Biznesmeni nga Bytyçi, humanisti Ramë Geci pronar i “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe i kompanisë “Geci”, ka kryer me qindra raste kontribute per familje ne nevoje, per kurime nga semundje dhe trajtime per te semure pa mbeshtetje ekonomike. Geci eshte nje mbeshtetes i kultures kombetare dhe i ruajtjes se trashegimise kulturore kombetare. Ai ka sponsoriazuar me dhjetra veprimtare te natyres kombetare, artiste dhe studiues te kultures shqiptare ne Ballkan.Ai eshte nje njeri modest dhe besimtar dhe nuk ka deshire qe askush t’ia permende nderin qe u ka ba qindra familjeve shqiptare ne nevoje, por une pa i marre leje atij po shkruaj vetem disa episode nga aktiviteti i tij filantropik
Ky biznesmen i njohur solli për malësorët e tij Bytyças, në kohën e Pademisë Covid 19, rreth 300 pako ndihma (miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte të kujdesit shtëpiak) me një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, në Pac, Veliq, Vlad, Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe në Berishën e Brigjeve.Humanisti Ram Geci ka sponsorizuar edhe veprimtarinë e veçantë e të bukur “Festa e Bjeshkëve” në Sylbicë të Bytyçit, një festë që prej vitesh po bëhët tradicionale e mbarëkombëtare. Kaq i madh e i ndjeshëm është ky sponsorizim i tij saqë shumëkush i thotë dhe “Festa e Ram Gecit”. Biznesmeni bujar Ram Geci, për Festen e Bjeshkëve në Sylbicë ka sponsorizuar dekorin, programin dhe drekën madhore për pjesmarrësit bjeshktarë dhe nga vrrini, të ardhur dhe nga shtete e treva shqiptare në Ballkan dhe nga Diaspora. Po ashtu, biznesmeni fisnik Ram Geci ka financuar edhe “Festën e Bytyçit” në Parkun Kombëtar të Dajtit, Festen e Plisit të Bardhë, Festën e Vendlindjes së Tij, që është kthyer në Festë Kombëtare Shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë bujare me drekën e begatë në “Ballkoni i Dajtit”, etj. Festa e Bytyçit organizohet prej vitesh kaq e bukur, shumë cilësore, me pjesëmarrje nga Lugina e Preshevës e Sanxhaku deri në Çamëri, nga Amerika e Europa, etj. sepse ka mbështetjen edhe të birit të saj fisnik, i sojshëm, bujar, biznesmenit Ram Geci i kompanisë “Geci” dhe i Tirana International Hotel & Conference Centre. Ram Geci është dhe mirënjohës, edhe i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, me fëmijërinë e shkollën e tij të mesme në Pac të Bytyçit, duke e sponsorizuar rikonstruksionin tërësorë e plotorë të kësaj shkolle, duke e kthyer atë në një mjedis shkollor plot kulturë, mjaft funksional, edhe modern. Humanisti qytetar e atdhetar Ram Geci ka sponsorizuar edhe pajisjen e zyrës së Veteranëve të LANÇ-it për Tropojën, si dhe ka sponsorizuar botimin e disa librave të autorëve të kësaj treve dhe shumë veprimtari të ndryshme kulturore-artististike e sportive. Shembulli i mirë i Tirana International Hotel & Conference Center në qënder të metropolit shqiptar, tashma i kthyer me sallat e tij në një ambient akademik, diplomatik e kulturor me veprimtaritë e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, i kthyer në një mjedis me shërbim të kulturuar në bar-kafe, restorante, në dhomat e hotelit 15-katësh etj, zgjerimi e rritja e këtij hoteli me një hotel-kullë të lartë etj. dëshmojnë aftësitë e biznesmenit dhe kulturën e tij të familjes e kohës sonë. Nëpërmjet shtypit jo vetëm njihemi me arritjet kombëtare e ndërkombëtare, por mësojmë nga eksperienca e Ram Gecit të Bytyçit. Biznesmeni nga Bytyçi, humanisti Ramë Geci i “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe i kompanisë “Geci”, i bëri për vendlindjen e tij vullnetarisht 20 abonime-dhuratë në gazetën dyjavore “Gazeta e Alpeve”, nje gazete qe ka ne fokus kryesisht vendlindjen tone Tropojen.
Këto abonime-dhuratë Ram Geci i Bytyçit i bëri për Njësinë Administrative të Bytyçit, për shkollen e mesme të Pacit (ish nxënës i saj), për shkollen e mesme të Zogajve, për fshatin e tij të lindjes, për kryetarët e fshatrave të Bytyçit e Berishës së Brigjeve.
Foto:Ram Geci
Unë, duke qënë Kryetari më i vjetër në zonën e Bytyçit (tashma 75 vjeçar) i shprehi në emër të kolegëve kryetarë të fshatrave, urimin tonë të përbashkët: Tu rrittë ndera o Ram GECI…!
* Kryetar OJF “Arsimtarve”
Email : Ibrahimhajdarmataj@yahoo.com
Tel: 069 24 69 145
Foto: Pjesemarresit ne aktivitet.