Gazeta Nacional Albania

Hasan Mehmeti: BUJANI NE KRYENGRITJET E SHQIPERISE SE EPERME(KOSOVES)1909-1912

Kryengritjet popullore që shperthyen në lindje të Perendorise Osmane në vitet
1906-1907 të cilat u pasuen nga trubullira në shumë garnizone të ushtrise Turke,
krijan nje situate anarkine ne gjith perendorine e kohes.Levizja çlirimtare ne popujt
e shtypun e sidomos te Shqiptare, Ermenve dhe Maqedonasve, keqsimi i pozites ekonomike dhe politike ne arenen nderkombetare te perendorise Turke krijuen ku-
shte te favorshme qe xhonturqit te intensifikojne veprimtarine politike per permbyse-
jen e regjimit te Sulltan Avdyl Hamitit dhe rivendosjen e kushtetutes.
Ne keto kushte ne dhjetor te vitit 1907 ne Paris do të mbahej Kongresi i dyte i
organizates Xhonturke.Ne kete kongres mbizotruan dy rryma kryesoe: rryma e paki-
ces e cila mbronte idene qe bashkimit te elementve etnik te gjithë Turqise dhe rryma librale e cila per vendosjen e rendit kushtetues kerkonte me çdo kusht edhe mbeshte-
tjen e kombeve dhe kombesive te gjith perendorie.Kreret liberal qe perbenin shumicen
ne konges mbronin kete pikpamje duke theksuar faktin se per manges bashpunimi me
kombet dhe kombesit e tjera te shtypura kishte deshtuar levizja e vitit 1903 kunder
Sulltan Hamitit. Komitetet xhonturqe filluan te merrni kontake edhe me Komitetet “Per Lirine e Shqiperise.” Majoret e ushtrise Turke ne te gjith shqiperine e eperme(Kosove-Diber ,Shkoder dhe ne Berane) filluan agjetacionin kunder pushtetit, i ftaonin pupu-sine qe te mos dorzonin taksa e tatime.Kjo fushate i vuri fshatret e pasur, te mesem dhe varferit ne levizje.Gjithashtu bejleret e Beranit, Pejes, Gjakoves, Prizerenit, Shku-pit etj filluen te perkrahnin ket ide.
Rrevolta e pare popullore do fillonte ne Mitrovice. Me dekleraten e Ministrit te jashtem te Austro Hungarise Erentel te 24 janarit 1908 i cili njoftonte se Perndoria
Danubijane kishte marre nga Sultani me konçensosin ndertimin e Hekurudhes Uvac-
Mitovice.Po keshtu Ministri Austro-Hungarez Erentel i paraqiti qeverise turke projekt-in e hekurudhes se Novi Pazarit çka i bente te mundur daljen ne Detin Egje.Austo –Hungaria nga ndertimmi i kesaj hekurudhe do zgjeronte kapital ekonomik dhe politik në Ballkan, ndrsa Turqise i permtonte mbeshteje polike rreth te gjitha çeshtjeve qe kishin te benin me Ballkanin.Turqia ne nje far forme u vu ne pozite gjysem koloniale nga Auto-Hungaria.Ketij suksesi te Vjenes nuk i erdhi per shtat Rusise dhe Angelise.
Si Rusia ashtu edhe Anglia bene çeshte e mundur per pengimin e ketij projekti.
Ne keto kushte Mbreti Anglez Eduardi i VII dhe Cari Rus Nikolla i II u takuen ne
Ravel ne qrshor te vitit 1908. Ketu u kerkue nga Sulltani, me kemnguljen e Rusise,
qe Maqedonia te administrohej nga nje guvernatori i pergjitheshem qe do te emrohej
dhe shkarkohej me pelqimin e fuqive te medha, zvoglimi i ushtrise Turke dhe venjen
e xhandarmerise nen komanden nje force nderkombtare.Per çeshtjen e Shqiptarve
ne pergjethsi e per shqiptaret e Shqiperise se Eper ne veçanti nuk u kujdes sakush nga
fuqite e medha.Nderkohe me fillimin e punimeve te hekurudhes ne Mitovice filluen
levizjet e para Shqiptare.Ne fillim u sulmuen inxhinjeret, pasi fshataret kerkonin kom-
pesimin e parcelave nga kalonte hekurudha. Menjëherë filluan trubullirat në garnizonet e ushtrise Turke. Me 9 qeshor 1908 çuen krye radifet shqiptare te garnizonit te Tetoves, të Gostivarit dhe te Velesit.
Emisart Xhonturq ne fillim hapen lajmin se Sulltani e kishte shitur tokat nga kalon-
te hekurudha Austro-Hungarise. Ne fillim te Korrikut u hap lajmi se ushtria Austria-
ke do te marshonte neper kosove dhe gjith Shqiperine e eperme.Ne keto kushte naten 11 dhe duke gdhire 12 korriku i vitit 1908 perfaqsuese nga Prishtia,Vuçterna, Peja ,
Gjakova, Malsi e Gjakoves, Hasi dhe Luma u mblodhen ne Prizeren.Mbledhja filloj natën e 11 korrikut dhe vazhoj gjate gjith dites duke perfunduar ne mbremjen e 12 ko-rrikut. Kjo mbledhje doli me kerkesen e vetme qe i drejtoje Portes se larte qe te merr-te masa per ndaljen e sulmeve te Xhuharve(Asokohe Austro – Hungarezet thirreshin nga shqiptaret ne kosove dhe krejt shqiperin e eperme Xhuhare dhe Nemceli.Me forc-imin e pozitave, Porta e Lartë per te patur nje rimkamje ekonomike thelloj se tepermi taksat. Keshtu fshatari duhet të jepte të dhjeten, taksen e deleve(5 lira per koke deleje), si dhe taksen per gjithë bagetitë e imta dhe te trasha.Baxhon qe ishte takes per qytetaret ku perfshihej taksë per të gjitha prodhimet bujqesore, blegtorale, biles edhe per drutë e zjarrit.

Fillimi i levizjes antiosmane në Bujan——————–

Taksen e Xhymrykut (takes e veçante e importit doganore) që merrej per gjita pro-
dhimet në Pazar. Por porta e larte mezi po mbahej në kembe.Duke perfituar nga kjo situate filluen levizjet kombtare në rrethinat e Gjakoves në pergjithesi dhe në Bujan
në veçanti.
Ne fillim te muajt Maj qeveria turke nisi nje ekspedite te fuqishme per te shtypur kryengritje ne Bujan dhe gjith Malsine e Gjakoves.Ne krye te kesaj ekspediet ishte
Xhavit Pasha .Komandatit te kesaj ekspedite ju vunë ne dispozicin 10 toborre kamsorie 5 bateri artilerie dhe dy bylyk mitolieresh te cilet kishin ne perberje armet me moderrne te kohes(nje bylyk kishte 150 ushtar ndersa 1 toborr kishte 4 bylyqe).
Xhavit Pasha pasi dogji me zjarr dhe hekur gjith qytetet nga kaloj neper Kosove ,
ne fund te prillit do te hynte ne Gjakove.Pasi u muer vesh me kreret e qytetit te
Gjakoves me 1 Maji 1909 thirri ne Gjakove kreret e Malsise se pabindur.Ne krye te
delegecinit te malsorve ishte Zeqir Halil Mulosmani nga Bujani. Me te marre per-
gjigje negative ai u nis me 4 toborre kamsorie dhe dy bateri artilerie.Ne fshatin Ponashec me 3 maji te viti 1909 ai u takue perseri me kreret e malsise se Gjakoves
por persei nuk arriti ti bindete. Ai menjeherë filloj operacionin e shkatrrrimit.
Luftimet filluan rreth dates 9 maji 1909 ne fashtin Morine ne afersi te Qafes se
Morines ku ishin vendosur forcat e Krasniqes.Per nje muaj rrejsht u zhvilluen luftime
te rrepta. Poeti anonim do ta perjetsonte me kenge: Çka ka thane njai pashe Xhaviti/
Krrkush pushken nuk muj ma nisi/Ne qafe te Morines Zeqir Halili/.
Zeqir Halil Mulosmani me forcat e tij po sulmante ushtrin turke nga Shipshani ne drejtim te Qafes se Morines, forcat e tjera te malsorve sulmanin nga krahu tjeter maja e Pllumit.Beteja vendimtare do te behej ne Qafen e Morines ku heroj i kesaj beteje do te jete Ali Jakup Buçpapa i cili pasi vrau bimbashin siç na thote kenga e poetit an-
anim hidhet edhe vete ne gryke te topit.:

Ali Jakupi trim dai
Tre fisheke me nje kapakli
Tu bimbsh,i te Pasha asht hi
I bjen bimbashit kapakli?
Ban bimbashi hajmedet
Ne qafe na paste Bababa mret
Qe na qiti ne ket miklet
Ne ket popull arrnaut
Qe se ngika gja barut.
Po aq e ashper ishte beteja saqe malësorëve pasi u mbarohen fyshekët kapen fyt me fyt me ushtrin turke.Ali Jakup Buçpapa pasi i kapet topit turk në gryke duke e shkaktruar ate me trupin e Tij bije heroikisht ne fushebetje per te mos vdekur kurre. Poeti nonim do ta perjetësonte me këto vargje:

Merr vesh Reke merr vesh Malsi
Prej Kosove e deri në Çamri
Ali Jakupi trim dai
Në grykë të topit sot ka hy.

Beteja e Qafes se Morines perfundoj me fitoren e malësorev të Malsise se Gjakoves.
forcat turke u thyen keqas. Ato u terhoqen me panik per në Gjakove . Forcat e malsorve i ndoqen ato deri ne kodrat e Çabratit ku forcat turke u riorganizuan duke ba nje kundersulm te befasishem.Luftmet ishin te pergjkeshme me humbje nga te dyja palet. Forcat tukrke u derytruen te terhiqeshin ne kazerma. Heroi i kesaj beteje do te ishte Col Isuf Buçpapa nga Bujani i Malsise se Gjakoves, te cilin kënga e përshkruan:

Ndalu pasëe largo hudutin
Se në çabrat kam Col Isufin
Se në çabrat trimi për jetë
Roje trolli paska mbetë.

Forcat e Pejes dhe Deçanit qe erdhen ne ndihme te malsorve udheheqeshin nga Dem Isufi dhe Arif Pavata ky i fundit nga Bujani, por banim ne Strellc sulmuen garnizonet turke nga drejtimi i piskotes dhe Hereçit. Garnizoni Turk i gjendur nen goditjen e forcave kryengritese pa ndonje rezistence te madhe e leshoje Gjakoven dhe pas kesaje disfate te turpeshme nisi operacionet e veta ne dy drejtime.

Rezistenca e Hasit dhe Lumes

Drejtimi i pare ishte Gjakove_Qafe Prushi per te nenshtruar Hasin.
Luftimet e pergjakeshme qe u zhvilluen ne Qafe Prushi, Peraj, Golaj dhe Vlahen, te
udhehequra nga Musli Isufi dhe Zek Ademi.Forcat turke dogjen, shkatrruan dhe bënë masakrat me te pergjakeshme.Artileria turke godi pa meshire fshatrat e gjithë krahines se Hasit. Humbjet ishin nga te dyja palet te medha.Malsoret Hasnjane pa arme dhe pa fisheke qendruan per 6 gjashte dite derisa te gjitha fshatrat u shkatrruen.Pasi u zune rob udheheqesit e kesaj beteje ata u derguan ne Gjakove ku per te hapur panik ne popull u varen ne mes te qytetit.Poeti anonim do ta perjetsonte me kenge këtë ngjarje: Kushi i çoj Hasin ne kaë/ Ali Sahiti nje Vlahnjane/ Jane dy djem qe nuk i ka vendi /ne Gjakove po i var Veseli /Musli Isufi e Zek Ademi/ Musli Isufi ish kan drengue /fort po matet me flururue/Ska çka me ban bre pushka mue /Ska çka me ban pushka as topi/ Ma ka pre medet qafen konopi.

Heronjtë e kesaj beteje, Musli Isufi dhe Zek Ademi poeti anonim
do ti perjetsonte me kenge: Jane dy djem prej Helshani/Prej Helshani qe si ka vendi/
Musli Isufi dhe Zek Ademi/Musli Isufi çka ka thane/ çomja Babes nje selam/ nje selam tha me mja çue/ Mej allti si me ka qillue / Tete here veten e kam nderue/Tete
nefer i kam damtue/Se keshtu trimat e kan adet/ tan me deke per vend të vet/.

Drejtimi i dyte i granizonit turk ndoqi linjen Qafe Morin(Kukës)-Kukes –Bicaj per te nenshtruar Lumen. Forcat turke ne perberjen e te cilave kishte 12 toborre dogjen me zjarr dhe hekur te gjitha fshatrat qe nga Prizereni deri ne Kukes, sulmuan ashper Lumen.Luma ishte e pregadituur per luftë, pasi me humbjet qe kishte psuar ushtria Turke ne Qafe Morine perpjekja e saji do ishte per te pushtuar Lumen.Te gjithë burrat dhe gratë ishin zhvendosur nga fshatrat duke gjetur jatak në Diber ose male. Poeti do ta perjetonte këtë situatë në këngë:
Ne Selanik u mblodh urdi/ dymbdhjet toborre ne Lume kan hi/ slaj nizam slajne vergi/
Kan ik cull dhe kan ike femi/ kan kalu Drinin e Zi.

Luftimet fillune shume te ashpra. Beteja vendimtare do te zhvillohej në Qafe të Kolosianit. Aty pati humbje nga dya palet
Heronjtë e kesaj beteje do te ishin Zenel Hoxha dhe Zenel Hasani te cilet luftuan deri
Ne fishekun e fundit duke ra heroikisht ne fushe te betejes.Poeti do ta perjetsonte betejen në këtë këngë: Luma hyrjet nuk a tu ba/ deri sa te jesim ne cull dhe ne gra/ Tabe ne tabe po shkoj tu vra / Zenel Hoxha medet asht vra/ haj medet pa ban vatani/ tek asht vra Zenel Hasani.
Megjithëse forcat tuke u thyen keqazi per humbet e forcave Lumnjane do fajso-
hej Isuf Bajraktari(Bajraktari i Lumes) pasi siç thotë kanga nisi luften pa bere mire
organizimin. Ne paç ne qafe Isuf Bajraktai/Nise luften para vakti/Zenel Hoxha mustaqe verdhe/ na i ka vra shtate asqer.

Kryengritje në të gjithë Shqipërinë e Eperme——————–

Pas humbeve të medha që pësoj ushtria turke gjatë vitit 1909 në Qafë të Morines, në Qafë Prushi dhe Lumë, në pranveren e vitit 1910 filluen kryengritjet e pergjitheshme në te gjith Shqiperine e Eperme(kosove dhe malsi).Regjimi xhonturk kerkone me force çarmatinmin e popullsise,taksat , rekrutet dhe mohimin e alfabetit latin ne shkolla.Shqiptare tashme ishin ndergjegjsuar per mbrojtjen e dy qellimeve kryesore:
Identitetin Kombtare dhe alfabetin Latin dhe perhapjen e shkollave Shqipe.Duke pare
Pergaditjen per kryengritje te armatosur Sulltan Mehmet Reshiti V bani shpalljen e
Shtetrrimit te sanxhakut te Prishtines dhe Pejes.Ministri i luftes mori urdher te pergadiste nje ekspedite ndeshkuese kunder shqiperise se eperme.Ne krye te kesaj ekspedite me te madhe te kohes ,dhe me armatimet me moderne qe kishte perendoria
Do te vihej Shefqt Dergut Pasha nje nder gjeneralet me te afte dhe me gjakatar i ushtris Turke.

Me 15 maji 1910 ,Turgut Pasha arriti ne Shkup ne krye te 16 mije ushtrve te paisur
me armet me moderne te kohes.Me te marre vesh nga Bujani u dha kushtrimi ,ma-
lsoret u mblodhen tek vorret e Shales ku u pajtuen gjaqet dhe u lidh besa.Kjo mble-
dhje u pasue me mbledhejn ne vendin me tradicional te mbledhjeve te Shqiperise se
eperme tek verrat e Llukes.Drejtim e mbledhjes e mori Shaban Binak Mulosmani nga
Bujani I Malsise se Gjakoves.Kushtrimi ishte ne shtate e ne shtatedhete.Mija luftetar
nga Malsia,Reka dhe Peja ju drjtuan Shkupit.Shefqet Durgut Pasha pasi mori koman-
den per sulmin e kryengritesve ne gryken e Caraleves rruges Shtimje-Carraleve rrafshoj te gjith fshatrat me zjarrin e artilerse duke mos kursyar gra dhe femi>gryka e
pare e Carralevs bije shume shpejt.Forcat kryengritse u terhoqen ne shpatmale ne fshatrat Ribar,Godanc dhe Zborc.Tok me pushtuesit Turq ne vije te pare te luftimit ishin udherrefyesit Serbe te cilet gjate gjith kohes ishin pararoje e ushtrise .deri ne Shen Ilia nuk hasen ne asnje qendres.Pikrisht ketu , me 7 maji 1910 sulmi ishte shum I fuqishim nga forcat kryengritse.Deri me 13 maji kryengritesit rezistuen heroikisht
Sultani duke pare qendresen heroike te kryengritesve dha urdher mobilizimin e forcave te reja ushtarake ne Edrene dhe hyne ne kuadrin e te ashtuquajturit force levizese, qe perfshin 70 toborre komsorie,13 bylyqe kalorsie ,11 bateri te artilerise fushore, 11 bateri te artilerise malore,5 bylyqe mitrolozesh.duke mos mjaftuar me kaq
i paise me 90 topa dhe 20 mitroloza.Ndersa numri I ushtarve kalonte 40.000 .Pas luftimesh te ashpra forcat kryengritse u thyen.Hymbjet turke ishin shume te medhe.
Gazeta e Selanikur “Rumeli” shkruente situate eshte krejt tjeter nga sa thuhet.
Hekurudha Mitrovice-Shkup dhe shkup Selanik veç te vdekurve transporton mbi
2000 te plagosur.
Pasi ra Prizereni ne duart e Turqeve filluen reprezaljet,pushkatimet,varjet ne litar etj.Antropogjeografi J.Cvijiq,I cili qendronte ne Prizeren per kerkime shkencore,
Shkruan se pe çdo mengjes shihte ne Pazar nje te varur.
Pasi u sulmue Gjakova forcat kryengritse u terhoqen ne kodrat e çabratit ne rrethina
te Qytetit.Beteja ishte shume e pergjakeshme .Heroj te kesaj betje do te ishin Shaban
Binak Mulosmani dhe Feriz Hamez Buçpapaj.qendresa e dyte do te ishte ne Qafen e
Morinit dhe luftime te rrebta do te zhvilloheshin ne Bujan te Eperm , Gegysen dhe Qafe Kolçi.Marshim I ushtrise tuke prej me se 40.000 trupash do te thehej keqas ne
Qafe Agri.Udheheqesit e kesaj betej te lavdishme do te ishin Prel Tuli,Sokol Basha,Tunxh Miftari dhe Bek Delia.Forcat turke te thyera keqas u kthen edhe nje here
Nga kishin ardhur porn e Bujan u ndeshen ne nje qendrese te jashtezakonshme nga ku
u detyruan te kthehen dhe te iknin nga Fierza – Iballe – Puke dhe Shkoder.
Ne kosove ne veçanti dhe ne viste e tjera te shqiperise se eperme ne pergjithsi filloj
aksioni i çarmatimit dhe I rekrutimit te ushtave per ti sherbyer portes se larte.Ata pasi
rekrutoheshin niseshin per Selanik ku do te behej edhe shperndarja e tyre neper garnizonet e Perendorise.Gazeta e kohes do te shkruanin per qendresen e shqiptarve
dhe fillimin e rekrutimit te rekrutve nga Shqiperia e eperme.Keshtu gazeta Pravda e
Beogradit shkruan: “Keta djelmosha Shqiptare , me shtat te dsi shigjeta,shikim te rrebt dhe qendrim krenar gjith diten terhoqen vemendjen e selanikasve te krrusur,te zbehte dhe te trullosur” (Pravda 15.VI.19510).
Aksini per grumbullimin e armeve vazhdone ne gjith Kosove dhe visit e tjera.Serbet raja dhe serbet qe banonin ne vende te pushtuera nga Porta e larte si gjithnje vazhdonin te bashkpunonin me Porten e larte.Konsulli Serb ,Rakiqi, i porosiste fshataret Serb qe ne aksionin per grumbullimin e armve te ishin te paret por te dorzonin vetem armet e vjetra.
Megjith ekspeditat ndeshkemore qe ushtroj Perendoria ne Malsine e Gjakove,Has dhe Lume ajo kurr nuk mundi ti neshtroje, kurr nuk mundi te mbledhe taksa,kurr nuk mundi te rkrutoj nizam dhe kurr nuk mundi ti çarmatosi malsoret trima.Kryengritjet e Kosoves te vitit 1909-1910 u shtypen .
Jehona e kryengritjeve te Shqiperise se Eperme ishte shume e madhe .Ajo ishte e para levizje e armatosur e shekullit fillimit te XIX qe perfshiu gjith shqiperine e
Eperme.Ne keto luftime sin e gjith luftrat e tjer per liri Bujani dha djemet e tij me te
mire ,gjaku i tyre skuqi trojet arbnore qe nga Shkupi deri ne malsi por luajti si gjithm-
one rrol vendimtar si ne vendimarrje ashtu edhe ne frontin e luftimeve.

Hasan MEHMETI

KRYETAR I KOMUNES BUJAN