Gazeta Nacional Albania

KËNGËTARI I FAMSHEM  ARIF DUSHAJ VJEN ME “KËNGË VAJTIMI PËR DESHMOREN E ATDHEUT ZARIFE HASANAJ Nga Mujë Bucpapaj

 

 

 

“Kënga është një baladë vajtimi e bazuar në traditën shqiptare të vajit dhe mbart të gjithë elementet epikë të këtij vaji. Këngëtari i famshëm Arif Dushaj në këtë këngë e ruan stilin vajtues, të vaji, të rënkimit  të thellë dhe të përbotshëm duke respektuar strukturën e këngës elegjiake, e cili ka mbetur thuajse i paprekur prej kohës së Ilirisë antike,  duke u përjetësuar në Mesjetë me  “Vajin e Ajkunës” për të birin Omerin, tek Cikli i Kreshnikëve dhe vijuar deri në ditëtë tona si një strukturë e paprekur poetike dhe zanore, në trajten e vajit apo të gjamës tek  burrat i përshkruar nga shumë studiues të njohur si Konica, Fishta, Koliqi dhe Robert Elsie.”

 

 

Këngëtari i mirënjohur Arif Dushaj vjen me një këngë të re, e zhanrit të vajtimit, kushtuar deshmores së Atdheut, ushtarakes  Zarfie Hansanaj e cila e dha jetën në Letoni, më 7 maj 2019, gjatë një shërbimi në kuadër të operacioneve të NATO-s në atë vend.

Dushaj prezantohet me një stil të vecantë të kënduari, duke ju përshtatur vajit tradicional, me një zë dramtik me  tone të larta mallengjuese dhe peshë  emocionale të fuqishme. Kështu zëri, timbri, ngjyrimi dhe krejt muzika shoqëruese i ngjan një klithme dhimbjeje për vajzën e re e cila shkoi për të kryer një mison paqeje në Letoni dhe u kthye në arkivol.

Sic thotë teskti i këngës i shkruar me mjeshtri nga poeti Tropojan Ibrahim Dauti i Tplanit,  ndërsa prisnim që vazja të vishej me fustan të bardhë të nuses, ajo u kthye mbuluar me flamurin kombëtar, sic i ka hije një ushtarakje të Shqipërisë, nëntetares Zarfi Hasanaj.

Kënga është një baladë vajtimi e bazuar në traditën shqiptare të vajit dhe mbart të gjithë elementet epikë të këtij vaji, duke filluar nga lajmi i rënjes, reagimi i prindërve të saj saj, në rastin tonë të nënës së Zarfies dhe në vijim një dialog dramatik nënë-bijë i cili zhvillohet mes emocionesh të fuqishme.

Dushaj në këtë këngë e ruan stilin vajtues, vajit të rënkimit  të thellë dhe të përbotshëm duke respektuar strukturën e këngës elegjiake, e cili ka mbetur thuajse i paprekur prej kohës së Ilirisë antike,  duke u përjetësuar në Mesjetë me  “Vajin e Ajkunës” për të birin Omerin, tek Cikli i Kreshnikëve dhe vijuar deri në ditëtë tona si një strukturë e paprekur poetike dhe zanore, në trajten e vajit apo të gjamës tek  burrat i përshkruar nga shumë studiues të njohur si Konica, Fishta, Koliqi dhe Robert Elsie.

Arif Dushaj një këngëtar me përvojë në muzikën qytetare ja ka dalë të realizojë një nga këngët më të bukura të repertorit të tij të gjërë, por mëndoj edhe një nga këngët më të te vecanta shqiptare të këtij zhanri. Kjo dëshmon se edhe në kohet moderne që jetojmë struktua të vjetra dhe tragjike si vaji kanë mbetur të paprekura, biles  impunuese, si një dhimbje e përbotshme që nuk mund të zevendesohen dhe ndoshta as të lihen mënjanë, sic duket kështu do të jetë përherë, në cdo kohë, në cdo sistem shoqëror, biles në jetë të jetëve perderi sa do te kete vdekje, tragjedi dhe dhimbje njerëzore.

Vajtimi i Dushajt, ka sjelle më mënyrë prekesë, por edhe madheshtore aktin heroik të nëntetares shqiptare rënë në krye të detyres në nderim të Flamurit kuq e zi dhe në emër  të forcave tona të armatosura.

Vajtimi i të vdekurit është një zakon shqiptar dhe ashtu si tek “Vaji i Ajkunës” në këngën  e A. Dushajt dhe ne tekstin e saj përfshihen tre elementë. Së pari mbërritja e lajmit  dhe trandja prej tij e nënës. Në vijim komunikimi i nënës me bijën e vdekur. Së dyti, ashtu sic thotë edhe studiuesi Ernest Koliqi në traditën tonë në këto elegji i vdekuri ndjen, flet, arsyton dhe komunikon me nënën si të ishte gjallë, duke justifkuar  pse nuk leviz, pse nuk ngrihet në kmëbë të takojë të jëmën apo si ndjehet në botën tjeter deri duke dhënë edhe porosi dhe amanete për ta mos harruar në vetminë e saj, në terrin e saj.  Së treti imazhi kombëtar që përcjell vajtimi, qëndresa shqiptare në shekuj dhe krenaria për të rënë në betejë. Luftëtarit shqiptar i ka hije të bjerë në fushë të luftës në krye të detyrës.

Ariif Dusha, në këtë këngë kalon nga baladat epike të luftëraëve të UCK-së,  të përsonazheve të njohur  të saj apo të këngëve epiko-lirike për Tropojën dhe Kosovën, në një tjetër dimension të këtij epizmi, në një baladë vajtimi për një vajzë të re që ka dhënë jetën larg Atdheut, prandaj muzika dhe teksti shkojnë aq shumë me njeri-tjetrë duke qënë plotësisht në funkion të njëra-tjetrës.

Në fillim të vajtimit nëna e deshmorës, tek e sheh vajzën e saj të vdekur në arkivool, thotë më dhimbje se e kishtë marr malli të shihte të bijën ”për t’i parë sytë dhe fytyrën.”

Në vijim zhvillohet një dialog prekës mes saj dhe vajzës së rënë larg në dhe të huaj. Kënga në traditën e vajeve shqiptare lejon komunikimin nënë-bijë. Zarfija nga arkivoli i kërkon ndjesë nënës për “gjymin e randë që e ka kapluar” duke nënkuptuar vdekjen dhe pamundësinë për t’u ngritur për ta përqafuar të jëmën. “Nuk mund të luej duer as kambë”, thotë heorina. Bazuar në metafizikën e jetës dhe përtjetës, ajo thotë se “paska qënë e shkruar nga zoti me banue në shtepi të vogël prej toke, pa dirtë dhe dritare, duke nënkutuar banesën e përjetshme.

Dushaj me  një zë dramatik që mbart gjithë dhembjen dhe vajin që ka brenda dialogu nënë-bijë e bën edhe ma të rëndë këtë dialog.

Nëna i përgjiet së bijës se do të merrte  nga varri i saj një dorë dhe,  për ta patur pranë të bijën stinë pas stine, jetë pas jete, ndërsa ndërrohen pranverat, del bari dhe zgjogjtë të vajtojnë mbi varrin e saj. Një stil vajtimi që vjen në ditët tona qysh nga antikiteti ilir.

Në vijim Dusha futet me zërin e tij karakteristik brenda përmasave të dhimbjes nënë-bijë duke përcjellë pafundësisht këtë tronditje.

Vajza i thotë të jëmes së ka filluar të merzitet pasi nuk mund të levizë me “gjithë atë peshë të rënë dhe dheut dhe betonit që ka përsipër.” Dhe nëna e ngushellon të bjën, sic mundet.

Ashtu si në këngët e vajit të Këngëve të Kreshnikëve apo në Vajin e Ajkunës për të birin, Ormerin e vogël që vdiq në bjeshkë duke luftuar dhe u varros në Lugjet e  Verdha nga I jati Muji, edhe në vajtimin e nenës së Zarifes për të bijen marrin pjesë Hena , Dielli, malet, zogjtë, bimet e gjethet, dukshu, bari, trandafilat që i celin mbi varr etj.

Sith thotë poeti Ibrahim Dauti, një njohes i mirë i traditës popullore të vajeve dhe epikës dramatike të saj, “natën hana dhe ditën dieli do t’i bëjnë dritë Zarfies mbi vorr”. Që ajo të mos merzitet “zogjte e malit do t’i këndojnë tek gruri i varrit” përjetë, vit pas viti stinë pas stine…

Gjithë kjo dramë vjen më meleodinë dhe zërin e këngëtarit të mirënjohur në të gjitha hapsirat shqiptare Arif Dushaj, i cili e pasuron repertorin e tij me një këngë që lë pas shumë dhumbje, por edhe krenari kombëtare, pasi nëntetarja Zarfie Hasanaj vjen e mbeshtjellë me Flamur kombëtar, dhe e përcjellë e nderuar nga një komb.

“Erdhe nuse mbjeshtjellë me flamur kombëtar”, thotë vargu i fundit e vajit.

Arif Dusha, një nga këngëtarët më të sukseshëm të viteve të fundit vjen  më këtë këngë-vajtim, pas disa klipeve të rëndësishme, duke udhequr me meritë tregun muzikor.