Gazeta Nacional Albania

Kadri Berisha: Ju tregoj një ngjarje të dhimbeshme por të vertetë nga koha e shkollës së mesme e Tropojës. Matura e vitit 1979

Njoftim i organizatorëve: Me datën 20 Gusht 2023, ora 10.00, ditën e diel, tek shkolla e mesme Tropojë, organizohet takimi mes shokëve e shoqeve të matures së vitit 1979.Jeni të ftuar.

Nga koha e shkollës së mesme të Tropojës kam shumë kujtime, si çdo nxënës tjetër që përjeton momente të gëzueshme apo të trishtueshme, por unë do t’u tregoj një ngjarje që më ka mbetur gjithë jetën e paharruar.

Ishte ditë e shtunë datë 18 shkurt e vitit 1977. Siç dihet në atë periudhë mesimi vazhdonte edhe ditet e shtuna, një javë raskapitëse ku nxenesit kishin vetem diten e diel pushim ose edhe aksion sipas rastit.
Në mëmgjes kur të gjithë nxënësit e shkolles po prisnin të binte zilja per t’u rreshtuar dhe per të filluar mësimin, si zakonisht në oren 7 e 40 min, diçka nuk po shkonte pasi ndjehej një farë ankthi mes nxënësve.
Ndërsa nxenesit e shkolles mesme benin xhiro në grupe grupe në oborrin e shkolles ne pritje te fillimit te mesimit, nga porta kryesore e shkolles futeshin perveç mesuesve te shkolles edhe policë, kryetar i keshillit të bashkuar, operativi i sigurimit dhe kryetari i deges së punëve të brendeshme të rrethit etj.
Diçka ugurzezë po ndodhte. Me shpejtësi u hap fjala se po behet mbledhja e mesuesve dhe e bashkimeve profesionale pasi siç hamendësohej ndonjë punëtor i mirembajtjes së shkolles mund te demaskohej, ose edhe te arrestohet per sabotim, sepse mund te kishte demtuar ndonje lavaman, pllakë apo bidej tualeti me qellim.
Mbas dy oresh mbledhja e mbajtur në sallen e keshillit pedagogjik perfundoj dhe nga dera kryesore e shkolles doli jo punëtori i mirembajtjes, por mesuesi me i mirë, me i pregadituri, me i afti dhe me autoritetari I shkollës tonë, Osman Islami i shoqeruar në të dyja anet me punonjes policie. Mësuesin e lidhur me duar mbrapa dhe me pranga, e çuan drejt makines me targën e njohur 01 te deges së brendeshme e cila e priste tek cepi i oborrit. Mbas tij vinte i plotfuqishmi me armë në gjoks dhe në gadishmeri per te qelluar mbi trupin e mësuesit tonë kujdestar per çdo levizje te tij m’u perpara nxenesve te cilet e rrethuan me dashamiresi dhe me keqardhje të thellë.
Mësuesi i tronditur dhe i befasuar nga poshtrimi që i kishin bërë përpara nxënësve të tij, u hodhi një shikim gjithë nxënësve të shkolles që e rrethuam, sikur donte t’u thoshte diçka për pafajsinë e tij, apo thjeshtë la të kuptohej se ndoshta ishte një shikim i lamtumires me ne. Pasi makina e degës së brendshme me mësuesin tonë kujdestar të arrestuar u zhduk me shpejtësi, në oborrin e shkollës mbeti ankthi, frika dhe revolta e heshtur.
Ra zilja dhe ne nxenesit u rrjeshtuam si zakonisht per mesim. Perpara çdo rrjeshti të cdo klase rrinin tek koka mesuesit kujdestarë, kokëulur dhe te heshtur. Ku ta dinim ne nxenesit qe disa mesues qe na jepnin mesim dhe edukatë do te ishin deshmitaret e zi ne gjyqin e mesuesit me te afte te shkolles e ndoshta të rrethit, një mesues i cili kishte mbaruar me diplomë ari per gjuhe- letersi, por ishte një njeri i rrallë dhe erudit. Ai jepte sipas rastit, më të njëjtën zotësi edhe lendë te profileve tjera si matematikë, histori partie, marksizem, gjeografi etj, dhe të gjitha i shpjegonte me një pergaditje të mahnitshme.
Mbas rrjeshtimit me ne krye mesuesit kujdestarë te gjithe nxenesit e klasave te shkolles, kokëulur dhe me sy të perlotur, ju drejtuam klasave. Klasa jone e vitit të dytë B ishim klasa qe na kishte në kujdestari mesuesi i sapo arrestuar Osman Islami.
Shkallet per tek klasa i ngjitem te gjithe duke qare me lot e denesë. Duke e pare gjendjen tronditese, partia dhe sigurimi i shtetit kishin marrë masa qe edhe neve si nxenes te na jepte nje mesim te mire dhe paralajmerues.
Në fillim, në klasë erdhi sekretari i partisë së shkolles, kryetari i keshillit të bashkuar dhe drejtuesit e tjerë të shkolles, duka na qortuar dhe paralajmëruar që te mos qanim pasi do të vinte të na takonte per nje bisedë vetë kryetari i deges brendeshme te rrethit S. Abazi.

Sigurimi i shtetit dhe drejtoria, moren masa qe motra e mesues Osmanit, qe ishte shoqe klase me ne, atë ditë të largohej per në shtepi. Ajo me lot në sy na veshtroj, sikur donte të na thoshte përgjithmonë lamtumirë.
Pas pak minutash në klasë erdhi kryetari i deges, nje mesoburrë me një bark të kërcyer apo borgjezi, siç quhej ne ate kohe, me fytyre te nxire dhe vetulla te mberrolura. Ai u ul hijerëndë në karrigen e mesuesit, vuri berrylat mbi tavolinë, aq sa mund t’ia lejonte barku dhe filloj shantazhin ndaj nesh, në nje kohe qe kryetari i keshillit bashkuar, drejtori, zv/ drejtori i shkolles, sekretari i parties, qendronin në kembe si ushtar.
Kryetari i deges, filloi gjoja bashkebisedim me nedhe si fillim na pyeti:
-Ju jeni klasa e Osmenit?
-Ne u pergjigjem njezeri Pooooo.
Edhe pse ne ishim ne moshen e adolishences 16 vjecar Ai vazhdoj pyetjet ne forme shantazhi
-Çfarë mesuesi ka qene Osmeni?
Ne njezeri ju pergjigjem :
-ka qene mesuesi me i mire i shkolles.
Ai vazhdoje presionin e tij.
– Si ka qene mesuesi me i mire kur ne rregjister ne lendet e tij askush nuk ka noten 10 as 9 vetem 8 e poshtë, ne kete kohe nje nga vajzat nxeneset me te mira te klases u pergjigj, aq kemi merituar, ( fatkeqesisht sot ajo shoqe nuk jeton, Zh. Dunisha). Kryetari i deges, i indinjuar nga guximi i saj ju drejtua me pyetjen nga jeni ju vajzë dhe e kujt je, vajza u pergjigj jam e filanit dhe kryetari rrudhi vetullat u nxi ne fytyre dhe e shantazhoj se ok e njohim mire tet Atë. Ajo kishte nje kleckë te vogel në biografi dhe gati sa nuk ja hodhi prangat në duar vajzes minorene per guximin dhe sinqeritetin e saj.
Kur kryetari i deges brendeshme u bind qe mesues Osmani ose Osmeni siç e quante Ai, gezonte rrespekt tek nxenesit e tij, i tmerruar dhe me ton kopetenti si prokuror, u shpreh:
-E po atehere ta dini qe Osmeni eshte armik, ai eshte kunder Partise dhe Enver Hoxhes.
Ne klasë pllakosi heshtja. Ne shikuam njeri-tjetrin ne sy dhe fshimë lotët.
Kryetari vazhdoi shontazhine tij:
– Kush eshte sekretar rinie ketu?
Sekretari u ngrit dhe u prezantue. Kryetari i tha: zotohu ketu qe notat e dobeta qe ju ka vleresue Osmeni me qellim dobesimin e punes partise dhe te jetes arsimore ju do t’i ktheni ne nota dhjeta!
Sekretari i rinise nje çun i shkathet tha vetem Po.
Zemra nuk i bente te betohej perpara nje krimineli qe na kishte marr peng mesuesin me te mire te shkolles, për motive politike.
Mbas 8 muajsh hetuesi behet gjyqi i mesuesit ne nje magazine te madhe ne qytezen e vogel ku moren pjese nxenesit e shkolles mesme. Partia dhe sigurimi kishin marr masa qe nxenesit me te mire te shkolles dhe pikerisht ata nxenes qe mesues Osmani kishte me per zemer, edhe pse minoren të merrnin pjesë me detyrim në gjyq.
Mësues Osmani i donte shume nxenesit e mire, por sigurimi kërkonte që këta nxënës te flisnin ne gjyq , të denonconin anktin antiparti të mësuesit të tyre dhe te merrnin angazhime per permirsimin e notave dhe sidomos notave katra te vëna me të drejtë nga ky mesues. Ne do ti kthenim ato ne dhjeta per te miren e Partise dhe per ta plasur ne zemer armikun tonë dhe të partisë, mesues Osmanin, mesuesin idhull qe sigurimi i shtetit na e kthej ne armik.
Gjyqi mbaroi dhe mesuesi yne i dashur me duar te lidhura nga pas me koken e qethur tull u terheq gjysme zvarr per ta hypur ne karrocierin e nje makine tip gazi me rrimorkio i ulur ne dysheme te rrimorkios dhe anash ulur ne dy karrige dy polic te armatosur deri ne dhembe, nga oborri i magazines qe u be gjyqi dhe deri ne fund te rruges ku makina u zhduk me shpejtesi ne shoqeruam me sy dhe lot koken e qethur te mesuesit ne mes uniformave te zeza , koke te cilen sponda e rimorkios na veshersonta ta shikonim dhe perpiqeshim te hypnim ne ndonje objekt apo buze ndonje kanali te ngritur qe ta shoqeronim per here te fundit me shikim mesusin tonë te dashur.
Teper te shokuar ishim edhe te nesermen kur neper korridoret e shkolles dhe neper klasa leviznin mesues qe ishin deshmitarë ne gjyq kunder kolegut tyre mesues Osmani, mesues nga te cilet pritej qe te merrnim edukatë, dhe qe kurr nuk arriten ti kerkonin falje mesues Osmanit mbas daljes tij nga burgu mbas 8 vitesh duke perjashtuar vetem njerin i cili mori kurajon e takoj mbas burgut dhe i kerkoje ndjese.
Këtë ngjarje të vertetë, të përjetuar me emocione të forta në rininë time shkollore, e tregova jo per te penalizuar ish-mesuesit, apo ish-drejtuesit e shkollës, sido që mbajnë përgjegjësi për dënimin e tij, por për të sjellë një dëshmi të shëmtuar të diktaturës, të dhunës së egër që ajo përdori si dhe çdo instrument tetër që kishte në dorë, përfshirë edhe deshmitarë të rrëmë, për të poshtruar dhe denuar intelektualët e shquar si Osman Islami. Njëkohësisht për të t’i sjellë një dëshmi brezit të ri, për të mos harruar të shkuaren diktatoriale moniste, si dhe për të nxjerrë mesim nga e shkuara komuniste në mënyrë që të mos përseritet më në të ardhmen.

2.
Dua t’u tregoj edhe ngjarje të tjera nga jeta e shkollës. Ishte muaj Tetor i vitit 1978 dhe ne ishim ne vitin e katërt te shkolles mesme, ne ate kohe vitet e treta dhe vitet e katerta benin nje muaj (zbor ushtarak) mesim dhe pregaditje ushtarake, duke u paraqitur me uniforme ushtarake cdo dite dhe nga ky muaj 15 dite benim jete gazerme d.m.th rregjim rreparti ushtarak ne çadra ne ndonje kodrine malore.
Nje dite stervitje intensive me uniforme dhe te ngarkuar me pajime ushtarake , çantë shpinde, lopat xhenjere , kundergaz, helmet ndersa armet i kishim prej druri sepse armet luftarake i perdornim vetem ne qitje ndersa te drurit ne stervitje me zvarritje barkas , kalim pengesash etj.
Ne kete dite teper te lodheshme nga vrapimi i gjate me pajime dhe kundergaz veshur duke kaluar pengesa , komandati ushtarak i shkolles mbasi kishim pershkruar dhjetra km rruge me vrap nga terreni i stervitjes ne kodrina na solli ne oborrin e shkolles me hap rrjeshtor dhe kenge rrjeshtore, mbasi na rrjeshtoi ne oborrin e shkolles na urdheroje qe ne kolonë per nje nga skuadra e pare deri tek skuadra e 6-të, te futeshim ne kabinetin ushtarak ne katin e tretë te shkolles, duka na porositur qe te leviznim me qetesi me kujdes ne heshtje, sepse gjitha klasat e tjera te shkolles ishin ne mesim neper klasa.
Sapo skuadra e parë vuri kemben ne korridorin e katit te pare te shkolles filloje te godiste pllakat e korridorit me qyten e armes se drurit dhe nje veprim te tillë e pasuan gjitha skuadrat e tjera mbas saj nga kati i pare deri ne fundin e korridorit te katit te trete ku ishte kabineti ushtara. Në shkolle u krijua nje gjendje teper alarmante , shokuese dhe e zhurmeshme sa te gjithe mesuesit e klasave nderpren mesimin neper klasat e tyre duke hap dyert e duke vezhguar se cfarë po ndodhte. Zhurma nga krismat e armeve te drurit neper pllakat e shkalleve e korridoreve te shkolles ishte aq e madhe sa e gjithe qyteza e Tropojes u trondit.
Kuptohet se mbasi u futem ne kabinetin e mesimit ushtarak pushuan goditjet e armeve dhe secili nga ne djemtë dhe vajzat e dy klasave parale te matures qe perbeheshim prej 6 skuadrash pra gjithesejt rreth 60 nxenes e nxenese, u ulem te qete ne bankat tona sikur nuk ka ndodhur asgje.
Menjëhere u alarmua e gjithe drejtoria e shkolles , keshilli i bashkuar , operativi i sigurimit dhe i punonjesi i policisë.
Te alarmuar teper mase dhe ne fakt me te drejtë, sepse ngjarja ishte e paprecedent, filluan urgjent mbledhjet dhe analiza e ngjarjes duke na mbajtur ne mbledhje deri ne oren 18.00 per te gjetur nismetaret e kesaj ngjarje te rende. Ne ishim te lodhur nga stervitja , te rraskapitur dhe pa ngrene.
Edhe pse presioni psikologjik ishte shume i madh ndaj nesh per te gjetur shkaktaret e kesaj ngjarje, megjithese te gjithe ne ne unison kishim shkaktuar zhurmen dhe prishur qetesinë ne shkolle, askush nga ne nuk pranonte se ka perplasur armen per pllake dhe se nuk ka parë askend duke perplasur armen.
Duke pare unitetin tonë si nxenes dhe kembenguljen tonë se askujt te mos i dali emri i pervecem sepse minimalisht ajo kerkohej te pakten te behen kurban pese ose gjasht veta ,atehere mbledhja u shty per diten e neserme.
Gjate nates operativi i sigurimit te zones dhe punonjesi i policise moren ne pyetje nje nga nje ne dhomen e keshillit te konviktit naten disa djem dhe vajza per te cilet mendonin se mund t’i thyenin ,mund t’i bindnin per te treguar shoket ,megjithese te gjithe djemtë dhe vajzat ne nje fare menyre ishin pjese e zhurmes dhe fenomenit qe ndodhi.
Çdo shantazh dhe perpjekje e funksionareve te asaj kohe ishte e kot , askush nuk raportonte, nuk tregonte nuk spiunonte shokun.
Teper te shqetesuar per ngjarjen dhe aq me teper per unitetin tonë mes shokeve e shoqeve, institucionet vazhduan mbledhje ,analiza edhe dy dite te tjera rrjesht duke bere presione te ndryshme vetem per vetem dhe ne grup maturanteve por cdo gje ishte e kot ishim te betuar per te mbrojtur njeri tjetrin deri ne vdekje.
Duke pare unitetin tonë, besnikrin ndaj njeri tjetrit, u arrit qe mbledhjet avash avash te zbuten te shuhen dhe kjo ceshtje u zhduk ne heshtje sikur nuk ka ndodhur gje.
Uniteti yne , besnikria jone ndaj njeri tjetrit, beri qe perpara nesh te thyhen e te terhiqen institucionet dhe nuk ju dhamë mundesine qe te bejne asnje nga ne kurban per ngjarjen.
Ky veprim i pa precedent erdhi si rrezultat i pakenaqesise tonë, jo ndaj komandantit ushtarak Ali Kuliçi, i cili ishte njeri shume i mire dhe njerezor, por si rrezultat i arragances ushtarake dhe disiplines ushtarake te panevojshme per moshen tonë, si dhe kishim akumuluar në njefarë menyre urrejtje per arrestimin politik perpara pak kohe te mesuesit tonë kujdestar, te arregances qe perdorej ne stervitje ne kushtet e veshtira te motit ,duke fjetur ne toke ne çadra ,duke ngrenë buke ne goveda dhe duke pire uje ne kanaçe , tipike si ne kushte lufte. Këto stërvitje çnjerezore më vonë u hoqën si të papërshtashme për moshën shkollore.
Kjo ngjarje kishte edhe arsye moshen tone te re , unitetin mes nesh , besnikrine dhe sa me teper perpiqeshin te na percanin te na veconin me njeri tjetrin aq me teper ne solidarizoheshim me njeri tjetrin.
Pavaresisht nga sistemi qe ishte , ne ruajm respekt e konsiderat te vecantë per mesuesit tonë, te cilet edhe ata jane perballur me kushte te veshtira , censurë, imponim etj , dhe mbi te gjitha kurr nuk e hoqen dhimbeshurinë ndaj Nesh.
Sot kohet kanë ndryshuar, brezi i ri jeton ne kushte shume me te mira bashkekohore, moderne dhe ne epoken e internetit dhe mbi te gjitha kanë liri mendimi , pavaresisht se rregulli dhe disiplina duhet te ekzistojnë gjithemonë ne ambjentet e mesimdhenjes.
Sot te rinjt tanë, nxenes e student, nuk e kanë si ne një ngarkesë të tepert dhe te pa kuptimtë e medioker ngarkesen per zbor ushtarak , per stervitje me pengesa e zvarritje me pajime ne kurrize ne nje moshe teper delicate.
Sot kerkohet cilesi ne mesime e ne shkence , ndersa mbrojtjen e vendit e bejne institucionet e caktuara si Forcat e Armatosura, Aleanca ushtarake Nato etj.
Si të gjtihë nxënësit e tjerë unë kam me dhjetra dhe qindra kujtime gjatë kohës së shkollës së mesme, por kësaj radhe përzodha t’u tregoj vetëm dy ndodhi që më kanë lënë më shumë përshtypje. Ju premtoj që shumë shpejt do t’i shkruaj edhe përjetimet tjera.

SHOQJA E KLASES QE U INTERNUA.

Nga Kadri Berisha

Une ne banken e par qendroja
Ndersa ti ishe ne te fundit
Jo qe isha une me i ditur se Ti
Por une e kisha te mire biografine.
Ti ne fund qendroje perhere
Ashtu ishte udhezimi
Edhe pse ishe me e zgjuara e klases
Asnjehere nuk te buzeqeshi gezimi.
Prandaj kurr nuk te urreva
Edhe pse mesuesi me qortonte
Mbrapa koken e ktheja nga Ti
Ora e mesimit e lumtur me shkonte.
Ne mjes ne nje dite te zymt e me shi
Te pash e hypur ne nje rimorkio ne makine
E pa gjume e lodhur e lagur
E rrethuar me qen e polic.
Ti nuk ishe e vetme
Ne makinen e mallkuar
Me motra e me prinder ishe
Me nje mushama mbuluar.
Une ate dite u trishtova
Nuk shkova ne shkolle
Ne shtepi u ktheva duke qare
Dhe prinderve T’ju tregoje.
Nena me pa me lot e denese
Ne gjoksin e saj me mbeshteti
Me qetesonte duke me puthur ne faqe
Dhe me dhimbje me buzeqeshi.
Une mendoja per Ty
Vall kush te buzqesh
Se Ti me nenen ishit ne shi
Ne makinen e pa bese.
Te nesermen shkova ne shkolle
Si gjithmone ne banken e pare
Koken ktheja nga pas
I mbushur ne lot e ne mall.
Ne fund stoli yt bosh qendronte
Dukej sikur edhe ai mbante zi
Askush aty nuk afrohej
Kishim ndroje ,por edhe merzi per Ty.
Nje mesues i klases tjeter erdhi
Stolin per ta marr
Me duhet per nxenesit e mi tha
Se ata po qendrojne ne kembe.
Atehere une nuk durova dot
Stolin e nderrova
I dhash stolin tim mesuesit
Ne stolin tend pushova.
Ti ishe larg ne internim
Kujtim nga ti kisha stolin
Por edhe nje kartolin qe shkrova per Ty
Qe askush kurre nuk ta solli.
Kartolinen per ty e shkrova
Po ku ta dergoja nuk e di
Te çuan shume larg
Te mbajten te rrethuar ne fshehtesi.
Te fshehur e mbajten bukurine tende
Bashk me zgjuarsine
Por nuk te larguan nga zemra ime dhe e shokeve
As ne ate dite te veshtire.
Kadri Berisha ,28 prill 2022.

NUK DUA TA BESOJ

Nga Berisha Kadri

Buze lumi kisha shtepin
Ndertuar me mur guri
U rrita aty ne lumturi
Nen muziken e te bukures gurgullime.
Gurgullima e lumit muzike pa mbarim
Valet e lumit pa ndal hidhnin valle
Rreth e rrotull lugine e gjelberuar
E rrethuar me kurore prej malesh.
Mes ketyre mrekullive u rrita
Por lumin kam gjithmone mik.
Ai me sherbeu Mua
Si postjeri me besnik.
Permes valeve te tij te dergoja mesazhe
Dhe nuk mora pergjigje asnjihere
Sepse Ti e kishe te pamundur
Valet e lumit nuk kthehen perpjet.
Ti gjete nje menyre me te bukur
Qe mesazhet te mi kthesh Mua
Ne degen e nje lisi kape
Pellumbin krahshkruar.
Pellumbi i bukur krahshkruar
Vinte tek une fluturim
Lumin kishte rruge per tu orjentuar
I lodhur nga fluturimi pushonte ne supin tim.
Por nje dite pellumbi nuk u pa.
Nen stuhi Ai u dorzua
Une ngela kot duke pritur
Mesazhet dhe te falat e Tua.
I merzitur vales nga pas ju vura
Ajo tek oborri i jot me solli
Une trokita ne porte i frikesuar
As kush s’mu pergjigj askush nuk doli.
I trishtuar lumin veshtrova
Mos vall edhe ky me tradhetoj
Nuk desha kurr ta besoja
Se Ti me nuk jeton.
Me lot ne sy u ktheva buz lumit
Dhe lotet e mia aty i lash
Bashk me valen e gurgullimen e tij
Me dukej sikur perhere do te jemi bashk.
Kadri Berisha 20 prill 2022.