Gazeta Nacional Albania

Interviste me gjuhëtarin Albert V. Nikolla, -Bruksel: ALBANOLOGJIA E VJETËR BOLSHEVIKE NË KRIZË, – ALBANOLOGJIA E RE EVROPIANE NË LULËZIM

Interviste me gjuhëtarin Albert V. Nikolla, -Bruksel

ALBANOLOGJIA E VJETËR BOLSHEVIKE NË KRIZË, – ALBANOLOGJIA E RE EVROPIANE NË LULËZIM

-Indoevropianistika e përcakton Shqipen si çelësin e misterit të gjuhëve.

-“Lidhje shumë të forta te Shqipes me Greqishten e vjetër”

-Prof. dr. Olav Hackstein, Drejtor i katedrës se Indoevropianistikës dhe Albanologjisë në Mynih. “Studimet e fundit kanë identifikuar shtresa të njëpasnjëshme të kontakteve prehistorike. Kontributi synon të hedhë dritë mbi shtresat më të hershme të kontakteve areale, kur dialektet proto-indo-europiane ishin në kontakt me njëra-tjetrën. Një numër risish të rëndësishme dhe të përhapura që dallojnë para-proto-tokarishten nga para-paleo-ballkanishtja indoevropiane”.
-Giulio Imberciadori: “Studimet e thelluara kane treguar lidhje shumë të forta të Shqipes me Greqishten e vjetër dhe Armenishten ! “
[ ]

Foto: EURONEWS ALBANIA
-Dr. Mujë Buçpapaj: Mirdita zoti Nikolla! Në shumë artikuj dhe intervista tuaja për Gazetën Nacional, ju keni këmbëngulur që Paul Heggarty , gjuhëtari i madh (që së bashku me 33 gjuhëtarë të tjerë e klasifikuan Shqipen si një Gjuhë shumë të vjetër , duhej të ftohej nga Akademia e Shkencave! Dhe më në fund erdhi në Tiranë!
-Albert V. Nikolla: Erdhën shumë personalitete shkencore në Tiranë! Këtë fillim Nëntori në Shqipërinë erdhën më të mëdhenjtë e Gjuhësisë, Dr. Prof. Olav Hackstein, drejtor i Institutit të Gjuhësisë Krahasuese, Indoeuropiane dhe të Albanologjisë pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut; prof. Paul Heggarty nga Instituti i Gjerman “Max Planck”, si udhëheqës i studimeve mbi kronologjinë e derivimit të gjuhëve të familjes indoeuropiane, publikuar në revistën e mirënjohur “Science”, (botuar më datën 28 qershor 2023) , Profesor doc. Michiel de Vaan i universitetit të Bazelit, Akademiku Austriak Joachim Matzinger, prof. Universitetit të Mynyhut Giulio Imberciadori gjithashtu…. DHE KONFIRMUAN ATE QE UNE E KAM THENE NE LIBRIN TIM “ETYMOLOGJIA DHE SEMANTIKA STRUKTURALE”. Botimi “Nacional 2022”, – “se Shqipja është një gjuhë me shtresëzime shumë të vjetra”. Në fakt unë i kisha lexuar artikujt e tyre gjuhësor mbi shqipen dhe vjetërsinë e saj që nga viti 2000, dhe bazuar mbi kërkimet e tyre, duke integruar në studimet e mia shembuj konkretë të fjalëve të shqipes, shkrova librin tim , i cili ka njohur sukses ndërkombëtar mes studiuesve dhe nga të dhënat e shkarkimit në kohë reale të Akademisë Amerikane Edu. (versioni anglisht i librit por dhe ai gjermanisht) është konsultuar dhe nga mbi 250 universitetet më të rëndësishme të Botës, ndërkohë që versioni në gjermanisht i librit është certifikuar nga Biblioteka Belge dhe ajo Gjermane dhe do te riprodhohet për nevoja shkencore. Ky libër i kalon caqet e gjuhëve indoevropiane, sepse Shqipja njëkohësisht ka elemente Nostratike (iniciale) , proto indo-evropiane dhe indo-evropiane në përbërjeje te saj, gjë që e bën atë një gjuhë shumë-shumë të vjetër dhe unikale.
-M.B: Por Ardian Vehbiu, pretendon se shqipja fillon me mesharin e Buzukut?
-AVN: Nuk duhet ngatërruar dokumentimi i një gjuhe me moshën e saj. Greqishtja e vjetër është dokumentuar ne shekullit e VII, para krishtit, por asnjë gjuhëtar nuk tha se studimet indoevropiane fillojnë me greqishten. Madje as me sanskritishten… Prandaj u krijua sistemi i Glosave gjuhësore nga ana e Franz Bopp, pasi artefaktet e shkruara, janë momente gjuhësore sinkronike (i një periudhe të shkurtët gjuhësore), dhe nuk përcaktojnë moshën e një gjuhe. Sipas Saussure- it, gjuha fillon me një fond fonologjik fillestar të pandryshueshëm (etimonët njërrokeshe fillestare që janë te njëjta në të gjitha gjuhët e botës) të cilat u konsideruan nga Drek Bickerton , si gjuha natyrore fillestare e njeriut të pare. Dhe gjuha që zotëron ketë fond fonologjie është gjuhe natyrore më e vjetër… të thuash qe shqipja fillon me Mesharin e Buzukut, është një marrëzi e madhe, dhe fyen personalitetin e Çabejt i cili thotë se “Librin e parë të shqipes qe njohim kemi Mesharin”, por nuk thotë se “Shqipja fillon me mesharin” , si sistem gjuhësor. Sistemin gramatikor shqipja e ke të njejtë me Hitishten dhe Greqishten e vjetër. Ai madje gjen fjalë të përbashkëta mes Greqishtes së vjetër dhe shqipes për të vërtetuar autoktoninë shqiptare. Pra ajo që tha profesor Imberciadori : “Studimet e thelluara kane treguar lidhje shumë të forta të shqipes me greqishten e vjetër dhe armenishten !” . Eshtë turp i madh që Çabej të mbrohet nga një i vetëquajtur gjuhëtar, që nuk ka asnjë libër shkencor mbi gjuhën Shqipe. Artikujt publicistikë nuk përbëjnë “shkencë gjuhësie”. Po ta dinte Çabej se çfarë Pseudo-gjuhëtari po e “mbron” sot do ngrihej nga varri me ulërima.
-M.B:Me këtë Kolokium shkencor mbi Albanologjinë, Mendoni se Akademia e shkencave po reformohet?
-AVN: Nuk di ç’të them rreth kësaj! ? Nëse Akademia e shkencave do të ishte për reformim dhe modernizim të plotë, aty duhej të ftohesha zyrtarisht, sepse asnjë gjuhëtar me shume sesa unë personalisht nuk ka botuar materiale shkencore për gjuhen shqipe, në gjuhë të huaja, si Frëngjisht, Gjermanisht, Anglisht , pa harruar një studim të shkurtër në Italisht. Kam botuar më shumë se gjithë Akademia e Shqipërisë ne 50 vjet të ekzistencës se saj. Por unë nuk ftohem për arsye të qëndrimit tolerant që mbaj ndaj “pellazgologeve”, sepse tek e fundin , sipas mendimit tim ashtu si profesionistët edhe amatorët kanë të drejtën e tyre demokratike për të shkruar. Kundërshtitë në ide dhe metodologji kërkimi na bëjnë të vendosim në diskutim tabutë, dhe të kërkojmë gjetje të reja për të avancuar në shkencë. Por vulën shkencore në kërkime e vendosin profesionistët, gjuhëtarët e specializuar për gjuhësinë. “Kurioziteti dhe dyshimi janë pjese e inteligjencës personale dhe kolektive”, – na thotë Darwinit , ndaj ne duhet ta pranojmë diversitetin edhe në gjuhësi. Por gjithsesi, e rëndësishme nuk është prezenca ime ne Akademi, por idetë e gjuhësisë se re, te cilat dalëngadalë po imponohen, madje çuditërisht edhe tek anëtarë që deri para disa kohësh ishin krejtësisht kundër idesë që shqipja është një gjuhë shumë e vjetër.
-M.B: Studiuesi Ardian Vehbiut në një takim me studiues ne Bibliotekën Kombëtare, organizuar nga drejtori i saj Pirro Misha , u shpreh se “Albanologjia është ne Krizë besimi me publikun”. Si gjuhëtar i konfirmuar tashme ne serinë e botimeve pranë Akademisë Amerikane EDU, do kisha dëshirë të dija mendimin tuaj ?
-AVN: E ndoqa nëpërmjet mediave takimin e tij. Nuk e di se me çfarë tagri vjen ti japë mend albanologeve, kur ai nuk ka asnjë vepër të karakterit gjuhësor! Ka një reviste , “Peizazhe fjale”, që boton disa artikuj mbi gjuhën, por që më shumë janë “publicistike agresive”, ku merret me denigrimit e atyre gjuhëtarëve profesionistë apo amatorë apo filozofëve të gjuhësisë që nuk mendojnë si ai… shkurt është një kënd fletërrufesh online , tradite nga lufta e klasave trashëguar nga shkolla ideologjike Komuniste. Për të qenë albanolog nevojiten botime gjuhësore të certifikuara nga ndonje akademi apo bibliotekë kombëtare, bazuar mbi një metodologji të caktuar kërkimi? Publicistika nuk është albanologji. Shumë-shumë ai mund të ishte anëtar i shoqatës së gazetarëve të Shqipërisë, por jo akademik… sepse ka disa rregulla për të qenë Akademik, dhe nuk është pozicion që mund të merret me miqësi, por me Vepra shkencore dhe kualitet kërkimi.
-M. B: A nuk mendoni se Ardian Vehbiu ka të drejtë të shprehë mendimet e tij mbi gjuhen?
-AVN: Po, ka të drejtën e tij por kur bëhet agresiv dhe përjashtues për të tjetër, e humbet të drejtat! Fakti i të qenurit akademik varet nga kompetenca profesionale e personit. Me sa kuptova, ai kish nga Amerika si një “lider i ri i albanologjisë së vjetër”, dhe shfaqi atribute e një personi që synon të jetë kreu i ri “Kërkimeve Albanologjike”, ndërkohë që në të vërtetë tregoi një padituri (sdua të them injorance) kur u shpreh se “artikulli i revistës Science, është i vështirë për tu kuptuar”! Një person që nuk njeh metodologjitë e leximit të një projekti kërkimor gjuhësor , ku ndërthuren elementët gjuhësore, gjenetike, atropomologjikë etj. si mund të vetëquhet Gjuhëtar! Të qenurit gjuhëtar nuk është një atribut publik që të jepet nga të tjerët, por një kompetence profesionale shoqëruar me talent që e bën një individ të aftë për të kuptuar dhe zbërthyer konstruktin e ligjërimit dhe skemat e komunikimit njerëzor. Me sa duket Vehbiu synon postin e Kryetarit të Akademisë, sepse vetëm kryetari i zgjedhur i Akademisë pas konsultimin me gjuhëtaret e brendshëm, dhe Institutin Albanologjik ka të drejte të dalë të deklarojë “situatën albanologjike”. Një anëtar i jashtëm i Akademisë nuk ka të drejtë të mbledhë akademikët jashtë Ambienteve Akademike, dhe të bëjë deklarata Klanore, sepse ky veprim cenon integritetin e institucionit . Për çfarë krize akademike bëhet fjalë kur në Tiranë, në fillim te nëntorit , erdhën kokat e indoevropianistikës nën këndesin e Akademisë së Shkencave, për nder të gjuhës shqipe! Olav Hackstein, drejtor i Institutit të Gjuhësisë Krahasuese dhe Indoeuropiane dhe të Albanologjisë pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut; prof. Paul Heggarty nga Instituti i Gjerman i Jenës “Max Planck”, prof. Universitetit të Mynyhut, Giulio Imberciadori gjithashtu, profesori Michiel de Vaan , i Universitit te Baselit, Zvicerr, Dr. Joachim Matzinger i Akademise austriake, Linda Mëniku, nga universiteti i Tiranës, (departamenti i gjuhës, një gjuhëtare e ekuilibruar dhe konfirmuar tashmë në arenën ndërkombëtare). Pyetja shtrohet: Ku është kriza këtu…. Jo vetëm që nuk jemi në krizë, po jemi në momentet më të mira të Historike që ka patur Gjuha Shqipe sa i takon studimeve te dhe klasifikimit të saj në arenën ndërkombëtare ! Nga ato që dëgjova, prej gojës se tij, Ardian Vehbiu, ndoshta mendon se është më i aftë se Paul Heggarty, madje edhe se antropologu i njohur botërisht Russel Gray.
-M.B: Si mendoni ju, pse kemi një qasje të tillë nga Ardian Vehbiu, dhe a e venë në siklet deklaratat e pamatura Kreun e bibliotekës Kombëtare, vend ku u mbajt takimi?
-AVN: Jo, unë nuk mendoj se miku ynë Pirro Misha, është fajtor, pasi ai thjesht organizoi një takim për një libër të autorit, por përgjegjësia është e gjitha e Autorit (Ardian Vehbiu) i cili abuzoi me pritjen dhe tejkaloi kufijtë etike të komunikimit me deklaratat e tij, duke venë në dyshim Punën e Akademisë se Shkencave… Ndërkohë që gjuha Shqipe certifikohet si gjuhë me vazhdimësi historike që nga fillesa e indoevropianishtes dhe deri në ditët tona, Ardian Vehbiu pretendon se ka “krize albanologjike!” Po Botimi i veprave te mia nga Shtepia e Universiteteve Evropiane me qendër ne Londër dhe certifikimi i veprave te mia nga Universitetet Perëndimore si ai i Genkut, Belgjike një ndër më të mirët ne Evrope dhe botë , por mbi të gjitha nga Akademia Amerikane, është Krize albanologjike, apo çfarë !!! . Kurrë ndonjëherë më mire nuk ka qenë shqipja…. E studiuar nga mbi 520 Studiues te fusha Multidisiplinore, dhe 33 gjuhëtarët më të mëdhenj te botes…. Artikulli “Research paper thumbnail of Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages” – ( “Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages” me autore të njohur Botërisht si Paul Heggarty, Cormac Anderson, Matthew Scarborough, Benedict King, Remco Bouckaert, Lechosław Jocz, Martin Joachim Kümmel, Erik Anonby, Matthew Boutilier, Cassandra Freiberg, Robert Tegethoff, Kim Schulte, Ganesh Kumar Gupta, Simon J . Greenhill, pa harruar kontributin e Antropologut Russel Gray,) është një konfirmim shumë i fortë dhe domethënës për vjetërsinë e gjuhës shqipe, dhe autoktoninë e popullit shqiptar.
-M.B: Ka studiues që mendojnë se Ardian Vehbiu është mbrojtësi më i madh i veprës se Çabejt?
-AVN: Le të jemi të qartë! Çabej nuk ka nevojë të mbrohet. Atë e mbron apo e rrëzon vërtetësia shkencore e veprës se tij. Por nëse ky gjuhëtar lihet të mbrohet nga persona të paaftë , atëherë ka shance te forta që figura e tij të denigrohet. Çabejin e dëmton më shumë paaftësia shkencore e Ardian Vehbiut që për arsye ideologjike dhe personale e mbron, sesa oponenca “agresive” që i bën Agron Dalipaj. Shihni këtu , Çabej ne albanologjinë shqiptare ka pjesën e vet, por nuk është boshti i albanologjisë. Albanologjia ka bosht Treshen “Leipniz – Bopp- Pedersen”… të tjerët shtojnë sipas mundësive elementë dije të reja në përcaktimet e kësaj tresheje… pastaj ka diçka tjetër. Ne nuk jemi fajtorë, për faktin se Ardian Vehbiu i ka mbetur ora në shekullin e XIX, tek Mikloshiqi dhe Mayer. Ne nuk jemi fajtorë pse ai nuk e ka lexuar Hans Krahen, me 5 librat e tij mbi Ilirologjinë, ku janë deshifruar shkrimet ilire. Ne s’jemi fajtorë pse ai nuk e di se vepra e Hans Krahes “Hydronimie”, i nxjerr të gjithë sistemin lumor te Evropës me Toponimi Ilire, d.m.th shqipe. Aq më pak ne nuk jemi fajtorë që ai nuk e ka lexuar veprën e Louis Benloew “Greqia para grekeve”, apo dhe që nuk ka dijeni mbi veprën e baskologut Michel Morvan, ku “thotë se baskishtja u shkëput nga “paleo-proto- shqipja” aty para 23 mijë viteve.” Shtrohet pyetja ; Nëse ai nuk di ta lexoje artikullin teknik mbi origjinën e gjuhëve të revistës “Science”, çfarë do mes Gjuhëtareve, dhe pse ka hyrë në Akademi si i tillë…Nëse një anëtar i akademisë Belge, sfidon akademinë siç beri Ardian Vehbiu, në një mënyrë joshkencore dhe jo-kompetente, atëherë ai automatikisht përjashtohet, sepse ka shkelur rregullat Deontologjike te funksionimit te saj. Padituria si rregull nuk pranohet ne Akademi , sepse Akademia është vendi i diturisë dhe jo i paditurisë. Ata që s’janë në akademi mund të thonë çfarë të duan në liri të plotë, por akademiket nuk kanë të drejtë të përdhosin akademinë. Tani për tani unë mund të them çfarë të dua për Akademinë e Shkencave, por nëse ndonjë ditë do të bëhesha anëtar i saj, do të isha i detyruar të respektoja rigorozisht Institucionin.
-M.B:Cilat janë parashikimet për të ardhmen e kërkimeve në gjuhen shqipe?
-AVN: Nuk kam ç’të them më tepër sesa ato që tha Prof doc Olav Hackstein, Drejtor i katedrës se Indoevropianistikës dhe Albanologjisë në Mynih. “Studimet e fundit kanë identifikuar shtresa të njëpasnjëshme të kontakteve prehistorike. Kontributi synon të hedhë dritë mbi shtresat më të hershme të kontakteve areale, kur dialektet proto-indo-europiane ishin në kontakt me njëra-tjetrën. Një numër risish të rëndësishme dhe të përhapura që dallojnë para-proto-tokarishten nga para-paleo-ballkanishtja indoevropiane”. Unë i kam thënë këto gjera që në vitin 2020 dhe për këtë jam urryer e “kam ngrënë” sharje të panumërta… Ajo që duhet të kemi të qartë është se ; Shqipja nuk është imponuar si një gjuhë e një populli te madh, por rëndësia e saj është rritur ndjeshëm për shkak se ajo është një gjuhe shumë e vjetër, shume e veçante dhe esenciale në kuadër të studimeve indo-evropiane. Albanologjia është arma më e fuqishme që kanë studiuesit e huaj, për të zgjidhur ekuacionin e origjinës se gjuhëve në tërësi. Ndaj ata po punojnë shumë dhe pa ndikime politike apo nacionale. Gjithsesi fati historisë së Gjuhës shqipe nuk varet nga Tirana , por nga “Max Plank” “OXFORDI, HARVARDI, UT MYNYH , Sorbona , UT Gent dhe shumë universitete dhe institucione të tjetra, të cilat po përgatisin brezin e ri të gjuhëtareve evropiane dhe shqiptare. Faleminderit për intervistën!