Gazeta Nacional Albania

Herta Muller Çmimi Nobel për letërsi, 2009

 

 

Akademia Suedeze ditën e enjte shpalli fituesin e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2009, kjo është Herta Muller.

Herta Muller ka lindur më 17 gusht të vitit 1953. Ajo ka lindur në Rumani dhe aktualisht banon në Gjermani. Ajo është një ndër poetet dhe eseistet që ka punuar për përshkrimin shumë origjinal të realitetit të vrazhdë dhe  të ashpër të  jetës nën regjimin e Çausheskut..

 

    

Biografia:

 

Herta Muller u lind në Nitchidof, në qarkun e Timis në zonën e Transilvanisë Banat , ajo ishte bija e dy fermerëve. Familja e saj ishte pjesë e minoritetit rumun në Gjermani, babai i saj shërbeu në forcat speciale SS, kurse e ëma u internua në kampet e përqëndrimit në ish Bashkimin Sovjetik pas luftës së II botërore. Muller studioi për gjermanisht dhe për letërsinë rumune në universitetin Timisoara.

Në vitin 1976, Muller filloi punën si përkthyese për një kompani inxhinerike, por ajo do të pushohej nga puna në vitin 1979 për shkak se ajo refuzoi që të bashkëpunonte për sigurimin e shtetit, që ishte policia sekrete e regjimit komunist në Rumani. Fillimisht, ajo do të fillonte më vonë që të punonte si edukatore kopshti, dhe të jepte kurse private në gjuhën gjermane. Romani e saj të parë Muller do ta publikonte në Rumani (në gjermanisht) në vitin 1982, ky roman do të shfaqej në një version të çensuruar, sikurse ishin të gjitha publikimet në atë kohë.

Muller u largua drejt Gjermanisë e shoqëruar nga i shoqi, Riçard Vagner, në vitin 1987, dy vjet përpara se Çaushesku të rrëzohej nga pushteti dhe komunizmi të kapitullonte në gjithë evropën lindore. Në vitet që pasonin Muller mori shumë oferta për të punuar si pedagoge në universitete të ndryshme të Gjermanisë dhe jashtë saj. Ajo aktualisht jeton në Berlin. Ajo është anëtare e Akademisë gjermane për poezi dhe shkrime në vitin 1995, dhe pas këtaj Muller do të merrte edhe disa pozita të tjera. Në vitin 1997, Muller do të jepte dorëheqjen nga qëndra PEN në Gjermani për të protestuar kundër ndarjes së ish republikës demokratike të Gjermanisë në   degëzime të ndryshme. Në korrik të vitit 2008, Muller i dërgoi një letër me tone të larta proteste Horia-Roman Patapievicit, drejtorit të institutit kulturor të Rumanisë, për shkak se ky institut kishte dhënë suportin e saj që tek shkolla verore rumune-gjermane të pranoheshin dy nga ish informatorët e policisë sekrete të ish regjimit komunist të Çausheskut.

 

Çmimi Nobel:

 

Akademia Suedeze e shpalli Herta Muller si fituese të çmimit prestigjoz Nobel të vitit 2009, duke theksuar se me poezinë e saj të mprehtë dhe me prozën e saj që përshkuhet nga një çiltërsi e hollë, ajo  përshkruan mjaft bukur peisazhin e vendit të saj.

“Jam shumë e surprizuar dhe akoma s’po e besoj”, “Tani në këtë moment nuk mund të shtoj asgjë më shumë”, shtoi Herta Muller gjatë daljes së saj në publik në Gjermani  .

Muller, tashmë 56 vjeçare, debutoi për herë të parë në vitin 1982 me një koleksion tregimesh të shkurtra të titulluar “Nadirs”, duke përshkruar mjft qartë vrazhdësinëe jetës në një fshat të vogël gjermanisht folës në Rumani. Ky koleksion natyrisht që u censurua nga regjimi komunist në atë kohë. Në vitin 1984, një version që nuk ishte  çensuruar erdhi fshehurazi në Gjermani, dhe për një kohë të shkurtër pas publikimit të saj, ajo u pëlqye shumë nga lexuesit. Pas saj Muller do të shfaqej me një tjetër libër të titulluar “Tango tiranike” në Rumani, por sigurisht që ky libër do të ndalohej rreptësisht për tu publikuar në shtetin e saj, Rumaninë, që ishte nën regjimin e Çausheskut. Për këtë arsye ajo u përndoq nga policia sekrete. Media rumune ishte shumë kritike me të, ndërkohë që nga media botërore dëgjoheshin vetëm fjalë pozitive dhe kurajoze për të vazhduar më tej në punën e saj, shtoi Akademia.

Babai i saj, i cili shërbeu në forcat speciale SS gjatë luftës së II botërore, është europiani i tretë që fitoi një çmim, si dhe gjermani i dhjetë, duke iu bashkuar Gunter Grass në vitin 1999 dhe Heinrich Boell në vitin 1972.

“Unë besoj se tek ajo mbizotëron një forcë e pabesueshme në atë çka ajo shkruan, ajo ka një stil me të vërtetë unik, tha   Peter Englund. “Mund të lexojmë vetëm pak rreshta dhe e njeh menjëherë  që bëhet fjalë për Herta Muller”.

Në të njëjtën kohë ajo ka diçka për të thënë, duke iu referuar bekgraundit të saj si një e persekutuar si disidente prej regjimit komunist në Rumani, por gjithashtu vetë bekgraundi i saj është e mbështjellë me një tis misteri për vendin e saj, e huaj për regjimin politik, e huaj për shumë gjuhë të botës, dhe e huaj edhe për vetë familjen e saj, shtoi Peter Englund. Englund do të shtonte gjithashtu se kjo zgjedhje nuk qe një koinçidencë me 20 vjetorin e rënies së komunizmit, gjë që ishte menduar prej shumë vetash. Englund do të shtonte se për dhënien e këtij çmimi ata qenë munduar shumë që të mos mbajmë anën e askujt dhe të jenë shumë objektivë në përzgjedhje, pra kjo zgjedhje nuk ka qenë aspak e programuar.   Duke ia dhënë çmimin Nobel Herta Mullerit, e cila u rrit në komunitetin rumun në Gjermani, ne shfaqim para jush një shkrimtare e cila shprehet që dhuna e shfaqur në kohën e komunizmit të mos harrohet kurrë, tha Mickael Krueger, drejtori  i shtëpisë botuese “Hanser Verlag”. Ajo është një shkrimtare shumë e sinqertë për atë çka i ndodh asaj personalisht dhe kjo mund të ketë qenë pika e fortë e saj për të impresionuar anëtarët e akademisë, tha aktori rumun Ion Caramitru, një anti komunist, i cili drejtoi një tank drejt televizionit rumun gjatë revoltave në vitin 1989, dhe tani ai është drejtori i teatrit kombëtar rumun në Bukuresht. Ky çmim është një çmim, në të cilën del në pah shtypja dhe dhuna në Rumani dhe në Evropën lindore, tha ai.

Një gazetar rumun i quajtur Emil Hurezeanu që e njeh mjaft mirë Mullerin, tha se Muller qe e kushtëzuar që ta linte vendlindjen sepse policia sekrete rumune e shqetësonte shumë atë, policia sekrete rumune supozohet se ka pasur rreth 700.000 informatorë.

Hurezeanu shtoi se ajo punoi gjithashtu si përkthyese afër Timisoarës. Ajo u persekutua nga ta, ajo do të pushohej nga puna prej tyre, disa dorëshkrime të një prej librave të saj u çua në Gjermani nga një diplomat gjerman. “Librat e saj dhe gjuha që përdor ajo janë inspiruar nga Rumania. Ajo ka një prozë shumë të fortë, ajo shkruan në një stil  të bukur, shumë poetik dhe shumë depërtonjës, shtoi Hurezeanu.

Shumë prej romaneve të saj janë përkthyer tashmë në disa gjuhë si në atë spanjolle, franceze dhe atë angleze, duke përfshirë këtu romanet si: “Pashaportën”, “Vendi i kumbullave të gjelbra”, “Duke udhëtuar me një këmbë”, “Takimi” etj.

Romani i saj i fundit i titulluar “Frymëmarrja e lehtë” do të dali në qarkullim të hënën. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se letërsia e Muller “është një letërsi e mrekullueshme” që na shfaqet shumë qartë me gjithë format e saj falë eksperiencës së jetës nën regjimin represiv komunist. Merkel shtoi se sot pas 20 vjetësh nga rënia e murit të Berlinit, ky është një nga mesazhet më të bukura, të përbëra nga një letërsi me një kualitet të lartë dhe cilësor, dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që kjo eksperiencë kaq e bukur u nderua me këtë çmim kaq prestigjoz, iu tha ajo reporterëve. “Ne jemi natyrisht shumë të gëzuar për Herta Mullerin që ka gjetur shtëpinë e saj në Gjermani”, shtoi në fund Merkel.

Herta Muller është gruaja e dymbëdhjetë në renditje që e ka marrë këtë çmim prestigjoz. Dy gratë që e kanë fituar pak kohë më parë se Muller janë: shkrimtarja austriake Elfride Jelinek në vitin 2004 dhe shkrimtarja britanike Doris Lessing në vitin 2007.

Është hera e parë që katër gra të kenë fituar çmimin Nobel në të njëjtën vit. Në bazë të disa kërkimeve del se në këtë vit kanë fituar Elizabeth Blackburn dhe Carol Greider në mjekësi dhe fituesja e çmimit Nobel në kimi israelitja Ada Yonath. Fituesi merr 1.4 milion dollar dhe do të tërhiqet më 10 dhjetor të këtij viti në kryeqytetin e Suedisë.

Në këtë vit shkencëtarët amerikanë fituan çmimin Nobel respektivisht në mjekësi dhe kimi, ndërkohë që dy amerikanë dhe një shkencëtar kërkimor israelit ndanë bashkë çmimin Nobel për kimi. Fituesi për çmimin Nobel për paqe do të shpallet të premten dhe për atë ekonomike të hënën. Përveç anës monetare fituesi merr gjithashtu një dipllomë, një medalje ari  dhe një ftesë për të marrë pjesë personalisht në ceremoninë për nder të tij në Stokholm më 10 dhjetor. Çmimi Nobel për paqe do të jepet në Osllo.

Vitin që kaloi fituesi i çmimit Nobel  u shpall romancieri francez Jean-Marie Le Clezio.

 

 

 

 

Përktheu nga anglishtja:

 

ENDRIT SHTYLLA