Gazeta Nacional Albania

Jaho Brahaj:PROPOZIMI I PANJOHUR I GJEÇOVIT QË TË KRIJOHET NJË DEKORATË ME EMRIN DHE FIGUREN E GJERGJ FISHTËS

Shtjefen Gjeçovi mendonte që Fishta të vleresohej si përsonalitet i etnisë dhe kombit

Në fillim të shek. XX , ndërsa po afirmohej Gjergj Fishta si poet kombëtar, Shtjefen Gjeçov Kryeziu si njohës dhe ideolog i Rilindjes Kombëtare Shqiptare mendon dhe harton bocetin, si dhe propozon që të krijohet një dekorate me emrin dhe figuren e Gjergj Fishtës.

*Gjurmime Arkivore. Gjeçovi – Maket Dekoratë shqiptare me Emrin e Fishtes.

Në fillim te shek. XX po afirmohej Gjergj Fishta si poet kombetar, Shtjefen Gjeçov Kryeziu si njohes dhe ideolog i Rilindjes Kombetare Shqiptare mendon, harton bocetin dhe propozon qe te krijohet nje dekorate me emrin dhe figuren e Gjergj Fishtes. Kjo ishte si rezultat i emrit qe fitoi Fishta tek bashkekombasit por dhe te njohjes nga qarqet studimore e poetike te Fishtes ne arenen nderkombetare. Ne AQSH ruhet ne Fondin arkivor te Gjeçovit maketi (boceti) grafik qe hartoi per kete figure te kutures shqiptare. Gjeçovi njihet si ilustrues e me dhunti te vizatimeve te artit grafik. Nga dora e tij kemi te ruajtura skica objektesh arkeologjike dhe etnografike, projekt kopertina librash, vizatime shenjetoresh dhe te qenieve te mitologjise shqiptare. Biles njihet edhe nje projekt i emblemes se deges se fisit prej nga e kishte prejardhjen familjare. Me nje strukture grafike te goditur ruhet edhe nje vinjete e simbolit te emrit te tij me ngjyra, etj. Me mjeshterine qe zoteronte ai ne vitet epara te shek. XX hartoi dhe projekt (maket) dekoraten me emrin e Fishtes. Elemente kryesore te projekt dekorates ishte simboli kombetar, ketu dy krenat e shqiponjes se flamurit tone kombetar dhe portreti i Fishtes. Ne krye ka shkruar inicialet e emrit te Fishtes: A.G.F. dhe poshte saj dhe per te mos qene anonim, por duke marre edhe pergjegjesine e autorit jane ne faksimilen e ruajtur grafike dhe inicialet e Tij: A.S.K.Gj. K. – At Shtjefen Konstandin Gjeçov Kryeziu, iniciale qe nuk do paraqiteshin ne Dekorate. Themi se mori pergjegjesine, sepse ishte akt i guximshem ne ato vite te para shpalljes se Pavarsise Kombetare qe te shpalosje elemente te simbolit kombetar, sic jane dy krenat e shqiponjes, por plotesisht te merituara dhe te domosdoshme per identitetin e etnise tone dhe per personalitetin e Fishtes. Ndoshta Projekt dekorata duhet te jete hartuar edhe si shperblim qe Fishta meritonte nga vete shqiptaret sepse dime qe me pare ai ai u dekoru nga Perandoria Osmane dhe Perandoria austro Hungareze. Kjo e vlereson edhe me shume kete nisme te Gjeçov-Kryeziut qe kerkonte qe nga Shqiptaret Fishta te vleresohej si personalitet i etnise dhe kombit duke shpallur dhe praktikuar nje dekorate me emrin e Tij. Fishta dhe Gjeçovi ishin shoke te femijerise shkollore, kolege dhe bashkepunuan ne studimet albanologjike si dy nga personalitetet e kultures dhe veprimtarise ne te mire e atdheut. Duke gjurmuar ne Fondin arkivor te trasheguar nga Gjeçov-Kryeziu mendojme se Projekt Dekorata eshte hartuar para janarit te vitit 1912, sepse nga kjo kohe njohim nje leter qe Ai i nis Fishtës nga Gomsiqja, ku sherbente. Ne tekstin e letres kemi nga dora e Gjecovit pergezimin qe Fishta u njoh dhe u shpall Poet Kombetar. Ne tekst jane edhe rradhet e meposhtme: “Lajm i ransishem per sejcilin Shqyptar e sidomos …. Per madhnimin Tand, me gjithe zemer. …. ”Poet Kombtar”. Emni e lumnueshme por … na e hijeshoi gjuhen kombetare e i madh…. Per vlla tonin nder ma t’vlertit i Bijve t’Shqypes mbare! Burrat e Perndricem qi ta ditne vjeften… . Rrofte Klubi “Gjuha Shqype”! ASK Gjeçov-Kryeziu, Gomsiqe 7.2.1912. Me sa kemi njohuri eshte nder te parat dekorata te propozuara nga shqiptaret per vleresimin e personaliteteve te Kombit Shqiptare, dhe kjo e projektuar dhe menduar dhe propozuar nga Gjecovi. Jaho Brahaj