Gazeta Nacional Albania

Kastriot Myftaraj ndahet aksidentalisht nga jeta. Analisti dhe studiuesi i ka dhënë fund jetës mesditen e sotme

Kastriot Myftaraj vuante nga një sëmundje e rëndë. Sipas njoftimeve te para thuhet se u hodh nga kati i katërt i banesës ne rrugen Ali Demi Tirane.
Analisti dhe studiuesi Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme kur është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ju banonte në Rrugën Ali Demi.
Myftaraj ka qenë publicist dhe analist i mirenjohur në median shqiptare. Ngjarjet më të rëndësishme të vendit, ai i lidhte me teori konspirative, çka e bënte që të gjente edhe hapësira në media të ndryshme.
Detaje të reja për ngjarjen që ndodhi sot në Tiranë, ku analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Mësohet se Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rreth orës 12: 30 në lagjen Ali Demi. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se nëna e tij nuk e ka ditur për aktin që kreu i biri, pasi ndodhej në dhomë tjetër, kur ai u hodh nga dritarja.
Kanë qenë forcat e policisë ato që pasi kanë shkuar në banesë i kanë dhënë lajmin e hidhur. Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohej se ishte hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje dhe dyshohet se 60-vjeçari e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Prej pak kohësh Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket nuk ka mundur kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikoligjike.
Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.
Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra.Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare. Për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e emisionit të Arian Çanit në “Tv Klan”, ndërsa së fundi prej disa vitesh ishte pjesë e ekranit të “Ora News”, me emisionin e tij “Iu flet Moska”.Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’.
Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorja e BE në Shqipëri ku e konsideronte diplomaten një ‘prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin’
Gazeta Nacional i shpreh ngushellimet nenes te te ndjerit dhe gjithe familjes se tij.