Intervistë me gjuhëtarin dhe filozofin ; Albert Vlash Nikolla – Bruksel
GJUHA SHQIPE , THEMELI I STUDIMEVE MBI GJUHËT E BOTËS
Metodologjia e kërkimit sipas “Matricave Morfologjike” ka marrë certifikim ndërkombëtar!
Nuk ka asnjë forcë djallëzore që mund ti bllokojë studimet e avancuara mbi Gjuhën Shqipe.
Intervistoi Prof.Doc. Mujo Buçpapaj
Prof Doc. Mujo Buçpapaj ; Zoti Albert Vash Nikolla! Ju jeni gjuhëtar por mund të themi me plot gojën dhe shkencëtar që keni shpikur teorinë e “Matricave gjuhësore” dhe puna juaj është certifikuar nga një komision profesional i Bibliotekës Kombëtare Gjermane duke u vendosur në fondin e saj shkencor! Gjithashtu Libri juaj “Etimologjia dhe semantika strukturale” , një botim i “Shtëpisë Botuese Nacional” – në kuadrin e botimeve gjuhësore të institutin filologjik Nacional, është Ribotuar nga “Botimpex” në Wachington , dhe është konservuar në fondin e Bibliotekës së Kongresit Amerikan, si pasuri e njerëzimit? Pas këtyre punëve të shkëlqyera shkencore në rang ndërkombëtarë, çfar prisni nga Akademia e shkencave të Republikës së Shqipërisë!
Studimin e gjuhës unë e kam patur dhe e kam Pasion, qe do të thotë se marr shumë kënaqësi nga deshifrimet gramatikore, etimologjike dhe idiomatike të saj. Nuk kam ndonjë pritshmëri nga askush, por nëse më ftojnë unë jam gati të jap kontributin tim për prehistorinë e shqipes. Shikoni, unë jam një tip modest si natyrë dhe nuk i kam shkruar veprat e mia për të qenë “i lavdishëm” apo pjesë e ndonjë Akademie, pavarësisht se jam anëtar i Akademisë Amerikane të Edukacionit, me ftesë të antropologut Terence Deacon. Duhet pranuar se Akademia Amerikane ka shpërndarë punën time shkencore me anë të rrjetit të saj kibernetik në të gjithë botën. Aktualisht ka mbi 500 kandidatë në botë që po merren me post-doktoraturat në fushën e gjuhësisë, dhe si model kanë shkarkuar librin tim “Etimologjia dhe semantika Strukturale”, -versioni anglisht, nëpërmjet Akademisë Amerikane të Edukacionit, pasi ky libër konsiderohet nga studiuesit e fushës së gjuhësisë si fjala e fundit e shkencës së kërkimeve gjuhësore , pasi është aplikuar metodologjia e kërkimit bazuar në “Teorinë e matrica gjuhësore”, një sistem shumë i avancuar që mbështetet mbi studime Laboratorike, për të cilat unë kam parashtruar parlament në fillim të librit tim. Unë jam një lloj Krishti për gjuhën shqipe. Kam hedhur farat, dhe rezultatin e keni të publikuar në revistën “Science”. Shqipja është aktualisht gjuha më e vjetër ende gjallë, por unë besoj se ajo thjesht: Eshtë me e vjetra, sepse ka brenda saj të dallueshme gjer edhe gjuhën “Vuayale” të Homo Erectus, 1.8 milionë vjeçare.
Mujo Buçpapaj ; Pra ju keni konceptuar dhe keni vënë në jetë teorinë e “Matricave gjuhësore”, si fazë primitive e krijimit të gjuhëve. Ku konsiston esenca e kësaj teorie të re revolucionare për gjuhën ?
Kjo teori mbështetet mbi traditën më të mirë të studimeve indo-evropiane, por është një teori e re , e rikonceptuar. Në një lloj “Etimologjie të aplikuar”, ku baza e krijimit të fjalëve eshtë “Etimoni”, që vjen nga fjala “Etis” e Greqishtes së vjetër , e cila ka si paraardhëse fjalën */et/ ose */at/ (baba) të shqipes gege. Termi etimologji është përdorur për herë të pare nga Aristoteli. Teoria e matricave fillestare të gjuhës bazohet shkencërisht në thënien e Ferdinand de Saussure se “fondi i fonemave fillestare, mund të konsiderohet si Universal, dhe i pandryshueshëm dhe përbën bazën e fonologjisë”, dhe dihet ky fond gjendet në Gjuhën Shqipe, dhe më pas vjen Fonologjia, Kombinimet e fonemave që me rregullat morfologjike krijojnë fjalët. Pra kemi të bëjmë me matematike gjuhësore kombinimi- probabilitetet fonemik. Në matrica gjuhësore kemi; “etimonin”; “parashtesën”, n “prapashtesën”; “ndajshtesën”, “metatezën” dhe “tingullin semantik”. Tingullin semantik në kuptimin pohues ose mohues në shqip janë të shumtë si për shembull */Up/ (shfaqet) – */hup/ (zhduket) , */Ap-jap/ e kundërta */ja -jaap/ , */ap -sap/ më pas me ndajshtesë – /sjap/ , ose */vesh- zhvesh/, */lus/ -*/slus /(nuk lus) , */pe/(mpij) */shpe/ (shpij) /(Geg) dhe */pi-shpi/ (sud-geg) dhe */mpij – shpij/, në toskërisht, etj … Pastaj me parashtesë */n/ kemi */di/ dhe /ndi/ duke i shtuar një */s/, kemi */sndi/ ( nuk ndiej) . Por teknika me e fuqishme e fjalëformimit në gjuhën shqipe, është ajo e fjalëformimit me bashkim etimone si për shembull fjala ; për shembull nga përemri habitor I shqipes : */si/, kemi përemrin tregues */ksi/ (Ksi robi, ksi lloj, “ksi soj” (lloj kështu) nga rrjedhin fjalët *ksisoj/, konsistoj, (këmbëngul) , por dhe togfjalëshi */a ksi/ është kështu, nga rrjedh forma */Aks/ – /aksi /(boshta i qendrës) . Këtu jemi në një sistem para-indoevropian, ose më saktë “Nostratik”, model të cili e zotëron vetëm gjuha shqipe dhe gjuha Kineze, si të vetmet gjuhë muzikore ende gjallë ardhur nga Lashtësia. Këto janë ekuacione gjuhësore të vështira , kanë brenda probabilitet matematik , idiomatike, fonetiko, leksikologji, semantiko dhe strukturë ndërtimore, dhe jo çdo lloj amatori që e mendon veten si gjuhëtar të madh mund të merret me studime të këtij lloji. Nevojitet të kalosh nëpër kurse akademike të specializuara dhe kesh njohuri për inxhinjerinë gjenetike të ndërtimit të sistemit të komunikimit dhe logjikën komunikimit.
Mujo Buçpapaj; Tradita gjuhësore e deritanishme duhet shembur apo duhet të vihet në sistem evoluimi?
Njeriu është në koncept “qenie evolucionare”, dhe si rrjedhoje edhe sistemi i komunikimit të njeriut evoluon. Ne duhet të mbajmë atë që është me e mire dhe të revolucionarizojmë studimet mbi gjuhën. Sigurisht, gjuhësia Indo-evropiane ka operuar me sistemin e “Glosave indoevropiane”, dhe me teorinë e krahasimit fonetik. Por do të ishte puna e gjuhëtari francez Michel Breal- mikut të ngushte dhe përkthyesit në frëngjisht të Franz Bopp , i cili do të hidhte konceptet fillestare të semantikës, për tu finalizuar në mesin e shekullit të XX, nga seria e botimit mbi semantikën dhe semantologjinë të studiuesit të përbotshëm Roland Barthes, ku ai hodhi në dritë parimin themelor të perceptimit të idiomës ose kuptimit konceptual të fjalës, ku përcaktohet se “Kuptimi i fjalës duhet kërkuar brenda vetë fjalës “ pra në strukturën e ndërtimit të saj morfologjik , dhe se “Fjala emërton funksionin”. Mund tju jam një shembull: Glosa indoevropiane që ka dhënë fjalën “Lingua”, sipas */bobit/ eshtë shënuar “D’hin-g’huha” (Dingua) dhe lidhet me togfjalësh e shqipes Gege “Din Guha” , në konceptin kuptimor; “thotë gjuha”, apo “flet gjuha. Këtu ska ndonjë dyshim, dhe Bopp vetë e pohon se për të ndërtuar glosat e tij eshtë bazuar në gjuhën e vjetra themeltare të Evropës si Shqipja primitive, gjuhët galike si Irlandishtja dhe Skotishtja e vjetër. Por shqipja shpjegon edhe terminon konceptin gjuhë në Gjuhët gjermanik, konkretisht Fjalën */taal/ ose */taalk/ me konceptin gjuhësor */Tall/ si për shembull, */jam ka tall /; / eja tallemi/ , ose */çpo të tall/( sa po tallet me ty) , por edhe konceptin */jazik / të gjuhës ruse që në shqip eshtë ne konceptin e gjuhës së ashpër si për shembull; /jazik të qoftë/ , apo */a ba jazik/ (është bërë që të shahet).Po ashtu dhe fjala */tongue/, vjen nga shqipja , togfjalëshi */ton gue/ (Gjuha jote- gjuha e nënës). Edhe fjala */glosa/ vjen nga togfjalëshi i shqipes */guh los/ – (loz me gjuhë, ose bëj lojë fjalësh). Nuk ka asnjë gjuhë tjetër, indoevropiane që unifikon gjuhët e familjes sa Shqipja Gege.
Mujo Buçpapaj; Shumë gjuhëtarë i akordojnë gjuhës sanskrite rolin e gjuhës ose fillesës së gjuhëve indoevropiane?. Sa e vërtetë është kjo dhe cilat janë lidhjet e shqipes me gjuhën sanskrite?
Po, edhe Sanskritishtja ka qenë njërrokëshe, një gjuhë motër e Shqipes Primitive sipas Bopp, dhe një lloj gjuhe shqipe Skythe [parakeltike] sipas Leibnitz . Por Gjuhët e gjalla të sotme të Indisë që rrjedhin direkt nga sanskritishtja janë kthyer në gjuhë shumërrokëshe në saj të evolucionit, ndërsa Shqipja Gege , gjuha e maleve të Shqipërisë ka mbetur gjuhë muzikore njërrokëshe ende në përdorim , dhe ka fraza të tilla si ; “Jam ka di” [unë e di], “du me than” – [dua të them], “Shi me ra”- [do bjerë shi], “u po du”(unë dëshiroj) “Hyn e du” [Zotin e dua], “jam ka ved” [Unë po pyes] , “po la u”, [Un po lahem] “si me ba” [ Si tja bëj?], “za ka hedh” [po u adresohem] etj…etj [si këto fraza shqipja gege ka mijëra . Franz Bopp, konstatoi një lidhje të fortë të shqipes me sanskritishten, që nuk ishte lidhje varësie, por një lidhje njëkohshmërie …. megjithatë Shqipja Gege shpjegon një “fjalë çelës” të gjuhës nostratike që përdoret në gjuhët afrikane si fjala “Ma” – (mbartëse- folja shqipe */ma/ – /mbart/ [ nëna mban nëntë muaj fëmijën e hedhur nga Babai,], nga vjen; “madre”; “mather”; “mauder” [Mudër] ; “Maitra”-(mitra para -indoevropiane dhe indo-evropiane) … Shqipja gjithashtu ka emrin emocional të nënës “IE- [nënë] e cila është një fjalë e huazuar nga gjuha zanore emocionale e “Homo Erectus”, që sipas Derek Bickerton është gjuha emocionale humanoide 1.8 milion vjeçare, sepse nuk ka asnjë bashkëtingëllore në fjalë, gjë që e bën Shqipen shumëfish më të vjetër se Gjuha Sanskrite….. nga fjala */ie/ (nënë) rrjedhin fjalë të tilla si */je/(ekziston) dhe /jet/(jetë). Dihet që nëna jep jetën. Pra gjuha emërton jo vetëm funksioni, por emërton edhe fenomenin, dhe anasjelltas fenomeni zhvillon gjuhën në drejtime të reja komunikimi.
Mujo Buçpapaj ; Cili është rasti më flagrant i gafës gjuhësore me një fjalë të caktuar të shqipes, që i është falur një gjuhe tjetër. Lexuesit janë kuriozë të dinë:
Ka shumë, sidomos ato që konsiderohen të prejardhura nga Turqishtja. Fjala “Kismet” sipas gjuhëtharëve shqiptarë quhet e prejardhur nga Turqishtja. Mirëpo turqishtja del se e ka marrë nga togfjalëshi i frëngjishtja “Qui se met” (ki se met) – [ajo që vendoset- ajo që të takset]. Problemi është se dhe frëngjishtja nuk e ka marrë nga latinishtja, pasi në latinisht gjendet në formën : “Quod deest” , që rrjedh nga gegnishtja dardane “Ku o de” (ku është de [fat i shkruar]… Folja */met/ = /Ngel/-/ose */vendoset/, është etimoni fillestar i fjalës që gjendet në dy gjuhë ; Shqip dhe Frëngjisht. E gjitha kjo bazuar në metodologjinë e “Glosave të Franz Bopp”. Nuk na mbetet vetëm të themi frazën shkodrançe: “Rrnofshin Turkoqilat”. Ata janë aq të trashë, sa nuk dinë të gënjejnë.
Mujo Buçpapaj E njëjta gjë ndodh edhe me fjalë që quhen të latinishtes, sipas shumë gjuhëtarëve shqiptarë, që janë më priftërinj për latinishten sesa vetë papa?
Do t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur personalisht mua. Në një kolokium mbi gjuhën që u zhvillua në Akademinë Mbretërore Belge, profesori i famshëm francez me origjine Algjeriane Claude Hagege , për të më zënë ngushtë më tha se fjala */vacume/ e frëngjishtes , vjen nga latinishtja, e cila nga ana e saj e ka marrë atë nga Greqishtja e vjetër, por që Greqishtja e vjetër fatkeqësisht nuk na çon te burimi etimologjik i kësaj fjale…. Unë thjesht qesha dhe i thashë. “Etimologjia e fjalës */Vakum/ është shumë e thjeshtë dhe e qartë si drita e diellit. Për të gjetur se nga vjen kjo fjalë, emrit */Grek/ hiqi tingullin rrotativ latin */r/ dhe jep fjalën origjinale */Geg/. Shko tek Shqipja Gege, ndaje fjalën */Vakuum/, në matrica gjuhësore , dhe do gjesh togfjalëshin */Va ku hum/ [va ku um – në Shqipen Arvanite]. Analizoje me metodologjinë semantike të Roland Barthes dhe me mekanizmin psiko-gjuhësor të Jacques Lacan. Përcakto edhe idiomat [Matricat] psikike sipas teorisë së Petro Zhejit dhe George Bohas , dhe si përfundim kemi faktin fizik dhe shkencor se “në një boshësi [vakum] ti hum [Humbesh]… sepse aty ska asgjë…. -Teoria e Relativitetit [Boshësia është antimaterie] = Errësirë… Dhe në errësirë ti nuk shikon asgjë, pra ti humbesh …”
Mujo Buçpapaj; Por janë edhe termat fetarë dhe teologjikë sipas jush që i takojnë shqipes?
Sigurisht , kemi të bëjmë me fjalën “Profet”vdhe fjalën e derivuar prej saj */Profesor/ . Fjala Profesor e shqipes dhe e të gjitha gjuhëve të botës vjen nga togfjalëshi i shqipes “Po rro fe”- [Po rron feja] . Është Prifti i fesë së parë , që ka mësuar njerëzit në Kish [Zigur= Zi Gur = vënia e dorës për betim në zot tek guri i shenjtë ], dhe ne “Kiish” emërtojmë objektin e kultit dhe është teknikisht e pamundur që një fjalë shumërrokëshe si “Eglisia” e gjuhëve latine të jetë hëngër nga të gjitha krahët dhe të jetë reduktuar në “Kiish”, ndërkohë “kishi” ka qenë qyteti tempullor dhe fetar i Sumerisë së lashtë, para 4500 vitesh para Krishtit . Pra nga togfjalëshi */ “Po rro fe”= “Prro fe” = “Pro fe”/ {Po rron feja}, ka dal fjala */profet/ e */profesor/ – {Ora pro fesë}, ora e mësimit të fesë, andej nga Zagoria, – Dodona (Za guri- Zë gurin me dorë – riti i Diellit në Luginën e Vjosës . Shihet qartë se nga ka ardhur edhe fjala */profesor/, e cila sipas studiuesve të universiteteve të mëdha është një huazim nga Greqishtja e Vjetër, dmth Gjuha Achene, ose Ilirishtja Jugut [Helenishtja antike] … Ky është Varianti zyrtar i Gjuhëtarit dhe antropologut të madh Irlandez Mallory. Fjala latine “Profiteri” është shumërrokëshe, dhe s’mund të shërbejë si etimologji sepse bie në kundërshtim me teorinë e “Fonologjisë Universale” të Ferdinand de Saussure, që përcakton “fonemat me kuptim si pikënisje gjuhe” dhe teorinë e “Rots of language” të Derek Bickerton, që thotë se gjuha iniciale , (Gjuha nënë) ka qenë me fjalë njërrokëshe. Nuk mundet që fjalët shumërrokëshe të jenë burim etimologjik për fjalët njërrokeshe… ka nonsens Morfologjik. Latinishtja ishte një standardizim , pra ishte një gjuhe të caktuar në një kohë të kufizuar . Populli fliste Galica, Latinishten Vulgata. Nuk ka etimologji mbështetur në Latinisht…. Janë Glosat e Indoevropianishtes të cilat shërbejnë si etimologji , pasi ato mbështeten në Shqipen primitive dhe gjuhet Kelto-Gale. Norma gjuhësore nuk është etimologji – është ngurtësim shkrimor i një gjuhe… – në një moment të caktuar historik…
Mujo Buçpapaj : Faleminderit për intervistën tuja me plot argumente shkencorë?
Gjej rastin të falënderoj gazetën nacional dhe drejtuesit e saj që më kanë dhënë mundësinë të komunikoj me

