Gazeta Nacional Albania

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh: KONCERT I MADH FESTIV NË DIBËR TË MADHE

Një maratonë muzikore që zgjati katër orë me pjesmarrje të artistëve të spikatur dibranë nga Dibra e Madhe dhe Peshkopia

KONCERT I MADH FESTIV NË DIBËR TË MADHE

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh ++

• Organizatori i gjith kësaj ndodhie kulturore ishte Miçe Duka, personi i cili punoi ditë e natë për të realizuar një shfaqje madhështore që do të mbahet mend gjatë. Vlerat e këtij personaliteti të Artit e Kulturës sonë kombëtare do t’i evidentonin gjatë përshëndetjeve të tyre, jo vetëm kryetari i Komunës Dibër e Madhe, Hekuran Duka e deputeti i Dibrës në Parlamentin shqiptar, Lavdrim Krashi, por edhe Presidenti i Unionit Artistik të kombit Shqiptar Azgan Haklaj (ndërkohë që merrnin pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Alma Selami dhe Prefekti Nexhbedin Shehu, Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Kryeinspektor i Përgjithshëm dhe botuesi Henri Çili, ndër analistët e publicistët më të mirë në rang kombëtar). Ata vlerësuan gjithashtu moderatorin Defrim Methasani për moderimin me mjeshtri të rrallë artistke të këtij eventi si dhe regjisorin e koncertit Llesh Nikolla

Tetëmbëdhjetë çmime e trofe brenda këtij sezoni artistik, për të mbërritur te manifestimi i madh kulturor më 18 gusht 2023 në sheshin para Pallatit të Kulturës në Dibër të Madhe. Një bilanc mjaftë pozitiv ky i Shoqërisë Kulturore Artistike Dibra e Madhe me kryetar të mirënjohurin Miçe Duka, që e radhit atë me shoqëritë më konkurruese në rang kombëtar. Po. Dëshmi e këtij suksesi qe edhe koncetri i madh festiv i këtij 18 gushti. Një koncert me një repertor të larmishëm, me këngë valle e humor, që që mbushi me gëzim e krenari zemrat e mijëra artdashësve.
Dibranët e Dibrës së Madhe ku në çdo katër vetë, tre janë emigrantë në SHBA e Europë, do të mahniteshin nga ky koncert, ideuar dhe kushtuar pikërisht atyre. mërgimtarëve…që këto ditë me pushime po qëndrojnë në qytetin e bukur të tyre. Një maratonë muzikore që zgjati katër orë me pjesmarrje të artistëve të spikatur dibranë nga Dibra e Madhe dhe Peshkopia: si Haxhi Maqellara, Liri Rasha, Vera Laçi, Ingrit Jushi, Behar Mera, Genc Lleshi, Agim Skarra, Qanije Skënderi Muça, Klea Çutra, Evzi Kaja (Xiu) e shumë të tjerë që performuan dhe interpretuan mjeshtërisht këngën, vallen e humorin dibran gjatë një spektakli të pa pare, të ndjekur nga publiku dibran dhe mysafirë në nivel deputetësh, kryetarë komunash, funksionarë të tjerë shtetëror nga të gjitha trojet shqiptare.
Dhe padyshim siparin do ta hapte këngëtari i mirënjohur Haxhi Maqellara, ky personaliet i spikatur i historisë së muzikës së pastër shqipe, në repertorin e të cilit gjen shprehje dashuria për vendlindjen, atmosfera e dasmës dibrane, përshkrimi i dashurisë rinore, mbi të gjitha malli i mërgimtarit… Nëse Artisti i madh, Maqellara, mirëpritet e duatrokitet kudo për zërin e tij melodioz krejt të veçantë kur interpreton këngën hit “Jam krenar që jam dibran”, me vargjet: “Në çdo cep të botës/ Unë kudo që shkoj/ Emnin tand moj Dibra nan/Jo nuk e harroj/ Me kangën dibrane/ Që un e këndoj/ Kush është Dibra jon kreshnike/ Botës ja tregoj…”, sërish edhe në këtë kocert madhështor do t’i mahniste mijëra artdashësit me interpretimin e këngëve “Emigranti” e “Të faleminderit moj Tiranë”.
Çast vërtetë emociant dekorimi i Haxhi Maqellarës nga Presidenti i Unionit Artistik të kombit Shqiptar Asgan Haklaj, fill pasi zëri i tij kumboi në vargjet: “Amanet e kam nga baba/Kur ta ketë Sofrën Tirana/ Nji kang Dibre me ja këndu…”.
Grupi Artistik i kësaj Shoqërie kulturore, shdnrruar tashmë në një institucion interpretues dhe përçues të vlerave më të mira kulturore-artistike, me repertorin e tij mjaftë të larmishëm, edhe në këtë koncert festiv luajti rol edukativ për publikun. Madje grupi i burrave, veshur me kostumet kombëtare të bukura e të larmishme të zonës së Dibrës, do të ngrinte peshë zemrat e artdashësve të shumtë kur këndoi me çifteli: “Veç një Dibër ka Shqipëria/Krenari o me Nandë Malet/Jo nuk ndahen kastriotët/ Dibër e Vogël e Dibër e Madhe…”. Në funksion të edukimit patriotik të brezit të ri qenë edhe këngët e interpretuara mjeshtërisht kushtuar gjeneralit me shajak Elez Isufi e luftës së dibranëve kundër forcave pushtuese të Hajredin Pashës.
Po në këtë funksion qenë edhe valllet dyshe dibrane e ato karakteristike të përgatitura nga koreografja e talentuar Fetije Beqiri, njëherësh valltarja më e mirë e vlerësuar me tre çmime, Zenel Beqiri, Lulzim Lela, Selaudin Radaveshi që kan marrë 5 çmime për vallen dyshe dibrane. Po ashtu Mislim Sterçani, vëllezrit Ibrahim e Elmas Lala, Bajram Kllobeçishta, Seladin Radaveshi, Sinan Lala e Kastriot Çela, rapsodët më të mirë dibranë që ndëzën skenën e këtij spektalkli mashështor.
Me performancën dhe nivelin e lartë artistik në interpretimin e këngëve popullore e qytetare, spikatën veçanërisht Liri Rasha, Vera Laçi, Ingrit Jushi, Qanie Skënderi Muça, Klea Çutra, Evzi Kaja, Melisa Manuka, Mentor Topuzi, Tahir Seferi, Edmond Pernezha, Shkelqim Sohodolli, Shkelqim Agolli etj.
Zëri brilant i Liri Rashës që ka ngritur peshë platetë e shumë vendeve të botës, kudo ku ka emigantë shqiptarë, në të katër anët e globit, kumboi fuqishëm edhe në këtë skenë të Pallatit të Kulturës Dibër e Madhe. Një këngëtare e veçantë e traditës së këngës popullore dibrane e asaj qytetare, siedhe vetë emri që mbart, edhe në këtë natë të 18 gushtit 2023 qe impresionuese për publikun me këngët e saj, e lirë, e ëmbël, duke ruajtur me fanatizëm traditën, por duke hedhur dhe sytë drejt së resë në këngën e mirëfilltë popullore shqiptare. Gëzimi i saj më i madh, vajza e saj Ingrit Jushi shfaqet në këtë koncert si një këngëtare e afirmuar me po atë dinamizëm dhe përkushtim në rrugën e nënës, duke lënë hapur shtigjet e fluturimit brenda familjes në këtë profesion kaq të brishtë, por edhe të bukur dhe magjik.
Me nivel të lartë artistik performuan edhe përfaqësuesit e Ansamblit Artistik “Perparim Tomçini” Peshkopi. Vetë emri i kompozitorit të paharruar që mban ky ansambël, vepra madhore që na la Ai si trashëgimi kulturore-artistike që e veshi atë me pavdekësi, i motivoi këta artistë të ishin në nivelin më të arrirë ndonjë here.
Pjesëmarrësit më këtë spektaklël madhëshor shijuan gjithashtu humorin e aktorëve më në zë, Behar Mera e Genci Lleshi si të ftuar special.
Çast vërtetë emocionant publikimi nga moderatori Methasani i mesazhit përshëndetës të Kryetarit të Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, Prof.Bujar Kapexhiu-Nderi i Kombit, për interpretuesit, organizatorët dhe pjesmarrësit e shumtë në këtë event.
Koncerti “Dibër ishe, Dibër mbete” do të mbyllej nga grupi i valltarave të Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit, i njohur për dhjetra trofe e çmime mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Edhe në këtë manifestim të shkëlqyër artistik ata do të fitonin mirënjohjen e publikut për përkushtimin, shpirtin artistik dhe talentin që shpalosen në interpretimin e disa valleve me motive nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Organizimi i këtij koncerti me titullin sinjifikativ “Dibër ishe-Dibër mbete”, ka një emër. Ai është Miçe Duka – Kryetar i Shoqatës Kultutore Artistike “Dibra e Madhe”.
Kësisoj historia riciklohet. Atë që bënë burrat e shquar të Dibrës së Madhe me grupin e dikurshëm artistik famoz “Liman Kaba” po e ripërtërin Miçe Duka.
Janë të rrallë burrat si Ai, që edhe në këto kohë të vështira kontribuojnë për ringjalljen e traditës. Po. Organizatori i gjith kësaj ndodhie kulturore ishte Miçe Duka, personi i cili punoi ditë e natë për të realizuar një shfaqje madhështore që do të mbahet mend gjatë.
Vlerat e këtij personaliteti të Artit e Kulturës sonë kombëtare do t’i evidentonin gjatë përshëndetjeve të tyre, jo vetëm kryetari i Komunës Dibër e Madhe, Hekuran Duka e deputeti i Dibrës në Parlamentin shqiptar, Lavdrim Krashi, por edhe Presidentit i Unionit Artistik të kombit Shqiptar Azgan Haklaj (ndërkohë që merrnin pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Alma Selami dhe Prefekti Nexhbedin Shehu, Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Kryeinspektor i Përgjithshëm dhe botuesi Henri Çili, ndër analistët e publicistët më të mirë në rang kombëtar). Ata vlerësuan gjithashtu moderatorin Defrim Methasani për moderimin me mjeshtri të rrallë artistke të këtij eventi si dhe regjisorin e koncertit Llesh Nikolla.
Pjesmarrja e personaliteteve të diasporës, si: Dashnor Miftari-Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dibra” Nju Jork, Tajar Domi nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia-SHBA, apo dhe e Muharrem Gjokës-Mjeshër i Madh, President i Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – Nderi i Kombit, etj, i dha dimension tjetër kësaj ngjarje të bukur dhe të madhe artistike, që në fakt i deidikohej diasporës. Kënga, vallja, meloditë, këtë natë të 18 shkatorit shkonin për emigratët shqiptarë kudo në botë.
Komuna Dibër e Madhe ishte sponzori gjeneral i kësaj çfaqje me mbështetje financiare dhe shërbime të tjera të cilat ndikuan në mbarvajtjen e suksesshme të koncertit.