Gazeta Nacional Albania

HESHTJA E POETËVE. Poezi nga Bardhyl Agasi      

 

 

  1. Zëri im.

 

Fyti im nje qeli e erret,

ku fryn pak ajer,

ku hyn pak drite…

Fjale te coptuara,

ne maja dhembesh,

tinguj te ckermitur…

 

Fjale te pathena,

si fjala E Verteta,

SI fjala Drejtesi,

te lidhura me kordet e hekurta

ne fytin qeli.

 

 

Gjer kur te pathena.

gjer kur te trembura

te shtypura ne fyt –

O vetja ime,

gjithe jeten rrebele,

ku eshte zeri yt-

 

 

                                                           

 2.Mos m’i luaj fjalës

 

 

Mos m,i luaj fjales o burre.

Ate qe the pardje e mohove dje

Dhe une te besova.

Ate qe the dje e mohove sot

A duhet me te besue..

 

Ti po  i trembesh fjales time.

qe s,e kam luajt kurre.

Nese don te mbetesh mik me mua,

Mos m’i luaj fjales o burre.

 

 

 

  1. Heshtja e poetëve…

 

Mund te heshtin bubullimat dhe rrufete

ne perplasje resh,

Mund te heshtin dallget e terbuara

gjate stuhise ne det,

Mund te mos ulerijne ujqerit e uritur

neteve neper pyje,

Mund te mos degjohet ne qytet

zhurma e trafikut.

Mund te mos kete krisma armesh

ne dasma dhe vdekje.

Mund te jete gjithkund

vetem heshtje…

maleve, fushave, fshatrave, qyteteve

Frike do te ngjallte vetem

Heshtja e poeteve…

 

 

 

                                                                       

4.Mbi kalë

 

Me quajne njeri te shetitur

Se botes qark i kam rene,

Sapo jam ndalur, prape jam nisur,

kembet dhe nuk me kane zene.

 

Gjithe qiellit kam fluturuar,

Por vehtes nuk ia fal.

Qe gjer me sot s’kam kaleruar,

S’kam hipur kurre mbi kal.

 

Por fjalen ia kam dhene vehtes,

Ta mbaj me burreri.

Mbi kal do t’fluturoj drejt vdekjes

Me hingellimen e tij…

 

 

 

 

           5.Në vrapim

 

Breshka brenda mbuleses se saj

te forte, te ngrohte

s’degjohet kur ecen,

urte dhe bute…

Zgjat koken per te pare se c,ndodh,

Qe te hedhe hapin

te sigurte..

 

Une njoh plot njerez breshke

Me mbulesen mbrojtese,

Qe ecin ngadale…

Dhe pse ngarkuar

por gjithmone ne vrapim,

Une zgjedh te jem kal…

 

                                                                         

  1.   Mos ndoshta…

 

Po me ikin miqte

nje nga nje…

Dikush ne ate bote,

Dikush s’di ku ndodhet…

Por dhe armiqte,

Nuk po ndjehen me,

Kane ikur,

Apo jane te lodhur.

 

 

 

 

    7.Pylli i ëndrrave te mia

 

Pylli i endrrave te mia

flakeron i teri

nga zjarri lakuriq qe e perpiu

gjithe naten…

 

Kush ma ndezi pyllin…

Therras per ndihme

per shuarjen e flakes.

Me zgjoi qeshja jote…

Ishe ti,

zjarrvenesja e nates…

 

          8.Përse hëna…?

 

Persa hena

S’e tregon kurrizin…

Mos trembet

C’mund te thone per te

pas shpine…

 

A ndoshta ndruhet,

se nuk e ka aq te bukur

dhe te derdhur

si kurrizi yt…

 

  1. Në det…

 

Ah, ne det…

Ti shtrire mbi uje,

Nen krahet e mi…

Me rreshqet,

me ngaterrohesh

neper kembe…,

dritherohem me pickiomin tend,

te lehte prej peshku…

Zhytem dhe une

ne thellesi…

Gjysempeshk,gjysemnjeri…

Nje te dy…

 

  1. Ylli i sapolindur

 

Hena e pergjakur,

ylli i sapolindur

eshte i yni.

Bekim i qiellit. Ne govaten e detit

banjo e pare..

Foshnja yne yll.

ne gjoksin tend,

ne udhen e qumeshtit,

Thith lengun e bardhe

te jetes.

Krahet e mi,

djepi i tij i pare…

Syri i yllit tone

i jep drite kesaj nate…