Netë të paharruara në Festivalin e Dytë Shqiptaro-Amerikan në Detroit
Me shqiptarët në Miçigan të SHBA-ve
“Organizimi i veprimtarive kulturore dhe artistike është bërë një traditë që po gjenë përhapje të gjërë në këtë shtet ku jetojnë dhe banojnë mbi njëqintepesëdhjetë mijë shqiptarë. Është viti i dytë i organizimit të Festivalit Shqiptaro-Amerikan. Me 2,3 dhe 4 qershor , për 2 vite me radhë në sheshin qendror të Detroitit , Hart Plaza, buzë liqenit magjepës që ndan SHBA me Kanadanë, ushtoi nga kënga dhe vallja shqipe.”
Miçigani i hapësirave dhe pasurive të mëdha më shumë se një shekull është vatër dhe strehë e ngrohtë edhe për shqiptarët. Aktualisht në të banojnë mbi 150 mijë shqiptarë.
Me punën dhe djersën e ndershme, nga viti në vit, nga dekada në dekadë, në Detroit , kanë ecur përpara duke treguar cilësitë dhe virtytet më të mira njerëzore.
Shqipëria dhe çeshtja shqiptare ka qënë dhe mbetet në qëndër të vëmëndjes
Bashkatdhetarët tanë kanë krijuar një sërë shoqatash dhe qëndrash fetare si kisha e Shen Palit, Zoja Pajtore, xhamia dhe teqja, të cilat janë kthyer në qëndra pelegrinazhi dhe atdhetarie për shqiptarët. Për çështje pune me ka te takuar të vizitoi shumë herë këtë shtet ku kam gjetur kurdoherë ngrohtësinë e bashkëkombasve. Një mbresë të pashlyeshme më ka lënë edhe këtë fund maji dhe fillim qershori . Natyra ishte e harlisur dhe gjithçka të mrekullonte . Tashmë gjithshka më dukej më e gjallë dhe më e bukur.
Së bashku me gazetarin dhe hartuesin e qindra këngëve , Ramazan Çeka, pas një udhëtimi të gjatë Tiranë-Vjenë- Uashington-Detroit, arritëm në Miçigan. Atë pasdite të 27 majit kishte dalë për të na pritur Ndue Ftoni, nga Shoshi i Dukagjinit. Më bëri përshtypje që në fillim aftësia e komunikimit sikur të na kishte njohur prej shumë kohësh. Ditët e qëndrimit në Miçigan për ne ishin shumë të ngjeshura.
E djelë, 28 maj, shoqatat shqiptare në bashkëpunim me kishën katolike të Shën Palit, kishin organizuar një spartakiadë me ndeshje futbolli, volejbolli, basketbolli, gara atletike, lojra popullore shqiptare. Pranë korieve të shumëta ishin familiarë të shumtë. Flamujt shqiptarë dhe parulla në gjuhën shqipe ishin të shumta. Kudo dëgjohej vetëm shqip. Realizuam shumë intervista me bashkatdhetarë nga Shkodra, Korça, Gjirokastra, Malësia e Madhe. Të gjithë shprehnin dashurinë për tokën mëmë, Shqipërinë. Na tërhoqi vëmëndjen numri i madh i të rinjëve dhe të rejave , dëshmi e lidhjes me tokën e të parëve të tyre. Në Miçigan u takuam me shumë veprimtarë , drejtues të shoqatave , gazetarë, bisnesmenë, etj.
Me Luigj Gjokën isha takuar edhe më përpara si në Miçigan , Tiranë, Has, gjatë pranverës së vitit 1999 kur zhvilloheshin luftimet nga bijtë e Kosovës për çlirimin nga zgjedha e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit. Luigji i kujton ato ditë të stuhishme: “ Aktivistët e “Vendlindja na thërret”, në atë periudhë punuan shumë për mbledhjen e burimeve financiare për të ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovëe në veçanti në blerjen e armatimit për luftëtarët e UÇK-së.
Në qytetin e Miçiganit u mblodhën mbi një milion e gjysëm dollarë. Kjo na kujton vitet e periudhës së pavarësisë dhe të Luftës së Parë Botërore kur me qindra shqiptarë nga Amerika u kthyen në Shqipëri për mbrojtjen e trojeve arbnore. Një gjë të tillë bënë edfhe në vitin 1999, kur u regjistruan 40 mijë vullnetarë për të luftuar për Kosovën. Drejt Shqipërisë erdhi batalioni “Atllantiku”, që u bë shëmbull frymëzimi për mbarë radhët e UÇK-së.
Bashkëkombasit tanë me punën dhe djersën e tyre kanë shënuar suksese edhe në fushën e bisnesit . Kujtojmë veprimtarin e shquar Ekrem Bardha që është aktiv edhe sot.
Në Detroit takuam edhe bisnesmenin e suksesëshëm Pal Shkreli, që ka 40 vjet në Amerikë. Ecuria e punës së tij në bisnes ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Ky burrë fjalëpakë por është shumë punëtorë dhe ka qënë vazhdimisht në krah të bisnesmenëve të rinj duke i këshilluar dhe hyrë garant për ta me dhjetëra mijë dollarë. A nuk është ky një veprim sa njerëzorë aq edhe atdhetarë ?
“Kur ndihmon një bashkatdhetarë detyren ke bërë”, shprehet me modesti Pal Shkreli.
Në Miçigan funksionojnë edhe dy televizione ACTV dhe ALBTV USA, të cilët ndiqen nga shikues të shumtë, jo vetëm në këtë shtet por edhe në mbarë Amerikën. Ishim në mjediset ACTV me pronar patriotin Ndue Ftoi. Të gjithë ishin në lëvizje dhe tën përqëndruar në realizimin e emisioneve. Drejtori i këtij televizioni ishte veprimtar i shquar Eduart Aliko, i cili na tha:”Televizioni ynë ndiqet në mbarë ShBA dh kemi një shikueshmëri të konsiderueshme. Tematika është e gjërë e që lidhet me komunitetin shqiptar. Stafi i Tv ACTV-së është , duke filluar nga kameramanët Paulin Palushi, Ndue Hila dhe gazetarët Gjovalin Kaçorri, Zef Përgega, Rush Dragu, etj, punojmë si një ekip kompakt dhe kemi mbështetjen e pronarit Ndue Ftoni.
Më bëri përshtypje numri i madh i shkrimtarëve dhe poetëve që zhvillonin veprimtarinë e tyre me numër të madh të rinjësh si në poezi, tregime, publicistikë, monografi, etj., si Zef Përgegaj që kishte botuar 25 tituj librash në gjini të ndryshme, Rush Dragu, etj
Në çdo kontakt që patëm me bashkatdhetarët tanë, si në lokalet me pronarë shqiptarë , në kishat katolike, ortodokse, në xhaminë dhe teqenë bektashiane, në mjediset familiare, biseda në mënyrë të natyrshme në trevat nga kanë ardhur , nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi , nga Presheva e Bujanovci, nga Çamëria.
Shqiptarët kudo që jetojnë e banojnë familjen e kanë të shenjtë dhe mundohen ta ruajnë me çdo kusht. Këtë dukuri e pamë dhe e prekëm edhe në shtëpinë e Ndue Ftonit, këtij përsonazhi që është bërë objekt i shkrimtarëve dhe artistëve. Kujtojmë se shkrimtari i madh Fadil Kraja . ka shkruar romanin artistik “Guxo”, saga e një shoshjani me këtë kushtim :”Dukagjinsit dhe shqiptarit të thekur, Ndue Ftoni, guximit të tij frymëzues në përballjen me vështirësitë e jetës dhe besimit të tij po kaq frymëzues për të realizuar ëndërren e tyre amerikane”.
Një shtëpi e bukur, rrethuar nga të gjitha anët me lule të llojllojshme, me tavoilina në bahçe për miqtë e tij të shumtë , bujtësit e përhershëm , Nduen dhe Filen, gruan e tij, që sollën në jetë 5 fëmijë : Lizën , Luçianën, Agetinën, Pranverën dhe më të voglën dhe më të dashurën , Ronalden. Të katër vajzat janë me shkollë të lartë dhe punojnë në bisneset e tij.
Ndue Ftoni në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë , në restorantin e tij “The Imperial House”, organizoi festimin me njëmijë e dyqint bashkatdhetarë me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga ai: Deshmi e qartë e atdhetarisë dhe bujarisë së këtij burri të Dukagjinit.
Organizimi i veprimtarive kulturore dhe artistike është bërë një traditë që po gjenë përhapje të gjërë në këtë shtet ku jetojnë dhe banojnë mbi njëqintepesëdhjetë mijë shqiptarë. Është viti i dytë i organizimit të Festivalit Shqiptaro-Amerikan. Me 2,3 dhe 4 qershor , për 2 vite me radhë në sheshin qendror të Detroitit , Hart Plaza, buzë liqenit magjepës që ndan SHBA me Kanadanë, ushtoi nga kënga dhe vallja shqipe. Festivalin e çeli drejtori i Festivalit , bisnesmeni i suksesshëm Ben Pllumbi, i cili nënvizoi për vlerat dhe rolin që ka kjo veprimtari pëqr mërgimtarët shqiptarë të të gjithë krahinave ku jetojnë ato.
Sheshi kishte pamje festive me dekorin tonë kombëtar, simbolet dhe ngjyrat kuq e zi, me logon e madhe”Albonian Amerikan Festival”, në ballinë të podiumit , flamuri shqiptar dhe amerikan, dhe posterin e madh me fotografinë e Shenjtes Nënë Tereza. Nga drejtuesit e këtij festivali Dom Ndue Gjergji dhe Ben Pllumbi që kjo veprimtari krahas këngëve dhe valleve shqiptare të kishte që edhe shitoret ambulante me suvenire kombëtare si dhe ushqime të kuzhinës shqiptare, veshje, etj.
Festivali u hap me 2 qershor në një atmosferë festive . Në fillim u këndua himni kombëtar i SHBA pastaj himni kombëtar i Shqipërisë , kënduar nga sopranoja e shquar shqiptare Anila Hoxha ( Gjemenji).
Në skenë kënduan Frederik Ndoci, Gëzim Nika, Ermira Babaliu, Valbona Mema, Sabri Fejzullahi, Gjyste Vulaj, Artur Matia, Hana Nikprela, Genta Ismaili, Lili Gjidodaj, Enkeljda Arifi, Hysni Allushi, vëllezërit nga Korça Nesti dhe Endri Prifti.
Në të tre netët e festivalit shpërfaqën vlerat e tyre edhe grupi i valleve me djem e vajza të grupit “Rozafa” e Nju Jorkut me drejtuese koreografen Angjelina Nika, grupi i valleve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i Detroitit me koreografe Joli Paparistro, si dhe grupi simpatik “Shqiponjat e Vogla” nga Torontoja me udhëheqës artistik Ramadan Këllezi dhe Rudi Kondaj.
Një atmosferë mbreslënëse e krijonin kata grupe gjatë interpretimit të këngëve që kërcenin në mes të skenës dhe publikut të shumtë. Alternimi i këngëve me humorin dhe interpretimin e poezive e bëri më të zhdërvjellët dhe të larmishëm këtë festival . Me mjaft interes u ndoqën poezitë e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri interpretuar nga Mirush Kabashi, Nderi i Kombit .
Nga drejtuesit dhe organizatorët kjo festë shqiptare në Detroit ishteë konceptuar që krahas interpretimit në skenë të zhvillohej veprimtaria edhe në bregun e lumit Ëindsor përballë qytetit me të njejin emër të Kanadasë, në mes dritave që përthyheshin në ujërat e pastra të lumit. Kënga dhe vallja shqiptare dëgjohej deri në mesnatë. Kjo veprimtari zgjoi kureshtjen e banorëve vendas dhe të turistëve të huaj. Jehona dhe mbresat e marra në këto tre netë të Festivalit të Dytë të Miçiganit do të ruhen për shumë kohë në mendjen dhe zemrën e pjesëmarrësve. Ai është një shëmbull kur dëshirat harmonizohen dhe materializohen mrekullisht edhe frytet janë të mëdha.