Gazeta Nacional Albania

ILIR BUÇPAPAJ PËRCILLET ME NDERIME PËR NË BANESËN E FUNDIT. ÇOHET NË VEND AMENTI I TIJ PËR T’U PREHUR NË FSHATIN E LINDJES, NË TPLA TË TROPOJËS, MALSIA E GJAKOVËS

ILIR BUÇPAPAJ PËRCILLET ME NDERIME PËR NË BANESËN E FUNDIT. ÇOHET NË VEND AMENTI I TIJ PËR T’U PREHUR NË FSHATIN E LINDJES, NË TPLA TË TROPOJËS, MALSIA E GJAKOVËS

-Prefekti i Qarkut Kukës zoti Zenel Kuçana i dorëzoi djalit të Ilir Buçpapajt, Kreshnikut titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, pas vdekjes, të akorduar nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

– Kryetari i bashkisë Tropojë Rexhë Byberi i dorëzoi familjes vendimin e Këshillit Bashkiak për të shpallur Ilir Buçpapajn qytetar nderi, të cilën e mori i vellai i Ilirit, gazetari i njohur Ismail Buçpapaj. Zoti Byberi njoftoi se Këshilli Bashkiak kishte vendosur që një rruge në qytetin Bajram Curri t’i jepet emri i Ilir Buçpapës.

Tropojë 5 shkurt 2022. Gazetari dhe dokumentaristi i shquar Ilir Buçpapaj përcillet me nderime për në banesën e fundit. Familja çon në vend amentin e tij për t’u prehur në fshatin e lindjes, në Tpla të Tropojës, Malsia e Gjakovës.
Disa qindra qytetarë të Tropojës, të Kukësit, Hasit, Tiranës dhe Gjakovës bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Ilir Buçpapajt, i cili u nda nga jeta më 23 janar 2022 në Nju York, SHBA.

Nën organizimin e Bashkisë Tropojë nga ora 09.00 deri në 11.00 u zhvilluan homazhe tek Muzeu “Bajram Curri.“ Qindra qytetarë të Tropojës dhe të ardhur nga të gjithë vendi, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedoni dhe SHBA-të, parakaluan para trupit të pajetë të Ilir Buçpapajt, në nderim të jetës dhe verës së tij për vendin dhe kombin.

Në orën 11.00 në sheshin para Muzeut Bajram Curri, u mbajt një ceromoni mortore me pjesëmrrjen e qindra qytetarëve shqiptarë.

Prefekti i qarkut Kukës zoti Zenel Kuçana i dorëzoi djalit të Ilir Buçpapajt, Kreshnikut titullin e lartë Mjeshtër i madh, pas vdekjes, të akorduar nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kryetari i bashkisë Tropojë Rexhë Byberi i dorëzoi familjes vendimin e Këshillit Bashkiak për të shpallur Ilir Buçpapajn qytetar nderi, të cilën e mori i vellai i Ilirit, gazetari i njohur Ismail Buçpapaj.
Zoti Byberi njoftoi se Këshilli Bashkiak kishte vendosur që një rruge në qytetin Bajram Curri t’i jepet emri i Ilir Buçpapës.

Prof. Dr. Ukë Buçpapaj, shkrimtar dhe përkthyes i mirënjohur foli për jetën dhe veprën e Ilir Buçpapajt.
Ai ne emër të familjes falenderoi Presidentin e Republikës, Prefektin e Qarkut Kukës dhe Kryetarin e Bashkisë, por edhe qytetarët e shumtë të pranishëm për nderimin vëllazëror që i bënë njeriut të familjes Buçpapaj Ilir Buçpapaj.

Në orën 12.00 trupi i pajetë i Ilir Buçpapajt u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e familjes Buçpapaj në fshatin Tpla të Tropojës, duke përmbushur kështu edhe amanetin e tij.
Qindra qytetarë të ardhur nga vendit, dhe rajoni i dhanë lamturmiren e fundit gazetarëit dhe dokumentarsittit të shquar.

Familja Bucpapaj njoftoi përseri se pritja për ngushellime në qytetin Bajram Curri do të bëhet në datat 6 dhe 7 shkurt tek lokali i Gëzim Gjoçës.
Po kështu pritja për ngushellime në Tiranë do të bëhet në datat 8 dhe 9 shkurt, tek lokali Piaca, me vendndodhje pas Muzeut Historik Kombetar, nga ora 14.00 deri në orën 20.00.

Halil Buçpapaj, studiues dhe publicist i mirënjohur në fjalën falenderuese për të pranishmit tha: “Miq, të afërm dhe dashimirë u jemi thellësisht mirënjohës për solidaritetin tuaj miqësor me famijen tonë në këto momente pikëlluese për ne dhe që ndatë me ne dhimbjen tonë!Ju faleminderit dhe ua kthefshim me të mira”!