Me vone Tahiri emerohet Komandant i Brigates te Zones Operative te Pashtrikut. Me 12 Qershor 1999 Tahiri me Brigaten e tij hyjne ne qytetin e Prizerenit. Tashme te gjithe thirrnin “ O ku je o Tahir Kosova” – Tahiri pasi pershendetet me koleget dhe duke marre bekimin e vellezerve Sahitin, Njazin, Canin, Rizan, Agimin, Skenderin, Besnikun dhe motres Ferides , niset per ne Luginen e Presheves- Serbi . Tahiri u u dallua ne luftrat e Dobrasit , Kanculit e Bujanovcit dhe te gjithe filluan te thirrnin –“ O ku je o Tahir Presheva”
Me vone Tahiri arriti ne Tamushe te Gostivarit Maqedonia e Veriut . – Tahir Sinani eshte komandant i brigates 116 “Xheme Gostivari” – Te gjithe tashme e thirren “ O ku je o Tahir Tetova! E bashk me shoket Brahim Ademi (TT) Naser Ademi , Hisa Faslin dhe Hyse Emini – Mira rane deshmore duke skuqur me gjakun e tyre zonen e Gostivarit me 29 Korrik 2001. Gjeneral Major Rexhep Selimi shkruan asakohe:
Rruga jone ka nis me shekuj
Shoke ju mos u ndalni
Nese doni tme kujtoni
Amanitin mbani
Une jam vec nje clirimtare
Keshtu me deshi liria
Mkan pas thene Tahir Sinani
Jam Tahir Shqipnija.
– Ne te vertete Tahiri u thirr!
– Tahir Tropoja !
– Tahir Kosova!
– Tahir Presheva!
– Tahir Tetova !
– Tahir Shqipnija!
Trupi i tij prehet ne varrezat e Deshmoreve ne Landovice- Prizren.