Gazeta Nacional Albania

Java e Albanologjisë: PROFESORESHË AFËRDITA ONUZI PARAQET BOTIMIN SAJ “XHUBLETA” SI DHE BËRI PREZANTIMIN E EKSPOZITËS ETNOGRAFIKE MBI VESHJET E ALPEVE

Vijoi dita e dytë e javës Albanologjike paraqitete puna e palodhur njëvjeçare e Akademisë së Studimeve Albanologjike

PROFESORESHË AFËRDITA ONUZI PARAQET BOTIMIN SAJ “XHUBLETA” SI DHE BËRI PREZANTIMIN E EKSPOZITËS ETNOGRAFIKE MBI VESHJET E ALPEVE

I pranishëm në ekspozitë, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Luan Përzhita tha se “Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit është një institucion i hapur që po shkon drejt modernizimit të kërkimit shkencor dhe qasjeve bashkëkohore për arkivat dhe trashëgiminë.” “Një botim i pakonkurrueshëm” e quajti prof. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i IAKSA-s.

Profesoreshë Afërdita Onuzi ka aftësinë që brenda pak metrave katrorë të të zhvendosë në një udhëtim më shumë se qindvjeçar. Me rastin e botimit të studimit të saj “Xhubleta” ajo bëri sot prezantimin e ekspozitës etnografike ku veshja e Alpeve dhe variantet e saj paraqiten krahas elementeve plotësuese të arealit etnokulturor. “U mundova të mos bie në përsëritje për çfarë është thënë dhe është shkruar për xhubletën”, thotë prof. dr. Onuzi. “Doja të ishte një “shkrim i ri”. Janë dy rrëfime në këtë studim. Nga njëra anë janë ndjesitë etnoestetike të grave që i vishnin këto xhubleta dhe të burrave që i shihnin këto gra, pra janë “bijtë e xhubletës”. Nga ana tjetër, përballë, jam unë në pozitat e studiueses që kërkon të shkojë më tej studimeve të deritanishme dhe të merret me evolucionin e veshjes së Alpeve, e cila ka një zanafillë 4000-vjeçare.”
“Një botim i pakonkurrueshëm” e quajti prof. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i IAKSA-s. I pranishëm në ekspozitë, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Luan Përzhita tha se “Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit është një institucion i hapur që po shkon drejt modernizimit të kërkimit shkencor dhe qasjeve bashkëkohore për arkivat dhe trashëgiminë.”