Gazeta Nacional Albania

Intervistë me profesor Ibrahim Hajdarmataj dhënë Radio – Televizionit të Kukësit (NGA GAZETARJA AIDA MUJA)

Intervistë me profesor Ibrahim Hajdarmataj dhënë Radio – Televizionit të Kukësit
(NGA GAZETARJA AIDA MUJA)

Zoti Ibrahim, ju keni punuar në arsim rreth 6 dekada dhe tani jeni në pension, a mund të na thoni diçka nga fillimet e punës tuaj?
Unë kam mbaruar pedogogjikën 2 – vjeçare “Tre Heronjtë” në Shkodër me Gjovalin Shkurtin, i cili filloi punën si mësues në fshatin Tale të Lezhës e unë në Zogaj të Tropojës, ishim mësues 15 vjeçarë. Gjovalini vijoj studimet e sot është Prof. Dr. dhe Akademik, unë arrita deri drejtor gjimnazi.
Krahina e Bytyqit kishte 3 shkolla fillore Zogaj, Kam, Berishë dhe 7 – vjeçaren Pac, ku bënim mbledhje dhe kishim vartësi.
Më thirrin në Pac për një orë shembullore. Shkojë e futna në drejtori. Pas pakë vjen drejtori e me autoritetin e tij, i bërtet kolegut “Të kam thanë se nuk due nxënës në drejtori?”. – Kolegu thotë me zë të ulët, është mësuesi i Zogajve.
Atëherë drejtori më drejtohet, ti je mësuesi i Zogajve? – Po i themë, ke mbarue shkollën 7 – vjeçare ti? Po i them (nga trupi isha më i vogël se nxënësit). Mirë, mirë belbëzojë drejtori. Filloj mësimi shëmbullor.
Një mësues që jepte mësim ishtë flokë bardhë rreth të 60-ve, me arsim fillor dhe një kurs për mësues 9 – mujor. Pasi mbaroi mësimi filloi analiza. – Kolegët e tij ishin me fillore, 7-vjeçare e kurse pedagogjike. Fillojë analiza të lumtë pyka e ke tha këtë orë mësimi. Tjetri ka ditë nuk kemi ndigjue kaq mirë…
Vazhduan diksutimet, me shumë lëvdata për mësuesin, ndërsa analiza e mësimit nuk po thuhet.
Në këto çaste drejtori më drejtohet, çoju ti mësuesi i Zogajve e na thuaj çka mësove nga kjo orë mësimi?. – Çohna unë dhe them se nga kjo orë mësimi nuk mësova asgjë. Fillova unë duke folur se si etapat pedagogjike duhet të ndjeken në orën e mësimit….. Një heshtje e paparë. Drejtori mu drejtue përsëri. – Ju çfarë arsimimi keni? Pedagogjikën 2-vjeçare, i them. – Edhe unë jam me Pedagogjike 2 – vjeçare, të lumtë për analizën e mësimit, të gjithë duhet të merrni shembull çka tha Ibrahimi.

Tani eja pranë meje, dhe tani e tutje do të jesh zv/drejtor…. Jo, jo i them Zogajt me Pacin janë 30 km, se bëj dotë. – Kështu filloj jeta e ime në arsim.
Po me nxënësit në Zogaj a keni ndonjë mbresë?
– Duke vazhdue shkollën me korrespodencë, pedagogjiken 4-vjeçare “Shejnaze Juka”, Universitetin shtetëror degën gjuhë – letërsi, punoja mësues në arsimin e detyrueshëm pastaj në gjimnaz, zv/drejtor dhe më vonë drejtor.
Më kujtohen vitet e para si mësues.
Nga fundi i bankave një nxënës, gjatë orës së mësimit që po ligjëroja, vetëm qeshte.
I them të ngrihet në këmbë dhe të vinë te dërrasa e zezë.
I afrohna dhe i them pse qeshë…
Ai skuqet në fytyrë, më fal zoti mësues. I afrohna, ishte më i gjatë se unë dhe ja jap një shpullë, por pak e preki fytyrën e tij. Ai ul kokën që unë ta qëlloj më mirë. Unë e qëlloi me gjithë forcën që kisha. Ulu i them dhe të mos ta dëgjojë zërin. Ai ulet dhe fillon ti dalë gjak nga hundët, i cili e mbulon me duarë…. Pas mësimit mora rrugën për tek shtëpia e nxënësit. U pa puna. Unë do të zihesha me malësorin tim, babën e nxënësit, ku do ti kërkoja falje. – Pasi u përshëndeta me prindrin i tregova thjeshtë se djali i juaj ka prishë qetësinë në orën e mësimit.
– Ai e thirri djalin dhe ju vërsul që ta rrahin, duke belbëzuar kërkojë falje mësuesit për shqetësimin. Djali filloi të dridhet dhe tha më fal zoti mësues se kurrë nuk do ta prishi më orën e mësimit. Ky nxënës u ba baba e gjyshë dhe sot më thërret mësues Ibrahimi. – Ndërsa sot po ti thuash nxënësit, se je duke u sjellë keqë në orën e mësimit “o i paedukatë”, nxënësi të inçizon, filmon dhe thotë se mësuesi më uli personalitetin në orën e mësimit, prindi thotë, se u shkelën të drejtat e njeriut…..

Ju vazhdimishtë shkruani në shtypin e ditës, keni botue edhe libra, a mund të veçoni ndonjë gjë?.
– Po krahas detyrës së mësuesit nuk ju kam ndarë edhe të shkruarit në gazeta. Shkrimet e para kanë qënë në gazetën “Mësuesi” ku ishte kryeredaktor Bedri Dedja Prof, Dr dhe Akademik, pra unë jam nxënës i Bedriut. – Fatkeqësisht sot gazeta “Mësuesi” nuk botohet, ndoshta Ministria e Arsimit do ta korrigjojë, siç i ka korrigjue gabimet në vite. – Gjuha shqipe nuk bëhej në gjimnaze, vetëm vitet e fundit është futur si lëndë.
Po kështu edhe lënda e psikologjisë qe hequr dhe tani është futur përsëri.
Bashkëpunimin sot e kam me revistën shkencore “Perla”, “Universi”, me gazetat Telegraf, Nacional, Gazetën e Alpeve, Kushtrim Brezash e me dhjetra portale, por unë po ndalna te “Gazeta Nacional”, me kryeredaktor Dr. Mujë Buçpapaj.
– Kjo gazetë sot shpërndahet e lexohet në të gjitha Bashkitë e vendit tonë dhe në mbarë Diasporë deri në Amerikë.
Gazeta Nacional që shkruan vetëm të vërtetën, ku ja kemi borxh 28 mijë dëshmorëve që dhanë jetën që gëzojmë sot ne në vëndin tonë të lumtur, për ti përkujtuar ata dhe pasardhësit e Veteranëve, por duke e pasur babën edhe nënën partizan të Brigadës 25 Sulmuese Tropojë (Ukën dhe Xhemilen) dhe gjyshin shok arme të Bajram Currit (Arifin) i cili ka qënë i dënuar 101 vjet burg, na del për detyrë që heroizmi i të parëve tanë ti përgjithsojmë vlerat e tyre.
Si dhe me portalin e Zërit Shqiptar që nga Zvicra me shkrimtarin e madh Skender Buçpapaj na jep shkrime me plot frymëzim.
– Po, po, e thatë bukur se edhe unë si gazetare e Radio Televizionit Kukës nga “Gazeta Nacional” me faqen letrare e shumë nga shkrimet e saj i kam kaluar në emisjonet e mia të Radio Televizioni i Kukësit sidomos për LANÇ dhe rubrikat për traditat dhe përgjithësimet e punës të palodhur të shqiptarëve në Dasporë deri në Amerikë.

Përfundimisht ju falenderoj për intervistën.