Gazeta Nacional Albania

Java e Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, më1- 11 Shtator

Ne nje njoftim per mediat te ambasades Britanike ne Tirane thuhet”

“Java britanike e kulturës do të nisë më 1 shtator në Tiranë, Shkodër dhe Korçë, me një sërë aktivitetesh mbi historinë, kulturën, artin, muzikën dhe sportin britanik.
Ndeshja e kriketit, e sportit popullor në Mbretërinë e Bashkuar do të celë serinë e aktiviteteve dhe do të zhvillohet të enjten, në orën 17:00, në Sheshin Skëndërbej, në kryeqytetet me një ndeshje mes skuadrës britanike me kapiten Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.
Më 6 shtator, Rita Ora rikthehet në Tiranë me një koncert madhështor që do të zhvillohet në Sheshin Skendërbej, një event i rëndësishëm për Tiranën, e përzgjedhur si kryeqyteti i Rinisë 2022. Ky koncert shënon edhe celjen e turit artistik të këngëtares së njohur pas thuajse katër vitesh.
Pjesë të përzgjedhura të kulturës artit britanike do të jenë kryefjala e tre aktiviteteve, vijuese. Harry Potter, Charles Dickens dhe Shakespeare do të vijnë një një mënyrë krejt origjinale përmes interpretimit dhe diskutimeve mbi ndikimin e tyre në letërsinë britanike dhe atë botërore.
“Kjo javë britanike është për ju. Për qytetarët shqiptarë. Është thelbësore që t’i përdorim lidhjet kulturore për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe më pas për të forcuar më tej marrëdhëniet tona. Ky vit ka një rëndësi të veçantë pasi kremtojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe diplomatike. Gjatë vitit të fundit si ambasador kam pasur fatin të shëtis n ë mbarë Shqipërinë. Kam parë diversitetin e njerëzve, kulturës dhe gjeografisë. Tani më takon mua t’u tregoj pak më shumë për vendin tonë. Mbretërinë e Bashkuar.” – Ambasadori britanik Alastair King-Smith
Javët ndërkombëtare kulturore 2022 është një iniciativë e Qeverisë Shqiptare për të festuar kulturën, historinë, artin, muzikën e përfaqësive diplomatike në vend me qytetarët shqiptarë.