Preka: “Kam traditë familjare në muzikë, sepse daja im Tom Nikolla ka këndue në Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore, duke qënë këngëtari i parë verior që ka këndue për shumë vite në atë institucion, kryesisht baladat e veriut. Tom Nikolla ishte një këngëtar shumë i njohur dhe ka qënë për mua frymëzim dhe nxitje.”
1.Admir, tashmë jeni një këngëtar i mirënjohur i këngës qytetare, për interesin e lexuesve tanë, a mund të na thoni, qysh kur zë fill pasioni juaj për këngën?
A.Preka: Si për shumë artistë të tjerë edhe pasioni im për këngën zë fill qysh në femijërinë time. Mbaj mend qysh në klasë të tretë dhe të katërt në shkollën e Bujanit në Tropojë, ky mesuesit më nxirrnin para klase për të me kendue. Këndoja në koncertet e klases dhe të shkollës. Me kujtohet që kam këndue kangen e Selim Arifit ‘Fluturi moj flutur” në vitet 1989-1990, kur kishin filluar të hynin kasetafonat e parë dhe kaseta me këngëtarë të njohur kosovarë përfshirë edhe Selim Arifin.
2.Si shumë të tjerë edhe familja juaj u shpërngul në Tiranë në fillim të viteve 1990?
-A.Preka: Në vitin 1992-1993 erdha në Tiranë bashkë me familjen time, ku vijova mësimet ne gjimnazin Eqrem Cabej. Gjatë kësaj kohe u perfshiva në koncertete e shkollës dhe veprimtari të ndryshme kulturore.
3.Në cfarë viti dolet për herë të parë në skenë, jashte veprimtarive te shkollës?
A.Preka: Në vitin 1999 kam marrë pjese për herë të parë në një dasëm. Kisha emocione të mëdha, pasi për mua ishte një përgjegjësi e madhe. Ja dola shkelqyer falë edhe orkestrës profesionale me Bujar Kurtin organist dhe Saimir Mucen klarinetë, saksofon. Këndova këngë kryesisht të veriut pasi dasmën e organizonin verioret.
4.Si shkoj karriera në vijim?
-A.Preka: Në vitin 2000 kam realizue këngët e para përfshirë edhe “Katunare”, e cila ka ba bujë shumë në atë kohë. Pas ketij viti kam dhënë koncerte anembanë Shqipërisë me Sinan Hoxhen, Soni Malaj dhe grupin “The dreams”, e thuajse me të gjithë këngëtarët e shquar shqiptarë. Pastaj nëpër dasma kam bashkepunua me gjithe kengërtaret shqiptar.
- Si janë maredhënjet tua me kolegët këngëtarë?
A.Preka: Maredhënjet e mia me kolëget janë gjithnjë shumë të mira.I respektoj shumë dhe ata po kështu.
- Cila është harta e koncerteve tua?
-A. Preka: Kam dhënë koncerte në Shqiëpri, Kosovë , Maqedoni dhe Euprope.
- Si ju kanë pritur?
-A. Preka: Në diapsorë jam prit shumë mire, kudo në Europë dhe deri në Autsralinë e largët. Nuk e harroj kurrë pritjen entuziaste qe me kane ba. Vetëm në Kanada dhe në Kinë nuk kamë qënë.
- Cili është repertori yt?
-A. Preka: I këndoj të gjitha këngët qyterare, burimore të lehta, përpunuara dhe me të njëjtin pasion të të gjitha krahinave.
- A keni një traditë në familje, apo ju jeni i pari si të thuash që këndoni?
-A.Preka: Kam traditë, sepse daja im Tom Nikolla ka këndue në Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore, duke qënë këngëtari i parë verior që ka këndue për shumë vite në atë institucion, kryesisht baladat e veriut. Tom Nikolla ishte një këngëtar i njohur.Toma ka qënë për mua një frymëzim dhe nxitje.
- Cili nga këngëtarët shqiptarë ka qënë për ty një frymëzim prej fillimit të karrierës muzikore?
- Preka: Nga kengëtaret që më ka frymëzuar më shumë në femijërinë dhe rininë time ka qënë, sic thashë në fillim të kësaj interviste, Selim Arifi.
- Cilat nga këngët tua do të veconit?
-A.Preka: kanë patur shumë suksese këngët: Halle-halle kjo dynja, Autoktoni, Katunare, Nip dhe dajë, por mjaft të tjera, si duetin e famshëm me Lilin, një kolazh shumë I pëlqyer edhe në youtobe.
- Cfarë projetesh keni tani së shpejti?
-A.Preka: Jam në përfudnim të një dueti tjetër me Lilin dhe me Arbër Vidricën.
- Kujt ja dedikoni suksesin tuaj ?
-A. Preka: Së pari familjes time që më ka mbështetur, pastaj edhe gjithë fansave të mij besnik të cilët i pershendes, sepse më kanë dashur dhe inkurajuar gjtihmonë pandërprerje. Komunikoj cdo ditë me ta ne fb dhe instagram, gjej kohe per te folur me ta gjtohmone, pasi jam I lidhur me fansat e mij dhe i falendeorj shume.
14.A mendoni se këndimi live i seleksionon këngëtarë e vertetë?
-A. Preka: Muzika live vertetë i seleksionon kengetaret. Une vetë nuk kam kendue kurre me superpozim, edhe ne koncerte kur me kane thirre une kam kendue live.
- Jemi në fillim të vitit, a mund të na thoni cila është axhenda juaj per 2020-tën ?
-A.Preka: Jam i zënë me një axhendë artistike të ngjeshur, në Shipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe në Diapsore.Kam besim tek zoti se do t’ia dal me sukses.
- Cfarë doni të shtoni tjetër?
-A. preka: Uroj që ky vit të me japë suksese të reja, të kam shendet te kem mire famijen dhe djalin tim.
Ju faleminderit !