Më 27.11.1946 u nënshkrua në Beograd nga përfaqësuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Jugosllavisë “Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, i cili u ratifikua nga Kuvendi Popullor me ligjin nr.389, datë 27.12.1946.
Është e çuditshme se fillimisht lajmi i nënshkrimit të traktatit u mbajt i fshehtë. Njoftimi u dha me vonesë më 11.12.1946 në gazetën “Bashkimi”.
Vetëm në dy periudha ka pasur shteti shqiptar bashkime doganore: në vitet 1939-1943 me Italinë dhe në vitet 1946-1948. Më katastrofiku ishte ky me Jugosllavinë./Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi : 27 nëntor 1946- Dita e bashkimit doganor me Jugosllavinë
