Gazeta Nacional Albania

Irena Toci flet per Panairin e 21-të të Librit “Ulqini 2022 në News24 TV me gazetaren Fatmira Nikolli


Pason, në të vërtetë, një javë tepër intensive, me aktivitete të shumta kushtuar librave të rinj, autorëve shqiptarë, malazezë e më gjerë, përkthyesve; çmime vlerësimi për autorë e përkthyes; takime me autorë të karrierës (shkrimtari Odise Kote – i ftuari i nderit i Panairit) dhe autorëve të rinj; takime prezantuese në librarinë e Ulqinit.
Instituti i Librit dhe i Promocionit së bashku me Organizatën Turistike të Ulqinit, mbështetur nga Komuna Ulqin organizojnë eventin rajonal më të madh e të rëndësishëm të kësaj vere.
Ulqini për 21 vite rresht – Mikpritësi më i mirë i Librit dhe aktiviteteve kulturore në shkallë absolute, në të gjitha territoret shqipfolëse.
Falënderuese për të gjithë Botuesit pjesëmarrës nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnja.
Edukimi përmes LIBRIT të certifikuar – rruga më e sigurt për të qenë qytetarët e një vendi të civilizuar.
Të gjithë së bashku mundemi!
Të pranishëm në ceremoni Ministra të Kulturës dhe Arsimit nga vendet e rajonit.
Nga Shqipëria do të përshëndesë Panairin drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit, znj. Alda Bardhyli.